Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
11/06/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Vazhdimisht kemi dëgjuar për ankesa dhe parregullsi nga ana e bujqve lidhur me mënyrën se si janë shpërndarë grandet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. I nderuar ministër, kjo është pyetje e shumë qytetarëve të interesuar, se cili do të jetë modaliteti i
Lexo më shumë
Vazhdimisht kemi dëgjuar për ankesa dhe parregullsi nga ana e bujqve lidhur me mënyrën se si janë shpërndarë grandet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. I nderuar ministër, kjo është pyetje e shumë qytetarëve të interesuar, se cili do të jetë modaliteti i shpërndarjes së grandeve nën drejtimin e Ministrisë nga ana e juaj? |
Faton Peci | Po |
07/04/2022 | Kulturë |
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Komuna e Mitrovicës ka nisur një betejë me trashëgiminë kulturore. Në planin zhvillimor komunal potencohet qartazi tek infrastruktura publike ndërtimi i muzeut të q
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Komuna e Mitrovicës ka nisur një betejë me trashëgiminë kulturore. Në planin zhvillimor komunal potencohet qartazi tek infrastruktura publike ndërtimi i muzeut të qytetit përballë Shtëpisë së Armatës, duke lënë hapësirë për dyshimet se çfarë do të ndodhë me Shtëpinë e Armatës, sidomos kur lexohet fusha e prioriteteve strategjike për krijimin dhe zhvillimin e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve kulturore. Muzeu i qytetit planifikon të ndërtohet përballë Shtëpisë së Armatës, që nënkupton përtej rrugës ‘Shemsi Ahmeti’, e cila ndanë pronat tërësisht dhe largazi. Komuna nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me objektin në fjalë. Shtëpia e Armatës, kjo ndërtesë duhet të ruhet e të shërbejë si rrëfim për torturat dhe ndjekjet, që shqiptarët i kanë përjetuar në kohën kur është ndërtuar ky objekt nga shteti jugosllav. Pra, i shërben memories kolektive. I nderuar ministër, Duke kuptuar ndarjen e kompetencave gjithsesi, por të shqetësuar për këtë dukuri, pyetja është se a do të ndërmerret diçka nga ana e ministrisë suaj për ruajtjen e këtij objekti. Faleminderit! |
Hajrullah Ceku | Po |
26/05/2022 | Arsim |
Faleminderit, kryetar! E nderuar ministre, Në kuadër të buxhetit të shtetit për vitin 2022, është edhe ndërtimi i shkollës në fshatin Ponoshec në Komunën e Gjakovës. Për këtë projekt edhe Komuna e Gjakovës ka ndarë një shumë në vlerë prej 150 mijë euro n
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! E nderuar ministre, Në kuadër të buxhetit të shtetit për vitin 2022, është edhe ndërtimi i shkollës në fshatin Ponoshec në Komunën e Gjakovës. Për këtë projekt edhe Komuna e Gjakovës ka ndarë një shumë në vlerë prej 150 mijë euro nga buxheti i saj. Megjithatë, punimet në terren ende nuk kanë filluar edhe përkundër faktit që mjetet financiare ekzistojnë. E nderuar ministre, A mund të na informoni se çfarë veprime konkrete po ndërmerr Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në realizimin e këtij projekti dhe kur pritet që fillojnë punimet? |
Arbërie Nagavci | Po |
04/08/2022 | Arsim |
Cilat janë masat që do të merren nga ana e Ministrisë së Arsimit për të luftuar konfliktin e interesit?
Cilat janë masat që do të merren nga ana e Ministrisë së Arsimit për të luftuar konfliktin e interesit? |
Arbërie Nagavci | Jo |
14/10/2022 | Sport |
Javën që shkoi kemi parë lansimin e projektit “Kosova, shtet i xhudos”. Sa fuqizon ky projekt përkrahjen institucionale në këtë sport dhe në cilat aspekte konkretisht?
Javën që shkoi kemi parë lansimin e projektit “Kosova, shtet i xhudos”. Sa fuqizon ky projekt përkrahjen institucionale në këtë sport dhe në cilat aspekte konkretisht? |
Hajrullah Ceku | Po |
27/10/2022 | Infrastrukturë |
Sigurisht se jeni të informuar me probleme të shumta që kanë banorët e veriut të Kosovës. Një nga këto probleme është edhe transporti për banorët, duke pasur parasysh distancën, sidomos të fshatrave Koshtovë, Bistricë dhe Cerajë. A planifikon të kthehet
Lexo më shumë
Sigurisht se jeni të informuar me probleme të shumta që kanë banorët e veriut të Kosovës. Një nga këto probleme është edhe transporti për banorët, duke pasur parasysh distancën, sidomos të fshatrave Koshtovë, Bistricë dhe Cerajë. A planifikon të kthehet transporti humanitar, apo të ofrohet ndonjë zgjidhje tjetër për këtë problem, për këta banorë? |
Liburn Aliu | Po |
09/12/2022 | Kulturë |
A mund të na e shpjegoni infrastrukturën ligjore dhe mundësitë që i ka ministria juaj për ta ruajtur këtë objektin e shtëpisë së Islam Shipolit?
A mund të na e shpjegoni infrastrukturën ligjore dhe mundësitë që i ka ministria juaj për ta ruajtur këtë objektin e shtëpisë së Islam Shipolit? |
Hajrullah Ceku | Po |
16/02/2023 | Arsim |
A mund të na njoftoni se çfarë hapa po merren nga institucionet tona për edukimin dhe ruajtjen e fëmijëve tanë gjatë përdorimit të internetit?
A mund të na njoftoni se çfarë hapa po merren nga institucionet tona për edukimin dhe ruajtjen e fëmijëve tanë gjatë përdorimit të internetit? |
Arbërie Nagavci | Po |
16/02/2023 | Shërbime Publike |
Në disa pjesë të fshatrave të komunës së Istogut, siç janë Shushicë e Ulët e Tomoc, ka probleme të theksuara me rrjetin telefonik të operatorit Vala.
A ka plan nga operatori Vala për rregullimin e këtij problemi dhe në ç’ periudhë kohore mund të
Lexo më shumë
Në disa pjesë të fshatrave të komunës së Istogut, siç janë Shushicë e Ulët e Tomoc, ka probleme të theksuara me rrjetin telefonik të operatorit Vala. A ka plan nga operatori Vala për rregullimin e këtij problemi dhe në ç’ periudhë kohore mund të evitohet ky problem? |
Artane Rizvanolli | Po |
06/04/2023 | Kulturë |
A mund të na njoftoni më shumë për marrëveshjet, si dhe për përfitimet që do të kenë bibliotekat komunale?
A mund të na njoftoni më shumë për marrëveshjet, si dhe për përfitimet që do të kenë bibliotekat komunale? |
Hajrullah Ceku | Po |
07/03/2024 | Infrastrukturë |
Pyetja ime për ju sot është se, në çfarë faze aktualisht është projekti i ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Mitrovicës
Pyetja ime për ju sot është se, në çfarë faze aktualisht është projekti i ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Mitrovicës |
Liburn Aliu | Po |
06/10/2023 | Shërbime Publike |
Pyetja është kjo: a ka ndonjë plan konkret ministria për ndërtimin dhe funksionalizimin e ujësjellësit në zonën e Shalës së Bajgorësdhe nëse po, kur pritet të fillojë implementimi i atij plani?
Pyetja është kjo: a ka ndonjë plan konkret ministria për ndërtimin dhe funksionalizimin e ujësjellësit në zonën e Shalës së Bajgorës dhe nëse po, kur pritet të fillojë implementimi i atij plani? |
Artane Rizvanolli | Po |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
A është kontraktuar kompania mbikëqyrëse pasi që kanë kaluar disa muaj nga shkëputja e kontratës dhe akoma nuk kemi një informim për këtë çështje, dhe sa do të zgjasë procedura e kontraktimit të kompanisë punëkryerëse të projektit të rrugës Prishtinë-Mit
Lexo më shumë
A është kontraktuar kompania mbikëqyrëse pasi që kanë kaluar disa muaj nga shkëputja e kontratës dhe akoma nuk kemi një informim për këtë çështje, dhe sa do të zgjasë procedura e kontraktimit të kompanisë punëkryerëse të projektit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë? |
Liburn Aliu | Po |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
A mund ta dimë se ku janë ngecjet që kanë quar në ndaljen e realizimin e projektit të shtratit të Lumit Sitnica dhe cilat janë hapat që Ministria po planifikon t’i ndërmarrë për rifillimin e punimeve?
A mund ta dimë se ku janë ngecjet që kanë quar në ndaljen e realizimin e projektit të shtratit të Lumit Sitnica dhe cilat janë hapat që Ministria po planifikon t’i ndërmarrë për rifillimin e punimeve? |
Liburn Aliu | Po |