Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
11/06/2021 | Sport |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër Çeku, Pyetja ka të bëjë me qytetin e Ferizajt i cili i ka mbi 100 mijë banorë dhe ka mungesë serioze të infrastrukturës së futbollit. Stadiumi kryesor i qytetit Ismet Shabani është degraduar nga qeverisjet
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër Çeku, Pyetja ka të bëjë me qytetin e Ferizajt i cili i ka mbi 100 mijë banorë dhe ka mungesë serioze të infrastrukturës së futbollit. Stadiumi kryesor i qytetit Ismet Shabani është degraduar nga qeverisjet lokale dhe sot ky qytet ka një stadium të stërvjetëruar sintetik që është si pasojë e një donacioni nga Bashkimi Evropian. Është i vetmi stadium ku të gjitha moshat: fatoset, pionierët, kadetët, ekipi i parë, seniorët, të gjithë pra zhvillojnë edhe ushtrimet, po edhe lojërat e tyre. Është i superngarkuar dhe është e pamundur t’i zhvillojë ushtrimet, lojërat, e aq më pak talentet, për shkak pra të ngarkesës por edhe barit të stërvjetëruar sintetik. Shumë qytete kanë edhe nga tri e katër stadiume, përfshi edhe stadiumeve ndihmëse. Ne i gëzohemi këtij fakti, por mendojmë që edhe Ferizajt i duhet një stadium serioz e derisa ky të bëhet, së paku një renovim i stadiumit të vjetër sintetik. 25 Qyteti i Ferizajt është neglizhuar tash e njëzet vjet nga të gjitha qeveritë dhe pyetja është: ju lutem a ka mundësi si Ministri të na tregoni nëse mund të na ndihmoni në renovimin e stadiumit të tanishëm, por edhe nëse Ferizaj është diku në radhë për një stadium të ri, sepse është e pamundur të zhvillojë talente, kur nuk ka as kushte bazë për të zhvilluar këtë sport. |
Hajrullah Ceku | Po |