Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
20/05/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Pyetja ime i drejtohet ministrit të Bujqësisë: i nderuar ministër, vitin e kaluar Qeveria Hoti kishte marrë vendim që për vitin 2020, për shkak të pandemisë, të gjithë fermerëve t’u ndajë dyfish subvencione për sipërfaqe të mbjella dhe për kulturat
Lexo më shumë
Pyetja ime i drejtohet ministrit të Bujqësisë: i nderuar ministër, vitin e kaluar Qeveria Hoti kishte marrë vendim që për vitin 2020, për shkak të pandemisë, të gjithë fermerëve t’u ndajë dyfish subvencione për sipërfaqe të mbjella dhe për kulturat e tjera bujqësore nga programi për pagesat direkte për vitin 2020. Pjesa e parë është paguar pjesë-pjesë, pra vitin e kaluar. Ndërsa, pjesa e dytë, që i takon vitit 2020, një pjesë të fermerëve janë paguar këto subvencione pak para përfundimit të zgjedhjeve të fundit, ndërsa shumicës së fermerëve ende nuk iu është paguar, edhe pse bujqit janë njoftuar për shpërndarje dhe kanë marrë vendime për këto subvencione. I nderuar ministër, stina e pranverës është jetike për fermerët. Në njërën anë bujqit kanë shpenzuar shumicën e fitimeve të vitit paraprak, shto kësaj edhe dëmet që kanë pësuar nga vërshimet dhe, në anën tjetër, është e domosdoshme që të bëjnë investime për të mbjellat në pranverë dhe shumica prej tyre kanë hyrë në borxhe, pra kredi, bazuar në këto vendime. Pyetja për ju, i nderuar ministër, pse nuk po paguhen këto subvencione, pra pjesa e mbetur e vitit të kaluar për fermerët? Dhe, kur pritet të bëhet kjo pagesë? Faleminderit! |
Faton Peci | Po |
25/11/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje, nënkryetare! Ministra, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, I nderuar ministër, Siç jeni në dijeni, është viti i dytë me radhë që kultivuesit e rrushit po kanë vështirësi me shitjen, sepse podrumi i privatizuar, tash
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje, nënkryetare! Ministra, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, I nderuar ministër, Siç jeni në dijeni, është viti i dytë me radhë që kultivuesit e rrushit po kanë vështirësi me shitjen, sepse podrumi i privatizuar, tashmë Stone Castel, nuk ua pranon asnjë sasi me pretekst se ka stoqe të mjaftueshme. Edhe pse, i njëjti në vazhdimësi është mbështetur me subvencione nga Ministria e Bujqësisë dhe vetëm në vitin 2020 ka marrë afër 1,4 milion euro të subvencioneve, pa shtuar këtu edhe pjesën për subvencionet me shitjen e verës. Këtë vit, sipas të dhënave në terren ende të pakonfirmuara nga Instituti i Vreshtarisë, së paku 20% e sipërfaqes me prodhim të rrushit ka mbetur e pavjelë në mungesë të tregut dhe kështu duke i lënë bujqit pa marrjen e bereqetit të tyre nga puna që ata bëjnë. I dashur ministër, Fermerët që e punojnë tokën e tyre në të shumtën e rasteve nuk kanë të ardhur tjetër dhe presin që nga puna e tyre, duke e punuar tonë të bekuar ta sigurojnë kafshatën e bukës. Në këtë drejtim 32 jam i interesuar, jo vetëm unë, por edhe fermerët, të dimë se si do të kompensohen kultivuesit e rrushit për sasinë e pavjelë? Çka do të ndodhë me ta vitin tjetër, pasi i njëjti problem pritet të përsëritet? Cilët hapa i keni ndërmarrë me homologun tuaj në Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet shitja e produkteve sezonale në këto dy shtete? |
Faton Peci | Po |
13/12/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, puna e tejzgjatur, puna pa orar të caktuar, shkëputja e njëanshme e kontratës pa paralajmërim, mungesa e sigurisë fizike në punë, mungesa e kushteve minimale të punës dhe e lëndimeve në vendin e punës, pastaj mo
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, puna e tejzgjatur, puna pa orar të caktuar, shkëputja e njëanshme e kontratës pa paralajmërim, mungesa e sigurisë fizike në punë, mungesa e kushteve minimale të punës dhe e lëndimeve në vendin e punës, pastaj moskompensimi për punë gjatë vikendeve apo festave, vonesa në pagesën e pagave, pastaj mospagesa e kontributeve pensionale apo pagesa me para në dorë, janë disa prej problemeve të cilat i shqetësojnë punëtorët në sektorin privat dhe për dallim, shkeljet në sektorin privat dhe për dallim shkeljet në sektorin publik janë të lidhura kryesisht me parregullsitë në konkurset publike, mungesën e transparencës, punësimin mbi baza partiake dhe nepotizmin. Në këtë këndvështrim, i gjithë ky problem është shkaku i mungesës së inspektimeve të rregullta dhe sistematike nga shteti, e që padyshim është ndër faktorët kryesorë që ka shkaktuar këtë gjendje. Përmirësimi i shëndetit dhe i sigurisë në punë përbën një nga zotimet e Qeverisë Kurti, pra Qeverisë Kurti 2 i artikuluar edhe në planin e veprimit ERA 2, i cili u miratua së fundmi edhe në Kuvendin e Kosovës. për më tepër, njëra ndër masat e këtij plani është që të bëhet rritja e numrit të inspektorëve për 20 inspektorë. I nderuar ministër, Përkundër këtyre planifikimeve, buxheti i Inspektoratit të Punës në kuadër të Projektbuxhetit për vitin 2022 i miratuar nga Qeveria e Kosovës është paraparë të jetë 790 632 euro. Pra, nuk është përfshirë ky numër prej 20 inspektorëve. Pyetja ime qëndron në atë se si do të veprojmë tutje në pjesën e parë të vitit 2022 dhe si është planifikimi, sa është numri i inspektorëve që pritet për vitin 2022? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
14/04/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për Kabinetin qeveritar, Kryeministrin, Deputetët dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, I nderuar ministër, Duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin tuaj që i bëni sektorit të bujqësisë, masat së fun
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për Kabinetin qeveritar, Kryeministrin, Deputetët dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, I nderuar ministër, Duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin tuaj që i bëni sektorit të bujqësisë, masat së fundmi që keni marrë dhe publikuar për subvencionim e shumëfishuar të kulturave të ndryshme bujqësore, janë pritur jashtëzakonisht mirë nga fermerët tanë. Ajo që e keni arritur përgjatë këtij viti të parë të qeverisjes në këtë sektor, tregon për potencialin e madh që ka sektori i bujqësisë në vendin tonë, dhe në vazhdimësi do ta keni përkrahjen e fermerëve për aq kohë sa këtë sektor e mbani prioritet duke avancuar me kushtet edhe më të mira përgjatë mandatit tuaj, për çka besoj që do ta keni përkrahjen e kryeministrit dhe Kabinetit qeveritar në vazhdimësi. Meqenëse pritshmëritë nga fermerët tashmë janë rritur, por po shoh që edhe nga ish-ministri i Bujqësisë, po ashtu pritshmëritë po rriten, sepse në të kaluarën kemi parë që zakonisht subvencionet janë ndarë në muajin korrik apo gusht të vitit kalendarik. Pra, pyetjet e bujqve dhe të atyre që janë të interesuar lidhur me pagesat direkte janë të përditshme, meqenëse ua kemi bërë të njohur që së paku në muajin mars do të hapen, por për shkak të rrethanave të reja të krijuara së fundmi me këto rritje të subvencioneve, mendoj që kemi pak vonesa. Dhe, në të njëjtën kohë ju lutem na informoni se për sa ditë do të hapen aplikimet për subvencione, ashtu edhe për grante. Dhe, njëkohësisht fermerët, po ashtu janë të interesuar të informohen lidhur me akcizën e naftës se si do të përllogaritet, në çfarë forme? |
Faton Peci | Po |
26/05/2022 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Javën e kaluar, ministri i Financave e ka shpallur një nismë të cilën kjo ministri e ka marrë për punë praktike për dhjetë mijë të rinj e të reja të Kosovës. Ky program u paraqit si një nismë që angazhon bizneset vendore dhe të rin
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Javën e kaluar, ministri i Financave e ka shpallur një nismë të cilën kjo ministri e ka marrë për punë praktike për dhjetë mijë të rinj e të reja të Kosovës. Ky program u paraqit si një nismë që angazhon bizneset vendore dhe të rinjtë e vendit nën koordinimin e këtij programi. Meqenëse, detajet më të hollësishme nuk kanë qenë prezente, po e shfrytëzoj rastin që përmes kësaj pyetjeje, meqenëse është edhe hera e parë që një program i tillë ndodh në Kosovë në një shkallë kaq të madhe, pra do të angazhohen dhjetë mijë të rinj e të reja, atëherë jam i interesuar të informohem se si do të funksionojë ky program, pra formën e mentorimit të këtij programi, sa kohë do të zgjasë ky program dhe mënyrën si do të kompensohen këta të rinj që do të angazhohen për këtë punë praktike? Ju faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
23/12/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Po më intereson edhe strategjia e Qeverisë sonë, pra e Ministrisë së Bujqësisë, sa u përket preventivave oseparandalimeve të vërshimeve nga lumenjtë?
Po më intereson edhe strategjia e Qeverisë sonë, pra e Ministrisë së Bujqësisë, sa u përket preventivave ose parandalimeve të vërshimeve nga lumenjtë? |
Faton Peci | Po |
06/04/2023 | Infrastrukturë |
Kisha dashur të di edhe qytetarët po ashtu janë të interesuar të marrin informacion se si do të vazhdohet me punimet dhe kur pritet të përfundojë rrugaXërxë - Rahovec?
Kisha dashur të di edhe qytetarët po ashtu janë të interesuar të marrin informacion se si do të vazhdohet me punimet dhe kur pritet të përfundojë rruga Xërxë - Rahovec? |
Liburn Aliu | Po |
20/04/2023 | Bujqësi dhe Blegtori |
A ka bërë Ministria e Bujqësisë vlerësimin se sa është dëmi i shkaktuar nga këto vërshime kundrejt fermerëve të qytetit të Skenderajt, dhe sa do të ketë mundësi që ministria t’u dalë në ndihmë këtyre fermerëve që ata të vazhdojnë veprimtarinë e tyr
Lexo më shumë
A ka bërë Ministria e Bujqësisë vlerësimin se sa është dëmi i shkaktuar nga këto vërshime kundrejt fermerëve të qytetit të Skenderajt, dhe sa do të ketë mundësi që ministria t’u dalë në ndihmë këtyre fermerëve që ata të vazhdojnë veprimtarinë e tyre. |
Faton Peci | Po |
06/10/2023 | Arsim |
A është përcaktuar vendi ku do të bëhet ndërtimi i çerdhes në Rahovec dhe për sa kohë pritet të realizohet kontrata për çerdhen dhe kur pritet të përfundojë?
A është përcaktuar vendi ku do të bëhet ndërtimi i çerdhes në Rahovec dhe për sa kohë pritet të realizohet kontrata për çerdhen dhe kur pritet të përfundojë? |
Arbërie Nagavci | Po |