Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
11/06/2021 | Arsim |
Përshëndetje për kryesuesin e seancës! Zëvendëskryeministër, Kabinet Qeveritar, Deputetë, Shkolla Halil Alidema në Pozharan të Vitisë ka filluar së ndërtuari qysh në vitin 2016, konform memorandumit Ministria e Arsimit, Ministria e Administratës Publike,
Lexo më shumë
Përshëndetje për kryesuesin e seancës! Zëvendëskryeministër, Kabinet Qeveritar, Deputetë, Shkolla Halil Alidema në Pozharan të Vitisë ka filluar së ndërtuari qysh në vitin 2016, konform memorandumit Ministria e Arsimit, Ministria e Administratës Publike, pra investim nga MASHT, por projekti është implementuar nga Ministria e Administratës Publike. Për njohurinë tuaj, ministre, ky ka qenë projekt trevjeçar, por fatkeqësisht kjo shkollë ende nuk është përfunduar. Me rastin e tërmetit në Republikën e Shqipërisë me datë 26 nëntor 2019 shkolla e vjetër me vendim të ekspertëve është konstatuar se paraqet rrezik, çka si rrjedhojë nxënësit dislokohen për mbajtje të procesit edukativo-arsimor në Shkollën Kongresi i Manastirit dhe punohet në tri ndërrime e që kjo është edhe kundër rregullave higjienike, por edhe jo konform rregullave pedagogjike. Pyetja është, a do të jetë e gatshme kjo shkollë që të lëshohet në funksion për vitin e ri shkollor 2021/2022? Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |
22/07/2021 | Sport |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për kryeministrin, Kabinet qeveritar, Të gjithë ju të pranishëm, Edhe unë i bashkëngjitëm urimit për mërgatën. Respekt të pafund për kontributin e tyre. Megjithatë, do ta bëj pyetjen për shkak se është në interes të sp
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për kryeministrin, Kabinet qeveritar, Të gjithë ju të pranishëm, Edhe unë i bashkëngjitëm urimit për mërgatën. Respekt të pafund për kontributin e tyre. Megjithatë, do ta bëj pyetjen për shkak se është në interes të sportdashësve pejanë. Ekziston një memorandum në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Pejës për renovimin e stadiumit “Shahin Haxhi Islami” në Pejë, projekt ky i filluar qysh në vitin 2016, e që në atë kohë është thënë se ky projekt do të kushtojë 9 milionë euro. Ky projekt ka filluar atëherë, mirëpo assesi t’i shihet fundi dhe kushtet e kategorisë do të ishin të nivelit të 4-t, sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitete 8 500 ulëse. Por, ky projekt ende nuk është përfunduar, e një gjë e tillë vërehet edhe nga tribunat në të cilat nuk është punuar aspak në pjesën perëndimore. Është mirë ta kem të paktën edhe një përgjigje me shkrim nga ministri i Kulturës, se çfarë është duke ndodhur me këtë projekt? Kur pritet të përfundohet ky stadium, pasi që ka një rëndësi shumë të veçantë për Klubin Futbollistik “Besa” të Pejës. 20 Ka shumë projekte që kanë ngecur. Njëjtë është edhe Palestra e Zhegrës, njëjtë Palestra Sportive në Viti. Prandaj, assesi t’u shihet fundi këtyre projekteve. Faleminderit! |
Hajrullah Ceku | Jo |
16/07/2021 | Infrastrukturë |
Po shihet që ka një problematikë shumë të madhe sa u përket ujërave, edhe në Podujevë dhe gjithandej Kosovës. Po shpresoj e po besoj që do të adresohet çështja me shumë rëndësi, uroj që Deçani të mos na përsëritet më asnjëherë. Pyetja që do ta parashtroj
Lexo më shumë
Po shihet që ka një problematikë shumë të madhe sa u përket ujërave, edhe në Podujevë dhe gjithandej Kosovës. Po shpresoj e po besoj që do të adresohet çështja me shumë rëndësi, uroj që Deçani të mos na përsëritet më asnjëherë. Pyetja që do ta parashtroj ministrit është e aspektit infrastrukturor. Ministër, më 12.10.2020 është paraqitur me shumë pompozitet me pjesëmarrjen e kryetarëve të tri komunave, ministrit të Infrastrukturës të asaj kohe dhe kryeministrit se ka filluar puna në projektin e rehabilitimi, zgjerimit të rrugës N-25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, projekt i rrugëve regjionale Lotus2, një gjatësi prej 11 kilometrash dhe ky projekt e ka vlerën prej 4.9 milionë euro, e që është një bashkëfinancim mes BERZH-it dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë rast të Ministrisë së Infrastrukturës. Pyetja është pse ka ngecur ky projekt, pse ka vonesa në punime, ku rruga Kllokot-Gjilan ka një ngarkesë të madhe, sidomos tash që kemi mërgimtarë, çka ka ndodhur me këtë projekt. E di që keni trashëguar probleme të shumta në aspektin infrastrukturor, po do të ishte mirë ta marrim një përgjigje pse po ndodhin vonesa. Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
25/11/2021 | Financa |
Përshëndetje, kryetar i Kuvendit! Nënkryetar, I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Kolegë, Qytetarë të Republikës, Po shihet që ka nevojë edhe Kuvendi për të investuar, pasi jemi te ndarjet buxhetore, në pikën tjetër. I nderuar ministër, Në Kosovë
Lexo më shumë
Përshëndetje, kryetar i Kuvendit! Nënkryetar, I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Kolegë, Qytetarë të Republikës, Po shihet që ka nevojë edhe Kuvendi për të investuar, pasi jemi te ndarjet buxhetore, në pikën tjetër. I nderuar ministër, Në Kosovë deri më tani janë fiskalizuar diku rreth 36 mijë biznese, mirëpo një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të operojnë të pafiskalizuara, e sipas disa vlerësimeve janë diku rreth 16 mijë biznese si jotatimpagues. Vlen të theksohet se evazioni fiskal çdo vit i ka shkaktuar dëme të mëdha Buxhetit të Shtetit, por gjithashtu është evidente se Administrata Tatimore Kosovës ka lëshuar diku rreth 8 000 gjoba për biznese. Se duhet bërë fiskalizimi është një konstatim i tillë, ka ardhur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe procesi i fiskalizimit është shumë i rëndësishëm, kur e dimë që jo vetëm për shtetin, por edhe për vetë bizneset, sepse rritet edhe mundësia e partneritetit të bizneseve në vend edhe me operatorët ndërkombëtarë, por të njëjtën kohë do të kishte edhe rritje dhe shtim të Buxhetit të Shtetit. Prandaj, pyetja ime është, duke parë rëndësinë e kësaj çështjeje, si e keni menduar ju ta adresoni këtë çështje, në mënyrë që për biznese të jetë më i lehtë procesi i fiskalizimit, kostoja, si dhe të njëjtën kohë edhe të zvogëlohet informaliteti ekonomik. Kjo është edhe një e gjetur e auditorit, prandaj si keni menduar ju ta adresoni këtë çështje me rëndësi? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
26/05/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Kabinet qeverisës, Kolegë deputetë, I nderuar ministër,Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në fillim të vitit 2021 ka lidhur marrëveshje të mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve Ndërtimi dhe re
