Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/07/2021 | Planifikim Hapesinor |
Në pjesën veriore të Kosovës, tanimë e ditur që nga 2016-ta, lagjja Kodra e Diellit, ku bëhet fjalë për 24 hektarë, shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore. Kjo çështje dihet se është ngritur edhe herëv
Lexo më shumë
Në pjesën veriore të Kosovës, tanimë e ditur që nga 2016-ta, lagjja Kodra e Diellit, ku bëhet fjalë për 24 hektarë, shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore. Kjo çështje dihet se është ngritur edhe herëve të tjera, dhe ndërtimi i këtij kompleksi banesor është duke u bërë në kundërshtim me të gjitha ligjet, të cilat natyrisht janë në fuqi. Pyetja është për ministrin Aliu: Çështja e planifikimit hapësinor është përgjegjëse e ministrisë që e drejtoni ju. Andaj, çfarë veprimi ligjor po ndërmerr Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ndaj këtij ndërtimi pa leje në këtë vend? |
Liburn Aliu | Po |
02/08/2021 | Punë të Brendshme |
Është biseduar këtu për Luginën e Diellit, por është edhe një pjesë, për të mos thënë dy-trefishi i ndërtimeve që janë duke u ndërtuar ndërtesa të larta, banesa që tipi më i vogël i tyre 12 familje strehon e shkon edhe deri në mbi 20. E të tilla jan
Lexo më shumë
Është biseduar këtu për Luginën e Diellit, por është edhe një pjesë, për të mos thënë dy-trefishi i ndërtimeve që janë duke u ndërtuar ndërtesa të larta, banesa që tipi më i vogël i tyre 12 familje strehon e shkon edhe deri në mbi 20. E të tilla janë afërsisht rreth njëqind. Ato banesa janë të ndërtuara, një pjesë nga to, në pronën publike, ndërsa pjesa tjetër është e ndërtuar në pronat private të blera nga shqiptarët dhe pakicat joserbe nga shteti serb, përmes Kishës Ortodokse. Pyetja është: Dinë organet ligj-zbatuese, por edhe ministria të cilën e drejton ministri Xhelal Sveçla, cilët janë banorët e vendosur në ato banesa që bëjnë një numër jo të paktë. Tjetra: Ka të dhëna se cila është toka, sa është e pronës private dhe sa është në pronë publike? Pyetja tjetër është: Ndërtimet janë duke u bërë nga disa kompani të dyshimta, që ekskluzivisht janë shqiptare. Ka të dhëna ministria për to? Kush janë ato kompani? |
Xhelal Sveçla | Jo |
14/07/2022 | Financa |
Çështja është për 1354 punëtorë të Ballkanit, të cilët ishin dëbuar dhunshëm nga regjimi pushtues serb në vitet ’90-të. Në ditët pas çlirimit, menjëherë të njëjtit u angazhuan dhe u organizuan dhe aktivizuan ndërmarrjen e tyre jetike Ballkan
Lexo më shumë
Çështja është për 1354 punëtorë të Ballkanit, të cilët ishin dëbuar dhunshëm nga regjimi pushtues serb në vitet ’90-të. Në ditët pas çlirimit, menjëherë të njëjtit u angazhuan dhe u organizuan dhe aktivizuan ndërmarrjen e tyre jetike Ballkani. Por, atëkohë menjëherë si në tërë Kosovën edhe në ndërmarrjen e tyre filloi privatizimi nga AKM-ja atëherë. Por, këta punëtorët prapë u organizuan, natyrisht me këmbëngulje për të drejtën e tyre, por kësaj radhe në rrugën ligjore. Gjykata është në anën e tyre dhe ua njeh të drejtën e tyre që për nëntë vite të viteve të ‘90-ta të dëbuar nga puna nga ndërmarrja, që ndërmarrja me fillimin e aseteve të para të privatizuara, natyrisht AKM-ja e atëhershme t’ua kthejë në emër të borxhit pagën për nëntë vjet të tyre. Edhe pse atëkohë bëhet një numër jo i paktë i privatizimit të tyre, ata nuk gëzojnë të drejtën e tyre. Natyrisht gjendja e keqësuar e tyre dhe duke mos pasur tjetër, në vitin 2013 punëtorët u hodhën në grevë. Partitë politike opozitare i vizituan dhe u premtuan në të drejtën e tyre se natyrisht janë në të drejtë dhe do të kenë me të ardhur në pushtet do të gëzojnë këtë të drejtë. Në kohën e fushatës edhe partitë në pushtet, por me mundësi të tjera. Në 2019-tën ditën e heshtjes, të shtunën shkuan jo me premtim, por shkuan me vendim në dorë, i thirrën punëtorët dhe në këmbim të votës ua dhanë një të pestën e këstit, që d.t.th. secili nga ta morën nga 11 00 euro. Kështu që tani po dihet që paskan të drejtën e tyre për ta marrë borxhin, me të cilin ua njeh edhe gjykata. Natyrisht, në vlerësimin e ekspertëve kanë edhe mbi pesëdhjetë milionë të paprivatizuara asete të tyre. Është pyetja: pse këta punëtorë dhe gjithnjë nuk kanë përgjigjen në kërkesat e tyre të drejta? Pyes ministrin: kërkesa e tyre është që një ditë për t’i pritur përfaqësuesit e tyre. Kur do t’i presë dhe a kanë shpresë që do ta merrni një hap një zgjidhjen e drejtë të tyre për të cilën edhe e kanë vendimin e gjykatës. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |