Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/11/2021 | Arsim |
Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë, E nderuar ministre, Në shumë komuna të Kosovës funksionojnë OJQ, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme për persona të ndryshëm, përfshirë këtu edhe OJQ që merren me fëmijët
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë, E nderuar ministre, Në shumë komuna të Kosovës funksionojnë OJQ, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme për persona të ndryshëm, përfshirë këtu edhe OJQ që merren me fëmijët autikë. Në shumë komuna 35 të Kosovës këto OJQ veprojnë në hapësirat e shkollave, mirëpo pagesa për ato orë trajtimi e mësimi bëhet nga prindërit e atyre fëmijëve. Në Komunën e Podujevës ekziston OJQ Autizmi, e cila vepron në hapësirat e një shkolle fillore publike në këtë qytet. Prindërit e fëmijëve që ndjekin ato orë bëjnë pagesa prej 5 euro për orë, e që për një javë u kushton 25 euro, ose thënë më mirë, 100 euro në muaj. Kjo gjë paraqet ngarkesë të madhe financiare për shumë familje, konsideruar kushtet socio-ekonomike në vendin tonë. Si deputet dua të di se cilat janë mundësitë financiare, por edhe kadrovike, që këto klasë të kthehen në kuadër të shkollave ekzistuese dhe psikologët të rekrutohen si mësimdhënës të rregullt, e kështu ky trajtim-mësim të jetë i financuar nga shteti e jo nga prindërit, sepse fëmijët autistë meritojnë trajtim dinjitoz dhe prindërit e tyre lehtësim të ngarkesës jo të vogël financiare. Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |
10/11/2022 | Infrastrukturë |
Ne e dimë se gjatë këtij viti është punuar në procedurat e shpronësimit në magjistralen Podujevë-Prishtinë, prandaj dua t’ju pyes se a është afër përfundimit ky proces, pra procesi i shpronësimeve i përfundimit të elaborateve të shpronësimeve, në m
Lexo më shumë
Ne e dimë se gjatë këtij viti është punuar në procedurat e shpronësimit në magjistralen Podujevë-Prishtinë, prandaj dua t’ju pyes se a është afër përfundimit ky proces, pra procesi i shpronësimeve i përfundimit të elaborateve të shpronësimeve, në mënyrë që të mund të 36 procedohet edhe me hapjen e tenderit për fillimin e punimeve për magjistralen e cila do të shkojë deri në Bërnicë. Dhe, në të njëjtën kohë, dua t’ju pyes se duke qenë që kjo magjistrale, projekti i saj nuk ka qenë shumë transparent, dua të kërkoj nga ju që të njoftohemi se a është përfunduar edhe projekti i rrugës që do të punohet? |
Liburn Aliu | Po |
09/03/2023 | Shëndetësi |
Duke pasur parasysh se edhe në planifikimet e Qeverisë dhe të Ministrisë ka qenë hapja e specializimeve të reja gjatë këtij viti, unë dua t’ju pyes se deri ku kemi ecur me këtë proces dhe kur pritet hapja e specializimeve të reja, sidomos për lëmen
Lexo më shumë
Duke pasur parasysh se edhe në planifikimet e Qeverisë dhe të Ministrisë ka qenë hapja e specializimeve të reja gjatë këtij viti, unë dua t’ju pyes se deri ku kemi ecur me këtë proces dhe kur pritet hapja e specializimeve të reja, sidomos për lëmenjtë deficitarë që janë në sistemin tonë shëndetësor? |
Arben Vitia | Po |
06/04/2023 | Infrastrukturë |
Dua t’ju pyes se ku jemi tani me procedurat tenderuese, pra, në cilën fazë jemi saktësisht dhe kur pritet të lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë?
Dua t’ju pyes se ku jemi tani me procedurat tenderuese, pra, në cilën fazë jemi saktësisht dhe kur pritet të lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë? |
Liburn Aliu | Po |