Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/04/2021 | Financa |
Zonja dhe zotërinj, Jemi dëshmitarë të një dukurie sa të dhimbshme, aq edhe të rrezikshme, që manifestohet në udhëkryqe afër semaforëve, në të gjitha anët e Kosovës. Disa fëmijë lypës, disa dhe foshnja në duart e nënave, pothuajse gjithë të zhveshur, kur
Lexo më shumë
Zonja dhe zotërinj, Jemi dëshmitarë të një dukurie sa të dhimbshme, aq edhe të rrezikshme, që manifestohet në udhëkryqe afër semaforëve, në të gjitha anët e Kosovës. Disa fëmijë lypës, disa dhe foshnja në duart e nënave, pothuajse gjithë të zhveshur, kurse disa fëmijë të tjerë lypsarë manifestohen në rrugë, duke punuar punë shumë të rënda. Zoti ministër, ju posa erdhët në qeveri dhe mendojmë që është qeverisja e mirë, a keni mundësi që me kreativitetin tuaj intelektual intelektual në bashkëpunim me ministrat tjerë, të trajtoni këtë dukuri në dy drejtime. I pari është që të trajtohen njerëzit me nevoja të veçanta, kurse tjetri është në qoftë se ekziston ndonjë kompani për të cilën flitet që shpërdoron qeniet njerëzore, atëherë të merren masa adekuate, por që njëherë e mirë kjo dukuri që është e vjetër më se tri dekadash në këtë qeverisje të evitohet. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
11/06/2021 | Punë të Brendshme |
Faleminderit! Zonja dhe zotërinj, Flitet shumë shpesh për qentë endacakë, të cilët me shumicë gjinden në rrugët tona dhe është shumë shpesh me frekuencë shumë të lartë përfundojnë fëmijët në spitale. Domethënë, ekziston një agresivitet i tyre. Unë kam pa
Lexo më shumë
Faleminderit! Zonja dhe zotërinj, Flitet shumë shpesh për qentë endacakë, të cilët me shumicë gjinden në rrugët tona dhe është shumë shpesh me frekuencë shumë të lartë përfundojnë fëmijët në spitale. Domethënë, ekziston një agresivitet i tyre. Unë kam pasur fatin të jetoj dhe të jetoj në vende të ndryshme. Në vendet e civilizuara njerëzit i marrin qentë për zinxhirë në njërën dorë e në tjetrën lopatën për t’i hequr mbeturinat e fekaliet që ata i lirojnë, kurse në vendet siç është India dhe vendet si ato, atje jetojnë me majmunë e me qenë të rrugëve e gjithandej vjen erë trishtuese dhe rrezikohen njerëzit. Tani pyetja shekspiriane është: të jetojmë ne si vendet e civilizuara apo vendet e prapambetura? Besoj që, jo kjo kambanë e imja, por vuajtjet e fëmijëve, frustracionet e tyre, përfundimi në spitale e frekuenca e shumë njerëzve të pafat që përjetojnë, qoftë nga llava, qoftë nga individët qenë të caktuar dhe ndyrësitë që shkaktohen, është koha të merren masa. Faleminderit |
Xhelal Sveçla | Jo |
20/01/2022 | Sociale |
Unë edhe një herë desha ta ngre një problem shumë serioz, që është aq i shëmtuar dhe i rrezikshëm që unë e shikoj me dhimbsur dhe empati të veçantë, janë disa lypës dhe të hendikepuar, si tollovi aty rreth semaforëve dhe vazhdimisht kjo dukuri përsëritet
Lexo më shumë
Unë edhe një herë desha ta ngre një problem shumë serioz, që është aq i shëmtuar dhe i rrezikshëm që unë e shikoj me dhimbsur dhe empati të veçantë, janë disa lypës dhe të hendikepuar, si tollovi aty rreth semaforëve dhe vazhdimisht kjo dukuri përsëritet në një situatë mjaft të rrezikshme dhe shumë të ndjeshme. Prandaj, pikërisht sot shikova një nënë atje, një fëmijë rreth moshës njëvjeçare, të shikonte në sy dhe erdhi momenti kur semafori duhej të nisej dhe aty ai i shtrirë, siç thotë Migjeni, ‘i shtrirë ashtu si hije me duar të mpita dhe ashtu pas teje të shtrira mbesin, për tërë jetën derisa të vdesin’. Ky mjerim i Migjenit nuk mendoj se është në Kosovë, prandaj ministër, kam pyetjen a ka mundësi t’i vendosim atje kujdestarët dhe t’i marrim ata njerëz, të kujdesemi për ta dhe ta heqim atë dukuri të shëmtuar, për të cilën ndiej empati të veçantë. Faleminderit! |
Xhelal Sveçla | Po |
20/01/2022 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, kryetar! Po ashtu, desha të përsëris pyetjen tjetër, e cila është thënë edhe legjislaturën paraprake, por përderisa faji hidhet herë në nivelet qendrore, herë në nivelet komunale, numri i qenve endacakë po rritet vazhdimisht edhe po rritet
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Po ashtu, desha të përsëris pyetjen tjetër, e cila është thënë edhe legjislaturën paraprake, por përderisa faji hidhet herë në nivelet qendrore, herë në nivelet komunale, numri i qenve endacakë po rritet vazhdimisht edhe po rritet rrezikshmëria e trupit dhe jetës së fëmijëve dhe të tjerëve në rrugë. Përderisa erdha sot, domethënë në mëngjes herët, ishte në KTV një rast kur një fëmijë ishte i atakuar në mënyrë serioze dhe natyrisht në atë atak qeni, i cili ishte i tërbuar a i patërbuar, nuk është relevante, por i rrugës, dhe kishte dëmtuar nofullën e poshtme, i kishte zhvendosur të gjithë dhëmbët dhe po ashtu kishte dëmtuar edhe hundën, ballin, domethënë ishte me dëmtime trupore afatgjate, kurse në anën tjetër, thoshte që duhet të mjekohet në mënyrë psikologjike edhe nja 6 muaj. Do të thotë, është rasti jospecifik, por është një ekzemplar nga shumë raste, të cilat po ndodhin në Kosovë gjithandej. A ka mundësi njëherë mirë, zoti ministër, të ndërmarrim në nivel qendror dhe komunal që njëherë e mirë të zbërthejmë dhe ta zgjidhim këtë çështje aq se të shëmtuar, sa edhe të rrezikshme. Faleminderit! |
Xhelal Sveçla | Po |
07/04/2022 | Financa |
Kabinet qeveritar, Zonja e zotërinj, Qytetarë të nderuar, Menjëherë pas luftës ishte një situatë shumë e rëndë dhe natyrisht dinamika e mplakjes së njerëzve ishte shumë intensive. Sidoqoftë, ata pleq të cilët ishin në moshë mbi 65-vjeçare donin të merrni
Lexo më shumë
Kabinet qeveritar, Zonja e zotërinj, Qytetarë të nderuar, Menjëherë pas luftës ishte një situatë shumë e rëndë dhe natyrisht dinamika e mplakjes së njerëzve ishte shumë intensive. Sidoqoftë, ata pleq të cilët ishin në moshë mbi 65-vjeçare donin të merrnin pensionin, por u vendos një kriter, një numër magjik i çuditshëm, 15 vjet e kështu me radhë. Arsyeja ishte vetëm që të zvogëlohet pra numri i atyre që e shfrytëzojnë. Prandaj, e kam lutjen, a ka mundësi tash, që meqenëse shumica e tyre kanë vdekur, a ka tash mundësi të hiqet ajo farë pengese dhe në mënyrë normale të marrin pension edhe ata të cilët janë para vdekjes, se po u nevojiten edhe për ilaçe edhe për kështu. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
19/05/2022 | Arsim |
Faleminderit, zoti kryetar! Ministra, Qytetarë të nderuar, Kolegë deputetë,Meqë çështja për të cilën duhet të pyes konsideroj është me rëndësi të veçantë, kam dëshirë që të sensibilizoj situatën e punësimit të disa të rinjve përkatësisht të ripërtëritjes
