Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
28/03/2022 | Drejtësi |
Ministër Murati, sikurse e dini, disa javë më parë Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Komerciale.Duke marrë parasysh se funksionalizimi i kësaj gjykate ka rëndësi shumë të madhe si në uljen dhe përshpejtimin
Lexo më shumë
Ministër Murati, sikurse e dini, disa javë më parë Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Komerciale.Duke marrë parasysh se funksionalizimi i kësaj gjykate ka rëndësi shumë të madhe si në uljen dhe përshpejtimin e rasteve, sidomos të natyrës ekonomike tregtare, njësoj edhe për reduktimin e lëndëve që tashmë janë në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore dhe të Apelit. Më intereson aspekti buxhetor i kësaj Gjykate Komerciale, sidomos kur ka të bëjë me numrin e gjyqtarëve. Projektligji, i cili kaloi në Kuvend, parashihet minimumin nga 20 gjyqtarë për funksionalizimin në start në kësaj gjykate, mirëpo praktikisht ne e dimë që është e pamundur që gjykata të jetë efektive në bazë të qëllimit të ligjvënësit me vetëm 20 gjyqtarë. Pra, parashihet që kjo të funksionalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme do të duhej të ishin diku rreth 50 gjyqtarë. Pyetja ime është sa do të ishte Ministria e Financave e gatshme që të ofronte buxhet të mjaftueshëm për 50 gjyqtarë të Gjykatës Komerciale. |
Hekuran Murati | Po |