Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
27/05/2021 | Arsim |
E nderuar ministre, Ne e dimë që Këshilli Drejtues është njëra nga struktura më të rëndësishme të strukturave menaxhuese dhe udhëheqësit të Universitetit të Prishtinës. Kohëve të fundit është duke u përfolur një çalim, qoftë në komunikimin ndërmjet menax
Lexo më shumë
E nderuar ministre, Ne e dimë që Këshilli Drejtues është njëra nga struktura më të rëndësishme të strukturave menaxhuese dhe udhëheqësit të Universitetit të Prishtinës. Kohëve të fundit është duke u përfolur një çalim, qoftë në komunikimin ndërmjet menaxhmentit dhe Këshillit Drejtues dhe, në përgjithësi vetë funksionalitetit të këtij këshilli, pasi që të emërohej nga ministria, përkatësisht qeveria pararendëse, disa prej tyre, njëri ta zëmë, për shembull, nuk ka marrë pjesë fare në mbledhje të Këshillit Drejtues, përpos mbledhjes konstituive, një anëtare tjetër ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares, ndërsa kryesuesi ose kryetari aktual tashmë është futur në vitin e dytë të kryesimit që është pak a shumë ligjërisht diskutabile. E për më tepër, nga disa informata që kam, ai ka kërkuar edhe lirim nga detyre. Meqë kjo është instancë vitale për funksionimin e universitetit dhe meqë universiteti është tash e sa kohë duke funksionuar në rrethana goxha të vështira, më interesoj të di a do të ndërmerrni dhe a do t’i përdorni autorizimet tuaja për të rifunksionalizuar këtë këshill, në mënyrë që universiteti t’i kthehet normalitetit. Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |