Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/11/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministër, Deputetë, Agjenda legjislative këtë vit disa herë na është ndryshuar prej fillimit të punës së këtij Parlamenti e deri më sot. Së fundmi, nga agjenda përfundimtare e deponuar më 27 tetor 2
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministër, Deputetë, Agjenda legjislative këtë vit disa herë na është ndryshuar prej fillimit të punës së këtij Parlamenti e deri më sot. Së fundmi, nga agjenda përfundimtare e deponuar më 27 tetor 2021, me vendimin 01/42, pika 1.3, Ligji për skemat pensionale të financuara është tërhequr nga agjenda legjislative. Pyetja konkrete për ministrin është: pse është tërhequr nga programi legjislativ për këtë vit Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
14/04/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryetar i Parlamentit, Kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Qytetarë të Kosovës, Arsyeja pse sot kam bërë një pyetje parlamentare dhe atë drejtuar kryeministrit Kurti, është për shkak se unë vij nga një r
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryetar i Parlamentit, Kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Qytetarë të Kosovës, Arsyeja pse sot kam bërë një pyetje parlamentare dhe atë drejtuar kryeministrit Kurti, është për shkak se unë vij nga një regjion që përfaqëson diku rreth 600 mijë banorë. Është një rrugë prej Kijeve deri në Zahaq shumë e ngarkuar. Praktikisht është arteria kryesore e qarkullimit të biznesit dhe popullatës në Kosovë dhe unë pyes konkretisht: ku qëndrojnë punët lidhur me ndërtimin e kësaj rruge? Kur do të fillojë dhe kur mendoni që do të përfundojë rregullimi i saj? Këtë pyetje e parashtroj për shkak se ka shumë shqetësime nga ai regjion dhe për çdo ditë më bëhet kjo pyetje. |
Albin Kurti | Po |
22/06/2022 | Dialog |
Faleminderit, kryeparlamentar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar qytetarë, Ju e dini që unë kam prejardhjen prej Pejës, më saktë, vij nga Rugova, një vatër me traditë për shumë çka. Arsyeja pse unë e kam ngritur këtë pyetje dhe këtë çështje është p
Lexo më shumë
Faleminderit, kryeparlamentar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar qytetarë, Ju e dini që unë kam prejardhjen prej Pejës, më saktë, vij nga Rugova, një vatër me traditë për shumë çka. Arsyeja pse unë e kam ngritur këtë pyetje dhe këtë çështje është prononcimi i fundit i presidentit të Malit të Zi, zotit Gjukanoviq, lidhur me gatishmërinë e tij pro rishikimit dhe përmbylljes së çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ju e dini fort mirë që Komisioni i ri shtetëror, i themeluar në vitin 2017, ka gjetur diskrepanca në raport me Komisionin Mehaj, i cili paraprakisht e pati bërë një shikim të vijës kufitare. Bazuar me marrëveshjen e vitit 2015 në Vjenë, pra është pika 9, neni 12, bazuar në ligjin dhe me marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e dy presidentëve të Malit të Zi zotit Vujanoviq dhe zotit Thaçi nga ana jonë, për rishikimin dhe eventualisht korrigjimin e vijës kufitare në drejtim të Çakorrit dhe të Kullës së Zhlebit, pyetja ime për juve është kjo: A e keni në plan që të formoni komisionin e ekspertëve për rishikim të vijës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe, nëse po, kur e keni në plan? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |
30/06/2022 | Shëndetësi |
I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Media, Pyetja ime është mjaft specifike dhe është mjaft e detajuar, por meqenëse veç u bë seanca e dytë dhe ministrin nuk e kemi këtu, atëherë do të kisha pasur mundësinë që të marr ndonjë përgjigje me shkrim ng
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Media, Pyetja ime është mjaft specifike dhe është mjaft e detajuar, por meqenëse veç u bë seanca e dytë dhe ministrin nuk e kemi këtu, atëherë do të kisha pasur mundësinë që të marr ndonjë përgjigje me shkrim nga ana e ministrit, ose mundësinë tjetër që kjo të mbetët për një seancë të radhës kur ministri do të jetë i pranishëm. Realisht, dua t’ju them që është një çështje emergjente me peshë të madhe për shëndetin e popullatës. Pra, bëhet fjalë për Stroke Center, e cila ka disa muaj që nuk është duke funksionuar 24 orë. Dua t’jua përkujtoj që intervenimi te këto raste duhet kryhet brenda katër deri në gjashtë orë në maksimum, përndryshe hendikepet janë të përjetshme. Dhe, në këtë aspekt pyetja ime do t’i ishte drejtuar ministrit të Shëndetësisë, pse Stroke Center është funksionale vetëm pesë orë brenda 24 orëve, kur në intervalin kohor për të cilin po flasim nuk e kemi asnjë radiolog të pensionuar, asnjë neurolog të pensionuar, asnjë neurokirurg të pensionuar. Pra, do të thotë se kapacitetet njerëzore trajnuese dhe kapacitetet laboratorike dhe diagnostike janë në disponim dhe i ka Qendra Klinike Universitare dhe kjo Qendër është promovuar me një pompozitetet shumë të madh, dhe është shpëtimtare për rastet të cilat kanë nevojë për trajtim emergjent. Pyetja ime është: kur dhe si mendon ministri dhe si mendon ta rifunksionalizojë që sërish kjo Qendër të funksionojë 24 orë, e jo 5 orë, ashtu që 19 orë pacientët tanë janë pa mbrojtje, pa trajtim dhe u nënshtrohen proceseve të lëvizjes prej qendre në një qendër tjetër me qëllim që të vije deri tek dhënia e diagnozës së saktë? Ju faleminderit! |
Rifat Latifi | Jo |
29/09/2022 | Shëndetësi |
Qeveria e Luksemburgit është shprehur e interesuar të ndërtoj objektin e "Odave tëProfesionistëve Shëndetësorë". Pyetja ime për juve është: a keni informata për këtë iniciativë? Nëse po, ku është procesi? Pra, ku jemi në këtë proces? Dhe e trat
Lexo më shumë
Qeveria e Luksemburgit është shprehur e interesuar të ndërtoj objektin e "Odave të Profesionistëve Shëndetësorë". Pyetja ime për juve është: a keni informata për këtë iniciativë? Nëse po, ku është procesi? Pra, ku jemi në këtë proces? Dhe e trata, nëse po, a keni planifikuar dhe kur do të jetë ky proces i përmbyllur, pra, ndërtimi i këtij objekit? |
Rifat Latifi | Po |
23/12/2022 | Shëndetësi |
Pse personat mbi moshën 65 vjeçe nuk e kanë këtë të drejtë për sigurime shëndetësore dhe si e shihni në strategjinë tuaj zgjidhjen për këta persona?
Pse personat mbi moshën 65 vjeçe nuk e kanë këtë të drejtë për sigurime shëndetësore dhe si e shihni në strategjinë tuaj zgjidhjen për këta persona? |
Albin Kurti | Po |
23/12/2022 | Planifikim Hapesinor |
Një javë më parë, pra kjo pyetje ka pritur një kohë, dhe një javë më parë Policia e Kosovës ka prangosur dy vëllezër në Dugajevë të Rugovës, të cilët kanë qenë duke bërë renovimin e Kullës qindvjeçare, trashëgimi e stërgjyshit
Pyetja për ministrin Ali
Lexo më shumë
Një javë më parë, pra kjo pyetje ka pritur një kohë, dhe një javë më parë Policia e Kosovës ka prangosur dy vëllezër në Dugajevë të Rugovës, të cilët kanë qenë duke bërë renovimin e Kullës qindvjeçare, trashëgimi e stërgjyshit Pyetja për ministrin Aliu është kjo: Kush i ka urdhëruar këta policë dhe pse? Ingerencat për këto veprime kujt i takojnë, juve si qendër, apo Kuvendit Komunal të Pejës? |
Liburn Aliu | Po |