Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/04/2021 | Arsim |
E nderuar ministre Nagavci, Studentët e disa institucioneve private të arsimit të lartë nuk janë të regjistruar fare në Librin Amë në Ministrinë e Arsimit dhe, si rrjedhojë, ata nuk mund të marrin një diplomë valide dhe mund të humbin kështu edhe mundësi
Lexo më shumë
E nderuar ministre Nagavci, Studentët e disa institucioneve private të arsimit të lartë nuk janë të regjistruar fare në Librin Amë në Ministrinë e Arsimit dhe, si rrjedhojë, ata nuk mund të marrin një diplomë valide dhe mund të humbin kështu edhe mundësinë e tyre për të studiuar jashtë vendit. Ne në mandatin e kaluar e kemi trajtuar këtë çështje në Komisionin Parlamentar për Arsim dhe aty ka pasur një seri të akuzave dhe kundërakuzave në mes të institucioneve private të arsimit të lartë dhe të Ministrisë së Arsimit, pra përgjegjësia bartet sa tek njëra palë sa tek tjetra, mirëpo e vërteta është që deri më tani nuk kemi pasur as edhe një veprim nga ana e ministrave të kaluar të Arsimit për të zgjidhur këtë çështje dhe unë dua të ju pyes nëse është paraparë ndonjë masë eventuale që të adresoni edhe papërgjegjësinë e institucioneve private të arsimit të lartë, por gjithashtu edhe papërgjegjësinë e secilit ministër, në mënyrë që studentët të mos i vuajnë këto pasoja. |
Arbërie Nagavci | Po |
03/06/2021 | Arsim |
E nderuar ministre, kohët e fundit janë shtuar rastet e ngacmimeve dhe dhunës fizike në shkolla, por edhe akte të tjera delikuente në mesin e nxënësve. Një nga masat më efikase për parandalimin e rasteve të tilla konsiderohet angazhimi i psikologëve dhe
Lexo më shumë
E nderuar ministre, kohët e fundit janë shtuar rastet e ngacmimeve dhe dhunës fizike në shkolla, por edhe akte të tjera delikuente në mesin e nxënësve. Një nga masat më efikase për parandalimin e rasteve të tilla konsiderohet angazhimi i psikologëve dhe punëtorëve socialë, ky do të ishte hapi i parë në drejtim të ofrimit të një intervenimi të hershëm për parandalimin e akteve delikuente dhe jo vetëm, por edhe për të promovuar shëndetin pozitiv. Kryesisht format e intervenimit kanë qenë ndëshkuese deri më tash dhe asnjëherë promovim i modeleve pozitive dhe këtë mund ta bëjë një ekip i mirëfilltë multidisiplinar në shkolla që nuk mund të jetë e tillë kur mungon psikologu apo punëtori social. Me programin qeverisës parashihet edhe përfshirja e psikologëve në shkolla dhe unë e lus ministren Nagavci që të na njoftojë për procesin dhe progresin e arritur në këtë drejtim, duke marrë parasysh edhe faktin që me COVID-19 në sfond, shëndeti mendoj është cenuar ndjeshëm dhe prezenca e psikologëve është më e domosdoshme se kurrë. |
Arbërie Nagavci | Po |
20/01/2022 | Shëndetësi |
Unë kam një pyetje për ministrin Latifi. Në v. 2020, Departamenti i Psikologjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë krijuar linjën e ndihmës psikologjike për të ndihmuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë qenë të infektuar
Lexo më shumë
Unë kam një pyetje për ministrin Latifi. Në v. 2020, Departamenti i Psikologjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë krijuar linjën e ndihmës psikologjike për të ndihmuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë qenë të infektuar me COVID-19 për të përballuar rreziqet psikologjike. Ndërkaq në vitin e fundit, kjo linjë e ndihmës psikologjike fatkeqësisht nuk ka marrë mbështetjen e duhur institucionale, prandaj duke parë numrin e shtuar të rasteve me COVID-19 dhe faktin që të gjithë qytetarët që infektohen duhet të izolohen, besoj që ata kanë nevojë për një ndihmë psikologjike dhe dua ta pyes ministrin se çfarë po bëhet në këtë drejtim nga Ministria e Shëndetësisë për të ndihmuar dhe pse jo edhe për të fuqizuar këtë shërbim kaq të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarit. Faleminderit! |
Rifat Latifi | Po |
20/01/2022 | Shëndetësi |
Thjesht për korrektësi më duhet të përmend që i gjithë ky shërbim ka qenë i krijuar në baza vullnetare dhe të gjithë ata të cilët kanë ofruar shërbimin e tillë, pra të ndihmës psikologjike, kanë punuar vullnetarisht. Ndërkaq, ideja që qendrat e shëndetit
Lexo më shumë
Thjesht për korrektësi më duhet të përmend që i gjithë ky shërbim ka qenë i krijuar në baza vullnetare dhe të gjithë ata të cilët kanë ofruar shërbimin e tillë, pra të ndihmës psikologjike, kanë punuar vullnetarisht. Ndërkaq, ideja që qendrat e shëndetit mendor mund të mbulojnë një fluks të thirrjeve që mund të jetë i jashtëzakonshëm, siç dëshmohet edhe me statistikat që ka pasur kjo linjë e ndihmës psikologjike, besoj që duhet të ketë një sfidim tjetër, prandaj unë uroj që ministri do të shohë mundësi të tjera për mbështetjen e kësaj linje të ndihmës psikologjike dhe mundësisht të rifunksionalizohet apo të operojë në atë mënyrë që të paktën gjatë kësaj vale të re të infeksionit me COVID të ketë edhe një shërbim të tillë alternativ që mund të jetë ndihmë edhe për qendrat e shëndetit mendor. |
Rifat Latifi | Po |
29/09/2022 | Shëndetësi |
Duke pasur parasysh rëndësinë e "anesteziologëve" si profili specifik, a mund të na tregoni nëse ekzsiton rrezik për shërbimet publike në QKUK si pasojë e mungesës së anesteziologëve dhe cilat janë masat që i keni paraparë ju t’i ndërmerr
Lexo më shumë
Duke pasur parasysh rëndësinë e "anesteziologëve" si profili specifik, a mund të na tregoni nëse ekzsiton rrezik për shërbimet publike në QKUK si pasojë e mungesës së anesteziologëve dhe cilat janë masat që i keni paraparë ju t’i ndërmerrni si Ministri e Shëndetësisë për të parandaluar një problem të tillë? |
Rifat Latifi | Po |
10/11/2022 | Arsim |
Cilat janë masat që keni ndërmarrë si ministri, politikat dhe strategjitë për parandalimin e dhunës në shkolla, marrë parasysh që ky është shqetësim i kahershëm dhe qasja që është aplikuar në të kaluarën nuk ka dhënë rezultate të duhura?
Cilat janë masat që keni ndërmarrë si ministri, politikat dhe strategjitë për parandalimin e dhunës në shkolla, marrë parasysh që ky është shqetësim i kahershëm dhe qasja që është aplikuar në të kaluarën nuk ka dhënë rezultate të duhura? |
Arbërie Nagavci | Po |