Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
27/05/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar deputetë, Kam një pyetje për ministren e Drejtësisë, zonjën Albulena Haxhiu. Vitin e kaluar, e nderuara ministre, e kishit anuluar procesin e provimit të noterisë me arsyetimin se ky proces ka qenë i
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar deputetë, Kam një pyetje për ministren e Drejtësisë, zonjën Albulena Haxhiu. Vitin e kaluar, e nderuara ministre, e kishit anuluar procesin e provimit të noterisë me arsyetimin se ky proces ka qenë i komprometuar dhe i përcjellë me parregullsi të shumta. I njëjti proces, pothuajse për të njëjtat arsye, ishte kundërshtuar edhe nga aktorë të tjerë në Kosovë. Marrë parasysh numrin e vogël të noterëve e, në anën tjetër, interesin e madh të kandidatëve për t’iu nënshtruar provimit të noterisë, ju lutem, a mund të na njoftoni se cilat janë veprimet që do të ndërmerrni në këtë drejtim? |
Albulena Haxhiu | Po |
27/05/2021 | Drejtësi |
E nderuar ministre, Në radhë të parë po më intereson se a ka ndonjë komunë në Kosovë ku nuk ka fare noterë të licencuar. Dhe, e dyta, po ashtu keni përmendur dhe paralajmëruar se do të merreni me çështjen e tarifave për noterë dhe përmbaruesit. Çf
Lexo më shumë
E nderuar ministre, Në radhë të parë po më intereson se a ka ndonjë komunë në Kosovë ku nuk ka fare noterë të licencuar. Dhe, e dyta, po ashtu keni përmendur dhe paralajmëruar se do të merreni me çështjen e tarifave për noterë dhe përmbaruesit. Çfarë veprimesh keni ndërmend ose planifikoni në këtë drejtim? |
Albulena Haxhiu | Po |