Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
20/05/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Në janar të këtij viti, në disa qytete të Kosovës ka pasur reshje të mëdha të shiut që kanë shkaktuar vërshime me dëme të mëdha, si në aspektin infrastrukturor, po ashtu edhe në atë bujqësor. Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë është vendosur të mbulohe
Lexo më shumë
Në janar të këtij viti, në disa qytete të Kosovës ka pasur reshje të mëdha të shiut që kanë shkaktuar vërshime me dëme të mëdha, si në aspektin infrastrukturor, po ashtu edhe në atë bujqësor. Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë është vendosur të mbulohen nga buxhetet komunale, ndërsa për dëmet në bujqësi është vendosur të mbulohen nga buxhetet komunale, por në bashkëpunim me Ministrinë për Bujqësi. I nderuar ministër, në mënyrë që këto dëme sadopak të sanohen, janë ndarë diku rreth 1 milion euro. Ajo çfarë kërkoj nga ju sot, e që në fakt është pyetje edhe e shumë qytetarëve, është se si është bërë ndarja e këtyre mjeteve nëpër komuna? Dhe, kur pritet që këto mjete t’i marrin ata qytetarë, kulturat bujqësore të të cilëve kanë qenë të dëmtuara nga reshjet e javës së parë të këtij viti? Faleminderit! |
Faton Peci | Po |
02/08/2021 | Financa |
Pyetja ime ka të bëjë me një shqetësim të vazhdueshëm të organizatave që përkujdesen për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, që shkala e punësimit të grave në Kosovë është jashtëzakonisht e ulët krahasuar me burrat. Kjo gjendje është përkeqësuar ako
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me një shqetësim të vazhdueshëm të organizatave që përkujdesen për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, që shkala e punësimit të grave në Kosovë është jashtëzakonisht e ulët krahasuar me burrat. Kjo gjendje është përkeqësuar akoma më shumë edhe si pasojë e pandemisë COVID-19, ku si pasojë e mbylljes së bizneseve shumë gra kanë humbur vendet e tyre të punës. Duke e marrë parasysh rëndësinë e mirëqenies së grave për një shoqëri të shëndoshë, statusi ekonomik dhe punësimi i tyre është çështje themelore për shoqërinë tonë. I nderuar ministër Murati, A mund të na tregoni, ju lutem, sa është buxheti i ndarë për krijimin e vendeve të reja të punës për gratë dhe rikthimin në punë të grave që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë? Cili është procesi i ndarjes së buxhetit dhe çfarë incentivash do të përdoren për të rritur punësimin e grave? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
25/11/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për Kabinetin Qeveritar, 30 Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Pyetja ime ka të bëjë me masën 3.1 të pakos për ringjallje ekonomike. E dimë që si pasojë e përhapjes së shpejtë të pandemisë në vendin tonë një numër i
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për Kabinetin Qeveritar, 30 Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Pyetja ime ka të bëjë me masën 3.1 të pakos për ringjallje ekonomike. E dimë që si pasojë e përhapjes së shpejtë të pandemisë në vendin tonë një numër i madh i familjeve kanë mbetur pa kryefamiljarin e tyre, në rastet kur ata nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë luftës me COVID-19. Diku kah fundi i muajit tetor është ekzekutuar pagesa e parë për grupin e parë të masës 3.1, pikërisht masës që përfshin mbështetjen financiare për familjet që e kanë humbur kryefamiljarin e tyre nga COVID-19. I nderuari ministër, Duke pasur parasysh që fillimi i zbatimit të kësaj mase ka qenë tejet i nevojshëm dhe kërkesa e këtyre familjarëve ka qenë e madhe, a mund të na thoni se cili është numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo masë dhe sa po hasin qytetarët në vështirësi sa i përket formës së aplikimit për këtë mbështetje? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
26/05/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! Në fakt prej kur është proceduar pyetja në Kuvend ka pasur edhe zhvillime sa i përket përgjigjes, për çka jam e lumtur që kemi për të dëgjuar diçka pozitive edhe prej ministrit Liburn Aliu, pra bëhet fjalë për magjistralen Gjilan-P
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Në fakt prej kur është proceduar pyetja në Kuvend ka pasur edhe zhvillime sa i përket përgjigjes, për çka jam e lumtur që kemi për të dëgjuar diçka pozitive edhe prej ministrit Liburn Aliu, pra bëhet fjalë për magjistralen Gjilan-Prishtinë, kryesisht rrugën që i përshkon fshatrat Slivovë, Parallovë, Llabjan dhe Kishnicë, ku ka gropa shumë dhe shkakton jashtëzakonisht rrezik për qytetarët që vozisin përgjatë këtyre rrugëve në baza ditore. Një pjesë shumë e madhe e këtyre gropave që gjenden në fshatin Kishnicë janë eliminuar, ndërsa unë e kisha lutur ministrin Liburn Aliu të na informojë nëse punimet do të vazhdojnë për eliminimin e këtyre gropave që përshkojnë rrugët në fshatrat Slivovë, Parallovë edhe Llabjan. Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |