Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
27/05/2021 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryesues! I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Realizimi i punëve në ndërtimin e segmentit rrugor Prishtinë - Mitrovicë, përkatësisht segmentit rrugor Lumëmadh - Gojbulë është duke vazhd
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesues! I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Realizimi i punëve në ndërtimin e segmentit rrugor Prishtinë - Mitrovicë, përkatësisht segmentit rrugor Lumëmadh - Gojbulë është duke vazhduar me një ritëm të ngadalësuar, e shpeshherë edhe 28 duke mos u punuar fare si rezultat i pengesave nga mospërfundimi i procedurave për kompensim të pronave të shpronësuara. Si rrjedhojë e mospërfundimit të procedurave të shpronësimit janë paraqitur edhe pengesa nga komuniteti i asaj zone. I nderuar ministër, Ku janë procedurat për kompensim të pronarëve përgjatë rrugës Lumëmadh – Gojbulë, si dhe a planifikohet që të përshpejtohen punimet përgjatë këtij segmenti rrugor, i cili tash e sa vite po shkakton kolona të gjata dhe vështirësi qarkullimi për banorët e Vushtrrisë dhe atyre qytetarëve që qarkullojnë nëpërmjet kësaj rruge? Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
24/12/2021 | Arsim |
I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës, Jemi të vetëdijshëm për avancimin e përshpejtuar të teknologjisë informative në dy dekadat e fundit, ku po bëhet një transformim i madh në jetën tonë shoqërore. Në mënyrë pro
Lexo më shumë
I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës, Jemi të vetëdijshëm për avancimin e përshpejtuar të teknologjisë informative në dy dekadat e fundit, ku po bëhet një transformim i madh në jetën tonë shoqërore. Në mënyrë proporcionale është rritur edhe interesimi i të rinjve tanë që të studiojnë shkencat kompjuterike dhe të vazhdojnë ta jetësojnë epokën e digjitalizimit. Nga kjo perspektivë mund të themi që ka nevojë të futet në kurrikulë lënda e programimit për nxënësit e shkollave të mesme të larta. E nderuar ministre, a do të mund të zbatohej përfshirja e lëndës së programimit në nivelin e mesëm të lartë, të paktën si lëndë zgjedhore? |
Arbërie Nagavci | Po |
24/12/2021 | Arsim |
Pra, infrastruktura ligjore qenka. Pra, mbetet të jetë edhe vullneti nga nxënësit. Në të njëjtën kohë, a duhet koordinim ndërmjet drejtorive komunale dhe gjimnazeve apo shkollave teknike, apo duhet edhe leje nga Ministria e Arsimit? Sepse kuptohet që duh
Lexo më shumë
Pra, infrastruktura ligjore qenka. Pra, mbetet të jetë edhe vullneti nga nxënësit. Në të njëjtën kohë, a duhet koordinim ndërmjet drejtorive komunale dhe gjimnazeve apo shkollave teknike, apo duhet edhe leje nga Ministria e Arsimit? Sepse kuptohet që duhen edhe profesorë të profilizuar që ta ligjërojnë edhe lëndën e programimit. Sepse deri tash e kemi parë që profesorët që janë nëpër gjimnaze nuk janë edhe aq adekuat, dhe nuk e kanë të perfeksionuar lëndën e programit, sepse nuk është edhe diçka që mund të bëhet lehtë. Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |
07/04/2022 | Infrastrukturë |
Në magjistralen M2 Prishtinë - Mitrovicë, saktësisht në segmentin rrugor brenda qytetit të Vushtrrisë ka ankesa të vazhdueshme nga ana e banorëve të asaj zone për kyçje në magjistrale. Kyçje të cilat janë shumë të rrezikshme për këmbësorë dhe automjete,
Lexo më shumë
Në magjistralen M2 Prishtinë - Mitrovicë, saktësisht në segmentin rrugor brenda qytetit të Vushtrrisë ka ankesa të vazhdueshme nga ana e banorëve të asaj zone për kyçje në magjistrale. Kyçje të cilat janë shumë të rrezikshme për këmbësorë dhe automjete, ku tash e tre vjet kanë ndodhur shumë aksidente e disa kanë përfunduar edhe me fatalitet. Në bazë të informatave lidhur me zhvillimin e këtij projekti në këtë segment rrugor brenda zonës urbane të qytetit sipas projektit zbatues janë paraparë që në tri udhëkryqet të vendosen semaforët, udhëkryqi te rruga ‘2 Maj’ që lidh fshatin Studime, udhëkryqi te rruga që lidh fshatin Begaj dhe udhëkryqi te rruga që lidh lagjet ‘Shotë Galica’ dhe ‘Azem Galica’. Punimet janë në fazën finale të përfundimit të këtij segmenti, me ç’rast ka mbetur të përfundojë sinjalizimi vertikal dhe vendosja e semaforëve. Andaj, i nderuar ministër, a mund të kemi një afat kohor se kur do të vendosen semaforët në këtë tri udhëkryqe dhe të zgjidhet përgjithmonë ky problem i qytetarëve të Vushtrrisë? Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
26/05/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! Jemi të vetëdijshëm që rruga magjistrale M-2, Prishtinë-Mitrovicë, është njëra ndër rrugët më të ngarkuara me më së shumti probleme dhe me kohëzgjatjen më të madhe të kryerjes së punimeve në vend. Njëra ndër këto probleme është edh
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Jemi të vetëdijshëm që rruga magjistrale M-2, Prishtinë-Mitrovicë, është njëra ndër rrugët më të ngarkuara me më së shumti probleme dhe me kohëzgjatjen më të madhe të kryerjes së punimeve në vend. Njëra ndër këto probleme është edhe dëmtimi dhe bllokimi i rrugës dalëse në drejtim të Prishtinës nga ura që gjendet në fshatin Babimoc. I nderuar ministër, Cilat janë veprimet që do të ndërmerren nga ministria e linjës që të zgjidhet ky problem, që po u shkakton shumë telashe dhe kosto banorëve dhe bizneseve në atë zone, kur dihet se dëmtimet e asaj rruge kanë filluar menjëherë pas asfaltimit të saj, ndërsa qëndron e bllokuar dhe pa qarkullim tash e mbi pesë vite. |
Liburn Aliu | Po |
07/07/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Tashmë jemi në stinën e verës dhe shumica e kulturave bujqësore janë në pikun e zhvillimit dhe domosdoshmërish kanë nevojë për ujë. Këto ditë shumë bujq dhe fermerë kanë pasur shumë ankesa lidhur me ujitjen e tokave bujqësore, sepse njësitë e ujësjellësv
Lexo më shumë
Tashmë jemi në stinën e verës dhe shumica e kulturave bujqësore janë në pikun e zhvillimit dhe domosdoshmërish kanë nevojë për ujë. Këto ditë shumë bujq dhe fermerë kanë pasur shumë ankesa lidhur me ujitjen e tokave bujqësore, sepse njësitë e ujësjellësve regjionalë kanë ndaluar furnizimin për ujitje të tokave. I nderuar ministër, Si po mendoni t’u bëni zgjidhje bujqve edhe fermerëve lidhur me këtë problem? Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
14/10/2022 | Infrastrukturë |
Pyetja ime ka të bëjë me rrugën magjistrale M2 Prishtinë - Mitrovicë, e cila ka filluar së ndërtuari që nga viti 2009 dhe e kemi parë që ende nuk është arritur të përfundohet. Do të doja të di më shumë rreth punimeve në atë segment rrugor, sepse është ne
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me rrugën magjistrale M2 Prishtinë - Mitrovicë, e cila ka filluar së ndërtuari që nga viti 2009 dhe e kemi parë që ende nuk është arritur të përfundohet. Do të doja të di më shumë rreth punimeve në atë segment rrugor, sepse është nevojë imediate që të përfundojë sa më shpejt. Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
20/04/2023 | Sociale |
Së fundmi ka filluar të zbatohet Ligji nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit, zbatueshmëria e të cilit ka qenë tejet e nevojshme dhe padyshim që duhet të mirëpritet edhe nga qytetarët. Por, zoti ministër, krahas zbatimit të këtij ligji në mënyrë ndëshkim
Lexo më shumë
Së fundmi ka filluar të zbatohet Ligji nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit, zbatueshmëria e të cilit ka qenë tejet e nevojshme dhe padyshim që duhet të mirëpritet edhe nga qytetarët. Por, zoti ministër, krahas zbatimit të këtij ligji në mënyrë ndëshkimore, a janë kapacitetet e nevojshme nga inspektorati që ky ligj të zbatohet dhe të gjobiten shkelësit e ligjit, sepse deri tani po inspektohen vetëm nga tri-katër kafeteri kryesore të qyteteve, ku po gjobiten në mënyrë selektive. |
Faton Peci | Po |