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Kabinet qeverisës, Kolegë deputetë, I nderuar ministër, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në fillim të vitit 2021 ka lidhur marrëveshje të mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë me gjashtë komuna, ku bën pjesë edhe komuna e Vitisë. Në marrëveshje janë paraparë obligimet që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë si dhe komunave. Andaj, bazuar në marrëveshjen e mirëkuptimit, procedurat për realizimin e projekteve duhet t’i iniciojnë komunat dhe njëkohësisht ta informojnë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për ecurinë dhe projektet. Mirëpo, më 28 janar 2022 kryetari i Komunës së Vitisë ka reaguar me një komunikatë për media, e publikuar në një televizion lokal, + Televizion, ku bëri akuza se Ministria e Bujqësisë e ka anuluar në mënyrë të njëanshme projektin e Lumit Morava për ujitje, më saktësisht në lokalitetin Skifteraj. Më lejoni të citoj edhe fjalët e tij saktësisht, ku thotë: “Në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë e në veçanti, të fermerëve vitias, institucionet komunale të Vitisë shprehin pakënaqësinë e thellë për anulim të njëanshëm të memorandumit për projektin e ujitjes së tokave bujqësore në Skifteraj nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës. Anulimi i këtij projekti shumë të rëndësishëm për fermerët vitias, jo vetëm që është i papranueshëm për të gjithë ne, po me të synohet stagnimi i zhvillimit të bujqësisë, pasi që me mosrealizimin e tij preket regjioni që është hambar i Vitisë dhe i Anamoravës”, fund i citatit. Prandaj, ju lus, për hir të opinionit publik është mirë të sqarohet se cila është e vërteta lidhur me këtë çështje? |
Faton Peci | Po |
07/07/2022 | Arsim |
Kolegë deputetë, Ministra, gjithë ju të pranishëm. E nderuara ministre, Vlerësimi i realizimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës, për vitet 2011-2016 dhe 2017 - 2021, si dhe programeve të arsimit parauniversitar, arsimit profesional, arsimit të
Lexo më shumë
Kolegë deputetë, Ministra, gjithë ju të pranishëm. E nderuara ministre, Vlerësimi i realizimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës, për vitet 2011-2016 dhe 2017 - 2021, si dhe programeve të arsimit parauniversitar, arsimit profesional, arsimit të lartë, arsimit të rriturve, zhvillimit profesional të mësimdhënësve, teknologjisë së informimit dhe komunikimit si dhe ndërtimit të kapaciteteve, ka vënë në pah praninë e problemeve të shumta, me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit në arsimin profesional gjatë punës së tyre. Në fazën fillestare të shqyrtimit të planit, në kuadër të arsimit dhe aftësimit profesional, janë identifikuar një seri sfidash, si mungesa e Kurrikulës bërthamë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, mospërshtatja e programeve të AAP-së me kërkesat e tregut të punës, vështirësitë në sigurimin e materialeve mësimore për arsimin profesional, mangësitë në punën praktike dhe praktikën profesionale, si dhe buxheti i pamjaftueshëm. Numri i teksteve shkollore është shumë i vogël në shkollat profesionale, andaj mësimdhënësit janë të detyruar të sigurojnë material mësimor prej shumë burimeve, të cilat kërkohet të jenë në harmoni me kurrikulat dhe profilet e caktuara, në mënyrë që nxënësit të mos e ndiejnë mungesën e literaturës. Duke e ditur se edhe tekstet ekzistuese janë me sistem të vjetër dhe kanë nevojë për rishikim, mungesa e teksteve shkollore pamundëson rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe nxënie në shkollat profesionale. Prandaj, edhe e shtroj pyetjen për këtë çështje: A do të ketë në të ardhmen tekste shkollore për profile të caktuara në shkollat profesionale? |
Arbërie Nagavci | Po |
29/09/2022 | Kulturë |
Çka keni bë ju si ministri që sado pak të ndikoni nëpërmjet buxhetit tuaj në mënyrë që bibliotekat të kenë tituj të rinj librash, po edhe investime tjera?
Çka keni bë ju si ministri që sado pak të ndikoni nëpërmjet buxhetit tuaj në mënyrë që bibliotekat të kenë tituj të rinj librash, po edhe investime tjera? |
Hajrullah Ceku | Po |
14/10/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Kjo agjenci ka një rol ekzekutiv me qëllim të zbatimit të programeve për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Mirëpo me qëllim të menaxhimi
Lexo më shumë
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Kjo agjenci ka një rol ekzekutiv me qëllim të zbatimit të programeve për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Mirëpo me qëllim të menaxhimit dhe realizimit sa më të mirë të punës dhe proceseve për mbështetje financiare të fermerëve kosovarë, qoftë përmes granteve apo subvencioneve, ka zhvilluar teknologji të sistemit të informacionit, ku këto sisteme mbështesin procesin duke filluar nga aplikimi, kontrolli administrativ, miratimi, ekzekutimi i pagesave për përfitues të projekteve për zhvillim rural që janë grantet si dhe pagesa direkte subvencione bujqësore. Mirëpo, vitin e kaluar një auditim i publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit ka nxjerrë në pah mangësi të theksuara të këtij sistemi të aplikacionit, të cilat nuk përmbajnë standarde të kërkuara që të menaxhojnë në mënyrë efikase dhe të sigurt proceset për shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve bujqësore, sistem i qasshëm i lehtë dhe po ashtu edhe rruajtja e të dhënave personale, ashtu siç kërkohet me ligj. Çfarë keni ndërmarrë ju si ministër dhe ministri për ta forcuar këtë mekanizëm kontrollues, në mënyrë që të përforcohen kontrollet e aplikacionit, qasja, ruajtja e gjurmëve, sepse nëse intervenohet në sistem, të mbetet gjurmë se kush ka bërë ndryshim në sistem apo edhe ruajtja e të dhënave personale, çka është edhe e garantuar me ligj? Faleminderit! |
Faton Peci | Po |
09/12/2022 | Kulturë |
Çka ka ndërmarrë ministria juaj që të evidentohen dëmet e shkaktuara tek Kalaja e Artanës gjatë procesit të restaurimit, apo që mund të shkaktohen në vazhdimësi, dhe po ashtu a do të adresohet kjo çështje në UNESCO ani pse ne nuk jemi anëtar, dhe
Lexo më shumë
Çka ka ndërmarrë ministria juaj që të evidentohen dëmet e shkaktuara tek Kalaja e Artanës gjatë procesit të restaurimit, apo që mund të shkaktohen në vazhdimësi, dhe po ashtu a do të adresohet kjo çështje në UNESCO ani pse ne nuk jemi anëtar, dhe a jeni në dijeni se çfarë ka ndodhur me kallëzim penal, i cili është shtruar nga Ministria e Kulturës në vitin 2019 |
Hajrullah Ceku | Po |
09/12/2022 | Kulturë |
Pyetjen të cilën do ta shtroj është në lidhje me Palestrën e Sportit në komunës e Vitisë, e cila është një projekt i cili ka filluar qysh në vitin 2017 me një kod buxhetor 13454 me një kosto prej një milion e 168 mijë euro dhe ishte paraparë që ky projek
Lexo më shumë
Pyetjen të cilën do ta shtroj është në lidhje me Palestrën e Sportit në komunës e Vitisë, e cila është një projekt i cili ka filluar qysh në vitin 2017 me një kod buxhetor 13454 me një kosto prej një milion e 168 mijë euro dhe ishte paraparë që ky projekt të zgjaste tre vjet. 41 Më lejoni t’ju them se Vitia ka edhe sportistë me norma olimpike të shenjëtarisë, ka edhe klube të basketbollit, futbollit, gjimnastikës, shenjëtarisë, prandaj është një hendikep i madh që komuna e Vitisë ende nuk e ka këtë palestër sportive funksionale. Më intereson ta di, të lutem, kur ka mundësi që ky projekt të kryhet, ku është problemi? |
Hajrullah Ceku | Po |
02/02/2023 | Arsim |
Shpeshherë e kam parë e vërejtur e dëgjuar edhe në komision që në deklarimet e juaja publike ke ngritur shqetësimin se edhe përkundër se Qeveria ka miratuar 520 pozita për psikologë shkollorë, për fat të keq, më pak se një e treta e tyre janë të punësuar
Lexo më shumë
Shpeshherë e kam parë e vërejtur e dëgjuar edhe në komision që në deklarimet e juaja publike ke ngritur shqetësimin se edhe përkundër se Qeveria ka miratuar 520 pozita për psikologë shkollorë, për fat të keq, më pak se një e treta e tyre janë të punësuar. Ne e dimë se me Ligjin e vetëqeverisjes lokale, d.m.th. është kompetencë e komunës për të hapur konkurset dhe t’i menaxhojë burimet njerëzore dhe të menaxhojë si proces, andaj a ka informacione të sakta prej komunave se a janë duke iu përmbajtur kërkesave tuaja si Ministri |
Arbërie Nagavci | Po |
09/02/2023 | Ekonomi |
A ke mundësi të na japësh një sqarim, sepse kam pasur pyetje shumë edhe nga qytetarët, e po ashtu edhe nga biznese të ndryshme, se çfarë ka ndodhur me zonën ekonomike të fshatit Budrigë të Vitisë?
