Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/02/2022 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar ministër Hekuran, i dimë veprimet e shumta, edhe me greva shumëditëshe, por jo vetëm, të ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave, të cilët i kanë bërë deri në vendimin e datës 1
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar ministër Hekuran, i dimë veprimet e shumta, edhe me greva shumëditëshe, por jo vetëm, të ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave, të cilët i kanë bërë deri në vendimin e datës 19 mars 2014, ku Gjykata Kushtetuese rastin KI08/09 të datës 17 dhjetor 2010 e ka marrë në dobi të këtyre punëtorëve. Ministër Murati, edhe ti edhe unë vijmë nga po i njëjti qytet, ku ka funksionuar Fabrika e gypave dhe prej nga vijnë këta punëtorë, ju lutem, më informoni mua dhe përmes kësaj foltore të gjithë ata punëtorë se cila është qasja jonë ndaj çështjes së këtyre punëtorëve? |
Hekuran Murati | Po |
07/04/2022 | Sociale |
Është pyetje e bartur nga seancat e kaluara edhe pse këtë çështje e kemi diskutuar, e kam propozuar dhe gjatë Kodit Civil, mirëpo veç po dua ta di nga ministri i linjës që a do të mund dhe a do të ketë interes që të trajtojë çështjen apo t’i t
Lexo më shumë
Është pyetje e bartur nga seancat e kaluara edhe pse këtë çështje e kemi diskutuar, e kam propozuar dhe gjatë Kodit Civil, mirëpo veç po dua ta di nga ministri i linjës që a do të mund dhe a do të ketë interes që të trajtojë çështjen apo t’i trajtojë familjet tona të cilat jetojnë në diasporë, me ligje të njëjta sikur që i kemi ne për familje rezidente, gjatë procedurave të adoptimit të fëmijëve. E them këtë, duke e pasur parasysh se po u bëhet një diskriminim atyre në këtë drejtim duke u trajtuar si qytetarë të huaj. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
07/04/2022 | Shëndetësi |
Përshëndetje Kabinet qeveritar, I nderuar ministër, Dimë që pandemia Covid 19 ka rënduar jo vetëm shëndetin trupor, por edhe shëndetin mendor të qytetarëve tanë, dhe çështja është se ne jemi dëshmitarë të mosfunksionimit të linjës pa pagesë për ofrimin e
Lexo më shumë
Përshëndetje Kabinet qeveritar, I nderuar ministër, Dimë që pandemia Covid 19 ka rënduar jo vetëm shëndetin trupor, por edhe shëndetin mendor të qytetarëve tanë, dhe çështja është se ne jemi dëshmitarë të mosfunksionimit të linjës pa pagesë për ofrimin e këshillave profesioniste, që është bërë nga departamenti i psikologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë. Do të thotë, akoma është jofunksional, mirëpo çështja më e rëndësishme për mua është ta di këtu rreth një projekti që bëhet për implementimin, për shërbimet në shëndetin mendor, që bëhet me Bankën Botërore përmes kredisë së Qeverisë sonë. Ju lutem, më tregoni deri ku ka mbërritur procedura dhe çfarë ka të re rreth këtij bashkëpunimi? |
Rifat Latifi | Po |
23/12/2022 | Arsim |
Kemi një ankesë nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit, të cilët nuk janë përfshirë në mundësinë e përfitimit nga mbështetja me bursa, që bëhet nga SEMS-i. Ju lutem, nëse kemi një përgjigje nga ju, se përse vetëm ata studentë
Lexo më shumë
Kemi një ankesë nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit, të cilët nuk janë përfshirë në mundësinë e përfitimit nga mbështetja me bursa, që bëhet nga SEMS-i. Ju lutem, nëse kemi një përgjigje nga ju, se përse vetëm ata studentë janë përjashtuar nga kjo mundësi e përfitimit? |
Arbërie Nagavci | Po |
06/10/2023 | Financa |
Bëhet fjalë për informatën për mjekët, të cilët që sa kohë kanë shkëputur aktivitetin e tyre nga institucionet private shëndetësore dhe që ju kemi premtuar, ju kanë thënë punëdhënësit e tyre të përgatitin sa më parë dokumentacionin, në mënyrë që të mbësh
Lexo më shumë
Bëhet fjalë për informatën për mjekët, të cilët që sa kohë kanë shkëputur aktivitetin e tyre nga institucionet private shëndetësore dhe që ju kemi premtuar, ju kanë thënë punëdhënësit e tyre të përgatitin sa më parë dokumentacionin, në mënyrë që të mbështeten me 30% të pagës së tyre. |
Hekuran Murati | Jo |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
Në projektin e rrugës në Ferizaj banorëveiuështë pamundësuar qasja në shtëpitë e tyre, në bizneset e tyre, po kanë vështirësi.
Në projektin e rrugës në Ferizaj banorëve iu është pamundësuar qasja në shtëpitë e tyre, në bizneset e tyre, po kanë vështirësi. |
Liburn Aliu | Po |