Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
20/05/2021 | Infrastrukturë |
nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar media, Të nderuar dhe të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Siç dihet, autostradat në Kosovë tanimë kanë përfunduar dhe për to ekziston elaborati i shpronësimit, i cili përfshin kom
Lexo më shumë
nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar media, Të nderuar dhe të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Siç dihet, autostradat në Kosovë tanimë kanë përfunduar dhe për to ekziston elaborati i shpronësimit, i cili përfshin komunat Prizren, Suharekë, Malishevë, Gllogovc, Fushë-Kosovë, Obiliq, Prishtinë, Graçanicë, Lipjan, Ferizaj, Kaçanik dhe Hani i Elezit. Si pasojë e mosbartjes së kufirit dhe shpronësimit në planet kadastrale dhe operatin kadastral, pronarët e pjesëve të parcelës të pashpronësuara tash e disa vjet nuk mund të gëzojnë asnjë të drejtë juridike të pronës së tyre, si për shembull, ndarjen fizike, shitblerjen, shqyrtimin e trashëgimisë, e të tjera. Në përgjithësi autostradat në Kosovë edhe në gjeoportalin shtetëror nuk mund të dallohen me kufijtë e tyre të shpronësuar, pasi që edhe më tutje planet kadastrale ekzistojnë, kufijtë me numra të parcelave para se të ndodhte shpronësimi, siç shihet edhe në ortofoton nga gjeoportali, domethënë kjo duket, autostrada dhe kufijtë e parcelave të vjetra. Pyetja për ministrin Aliu, që momentalisht nuk është këtu, megjithatë do ta bëj. I nderuar ministër, kur do të bartet në planet kadastrale kufiri i shpronësimit të autostradës Ibrahim Rugova dhe pjesës tjetër të autostradës Arbër Xhaferi, e cila shpije deri në Han të Elezit, përkatësisht deri te kufiri me Maqedoninë e Veriut? Faleminderit! |
Liburn Aliu | Jo |
24/12/2021 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar media, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, I nderuar ministër, Sezoni dimëror tanimë ka filluar dhe në disa rrugë magjistrale dhe regjionale të Kosovës p
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar media, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, I nderuar ministër, Sezoni dimëror tanimë ka filluar dhe në disa rrugë magjistrale dhe regjionale të Kosovës paraqiten të ashtuquajtura pika të zeza në rrugë, terminologji kjo në kuadër të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve. D.m.th. aty ku akumulohet uji në shtresën qarkulluese, pra në asfalt, nga ujërat sipërfaqësorë, si reshjet e shiut, reshjet e borës dhe shkrirja e borës ku pastaj nga temperaturat e ulëta gjatë dimrit krijohen shtresa të akullit të cilat janë potencial për aksidente të trafikut me dëme materiale, e fatkeqësisht në disa raste edhe me fatalitet. Pyetja: A do të ndërmerrni masa që në kuadër të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve magjistrale dhe regjionale, nëpërmjet operatorëve ekonomikë, përkatësisht kompanive të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve, të bëni identifikimin e të ashtuquajturave pika të zeza, eliminimin eventual të tyre dhe në pamundësi eliminimi momental, aty të bëni sinjalizimin e nevojshëm të këtyre pikave të zeza, të cilat paraqesin mjaft rrezik për sigurinë në komunikacionin rrugor. |
Liburn Aliu | Po |
24/12/2021 | Infrastrukturë |
Siç jeni në dijeni edhe ju i nderuar zoti ministër, projekti i filluar për zgjerimin e rrugës magjistrale M2, pjesa e Ferizajt dhe pastaj e ndërprerë, pas ankesave dhe kërkesave të bizneseve që e përshkojnë këtë pjesë të rrugës, të cilat biznese kërkojnë
Lexo më shumë
Siç jeni në dijeni edhe ju i nderuar zoti ministër, projekti i filluar për zgjerimin e rrugës magjistrale M2, pjesa e Ferizajt dhe pastaj e ndërprerë, pas ankesave dhe kërkesave të bizneseve që e përshkojnë këtë pjesë të rrugës, të cilat biznese kërkojnë revidimin dhe ndryshimin e projekteve me qëllim të ndryshimit të parametrave projektues, me gjasë ngushtimin e gjerësisë së rrugës së projektuar, me të filluar të realizohen punimet në këtë projekt, operatori ekonomik, përkatësisht kontraktori, me qëllim të zgjerimit të rrugës ka realizuar një gërmim me gjatësi përafërsisht 100 m, gjerësi të përafërt 4 m dhe thellësi 1,20 m. Si pasojë e këtij gërmimi në thellësi, me prerje vertikale përgjatë rrugës së asfaltuar, vihet shiriti qarkullues, bëhet akumulimi i ujërave atmosferikë si nga reshjet e shiut ashtu edhe nga bora, të cilët dukshëm po e rrezikojnë trupin e tanishëm të rrugës së asfaltuar, me mundësi të rrëshqitjes të ndonjë pjese të shtresës qarkulluese. Por, edhe siç është tani, paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, e sidomos tani gjatë stinës së dimrit. Pyetja: A do të ndërmerrni ndonjë veprim që kjo pjesë e rrugës së sigurohet nga dëmtimi eventual, pra nga rrëshqitja e ndonjë pjese të shiritit qarkullues, si dhe a do të bëni ndonjë intervenim apo sinjalizim pasi kjo pjesë e rrugës siç është tani, paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion. Ju faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
24/12/2021 | Infrastrukturë |
Siç jeni në dijeni edhe ju i nderuar zoti ministër, projekti i filluar për zgjerimin e rrugës magjistrale M2, pjesa e Ferizajt dhe pastaj e ndërprerë, pas ankesave dhe kërkesave të bizneseve që e përshkojnë këtë pjesë të rrugës, të cilat biznese kërkojnë
Lexo më shumë
Siç jeni në dijeni edhe ju i nderuar zoti ministër, projekti i filluar për zgjerimin e rrugës magjistrale M2, pjesa e Ferizajt dhe pastaj e ndërprerë, pas ankesave dhe kërkesave të bizneseve që e përshkojnë këtë pjesë të rrugës, të cilat biznese kërkojnë revidimin dhe ndryshimin e projekteve me qëllim të ndryshimit të parametrave projektues, me gjasë ngushtimin e gjerësisë së rrugës së projektuar, me të filluar të realizohen punimet në këtë projekt, operatori ekonomik, përkatësisht kontraktori, me qëllim të zgjerimit të rrugës ka realizuar një gërmim me gjatësi përafërsisht 100 m, gjerësi të përafërt 4 m dhe thellësi 1,20 m. Si pasojë e këtij gërmimi në thellësi, me prerje vertikale përgjatë rrugës së asfaltuar, vihet shiriti qarkullues, bëhet akumulimi i ujërave atmosferikë si nga reshjet e shiut ashtu edhe nga bora, të cilët dukshëm po e rrezikojnë trupin e tanishëm të rrugës së asfaltuar, me mundësi të rrëshqitjes të ndonjë pjese të shtresës qarkulluese. Por, edhe siç është tani, paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, e sidomos tani gjatë stinës së dimrit. Pyetja: A do të ndërmerrni ndonjë veprim që kjo pjesë e rrugës së sigurohet nga dëmtimi eventual, pra nga rrëshqitja e ndonjë pjese të shiritit qarkullues, si dhe a do të bëni ndonjë intervenim apo sinjalizim pasi kjo pjesë e rrugës siç është tani, paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion. Ju faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
26/05/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, zoti kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar zoti ministër, Rruga Mitrovicë-Prishtinë-Hani i Elezit, ndryshe e njohur edhe si rruga nacionale, tash e dy vjet ndoshta edhe më shumë, për të njëjtën rrugë ka dy shen
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar zoti ministër, Rruga Mitrovicë-Prishtinë-Hani i Elezit, ndryshe e njohur edhe si rruga nacionale, tash e dy vjet ndoshta edhe më shumë, për të njëjtën rrugë ka dy shenjëzime vertikale me shenja të komunikacionit, ku diku kjo rrugë shënohet me M-2 e diku me N2. Ky sinjalizim vertikal me shenja të komunikacionit në rrugën Mitrovicë-Prishtinë-Hani i Elezit mund të shkaktojë huti dhe shqetësim te shtetasit e huaj dhe pjesëmarrësit në trafik, në autostradat, magjistralet e nacionale e regjionale të Kosovës. Rruga nacionale Mitrovicë-Prishtinë-Hani i Elezit në disa raste është e shënuar me shenja vertikale të komunikacionit si N2 ndërsa në disa raste të tjera si rruga M-2. Edhe pse bëhet fjalë për të njëjtën rrugë. Të gjitha daljet nga autostrada R-6 dhe R-7 dhe kyçjet në rrugën MitrovicëPrishtinë-Hani i Elezit janë të shënjuar me M-2, ndërsa në hyrje të Prishtinës, përball spitalit amerikan rruga e Mitrovicës është e shënuar me shenja vertikal të komunikacionit si rruga N2. Ndërsa e njëjta rrugë përballë stacionit të autobusëve, dy shenjëzime për Mitrovicë janë të shënuara me M-2, sikurse edhe te Rrethi kryesor në vazhdim, tregon rrugën për Mitrovicë që është e shënuar me M-2. Ndërsa në lidhje të dalje të Prishtinës drejtimi për Ferizaj është e shënuar me M-2. Të njëjtën te kyçja në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, afër varrezave të dëshmorëve në Kaçanik tregon me shenja të komunikacionit kyçjen për autostradë dhe vazhdimin e rrugës për Kaçanik e që është e shënuar me shenjën vertikale Kaçanik M-2.Nga kjo çka është vërejtur, bëhet fjalë për shenjëzim vertikal të rrugës së njëjtë me shënime të ndryshme si diku M-2 e diku N2. Në aspektin teknik profesional le të shënohet ashtu siç duhet të shënohet, por për të njëjtën rrugë le të ketë vetëm një sinjalizim M-2, apo N2 dhe duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj rruge si dhe prodhimin dhe reprodukimin e hartave edhe nga shumë shtete evropiane, pyetja për ju i nderuar zoti ministër: A do të ndërmerrni diçka që rruga Mitrovicë-Prishtinë-Hani i Elezit e quajtur edhe si rruga nacionale të ketë një sinjalizim të vetëm e jo sikurse deri më tani, ku në disa shenja të komunikacionit rruga në fjalë është e shënuar me M-2 e në disa raste me N2 e që normal nuk është e njëjtë. Ju faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
07/07/2022 | Infrastrukturë |
I nderuar ministër, Ky adresim imi ka të bëjë me çështje e gjendjes së rënduar infrastrukturore në të cilën vazhdon të jetë ura në fshatin Rogovë. Ndonëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një pjesë të mjeteve për rinovimin dhe ndërtimin e kësaj u
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Ky adresim imi ka të bëjë me çështje e gjendjes së rënduar infrastrukturore në të cilën vazhdon të jetë ura në fshatin Rogovë. Ndonëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një pjesë të mjeteve për rinovimin dhe ndërtimin e kësaj ure dhe nuk ka hapa konkretë në fillimin e punimeve. Ndërkohë që ani pse është vendosur që për shkak të gjendjes që ndodhet, kjo urë të mos përdoret për rrugë transporti, po vazhdon të bëhet një gjë e tillë. Prandaj, i nderuar zoti ministër, cilat janë hapat që ministria do të ndërmarrë në përshpejtimin e procedurave për fillimin e këtij projekti. Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
14/07/2022 | Arsim |
I nderuar kryeministër, zoti Albin Kurti, Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Çështja ka të bëjë me mosdefinimin e çështjeve pronësore-juridike të pronave të shkollave dhe objekteve universitare në Republikën e Kosovës. Siç dihet, një numër i ko
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, zoti Albin Kurti, Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Çështja ka të bëjë me mosdefinimin e çështjeve pronësore-juridike të pronave të shkollave dhe objekteve universitare në Republikën e Kosovës. Siç dihet, një numër i konsiderueshëm i pronave dhe objekteve shkollore, madje duke përfshirë këtu edhe objektet dhe pronat universitare në Republikën e Kosovës, çështjet pronësore-juridike i kanë të pazgjidhura, ku shumë nga këto prona evidentojnë në emër të komunave përkatëse, disa evidentojnë në emër të ekonomisë pyjore, e disa ka këto prona evidentohen në emër të personave fizikë. Shumë herë ndodh që gjendja faktike e këtyre pronave të cenohen nga ana e pronarëve juridikë, duke tentuar për të dhënë në shfrytëzim dhe për të ndërtuar objekte që de fakto janë brenda kufirit faktik të posedimit dhe të shfrytëzimit nga institucionet arsimore. Andaj, këto çështje të pazgjidhura pronësore shumë herë krijojnë pakënaqësi tek institucionet dhe drejtuesit e tyre, me që nuk i kanë të definuar çështjet e pronave dhe si të tillë as kufijtë kadastralë të pronave të tyre. Andaj duke u nisur nga kjo që u elaborua, pyetje për ju, e nderuar zonja ministre, është: A do të ndërmerrni ndonjë hap konkret që çështjet pronësore juridike të shkollave, duke u përfshirë këtu edhe objektet universitare të rregullohen dhe titullari i vetëm i këtyre pronave të jetë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë? Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |
14/10/2022 | Kulturë |
Objektet e trashëgimisë kulturore për nga pamja fizike dhe arkitekturës dallojnë mes vete, e me qëllim të inventarizimit dhe arkivimit digjital të gjendjes aktuale të këtyre objekteve, do të ishte mirë të bëhej skanimi në detaje i tyre.
Teknologjitë e
Lexo më shumë
Objektet e trashëgimisë kulturore për nga pamja fizike dhe arkitekturës dallojnë mes vete, e me qëllim të inventarizimit dhe arkivimit digjital të gjendjes aktuale të këtyre objekteve, do të ishte mirë të bëhej skanimi në detaje i tyre. Teknologjitë e avancuara dhe pajisjet e sofistikuara janë në gjendje të bëjnë skanimin në detaje të objekteve, madje me saktësi milimetrike, të cilat pastaj do të arkivoheshin dhe do çdo të jetë e mundur për ta parë se si ishte gjendja fizike dhe arkitektura e atij objekti, e tëra kjo me qëllim të riprojektimit, restaurimit të nevojshëm apo të domosdoshëm si pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore apo dëmtimi eventual të këtyre objekteve. Duke u nisur nga kjo që u elaborua, pyetje për juve i nderuar ministër, është: a do të planifikoni apo ndoshta veç planifikuar të bëni skanimin e objekteve të trashëgimisë kulturore me qëllim të inventarizimit dhe arkivimit digjital të pamjes fizike dhe arkitekturës së këtyre objekteve mjaft të rëndësishme dhe me vlerë historike për shtetin e Kosovës? |
Hajrullah Ceku | Po |
27/10/2022 | Mjedis |
Cilat masa i keni marrë për parandalimin e ndotjes se lumit Nerodime dhe a keni planifikuar ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza të ketij lumit, dhe nëse keni planifikuar, kur do të fillojë implementimi i këtij projekti?
Cilat masa i keni marrë për parandalimin e ndotjes se lumit Nerodime dhe a keni planifikuar ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza të ketij lumit, dhe nëse keni planifikuar, kur do të fillojë implementimi i këtij projekti? |
Liburn Aliu | Po |
17/11/2022 | Arsim |
Shkolla fillore “Emin Duraku” në Kaçanik është një objekt shkollor mjaft i vjetër i ndërtuar gjatë viteve 1950-1952, dhe një aneks i kësaj shkolle i ndërtuar 10 vjet më vonë, përkatësisht gjatë viteve 1960-1962. Tani ky objekt shkollor nuk i
Lexo më shumë
Shkolla fillore “Emin Duraku” në Kaçanik është një objekt shkollor mjaft i vjetër i ndërtuar gjatë viteve 1950-1952, dhe një aneks i kësaj shkolle i ndërtuar 10 vjet më vonë, përkatësisht gjatë viteve 1960-1962. Tani ky objekt shkollor nuk i plotëson kushtet as për së afërmi për mbarëvajtjen e procesit mësimor, duke e pasur parasysh edhe numrin e nxënësve, diku rreth 902 nxënës të përfshirë në 36 paralele dhe dy ndërrime. Andaj, duke u nisur nga kjo që u elaborua, pyetja për juve e nderuar ministre, është: A do të planifikoni apo ndoshta veç keni planifikuar në Buxhetin e vitit 2023, ndërtimin e objektit të shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Durakut” në Kaçanik? |
Arbërie Nagavci | Po |
09/12/2022 | Infrastrukturë |
Cilat janë pengesat dhe problemet që e kanë përcjellë dhe po e përcjellin mos-asfaltimin e rrugës “Idriz Seferi” në Kaçanik, dhe a pritet që punimet të rifillojnë dhe rruga “Idriz Seferi” më në fund të asfaltohet?
Cilat janë pengesat dhe problemet që e kanë përcjellë dhe po e përcjellin mos-asfaltimin e rrugës “Idriz Seferi” në Kaçanik, dhe a pritet që punimet të rifillojnë dhe rruga “Idriz Seferi” më në fund të asfaltohet? |
Liburn Aliu | Po |
13/04/2023 | Infrastrukturë |
A ekziston mundësia që krahas realizimit të projektit dhe rehabilitimit të linjës hekurudhore Fushë-Kosovë - Hani i Elezit të bëni edhe ndërtimin e nënkalimit dhe mbikalimeve të lartë cekura?
A ekziston mundësia që krahas realizimit të projektit dhe rehabilitimit të linjës hekurudhore Fushë-Kosovë - Hani i Elezit të bëni edhe ndërtimin e nënkalimit dhe mbikalimeve të lartë cekura? |
Liburn Aliu | Po |
20/04/2023 | Energji |
A do të ndërmerrni hapa konkret që në këto lagje të Kaçanikut e ndoshta edhe në shumë lagje dhe fshatra të Kosovës, të cilat e kanë një gjendje të tillë me rrjetin e energjisë, të bëhen investime sa i përket zëvendësimit të shtyllave të drurit me ato të
Lexo më shumë
A do të ndërmerrni hapa konkret që në këto lagje të Kaçanikut e ndoshta edhe në shumë lagje dhe fshatra të Kosovës, të cilat e kanë një gjendje të tillë me rrjetin e energjisë, të bëhen investime sa i përket zëvendësimit të shtyllave të drurit me ato të betonit, qëndrueshmërisë, furnizimit dhe stabilitetit të rrjetit elektroenergjetik? |
Artane Rizvanolli | Po |
08/02/2024 | Infrastrukturë |
Pyetja për ministrin Aliu, është: a ka mirëmbajtje verore rruga regjionale Doganaj-Glloboçicë?
Pyetja për ministrin Aliu, është: a ka mirëmbajtje verore rruga regjionale Doganaj-Glloboçicë? |
Liburn Aliu | Jo |
07/03/2024 | Infrastrukturë |
Shqetësimi që dua të ngre unë ka të bëjë me pjesën e rrugës nacionale Hani i Elezit- Prishtinë, pjesa pikërisht në Ferizaj që përshkon pjesën lindore të qytetit të Ferizajt. Kjo pjesë është mjaft e dëmtuar dhe ka pësuar edhe deformime në aspektin horizon
Lexo më shumë
Shqetësimi që dua të ngre unë ka të bëjë me pjesën e rrugës nacionale Hani i Elezit- Prishtinë, pjesa pikërisht në Ferizaj që përshkon pjesën lindore të qytetit të Ferizajt. Kjo pjesë është mjaft e dëmtuar dhe ka pësuar edhe deformime në aspektin horizontal, ka gropa të mjaftueshme për t’i dëmtuar veturat e qytetarëve. Pyetja ime ka të bëjë me planifikimet e juaja, përkatësisht të ministrisë suaj, i nderuar zoti ministër, se çfarë planifikohet në këtë pjesë të rrugës? |
Liburn Aliu | Po |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
Drri ku është arritur në përgatitjen paraprake me qëllim të ndërtimit dhe zgjerimit të rrugës shtetërore në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit dhe kur do të fillojnë punimet në realizimin e këtij projekti?
Drri ku është arritur në përgatitjen paraprake me qëllim të ndërtimit dhe zgjerimit të rrugës shtetërore në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit dhe kur do të fillojnë punimet në realizimin e këtij projekti? |
Liburn Aliu | Po |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
A do të planifikoni apo veç keni planifikuar ta bëni studimin e fizibilitetit për ndërtimin e digës në Kaçanik me qëllim të akumulimit të rezervave ujore dhe furnizimit afatgjatë me ujë të pijes për qytetarët e Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit?
A do të planifikoni apo veç keni planifikuar ta bëni studimin e fizibilitetit për ndërtimin e digës në Kaçanik me qëllim të akumulimit të rezervave ujore dhe furnizimit afatgjatë me ujë të pijes për qytetarët e Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit? |
Liburn Aliu | Po |