Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/06/2021 | Financa |
E nderuar kryesuese! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Në takimet e shumta që kam pasur me pronarët e librarive dhe pronarët e shtypshkronjave, kam mësuar për shqetësimet që kanë për tatimin në vlerën e shtuar, për produkte kulturore, lib
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Në takimet e shumta që kam pasur me pronarët e librarive dhe pronarët e shtypshkronjave, kam mësuar për shqetësimet që kanë për tatimin në vlerën e shtuar, për produkte kulturore, libra letrarë, të ilustruar ose jo, libra shkollorë, revista periodike e të tjera të këtij lëmi, që shtypen e shiten në Kosovë dhe për ato që importohen nga Shqipëria, ata paguajnë 8 deri në 18% TVSH. Pronarët e librarive dhe të shtypshkronjave, kur kanë parasysh se në Evropë e më gjerë nuk paguhet TVSH-ja për produktet e kulturës, këtë tatim e konsiderojnë barrë dhe padrejtësi. TVSH-ja ndikon edhe rritjen e çmimit të këtyre produkteve që për blerësit bëhet gati i papërballueshëm. Ju bëj me dije se në vitin 2014 për import dhe eksport të produkteve kulturore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë është nënshkruar një marrëveshje dhe është lëshuar një dekret nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për heqjen e plotë të TVSH-së, por që nuk është zbatuar deri më tash. Pyetja është: Duke pasur parasysh rëndësinë e përhapjes së kulturës në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, a mund t’i lironi pronarët e librarive dhe pronarët e shtypshkronjave që për produkte të tyre kulturore të mos paguajnë TVSH? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Jo |
30/06/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Unë do të ngre çështjen e subvencioneve për bujqit. Bujqit që marrin tokë me qira, padrejtësisht pengohen të marrin subvencione nga pronarët, që edhe pse e japin tokën në shfrytëzim aplikojnë për to. I nderuar zoti ministër, Bujqit që marrin tokë me qira
Lexo më shumë
Unë do të ngre çështjen e subvencioneve për bujqit. Bujqit që marrin tokë me qira, padrejtësisht pengohen të marrin subvencione nga pronarët, që edhe pse e japin tokën në shfrytëzim aplikojnë për to. I nderuar zoti ministër, Bujqit që marrin tokë me qira, edhe pse nuk detyrohen ta dëshmojnë të drejtën e shfrytëzimit të tokës, pengohen nga pronarët e saj që për tokën e dhënë me qira aplikojnë për subvencione. Në këtë rast, zyrtarët komunalë të Bujqësisë i ftojnë ata të merren vesh se kush duhet të aplikojë për subvencione. Nëse nuk arrihet marrëveshja refuzohen të dyja palët. Si mund të pengohen pronarët që nuk e punojnë tokën dhe për to marrin qira që të mos i pengojnë shfrytëzuesit e tokës që t’i marrin subvencionet? Faleminderit! |
Faton Peci | Po |
07/07/2022 | Planifikim Hapesinor |
Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Duke pasur parasysh krizën ekonomike që për shkak të rrethanave të njohura ka goditur edhe Kosovën, e shoh të udhës të trajtoj si çështje temën e banesave të ndërtimit të lartë. I nderuar ministër
Lexo më shumë
Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Duke pasur parasysh krizën ekonomike që për shkak të rrethanave të njohura ka goditur edhe Kosovën, e shoh të udhës të trajtoj si çështje temën e banesave të ndërtimit të lartë. I nderuar ministër Aliu, Mendohet se në Kosovë ka rreth 35 mijë banesa, vlera monetare e secilës prej tyre është 45 mijë euro, po të llogaritet me këtë çmim, vlera e tyre do të ishte rreth një miliard e 575 milionë euro. Shumë prej tyre edhe pse janë ndërtuar që pas luftës ende nuk janë pranuar teknikisht dhe nuk paguajnë tatim në pronë, kjo ndikon që të dëmtohet dukshëm buxheti i Kosovës dhe shumë pronarë të tyre të mos e gëzojnë të drejtën për kredi hipotekare për biznese të vogla, ku do të punësohej një numër jo i vogël i qytetarëve tanë. 33 Sipas disa përllogaritjeve, po të tatoheshin këto banesa për dy vjetët e para në tregun e Kosovës do të qarkullonin rreth 800 milionë euro dhe pronarët e tyre do t’i shfrytëzonin ato si pasuri për të marrë kredi në banka. A ka mundësi të merren masa efikase që të bëhet pranimi teknik i tyre dhe të tatohen sipas ligjit, me qëllim të ky kapital të ndikojë dukshëm në zhvillimin e ekonomisë sonë? Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |