Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
02/08/2021 | Infrastrukturë |
Më 12 maj të këtij viti nën kryesimin tuaj është mbajtur mbledhja e parë e nivelit të lartë e komitetit ndërministror për koordinimin e procesit për zgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për kompleksin memorial &l
Lexo më shumë
Më 12 maj të këtij viti nën kryesimin tuaj është mbajtur mbledhja e parë e nivelit të lartë e komitetit ndërministror për koordinimin e procesit për zgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ashtu siç e meriton, ju keni shfaqur përkushtimin që kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz ta trajtoni me seriozitetin më të lartë, në mënyrë profesionale, transparente dhe me integritet të lartë kombëtar. Pyetja ime është: Duke u nisur nga fakti që e bëma e familjes Jashari është historike dhe vetëmohimi i saj është gurthemel historik i lirisë dhe imazh i shtetndërtimit tonë, a mund të na informoni se në çfarë faze të realizimit është projekti për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz? |
Albin Kurti | Po |
25/11/2021 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Çështja është se tash e disa muaj qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë të pajisjen me letërnjoftime. Për shkak të mungesës së materialit për këtë dokument, qytetarët ankohen se po pre
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Çështja është se tash e disa muaj qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë të pajisjen me letërnjoftime. Për shkak të mungesës së materialit për këtë dokument, qytetarët ankohen se po presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftim. Në pamundësi për t’u pajisur me dokumentin e letërnjoftimit, qytetarët nuk ndihen të sigurt që të udhëtojnë vetëm me fletëparaqitje ose fletaplikim. 26 Pyetja është, i nderuar ministër: Kur do të bëhet sigurimi i materialit të domosdoshëm për prodhimin e letërnjoftimit për qytetarët? |
Xhelal Sveçla | Po |
02/02/2023 | Infrastrukturë |
Gjendja e sinjalistikës rrugore ka ndikuar në rritjen e shkallës së aksidenteve në rrugë. Përplasjet e trenave me makina në kryqëzime të shinave me rrugën automobilistike, në shumicën e rasteve janë shkaktuar si pasojë e mospasjes së një sistemi të pranu
Lexo më shumë
Gjendja e sinjalistikës rrugore ka ndikuar në rritjen e shkallës së aksidenteve në rrugë. Përplasjet e trenave me makina në kryqëzime të shinave me rrugën automobilistike, në shumicën e rasteve janë shkaktuar si pasojë e mospasjes së një sistemi të pranueshëm sinjalizues në hekurudha. Andaj, i nderuar ministër Aliu, pyetja ime është se a mund ta informoni se çfarë veprime konkrete po ndërmerr Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vendosjen e laurave nëpër vendkalimet e hekurudhës Prishtinë-Pejë, veçanërisht në vendbanimet ku ndodhin aksidentet më të shpeshta mes trenit? |
Liburn Aliu | Po |
06/10/2023 | Siguri |
A ka në plan Qeveria të ndërmarrë hapa konkretë në adresimin e çështjes për qarkullimin e veturave të papërkthyera dhe bartjes së pronësisë në mënyrë joformale, për të siguruar që qytetarët të mund të regjistrojnë veturat e tyre të reja pa pengesë dhe nj
Lexo më shumë
A ka në plan Qeveria të ndërmarrë hapa konkretë në adresimin e çështjes për qarkullimin e veturave të papërkthyera dhe bartjes së pronësisë në mënyrë joformale, për të siguruar që qytetarët të mund të regjistrojnë veturat e tyre të reja pa pengesë dhe njëkohësisht për të parandalua përdorimin e veturave të papërkthyera për vepra penale? |
Xhelal Sveçla | Po |