Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/07/2021 | Mjedis |
Për sot kam përzgjedhur që të ngre një çështje e cila ka të bëjë me deponinë e mbeturinave të vendosur në Komunën e Podujevës, respektivisht në fshatin Dumnicë. Nga bashkëbisedimet që kemi pasur me banorët e fshatit Dumnicë, respektivisht të lagjeve që s
Lexo më shumë
Për sot kam përzgjedhur që të ngre një çështje e cila ka të bëjë me deponinë e mbeturinave të vendosur në Komunën e Podujevës, respektivisht në fshatin Dumnicë. Nga bashkëbisedimet që kemi pasur me banorët e fshatit Dumnicë, respektivisht të lagjeve që shtrihen gjeografikisht në pozicion më të ulët sesa vendosja e deponisë së mbeturinave, e cila është bërë në vitin 2005, pra është funksionalizuar dhe operon nga viti 2005, kemi marrë një shqetësim jashtëzakonisht të madh sa i takon kontaminimit të ujit, të cilin këta banorë e marrin nga puset si burim të vetëm që kanë në këtë pjesë. Pra, kontaminim i ujit që vjen nga rrjedhjet e ujërave nga deponia e mbeturinave, qoftë nga ujërat sipërfaqësorë, por edhe ata nëntokësorë, për arsye se deponia është e vendosur në një pozicion më të lartë se shtrirja e lagjeve, dhe, siç duket, kur është vendosur deponia atje, nuk është bërë matja si duhet e vendosjes së gypave për t’i neutralizuar këto ndikime të ujërave. Andaj, unë mendoj që duhet ta trajtojmë këtë situatë me urgjencë. Edhe pse është paraparë që deponia të mbyllet në vitin 2025, nga kompania për menaxhimin e mbeturinave ka një konstatim që ajo duhet të vazhdojë deri në vitin 2040. Mirëpo, unë mendoj që shqetësimi i qytetarëve atje është shumë real, dhe unë ju drejtohem me pyetje sot se konform programit tonë qeveritar, a kemi mundësi që në një të ardhme të afërt, sa më shpejt që mundemi, t’u dalim zot kërkesës së këtyre banorëve, këtij shqetësimi t’i dalim zot, dhe ne t’i sigurojmë ata që do të furnizohen me ujë, ose realisht ujin që ata e marrin nga puset e oborreve të tyre do ta kenë të sigurt për pije? Mendoj që ky është problem edhe në shumë lokacione në mbarë Kosovën, kështu që kisha dashur një përgjigje nga ju. Faleminderit! |
Liburn Aliu | Po |
25/11/2021 | Industri |
Të nderuar kolegë deputetë, Përkundër anëtarësimit të vendit tonë në CEFTA në vitin 2007, ne në terren ende kemi shumë barriera tregtare, sidomos barriera tregtare jotarifore nga ana e shtetit serbë. Afaristët e Kosovës që duan të eksportojnë në Serbi ap
Lexo më shumë
Të nderuar kolegë deputetë, Përkundër anëtarësimit të vendit tonë në CEFTA në vitin 2007, ne në terren ende kemi shumë barriera tregtare, sidomos barriera tregtare jotarifore nga ana e shtetit serbë. Afaristët e Kosovës që duan të eksportojnë në Serbi apo të kalojnë mallin transit nëpërmes Serbisë nëpër vendet e tjera, ballafaqohen me shumë të papritura. Ata sapo takohen me zyrtarët kufitarë e doganorë të Serbisë, pra përballen me kërkesa të ndryshme, të cilat nuk janë konform parimeve, të cilat marrëveshja e CEFTA-s i parasheh. Atyre u shkaktohen vonesa të shumta, dëme të shumta dhe kosto të shumta, me pritje të gjata dhe mosshërbime që atyre do të duhej t’u ofroheshin. Pra, kështu shteti i Serbisë nuk është duke e respektuar marrëveshjen CEFTA, e cila, siç e përmenda, është nënshkruar që në vitin 2007. Atëherë, pyetja ime për ministren Hajdari është që, meqenëse ne jemi anëtar të CEFTA-s, a kemi ndonjë problem me nivelin e përfaqësimit aty, duke marrë për bazë ende prezencën e UNMIK-ut në përfaqësimin e Kosovës në kuadër të CEFTA-s? Gjithashtu, do të doja të shoh nga ministrja ndonjë sqarim se çfarë hapash duhet të ndërmerren me qëllim që ne ta ngremë nivelin e përfaqësimit në CEFTA dhe afaristët e vendit tonë të kenë trajtimin e barabartë, siç e kanë afaristët e vendeve të tjera në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s. Gjithashtu a ka mundësi që përmes sekretariatit të CEFTA-s t’u mundësohet afaristëve tonë që të mos kenë pengesa me të cilat ballafaqohen sot për sot në rajon? |
Rozeta Hajdari | Po |
25/11/2021 | Industri |
Faleminderit, kryetar! Unë personalisht mendoj, ministre, që kapaciteti i UNMIK-ut, duke marrë parasysh prezencën shumë minimale që është në Kosovë, nuk ka mundësi të na përfaqësojë më tutje, kështu që shumë mirë që i jeni adresuar me letër sekretariatit
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Unë personalisht mendoj, ministre, që kapaciteti i UNMIK-ut, duke marrë parasysh prezencën shumë minimale që është në Kosovë, nuk ka mundësi të na përfaqësojë më tutje, kështu që shumë mirë që i jeni adresuar me letër sekretariatit të CEFTA-s. Një çështje që ndërlidhet saktësisht me CEFTA-n dhe me masat dumping që mund t’i marrin shtetet e rajonit, në këtë rast Serbia, sa u përket çmimeve të produkteve, mbështetjes së produkteve të prodhuesve të tyre, e kam përcjellë edhe më herët këtë shqetësim tek ju me pyetje parlamentare. Do të doja që edhe sot të na njoftoni me masat e reja antidamping që keni ndërmarrë ndaj produkteve që mund të analizohen nga ministria që ju drejtoni se janë duke u futur në territorin e Kosovës, në tregun tonë dhe janë produkte, të cilat mbështeten financiarisht nga shteti serb me subvencione. |
Rozeta Hajdari | Po |
28/03/2022 | Infrastrukturë |
Po, kryetar, në rregull është, edhe kartelën e kisha vendosur me kohë në pozicionin e duhur. Faleminderit, për mundësinë, kryetar! Meqë ministri nuk është këtu, megjithatë unë kam bërë këtë pyetje para disa kohëve po e ngre si çështje, për arsye se është
Lexo më shumë
Po, kryetar, në rregull është, edhe kartelën e kisha vendosur me kohë në pozicionin e duhur. Faleminderit, për mundësinë, kryetar! Meqë ministri nuk është këtu, megjithatë unë kam bërë këtë pyetje para disa kohëve po e ngre si çështje, për arsye se është me rëndësi të madhe të kemi një përgjigje edhe një veprim nga ana e ministrit. E kam të domosdoshme t’i rikthehem edhe një herë rrugës Podujevë - Prishtinë, shqetësimit të madh të qytetarëve për dinamikën e ulët të punimeve në zgjerimin e kësaj rruge, e cila po maltreton e dëmton tej mase shfrytëzuesit e saj. Gjendja e tërë segmentit që ka filluar të zgjerohet gati 6 vjet më parë është bërë pothuajse e patolerueshme për të gjithë që kalojnë në atë pjesë, e sidomos kur kemi parasysh edhe faktin se qarkullimi në të është me shumë rrezik për jetën. Andaj, i drejtohem nga seanca këtu ministrit Aliut për një përgjigje me shkrim, po edhe me një kërkesë për veprime konkrete në lidhje me projektin për zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë. Dëshiroj ta kemi të qartë, ministër Aliu, se a ka mundësi ligjore që kompania e kontraktuar të largohet nga angazhimi për zgjerimin e rrugës. Shihet qartë se kjo kompani nuk ka kapacitetet e nevojshme për të përfunduar zgjerimin e rrugës. Është me rëndësi të madhe për opinionin publik ta kemi të njohur çështjen e kontratës aktuale me kompaninë punëkryerëse dhe se a mund të evitohen vonesat në punime. Nëse jo, atëherë a mund të shkëputet kontrata dhe të kemi të angazhuar një kompani me kapacitet që sigurojnë punime të shpejta dhe cilësore. Të nderuar të pranishëm, Situata atje është e patolerueshme dhe shpresoj që do të kemi një zhvillim pozitiv sa më të shpejtë nga Ministria e Infrastrukturës dhe në këtë drejtim do të kisha pasur dëshirë edhe një herë të përsëris nevojën për një reagim të shpejtë në projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë. |
Liburn Aliu | Jo |
19/05/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për të gjithë të pranishmit, për qytetarët e vendit! Ministre Rizvanolli, Keni prezantuar publikisht një projekt jashtëzakonisht të madh, që quhet “Solar for Kosovo”, i cili pritet të jetë një nga termocent
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për të gjithë të pranishmit, për qytetarët e vendit! Ministre Rizvanolli, Keni prezantuar publikisht një projekt jashtëzakonisht të madh, që quhet “Solar for Kosovo”, i cili pritet të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë dhe pritet të shtojë kapacitet me rreth 70 MW në sistemin e ngrohjes në Prishtinë. Kështu me këtë projekt ju e keni prezantuar informacionin se nga ky termocentral përfitojnë rreth 12 000 familje, apo kalkuluar në numër të banorëve, rreth gjashtëdhjetë mijë qytetarë të kryeqytetit të Republikës. Po ashtu, se ky termocentral do të ndërtojë kolektorë diellorë me një sipërfaqe prej përafërsisht 69 000 metra katrorë. Marrë parasysh situatën energjetike të krijuar në Evropë në gjysmën e dytë të vitit 2021, por gjithashtu edhe tremujorin e parë të vitit 2022, ky projekt mendoj që ka një fokus jashtëzakonisht jetik për vendin tonë, sepse duhet të orientohemi shumë te mundësitë e prodhimit të energjisë në kapacitetet vendore. Pyetja ime konkrete për ju sot është: kush janë financuesit dhe operuesit e këtij projekti? Sa do të jetë shuma e investimit, por edhe ajo që është shumë e rëndësishme edhe për qytetarët me interes të dinë, se kur do të përfitojnë nga ky projekt? Kur do të përfundojë projekti, pra kur do të jetë i finalizuar dhe qytetarët të kenë mundësi t’i marrin shërbimet nga ky projekt? |
Artane Rizvanolli | Po |
19/05/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar! Shpresoj shpejt t’i evitojmë këto probleme teknike. Pyetja shtesë që kam për ministren në çështjen e projektit “Solar for Kosovo” është se çfarë do të thotë projekti i tillë për tendencën tonë drejt energjisë së p
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Shpresoj shpejt t’i evitojmë këto probleme teknike. Pyetja shtesë që kam për ministren në çështjen e projektit “Solar for Kosovo” është se çfarë do të thotë projekti i tillë për tendencën tonë drejt energjisë së pastër dhe sa në total do të rrisë nivelin e përqindjes që ne do të kemi si vend të energjisë së pastër të prodhuar në vend dhe gjithashtu do të më interesonte fakti i projekteve të tjera të radhës, që kanë për synim ngritjen e nivelit të përqindjes që ne si vend të prodhojmë energji të pastër. Faleminderit! |
Artane Rizvanolli | Po |
13/04/2023 | Infrastrukturë |
Niveli i mirëmbajtjes në disa prej rrugëve të vendit është jashtëzakonisht jo në nivelin e duhur, sidomos në rrugën Podujevë-Prishtinë, në atë Prishtinë-Gjilan, Gjilan-Dardanë, GjilanViti, por edhe rrugë të tjera. Këto gropa, ju e dini shumë mirë që para
Lexo më shumë
Niveli i mirëmbajtjes në disa prej rrugëve të vendit është jashtëzakonisht jo në nivelin e duhur, sidomos në rrugën Podujevë-Prishtinë, në atë Prishtinë-Gjilan, Gjilan-Dardanë, GjilanViti, por edhe rrugë të tjera. Këto gropa, ju e dini shumë mirë që paraqesin potencial rreziku, por edhe burim aksidentesh. Ministër Aliu, do të doja një përgjigje konkrete nga ana juaj se si qëndron puna me mirëmbajtjen e këtyre rrugëve? Sa janë të përgjegjshme kompanitë, të cilat janë të angazhuara nga Ministria, me qëllim që ne të kemi një mirëmbajtje ashtu siç e meritojnë qytetarët e akseve tona rrugore. |
Liburn Aliu | Po |
13/04/2023 | Ekonomi |
Ku qëndron puna me punimet, apo me planin, për Zonën Ekonomike në Podujevë dhe kur mund të kemi investime konkrete të ministrisë në drejtim të përmbushjes së kësaj nevoja shumë të madhe që ka Podujeva, që ta ketë Zonën e vet Ekonomike.
Ku qëndron puna me punimet, apo me planin, për Zonën Ekonomike në Podujevë dhe kur mund të kemi investime konkrete të ministrisë në drejtim të përmbushjes së kësaj nevoja shumë të madhe që ka Podujeva, që ta ketë Zonën e vet Ekonomike. |
Rozeta Hajdari | Po |