Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/06/2021 | Administratë |
Faleminderit! Përshëndetje, për të gjithë! Meqenëse zhvillimet globale janë të hovshme, mendoj që është esenciale që shteti dhe qeveria jonë të jetë mirë e informuar dhe e gatshme të shfrytëzojë rrethanat në favorin tonë. Prandaj, besoj që kemi nevojë pë
Lexo më shumë
Faleminderit! Përshëndetje, për të gjithë! Meqenëse zhvillimet globale janë të hovshme, mendoj që është esenciale që shteti dhe qeveria jonë të jetë mirë e informuar dhe e gatshme të shfrytëzojë rrethanat në favorin tonë. Prandaj, besoj që kemi nevojë për një institucion, i cili bën analiza gjeopolitike dhe strategjike, me bazë shkencore, gjë e cila do të kontribuojë në kuptimin, shpjegimin dhe parashikimin e sjelljeve dhe të efekteve të ngjarjeve politike në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pozicionin tonë si komb dhe shtet në raport me këto rrethana. 31 Ky institucion ka nevojë të dalë nga Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që të jetë i pranueshëm edhe nga opinioni i gjerë dhe nga partitë politike në vend. Analiza këto, mbi të cilat qeveria duhet të mbështetet në marrjen e vendimeve me interes për vendin tonë, për arsye se analizat e tilla po bëhen në bazë individuale, grupore, partiake. Kosova duhet të ketë një institucion të tillë mbipartiak e të pranueshëm për të gjithë. Dua të di, sa është e mundshme të realizohet një gjë e tillë? Dhe, pyetja e dytë: pse nuk është ende funksionale Zyra për Çështje të kategorive të dala nga lufta pranë Kryeministrisë? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |