Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/04/2021 | Drejtësi |
E nderuara ministre Haxhiu, Rastet e dhunës ndaj grave në familje dhe jashtë saj, sidomos në kohë të Pandemisë e të izolimit janë rritur shumë. Në përgjithësi, ndonëse me disa veprime të vogla, ende këto raste nuk trajtohen si duhet, nuk ka seriozitet ng
Lexo më shumë
E nderuara ministre Haxhiu, Rastet e dhunës ndaj grave në familje dhe jashtë saj, sidomos në kohë të Pandemisë e të izolimit janë rritur shumë. Në përgjithësi, ndonëse me disa veprime të vogla, ende këto raste nuk trajtohen si duhet, nuk ka seriozitet nga institucionet e drejtësisë. Shtëpia pra nuk është vend i sigurt për të gjithë. Cilat janë veprimet që keni marrë, ose do të merrni, si ministri për t’i trajtuar këto raste dhe për të lehtësuar raportimin? |
Albulena Haxhiu | Po |
26/04/2021 | Drejtësi |
Shumë viktima heqin dorë nga drejtësia, për shkak të kushteve të rënda ekonomike. A keni menduar se si t’ua mundësoni atyre qasjen në drejtësi?
Shumë viktima heqin dorë nga drejtësia, për shkak të kushteve të rënda ekonomike. A keni menduar se si t’ua mundësoni atyre qasjen në drejtësi? |
Albulena Haxhiu | Po |
22/02/2022 | Drejtësi |
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar kryeministër, Të nderuar të pranishëm, E nderuar ministri Haxhiu, Po bëhet një muaj prej kur në Qeveri është miratuar Strategjia kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave për vitet 2022-2026. E
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar kryeministër, Të nderuar të pranishëm, E nderuar ministri Haxhiu, Po bëhet një muaj prej kur në Qeveri është miratuar Strategjia kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave për vitet 2022-2026. E dimë që strategjitë e kaluara nuk kanë qenë gjithaq të zbatuara, por megjithatë ka pasur strategji. Tash, çfarë do të bëni këtë herë që ky dokument të trajtohet seriozisht? Pra, cilat janë masat që do të merren, apo që janë ndërmarrë, për zbatimin e kësaj strategjie, e cila duhet t’i mbrojë gratë nga dhuna? |
Albulena Haxhiu | Po |
22/02/2022 | Financa |
Po! Është po ashtu e rëndësishme që aktivitetet që po i përmendni ta kenë mbështetjen financiare. Besoj se edhe kjo është e paraparë, apo jo?
Po! Është po ashtu e rëndësishme që aktivitetet që po i përmendni ta kenë mbështetjen financiare. Besoj se edhe kjo është e paraparë, apo jo? |
Albulena Haxhiu | Po |
14/04/2022 | Arsim |
Faleminderit, nënkryetare! E nderuar ministre, Statistikisht raportohet që më pak se 7% e fëmijëve ndjekin edukimin parashkollorë, është fjala për kopshtet, pa përfshirë klasën përgatitore këtu. Sipas një hulumtimi të botuar nga revista kroate politike-s
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! E nderuar ministre, Statistikisht raportohet që më pak se 7% e fëmijëve ndjekin edukimin parashkollorë, është fjala për kopshtet, pa përfshirë klasën përgatitore këtu. Sipas një hulumtimi të botuar nga revista kroate politike-sociale në dhjetor 2021, në vitin pedagogjik 2019-2020, 6,7% e fëmijëve të moshave 0 deri në 6 vjeç, ishin pjesë e edukimit të hershëm në Kosovë. Prej tyre, shumica pra, 3,9 në sistemin privat dhe 2,8% në atë publik. Kërkesa për edukim të hershëm dhe kujdesin e hershëm po shtohet vitet e fundit kudo botë, për shkak të eksperiencave të fëmijës, por edhe për shkak të rëndësisë që ka kjo më vonë tek ta. Banka Botërore, ta zëmë, vlerëson se shkalla e lartë e ngecjes në fëmijëri, pjesëmarrja e ulët në parashkallore dhe rezultatet e ulëta të të nxënit, janë ndër arsyet kryesore për performansën e dobët. Ndërtimi i çerdheve të reja ka qenë përkushtim i Qeverisë dhe me Ligjin për buxhet për vitin 2022 është paraparë fillimi i tyre. Në këtë drejtim, pyetja ime është se a kanë filluar procedurat për to, në cilën fazë jemi dhe deri ku kanë arritur? |
Arbërie Nagavci | Po |
14/07/2022 | Kulturë |
I nderuar kryeministër, Ministra, Kolegë deputetë, I nderuar ministër Çeku, Çështja që dua të ngre sot, ka të bëjë me stagnimin e punimeve në stadiumin e qytetit dhe fushat e tenist në Komunën e Gjakovës. Deri më tani për këtë projekt janë
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Ministra, Kolegë deputetë, I nderuar ministër Çeku, Çështja që dua të ngre sot, ka të bëjë me stagnimin e punimeve në stadiumin e qytetit dhe fushat e tenist në Komunën e Gjakovës. Deri më tani për këtë projekt janë ndarë 1.1 milion euro. Ndërtimi është pothuajse i bllokuar tash e 18 muaj. Në buxhetin e Shtetit për vitin 2022 janë paraparë financa shtesë, por ende nuk ka ndonjë lëvizje në punimet e këtij projekti. Fusha e tenisit ka stagnuar tërësisht, është ndërtuar objekti, por fusha dhe infrastruktura përcjellëse jo. Ndërkohë që tash e tri vjet ka filluar ndërtimi i tyre. Akuzat e komunës janë që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka bllokuar fondet. I nderuar ministër, Cilët janë hapat që ministria mund të ndërmarrë lidhur me vazhdimin e këtij projekti dhe sa janë të qëndrueshme akuzat nga Komuna e Gjakovës, që ministria i ka bllokuar fondet dhe për këtë arsye janë ndërprerë punimet? Ju faleminderit! |
Hajrullah Ceku | Po |