Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
07/04/2022 | Siguri |
Përshëndetje për ju, kryetar! Zoti ministër, faleminderit! Pyetja ime ka të bëjë me funksionalizimin e aeroportit të Gjakovës për nevoja ushtarake. Raporti i Gjakovës është një aset jo vetëm i Gjakovës, por i mbarë Rrafshit të Dukagjinit, një aset me vle
Lexo më shumë
Përshëndetje për ju, kryetar! Zoti ministër, faleminderit! Pyetja ime ka të bëjë me funksionalizimin e aeroportit të Gjakovës për nevoja ushtarake. Raporti i Gjakovës është një aset jo vetëm i Gjakovës, por i mbarë Rrafshit të Dukagjinit, një aset me vlera, të cilin e ka ndërtuar KFOR-i pas luftës së fundit në Kosovë. Ky aset i është bartur Qeverisë së Republikës, ku fillimisht është shndërruar në ndërmarrje publike, ndërsa tani është si aset ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes. Më datën 6 tetor 2021, bashkë me juve dhe shefin e grupit e kemi vizituar këtë aeroport, ku kemi diskutuar për mundësitë e zhvillimit të kapaciteteve atje, edhe ushtarake, por edhe aseteve të tjera, dhe me datë 6 mars e kemi parë vendimin që e keni marrë për shpronësimet në aeroportin e Gjakovës. Pyetja ime është, çfarë planesh keni për këtë aeroport? Sa do t’u shërbejë shtetit dhe qytetarëve ky aset? Për çfarë shpronësimesh bëhet fjalë, a janë brenda territorit aktual të aeroportit, apo do të zgjerohet aeroporti i Gjakovës? Faleminderit! |
Ejup Maqedonci | Po |
07/04/2022 | Financa |
E përmendët edhe një aset tjetër të rëndësishëm, që tani është në komunën e Gjakovës, pra në Rekën e Keqe. Para dy ditësh e vizitova atë pjesë, për shkak se qytetarët kanë kërkuar atje disa shqetësime rreth shpronësimeve, për të cilat ju kemi treguar që
Lexo më shumë
E përmendët edhe një aset tjetër të rëndësishëm, që tani është në komunën e Gjakovës, pra në Rekën e Keqe. Para dy ditësh e vizitova atë pjesë, për shkak se qytetarët kanë kërkuar atje disa shqetësime rreth shpronësimeve, për të cilat ju kemi treguar që duhet të adresohen në komisionin përkatës të shpronësimeve. Pyetjen që ata e bënin ishte: sa shpejt do të kryhen shpronësimet? Natyrisht, ndoshta është për ministrin e Financave kjo pyetje më shumë financiare, po gjithashtu një pyetje shtesë është se a do të ketë poligon ushtarak edhe në anën tjetër të kufirit, pra në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar, pra a do të ketë një ndërlidhje të të dy poligoneve, apo do të jetë vetëm ky në anën e Kosovës? |
Ejup Maqedonci | Po |
26/05/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Në vitin 2019, Qeveria e kaluar kishte financuar punimet për ndërtimin e rrugës GjakovëDollc, e cila është rrugë e vetme që e lidhë Gjakovën me Prishtinën dhe ka gjatësi prej 31 km dhe me një vlerë investimi pre
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Në vitin 2019, Qeveria e kaluar kishte financuar punimet për ndërtimin e rrugës GjakovëDollc, e cila është rrugë e vetme që e lidhë Gjakovën me Prishtinën dhe ka gjatësi prej 31 km dhe me një vlerë investimi prej 57 milionë euro. Megjithatë, Qeveria e kaluar kishte harruar që në projektin e ndërtimit të kësaj rruge magjistrale të përfshijë edhe procesin e shpronësimit të pronave private dhe ndërtimin e urave lidhëse. Si pasojë e mospërfshirjes së tyre në projekt, punimet në rrugën magjistrale Gjakovë-Dollc kanë ngecur. Një gjendje e tillë ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve transportuese dhe lëvizjen e qytetarëve. I nderuar ministër, Qytetarët e këtyre lokaliteteve ndjehen të zëmëruar me ngecjen e punimeve në rrugë. A është përpjekur ministria e juaj që qytetarët e këtyre lokaliteteve t’i informojë drejtë se Qeveria e kaluar me rastin e përgatitjes së projektit nuk ka bërë përfshirjen e procesit të shpronësimit dhe ndërtimit të urave, dhe se Qeveria aktuale po përpiqet maksimalisht të rifillojë punimet? |
Liburn Aliu | Po |
14/07/2022 | Kulturë |
Çështja që unë sot do ta ngre në formë të pyetjes ka të bëjë me Shtëpinë e Kulturës në fshatin Rogovë të Gjakovës, është një investim që ka filluar në vitin 2016 dhe ende sot nuk është realizuar. Pasi që investimit iu kanë shpenzuar të gjitha para
Lexo më shumë
Çështja që unë sot do ta ngre në formë të pyetjes ka të bëjë me Shtëpinë e Kulturës në fshatin Rogovë të Gjakovës, është një investim që ka filluar në vitin 2016 dhe ende sot nuk është realizuar. Pasi që investimit iu kanë shpenzuar të gjitha paratë dhe investimi nuk është përfunduar, ne si Kuvend me propozimin tuaj si ministri i kemi dhënë fondet shtesë që të përfundojë. Andaj, pyetja është si janë duke ecur procedurat? A janë duke vazhduar punimet dhe nëse ka ngecje, ku është ajo ngecje, nëse është te organet lokale, çka ka bërë ministria në këtë drejtim? Faleminderit! |
Hajrullah Ceku | Po |
04/08/2022 | Energji |
Si është marrëveshja për sigurimin e biomasës për ngrohtoren e qytetit tëGjakovës, pse ka dështuar ngrohtorja dhe Komuna e Gjakovës të sigurojë vetë biomasën, sa dhe si është zbatuar kjo marrëveshje dhe a ka biomasë për këtë dimër, kush është duke e fina
Lexo më shumë
Si është marrëveshja për sigurimin e biomasës për ngrohtoren e qytetit të Gjakovës, pse ka dështuar ngrohtorja dhe Komuna e Gjakovës të sigurojë vetë biomasën, sa dhe si është zbatuar kjo marrëveshje dhe a ka biomasë për këtë dimër, kush është duke e financuar këtë biomasë? |
Artane Rizvanolli | Po |
02/02/2023 | Kulturë |
<inistër, cili është statusin e muzeut në Gjakovë? Si është historia e krijimit të tij dhe kompetencat për mirëmbajtjen e atij? Cilat janë hapat tuaj pas këtij skandali? A ju ka informuar Komuna e Gjakovës për mosmirëmbajtjen tash e sa vite dhe a keni
Lexo më shumë
<inistër, cili është statusin e muzeut në Gjakovë? Si është historia e krijimit të tij dhe kompetencat për mirëmbajtjen e atij? Cilat janë hapat tuaj pas këtij skandali? A ju ka informuar Komuna e Gjakovës për mosmirëmbajtjen tash e sa vite dhe a keni komunikuar pas publikimit të atyre pamjeve? |
Hajrullah Ceku | Po |
09/02/2023 | Arsim |
Cilat janë kompetencat tuaja lidhur me konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë, kujt i raporton ky konvikt, ministrisë apo Komunës? A është në dijeni MASHT-i për këtë çmimore dhe cilat janë hapat që duhet apo do t’i ndërmerrni?
Cilat janë kompetencat tuaja lidhur me konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë, kujt i raporton ky konvikt, ministrisë apo Komunës? A është në dijeni MASHT-i për këtë çmimore dhe cilat janë hapat që duhet apo do t’i ndërmerrni? |
Arbërie Nagavci | Po |
16/02/2023 | Anti-Korrupsion |
Përderisa ministria ka dhënë 1.1 milion euro për blerjen e biomasës në ngrohtoren e qytetit në Gjakovë, pra është donatori kryesor i kësaj ndërmarrjeje, a është e mundur që të kërkohet që të bëhet një auditim nga auditori i shtetit që të bëjë auditimin e
Lexo më shumë
Përderisa ministria ka dhënë 1.1 milion euro për blerjen e biomasës në ngrohtoren e qytetit në Gjakovë, pra është donatori kryesor i kësaj ndërmarrjeje, a është e mundur që të kërkohet që të bëhet një auditim nga auditori i shtetit që të bëjë auditimin e kësaj ndërmarrjeje, jo më nga kompanitë private, për shkak se ka dyshime që ato janë të pasakta, që projekti i Bashkimit Evropian të merret dhe të analizohet dhe kjo t’u bëhet e ditur edhe deputetëve, se a është realizuar si duhet apo jo dhe të kushtëzohen këto mjete financiare për këtë ngrohtore? |
Artane Rizvanolli | Po |
13/04/2023 | Shërbime Publike |
Këtë pyetje e kam për një lagje në Komunën e Junikut, është Lagja ‘Agim Ramadani’, e cila është e lidhur dhe furnizohet me ujë nga burimi Shkozë. Problemi qëndron se ky burim i ujit ka një cilësi jo shumë të mirë dhe vazhdimisht edhe pas vërs
Lexo më shumë
Këtë pyetje e kam për një lagje në Komunën e Junikut, është Lagja ‘Agim Ramadani’, e cila është e lidhur dhe furnizohet me ujë nga burimi Shkozë. Problemi qëndron se ky burim i ujit ka një cilësi jo shumë të mirë dhe vazhdimisht edhe pas vërshimeve të lehta ka turbullira, të cilat IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar ta vlojnë ujin. Por, duke parë mos reagimin dhe papërgjegjshmërinë e treguar nga Komuna, në vazhdimësi përgjatë këtyre viteve, dëshirojmë të ju pyesim se cilat janë mundësitë, që përmes ndërmarrjes publike KRU Hidro-DRINI të mësojmë më shumë për ngecjet dhe mundësitë e realizimit të këtij projekti, që është jetik për një pjesë të banorëve të komunës së Junikut. |
Artane Rizvanolli | Po |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
Pyetjen po përditësoj pakëz, se kjo pjesa që ka mbetur Molliq-Brovinë-Ponoshec a do të rinovohet dhe a është e mundur të vazhdohet me pjesën nga buxheti i ministrisë?
Pyetjen po përditësoj pakëz, se kjo pjesa që ka mbetur Molliq-Brovinë-Ponoshec a do të rinovohet dhe a është e mundur të vazhdohet me pjesën nga buxheti i ministrisë? |
Liburn Aliu | Po |