A ke mundësi të na japësh një sqarim, sepse kam pasur pyetje shumë edhe nga qytetarët, e po ashtu edhe nga biznese të ndryshme, se çfarë ka ndodhur me zonën ekonomike të fshatit Budrigë të Vitisë? |
Rozeta Hajdari | Po |
23/02/2023 | Qeverisje Lokale |
Në muajin prill të vitit 2022 keni nënshkruar dhe keni filluar me nismën në fakt për kartën e komunave të gjelbra dhe të qëndrueshme. Kam dëshirë ta di se sa komuna e kanë nënshkruar këtë kartë, si ka avancuar ky proces, në mënyrë që të ketë një harmoniz
Lexo më shumë
Në muajin prill të vitit 2022 keni nënshkruar dhe keni filluar me nismën në fakt për kartën e komunave të gjelbra dhe të qëndrueshme. Kam dëshirë ta di se sa komuna e kanë nënshkruar këtë kartë, si ka avancuar ky proces, në mënyrë që të ketë një harmonizim sa më të mirë në nivelin vertikal, d.m.th. ministri dhe pushteti lokal? |
Elbert Krasniqi | Po |
23/02/2023 | Ekonomi |
Çka keni ndërmarrë ju si Ministri me politikat e juaja, për sektorin e mishit të pules? Unë e di që në udhëzimin administrativ, ministri i 26 Bujqësisë veç e ka paraparë ta subvencionojë edhe këtë kategori, rritjen e zogjve, mirëpo më intereson në
Lexo më shumë
Çka keni ndërmarrë ju si Ministri me politikat e juaja, për sektorin e mishit të pules? Unë e di që në udhëzimin administrativ, ministri i 26 Bujqësisë veç e ka paraparë ta subvencionojë edhe këtë kategori, rritjen e zogjve, mirëpo më intereson në politikat tuaja si Ministri e Ekonomisë, cilat janë masat konkrete, apo keni edhe rezultate konkrete në lidhje me këtë drejtim? |
Rozeta Hajdari | Po |
20/04/2023 | Financa |
Çka keni ndërmarrë si ministri, sepse kjo është një problematikë edhe te shëndetësia, edhe te arsimi, edhe te investimet kapitale, në mënyrë që të ketë ulje të shpenzimeve nëpërmjet vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore dhe të mos dëmtohet Buxheti
Lexo më shumë
Çka keni ndërmarrë si ministri, sepse kjo është një problematikë edhe te shëndetësia, edhe te arsimi, edhe te investimet kapitale, në mënyrë që të ketë ulje të shpenzimeve nëpërmjet vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore dhe të mos dëmtohet Buxheti i Republikës së Kosovës. |
Hekuran Murati | Po |
20/04/2023 | Infrastrukturë |
E di që ka pasur kërkesë nga Komuna e Deçanit për mbulueshmëri të re me antenë të VALA-s. Çfarë ka ndërmarrë Telekomi i Kosovës, sepse e di që ka ndarë një buxhet të caktuar për teknologji informative në lidhje me mbulueshmëri të terrenit, a do të
Lexo më shumë
E di që ka pasur kërkesë nga Komuna e Deçanit për mbulueshmëri të re me antenë të VALA-s. Çfarë ka ndërmarrë Telekomi i Kosovës, sepse e di që ka ndarë një buxhet të caktuar për teknologji informative në lidhje me mbulueshmëri të terrenit, a do të ketë vendosje të antenave në këto bjeshkë në të ardhmen? |
Artane Rizvanolli | Po |
20/04/2023 | Arsim |
Sa keni arritur ju që të harmonizoheni me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizim të mësimit shqip në mërgatë? Sa shkolla të tilla funksionojnë? Sa mësues punojnë në këto shkolla dhe a ka bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë në këtë fu