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! Ministra, Qytetarë të nderuar, Kolegë deputetë,Meqë çështja për të cilën duhet të pyes konsideroj është me rëndësi të veçantë, kam dëshirë që të sensibilizoj situatën e punësimit të disa të rinjve përkatësisht të ripërtëritjes së fuqive trunore, pra të trurit të ri dhe lidhur me këtë është fakt që Ministria e Arsimit ka planifikuar që të përfshihen 300 asistentë të rinj në shkollat e vendit tonë. E nderuar zonjë ministre, a ka mundësi që në mënyrë koncize dhe eksplicite të na informoni se ku ka arritur ky proces, në çfarë faze është? Kam dëshirë që përgjigjja të jetë eksplicite, koncize dhe mundësisht e shoqëruar në mënyrë kuantitative, pra me shifra. Faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |
14/10/2022 | Infrastrukturë |
Pyetja ime është lidhur me rrugën Gjakovë-Prishtinë që kalon nëpër Rakovinë. Është kjo rrugë që ka filluar para 4 vjetëve. Kjo rrugë është me katër korsi, por që siç duket do të vazhdon edhe nja 4 vjetët ardhshme. Është rrugë që është shumë më
Lexo më shumë
Pyetja ime është lidhur me rrugën Gjakovë-Prishtinë që kalon nëpër Rakovinë. Është kjo rrugë që ka filluar para 4 vjetëve. Kjo rrugë është me katër korsi, por që siç duket do të vazhdon edhe nja 4 vjetët ardhshme. Është rrugë që është shumë më e mirë sesa ka qenë, dhe pyetjen kur e kam bërë, është pyetje e moçme, por që tani dua ta përsëris në formë tjetër: zoti ministër, ju keni intervenuar në mënyrë shumë efikase në atë që është punuar, por siç duket jo bash në mënyrë të mençur për arsye se ura e cila është në Rakovinë është shumë e rrezikuar dhe në kushte të ardhshme atmosferike rrezikohet edhe ura, por edhe jeta e qytetarëve. Pastaj përgjatë kësaj rruge janë disa hendeqe dhe disa gropëza, në të cilat mund të intervenohet për më pak se 10 minuta, sipas mendimit tim, meqë makineria dhe materiali është atje, në të cilat rrezikohet jeta. Unë jam dëshmitar që një herë një hendek e kishte gjuajtur një makinë anash dhe për fat e kishte lënduar seriozisht, u dërgua në spital, por shpëtuan. Prandaj, me një intervenim disaminutësh, pra 10 minuta me materialin ekzistues, mund të korrigjohen ato. Pyetja ime është: A ka mundësi të realizohen këto |
Liburn Aliu | Po |
23/02/2023 | Arsim |
Kur është fjala për humbje, e dimë që është humbur një përqindje e mësimit. Meqenëse është humbur një pjesë e mësimit, mendoj që ajo hallkë, e cila në zinxhirin mësimor dhe kontinuitetit logjik, pedagogjik dhe shkencor të nxënësve, të filizave tonë të ar
Lexo më shumë
Kur është fjala për humbje, e dimë që është humbur një përqindje e mësimit. Meqenëse është humbur një pjesë e mësimit, mendoj që ajo hallkë, e cila në zinxhirin mësimor dhe kontinuitetit logjik, pedagogjik dhe shkencor të nxënësve, të filizave tonë të ardhshëm, ma merr mendja që ju keni menduar, sidomos atëherë kur hupën dy vjet 400 nxënës, në mënyrë efikase patët reaguar. A ka mundësi edhe tash të shikoni edhe një herë situatën se sa është humbur, a ka mundësi të kompensohen dhe pastaj si do të jetë ardhmëria e prosperitetit të filizave tona. |
Arbërie Nagavci | Po |
07/03/2024 | Infrastrukturë |
Nëse ka mundësi të na informoni, a ka shpresë të rregullohet sinjalizimi i rrugës që vjen prej Botushës?
Nëse ka mundësi të na informoni, a ka shpresë të rregullohet sinjalizimi i rrugës që vjen prej Botushës? |
Liburn Aliu | Po |