Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
02/08/2021 | Arsim |
Në komunën e Gjilanit ka kohë që është duke u ndërtuar Shkolla e Mesme e Muzikës. Edhe pse me shumë vonesë, kjo shkollë ende nuk është funksionalizuar. E njëjta duke u ndërtuar ka filluar edhe të dëmtohet. Gjithashtu, nga të reshurat e shiut brenda objek
Lexo më shumë
Në komunën e Gjilanit ka kohë që është duke u ndërtuar Shkolla e Mesme e Muzikës. Edhe pse me shumë vonesë, kjo shkollë ende nuk është funksionalizuar. E njëjta duke u ndërtuar ka filluar edhe të dëmtohet. Gjithashtu, nga të reshurat e shiut brenda objektit pikon uji, për të cilën gjë kemi ngritur këtë shqetësim edhe në Komunën e Gjilanit. E nderuara ministre Nagavci, pyetja ime konkrete është: A do të jetë i gatshëm objekti i Shkollës së Mesme të Muzikës për muajin shtator, ashtu që nxënësit të kenë mundësi ta fillojnë vitin e ri shkollor në objektin e ri? Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |
04/10/2021 | Sport |
Me vite të tëra qeveritë e kaluara u kanë premtuar qytetarëve gjilanas ndërtimin e një stadiumi modern dhe sipas standardeve të UEFA-s, në qytetin e Gjilanit. Një fushë e tillë moderne për të gjithë futbolldashësit është e domosdoshme në qytetin e Gjilan
Lexo më shumë
Me vite të tëra qeveritë e kaluara u kanë premtuar qytetarëve gjilanas ndërtimin e një stadiumi modern dhe sipas standardeve të UEFA-s, në qytetin e Gjilanit. Një fushë e tillë moderne për të gjithë futbolldashësit është e domosdoshme në qytetin e Gjilanit, edhe nga fakti i pjesëmarrjes aktive në gara ndërkombëtare të dy ekipeve nga ky qytet, ajo e ekipit të Dritës dhe ekipit të Gjilanit. Megjithatë, prolongimi i vazhdueshëm i punimeve dhe ngadalësia në finalizimin e saj paraqet një shqetësim serioz te qytetarët e Gjilanit. Andaj, i nderuar ministër, kur parashihet të përfundojnë punimet në ndërtimin e stadiumit të ri të Gjilanit dhe sa po respektohen standardet e UEFA-s në ndërtimin e saj? |
Hajrullah Ceku | Po |
04/10/2021 | Sport |
Por para një viti kryetari i komunës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se projekti i stadiumit do të kalojë nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i justifikuar kështu ndërprerjet e punimeve. Pra, i nderuar ministër, A është ky proje
Lexo më shumë
Por para një viti kryetari i komunës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se projekti i stadiumit do të kalojë nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i justifikuar kështu ndërprerjet e punimeve. Pra, i nderuar ministër, A është ky projekt tani nën menaxhimin e ministrisë tuaj? |
Hajrullah Ceku | Po |
04/10/2021 | Kulturë |
Në raportin vjetor të punës për vitin 2020 të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore theksohet mungesa e vlerësimit të projekteve të trashëgimisë kulturore dhe domosdoshmëria që këto vlerësime të bëhen vetëm nga ky institucion. Në Ligjin për trash
Lexo më shumë
Në raportin vjetor të punës për vitin 2020 të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore theksohet mungesa e vlerësimit të projekteve të trashëgimisë kulturore dhe domosdoshmëria që këto vlerësime të bëhen vetëm nga ky institucion. Në Ligjin për trashëgimi kulturore, në nenin 5, pika 2. Obligon Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore të bëjë vlerësimin e projekteve të propozuara dhe të parashtruara nga institucionet e fushave përkatëse. Përderisa ministria është përgjegjëse për aprovimin dhe implementimin e këtyre projekteve në baza proporcionale nga buxheti i saj. Andaj, i nderuar ministër, A kemi praktika që vlerësimet e projekteve të propozuara për objekte të trashëgimisë kulturore e kanë bërë komisione të tjera funksionale brenda ministrisë dhe jo Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. |
Hajrullah Ceku | Po |
13/12/2021 | Kulturë |
Faleminderit, i nderuari kryetar i Kuvendit! I nderuari kryeministër Kurti, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, 26 Në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë thirrje publike për o
