Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
11/06/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje Kabinet Qeveritar, E nderuara ministre Haxhiu, A mund të na informoni më hollësisht rreth çështjes së pronës së Ministrisë së Drejtësisë në Vushtrri, ku më parë ishte Motel Vicianumi. Qytetarët janë të interesuar aty t
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje Kabinet Qeveritar, E nderuara ministre Haxhiu, A mund të na informoni më hollësisht rreth çështjes së pronës së Ministrisë së Drejtësisë në Vushtrri, ku më parë ishte Motel Vicianumi. Qytetarët janë të interesuar aty të dinë se si erdhi deri te dhënia në shfrytëzim e kësaj parcele mbi 2 hektarë e 12 ari me një çmim banalisht të ulët dhe po ashtu, kanë të drejtë të dinë se kush ka dhënë leje për rrënimin e objekteve ekzistuese në atë parcelë. Ato objekte do të mund të rivitalizoheshin shumë lehtë, në mënyrë që të shfrytëzoheshin për qëllime publike në të mirë të qytetarëve, duke qenë se edhe zona aty është shumë e përshtatshme. Kontrata, sipas vlerësimeve të Auditorit, doli të jetë e kundërligjshme, por si e tillë i ka shërbyer edhe kryetarit të komunës që të bëjë marrëveshje me përfituesin e kontratës, gjegjësisht të parakontraktojë një pjesëz nga ajo parcelë me disa perona, kinse si stacion autobusësh dhe komuna pastaj të paguante qira të majme aty. Ju si ministri keni marrë veprimet e nevojshme dhe konform përgjegjësive tuaja, për çka u jemi mirënjohës dhe ju tregoj se edhe vushtrriasit u janë mirënjohës për këtë çështje. Nëse mundeni të na jepni më shumë hollësi, ministre do të ishim mirënjohës. Faleminderit! |
Albulena Haxhiu | Po |
11/06/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, ministre! Desha pyetje shtesë kështu: A e keni njoftuar Komunën e Vushtrrisë për anulimin e kontratës së paligjshme? A jeni paditur si Ministri e Drejtësisë nga operatori ekonomik dhe nëse po, deri ku ka shkuar procesi? Ashtu siç thatë ju,
Lexo më shumë
Faleminderit, ministre! Desha pyetje shtesë kështu: A e keni njoftuar Komunën e Vushtrrisë për anulimin e kontratës së paligjshme? A jeni paditur si Ministri e Drejtësisë nga operatori ekonomik dhe nëse po, deri ku ka shkuar procesi? Ashtu siç thatë ju, gjatë fushatave zgjedhore lokale është keqpërdorur për marketing politik bartja e pronësisë, por qytetarëve të Vushtrrisë u intereson një çështje, a do të mbetet kjo pronë në shërbim të qytetarëve dhe të publikes? A mund ta garantoni ju këtë? Faleminderit! |
Albulena Haxhiu | Po |
24/06/2021 | Qeverisje Lokale |
Faleminderit, kryetar! Më 2 qershor të këtij viti, Avokati i Popullit ka dorëzuar te Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal raportin rreth moszbatimit të nenit 61, paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, në
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Më 2 qershor të këtij viti, Avokati i Popullit ka dorëzuar te Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal raportin rreth moszbatimit të nenit 61, paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, në cilin thuhet si në vijim, citoj: “Komunat ku të paktën 10% e qytetarëve u përkasin komuniteteve joshumicë do të kenë një nënkryetar për komunitete”. Raporti përmend gjithashtu edhe moszbatimin e nenit 5, paragrafi 1, të Udhëzimit administrativ për procedurën e emërimit të nënkryetarëve nëpër komuna, në të cilin thuhet si në vijim, citoj: “Në komunat ku së paku 10% e qytetarëve u përkasin komuniteteve joshumicë emërimi i nënkryetarit të Komunës për komunitete është i obligueshëm”. Këtë raport Avokati i Popullit e ka dorëzuar edhe te ministri i Ministrisë së Administrimit Pushtetit Lokal si dhe te kryetari i Komunës së Graçanicës. Duke e ditur që në komunën e Graçanicës komuniteti shqiptar, gjegjësisht popullata shqiptare aty e tejkalon shumë më shumë këtë numrin apo përqindjen 10%, tash më po përmbyllet edhe mandati gati i qeverisjeve lokale, gjegjësisht jemi në muajt e fundit të përmbylljes së mandatit dhe në Komunën e Graçanicës nuk ka nënkryetar për komunitete, gjegjësisht është penalizuar komuniteti shqiptar, popullata shqiptare aty në mospasjen e mundësisë që ta kenë nënkryetarin për komunitete. 39 I nderuar ministër Krasniqi, Pyetja ime ka të bëjë: A keni marrë ndonjë veprim, gjegjësisht a ka ndërmarrë Ministria që ju e udhëhiqni ndonjë veprim për realizimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale në rastin e Komunës së Graçanicës? Faleminderit! |
Elbert Krasniqi | Po |
19/05/2022 | Qeverisje Lokale |
Faleminderit, kryesuese! I nderuar ministër Krasniqi, Ju keni formuar Task-forcën për zgjedhjen e problemit me qentë endacakë. Pasi rastet dhe shqetësimet e qytetarëve prej kryeqytetit deri në qytetet më të vogla janë në rritje dhe pasojat po bëhen gjith
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! I nderuar ministër Krasniqi, Ju keni formuar Task-forcën për zgjedhjen e problemit me qentë endacakë. Pasi rastet dhe shqetësimet e qytetarëve prej kryeqytetit deri në qytetet më të vogla janë në rritje dhe pasojat po bëhen gjithnjë e më të mëdha, secili nga ne është me sytë nga ju gjegjësisht nga niveli qendror. Jemi të vetëdijshëm që komunat në përgjithësi dhe në veçanti Komuna e Prishtinës nuk e kanë organizimin e nevojshëm dhe as zgjidhje konkrete si ta adresojnë këtë çështje. Të gjithë presim që kjo problematikë të zgjidhet nga niveli qendror sa më parë dhe me sa më shumë efikasitet. Pyetja ime është: Deri ku ka arritur puna me Task-forcën për problemin me qentë endacakë, kur pritet finalizimi dhe zgjidhjet konkrete, vlerësimi financiar dhe kush do ta zbatojë këtë vlerësim të paraqitur. |
Elbert Krasniqi | Po |
06/10/2023 | Shëndetësi |
Ofrimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor është përgjegjësi institucioneve të Republikës së Kosovës, ndërsa në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ka vite që Pediatria vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha. Kur do të fillojë dhënia e shërbimeve specia
Lexo më shumë
Ofrimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor është përgjegjësi institucioneve të Republikës së Kosovës, ndërsa në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ka vite që Pediatria vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha. Kur do të fillojë dhënia e shërbimeve specialistike pediatrike në atë repart? |
Arben Vitia | Po |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
Ka vite që ka filluar projekti për lidhjen e fshatrave të rrethit të Çiçavicës. Banorët e këtyre lokaliteteve kanë adresuar shqetësimet e tyre dhe duan të dinë se në çfarë faze është projekti dhe kur pritet përfundimi i asfaltimit të këtyre rrugëv
Lexo më shumë
Ka vite që ka filluar projekti për lidhjen e fshatrave të rrethit të Çiçavicës. Banorët e këtyre lokaliteteve kanë adresuar shqetësimet e tyre dhe duan të dinë se në çfarë faze është projekti dhe kur pritet përfundimi i asfaltimit të këtyre rrugëve, gjegjësisht përfundimit të këtij projekti? |
Liburn Aliu | Po |