Lexo më shumë
Sa keni arritur ju që të harmonizoheni me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizim të mësimit shqip në mërgatë? Sa shkolla të tilla funksionojnë? Sa mësues punojnë në këto shkolla dhe a ka bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë në këtë fushë, kur e dimë që keni bërë edhe shumë marrëveshje me shtetin tonë amë, Shqipërinë |
Arbërie Nagavci | Po |
06/10/2023 | Arsim |
Më intereson ta di, e di që e keni përpiluar dhe e keni hartuar një udhëzim administrativ, mirëpo çka keni ndërmarrë, në mënyrë që të adresohet kjo çështje e cila është mjaft sfiduese për Ministrinë e Arsimit?
Më intereson ta di, e di që e keni përpiluar dhe e keni hartuar një udhëzim administrativ, mirëpo çka keni ndërmarrë, në mënyrë që të adresohet kjo çështje e cila është mjaft sfiduese për Ministrinë e Arsimit? |
Arbërie Nagavci | Po |
06/10/2023 | Arsim |
Shpeshherë është dëshmuar që komunat nuk të janë përgjigjur sidomos në çështjet e mësimdhënësve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe psikologëve. A është çështja që nuk po përgjigjen, nuk po i marrin parasysh rekomandimet edhe tuajat që i keni dhënë edhe
Lexo më shumë
Shpeshherë është dëshmuar që komunat nuk të janë përgjigjur sidomos në çështjet e mësimdhënësve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe psikologëve. A është çështja që nuk po përgjigjen, nuk po i marrin parasysh rekomandimet edhe tuajat që i keni dhënë edhe në kornizën afatmesme të shpenzimeve që u shkon qarkorja e parë komunave, pikërisht për pensionimin e mësimdhënësve, si dhe kur është në pyetjet të rikualifikimi; a mendoni që udhëzimi administrativ do ta adresojë qartë këtë çështje? |
Arbërie Nagavci | Po |
06/10/2023 | Sport |
Ministër, e di që ke pasur edhe në bashkëpunim me shumë komuna, a mund të na informoni se sa nxënës ka përfituar nga projekti "Ecje drejt Malit", sa shkolla, dhe sa komuna i janë përgjigjur kësaj thirrjeje, dhe në fund sa ka qenë kostoja e këti
Lexo më shumë
Ministër, e di që ke pasur edhe në bashkëpunim me shumë komuna, a mund të na informoni se sa nxënës ka përfituar nga projekti "Ecje drejt Malit", sa shkolla, dhe sa komuna i janë përgjigjur kësaj thirrjeje, dhe në fund sa ka qenë kostoja e këtij programi, i cili është jashtëzakonisht i qëlluar për fëmijët tanë? |
Hajrullah Ceku | Po |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
Nëse ke mundësi të na e japësh një sqarim se çfarë ka ndodhur me projektin e magjistrales Prishtine-Peje?
Nëse ke mundësi të na e japësh një sqarim se çfarë ka ndodhur me projektin e magjistrales Prishtine-Peje? |
Liburn Aliu | Po |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
Më intereson, ministër, nëse e ke informacionin ta di se si ka rrjedhur procedura për projektin e rruges ne Topille, pasi që ky projekt është dashur të përfundohet në vitin 2019?
Më intereson, ministër, nëse e ke informacionin ta di se si ka rrjedhur procedura për projektin e rruges ne Topille, pasi që ky projekt është dashur të përfundohet në vitin 2019? |
Liburn Aliu | Po |