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuari kryetar i Kuvendit! I nderuari kryeministër Kurti, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, 26 Në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për OJQ të fushës së sportit, për financimin e projekteve, programeve të OJQ-ve në Departamentin e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore për financimin e projekteve të individëve në departamentin e kulturës, për financimin e projekteve në zbatimin e objektivave, rritja e përfshirjes së të rinjve në tregun e punës nëpërmjet edukimit joformal, për mbështetje financiare individëve në fushën e sportit, për mbështetje financiare për sportistë, balerinë dhe valltarë, për shërimin dhe rikuperimin e lëndimeve etj. I nderuari ministër, A mund të na informoni se si ka shkuar ky proces? Si është bërë vlerësimi dhe përzgjedhja e përfituesve dhe cilët do të jenë mekanizmat e monitorimit të përfituesve të mbështetjes financiare? |
Hajrullah Ceku | Po |
07/04/2022 | Arsim |
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Qeveria e Kosovës për herë të parë ka ndarë grant për mësimdhënësit me problem shëndetësor. Granti me vlerë prej 1 700 000 euro është mirëpritur nga mësimdhënësit që kanë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Qeveria e Kosovës për herë të parë ka ndarë grant për mësimdhënësit me problem shëndetësor. Granti me vlerë prej 1 700 000 euro është mirëpritur nga mësimdhënësit që kanë vështirësi për zhvillimin e mësimdhënies së rregullt, për shkak të problemeve shëndetësore. Përkushtimi i Ministrisë së Arsimit në këtë rast nuk ka munguar, duke bërë zgjidhjen e një problemi të vjetër, i cili me të drejtë është ngritur shpeshherë. E nderuar ministre, pasi që grantet e tilla nuk janë shpërndarë asnjëherë më parë, nuk ka ndonjë infrastrukturë ligjore që do të mundësojë që secili mësimdhënës të kryejë punën e vet, pa pasur brengën e ndërprerjes së punës shkaku i shëndetit. Si do të veproni në këtë rast, sa i përket infrastrukturës ligjore dhe kur planifikohet të fillojë shfrytëzimi i këtij granti të ndarë për vitin 2022? |
Arbërie Nagavci | Po |
19/05/2022 | Arsim |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Në programin qeverisës është paraqitur si projekt me prioritet mësimi dual dhe zbatimi i tij në kushtet e Kosovës. Marrë parasysh referencat e shpeshta në boshll
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Në programin qeverisës është paraqitur si projekt me prioritet mësimi dual dhe zbatimi i tij në kushtet e Kosovës. Marrë parasysh referencat e shpeshta në boshllëkun e evidentuar të shkathtësive të të rinjve tanë në profesione të shumta, gjithnjë e më shumë ka mangësi dhe kërkesë nga sipërmarrësit prodhues të Kosovës, krijimi i programeve të mësimit dual është gjithnjë e më shumë emergjencë e përgjithshme, veçanërisht referuar sektorëve prodhues të industrisë së lehtë dhe asaj ushqimore. E nderuar ministre, kur do të kemi rezultatin e parë konkret me programin dual të mësimit në Kosovë dhe çfarë është duke ndodhur aktualisht me përgatitjet e ministrisë në këtë drejtim? |
Arbërie Nagavci | Po |
22/06/2022 | Kulturë |
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Mbrojtja dhe kultivimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë, është fusha më delikate dhe më e cenuar ndër vite. Ka shumë pritje në lidhje me daljen n
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Mbrojtja dhe kultivimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë, është fusha më delikate dhe më e cenuar ndër vite. Ka shumë pritje në lidhje me daljen në pah të kësaj pasurie, e cila, po ashtu do të ishte paraprijëse e një programi të vërtetë turistik të Kosovës. I nderuar ministër, Sa monumente, objekte apo komplekse të fondit tonë të Trashëgimisë Kulturore janë duke u punuar aktualisht nga projektet me bashkëpunimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe cilat janë planifikimet që keni për vitin 2023? Faleminderit! |
Hajrullah Ceku | Po |
14/07/2022 | Arsim |
Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Studentët shpenzojnë të ardhurat e tyre për t’u arsimuar, por pavarësisht shpenzimeve, mundin e bërë, si dhe kohën e kaluar, në fund të studimeve disa nga ta u pajisen me diploma të pavlef
Lexo më shumë
Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Studentët shpenzojnë të ardhurat e tyre për t’u arsimuar, por pavarësisht shpenzimeve, mundin e bërë, si dhe kohën e kaluar, në fund të studimeve disa nga ta u pajisen me diploma të pavlefshme. Këto ndodhën pasi që kolegje e universitete regjistruan studentë në programe të pa akredituara, e disa edhe për shkak të tejkalimit të numrit të studentëve përtej vendimi të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. E nderuara ministre, A kemi kolegje e universitete të cilat kanë regjistruar studentë në programe të caktuara, e të cilat nuk janë të akredituara? Ose, konkretisht, a është i akredituar dhe i licencuar Kolegji Universum, në programin infermieri në të PEARSON. Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |
27/10/2022 | Financa |
A mund të na informoni shkurtimisht për shërbimet që po ofrohen për bizneset e Kosovës në këtë Portin e Durrësit? Sa është ulja e kostove për bizneset dhe cilat janë benefitet për biznese dhe ekonominë e vendit, që nga fillimi i zhdoganimit të plotë dhe
Lexo më shumë
A mund të na informoni shkurtimisht për shërbimet që po ofrohen për bizneset e Kosovës në këtë Portin e Durrësit? Sa është ulja e kostove për bizneset dhe cilat janë benefitet për biznese dhe ekonominë e vendit, që nga fillimi i zhdoganimit të plotë dhe dalja në det? |
Hekuran Murati | Po |
09/02/2023 | Mjedis |
Pasi që Komuna e Gjilanit ka kryer të gjithë procesin e shpronësimit të pronave për projektin e impiantit të ujërave të zezadhe ka deponuar mjetet buxhetore që i takojnë komunës, na njoftoni se ku është procesi për fillimin e ndërtimit të këtij impianti
Lexo më shumë
Pasi që Komuna e Gjilanit ka kryer të gjithë procesin e shpronësimit të pronave për projektin e impiantit të ujërave të zeza dhe ka deponuar mjetet buxhetore që i takojnë komunës, na njoftoni se ku është procesi për fillimin e ndërtimit të këtij impianti në komunën e Gjilani? |
Artane Rizvanolli | Po |
09/03/2023 | Drejtësi |
Pasi që në detyrën tuaj përveç infrastrukturës ligjore, tani i keni edhe shërbimet sociale, a mund të na njoftoni se çka keni ndërmarrë për të miturit, të cilët bien ndesh me ligjin, duke pasur parasysh fazën e parandalimit deri tek integrimi i tyre në s
Lexo më shumë
Pasi që në detyrën tuaj përveç infrastrukturës ligjore, tani i keni edhe shërbimet sociale, a mund të na njoftoni se çka keni ndërmarrë për të miturit, të cilët bien ndesh me ligjin, duke pasur parasysh fazën e parandalimit deri tek integrimi i tyre në shoqëri pas kryerjes së ndonjë vepre penale nga të miturit? |
Albulena Haxhiu | Po |
06/04/2023 | Infrastrukturë |
A mund të na njoftoni se cilat kanë qenë arsyet e ngadalësimit dhe ndërprerjes së punimeve në rrugën Gjilan - Kllokot dhe kur pritet që të rifillojnë punimet?
A mund të na njoftoni se cilat kanë qenë arsyet e ngadalësimit dhe ndërprerjes së punimeve në rrugën Gjilan - Kllokot dhe kur pritet që të rifillojnë punimet? |
Liburn Aliu | Po |
13/04/2023 | Arsim |
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit tëçerdhes publike në Istog, por edhe përkushtimin e MASHT-it rreth reformës rrënjësore në transformimin e infrastrukturës mësimore gjithandej vendit, cilat janë hapat që keni menduar t’i ndërmerrni
Lexo më shumë
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit të çerdhes publike në Istog, por edhe përkushtimin e MASHT-it rreth reformës rrënjësore në transformimin e infrastrukturës mësimore gjithandej vendit, cilat janë hapat që keni menduar t’i ndërmerrni si ministri, që ky projekt të rinisë dhe të përfundojë në periudhën kohore sa më optimale. |
Arbërie Nagavci | Po |