Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/06/2021 | Siguri |
Faleminderit, zoti kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, I nderuar zoti ministër i Mbrojtjes, zoti Mehaj, Tash së voni jemi njoftuar se gjatë procesit të rishikimit të buxhetit ju keni arritur të identifikoni disa kode buxhetore, të
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, I nderuar zoti ministër i Mbrojtjes, zoti Mehaj, Tash së voni jemi njoftuar se gjatë procesit të rishikimit të buxhetit ju keni arritur të identifikoni disa kode buxhetore, të cilat nuk kanë qenë mirë të planifikuara dhe në bazë të atyre gjetjeve, ju keni arritur të krijoni një shumë prej 5,2 milionë eurosh, të cilat menjëherë janë dedikuar në forcimin e rolit primar të FSK-së, pra, në blerjen e një kontingjenti të armëve dhe pajisjeve. Zoti ministër, pyetja është kjo: A mund të na tregoni se nga cilat kode buxhetore i keni ridestinuar këto mjete dhe cili është impakti i këtij veprimi, i cili, thënë të drejtën, nga qytetarët është pritur jashtëzakonisht mirë |
Ejup Maqedonci | Po |
24/06/2021 | Siguri |
Zoti ministër, Unë të përgëzoj për këtë punën e deritanishme, por më intereson që a do të vazhdojë prapë ky trend i punës, i cili fokusohet në rolin primar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ruajtjen e 27 sovranitetit dhe integritetit territorial. Pra, a
Lexo më shumë
Zoti ministër, Unë të përgëzoj për këtë punën e deritanishme, por më intereson që a do të vazhdojë prapë ky trend i punës, i cili fokusohet në rolin primar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ruajtjen e 27 sovranitetit dhe integritetit territorial. Pra, a do të vazhdojë planifikimi sikur në rishikimin e buxhetit për vitin 2022, a do të vazhdojë ky trend i planifikimit? |
Ejup Maqedonci | Po |
07/07/2021 | Arsim |
Zoti kryetar, Kabinet qeveritar, Zoti kryeministër, Të nderuar kolegë deputetë, 23 Të dashur qytetarë, Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj për arsimin është zotuar se do t’i kushtojë rëndësi të madhe shkollimit profesional, shkollave profesiona
Lexo më shumë
Zoti kryetar, Kabinet qeveritar, Zoti kryeministër, Të nderuar kolegë deputetë, 23 Të dashur qytetarë, Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj për arsimin është zotuar se do t’i kushtojë rëndësi të madhe shkollimit profesional, shkollave profesionale, duke synuar që të lidhë sa më shumë arsimin me tregun e punës. Gjithashtu, në kuadër të mbështetjes dhe lehtësirave për ekonomitë familjare, objektivi ynë është që qytetarëve t’iu ofrohen shërbimet sa më afër vendbanimeve të tyre, duke përfshirë edhe shkollimin. Pra, drejtime të caktuara të shkollimit të mesëm të lartë, për të cilat kanë nevojë, përveç tjerash, edhe komunat. Pyetja është kjo: zonja ministre, përveç një deklarimi jo të plotë publik që e keni bërë, a mund të na thoni, pse e keni mbyllur drejtimin e infermierisë në Shkollën e Mesme të artë Teknike “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kur dihet se ky drejtim ka qenë duke funksionuar dhe nuk është raportuar, me aq sa e dimë, për ndonjë problem të caktuar, shto këtu, që mbyllja e këtij drejtimi së bashku me atë të farmacisë për të cilin jeni deklaruar në rrjetet sociale, është bërë fare në fund duke mos u dhënë ndonjë zgjidhje nxënësve që kanë aplikuar tanimë për këto drejtime. Prandaj, marrë parasysh interesimin e madh të qytetarëve po edhe të nxënësve, por edhe gjendjen jo të mirë financiare të familjarëve të nxënësve të cilët tani detyrohen që për këto drejtime t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla të tjera jashtë Komunës së Drenasit, a mund të na tregoni a do ta rishqyrtoni këtë vendim të ministrisë apo do të vazhdoni të mbeteni në vendimet tanimë të shpallura, të cilat mendoj që për nxënësit nuk janë të favorshme. Ju faleminderit! |
Arbërie Nagavci | Po |
25/11/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, zoti kryetar! Zoti kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Shërbimi Korrektues i Kosovës është një nga agjencitë me rëndësi të veçantë në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë. Megjithatë, nevojat dhe kushtet e punës së z
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! Zoti kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Shërbimi Korrektues i Kosovës është një nga agjencitë me rëndësi të veçantë në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë. Megjithatë, nevojat dhe kushtet e punës së zyrtarëve korrektues kanë qenë neglizhuar për vite të tëra. Si rezultat i mungesës së planifikimeve afatgjate, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka një staf në moshë mesatare rreth të 50-ve, ka mungesë të uniformave, pajisjeve dhe fare pak apo hiç aplikohet gradimi meritor brenda stafit. Pyetja është kjo: zonja ministre, çfarë veprimesh konkrete dhe të matshme do të ndërmarrë ministria juaj në adresimin e këtyre nevojave të Shërbimit Korrektues, të cilat janë ndoshta emergjente? Faleminderit! |
Albulena Haxhiu | Po |
13/12/2021 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, zoti kryetar! I nderuar kryeministër Kurti, Kabinet qeveritar, 28 Të nderuar kolegë deputetë, Ditë më parë, në media ndërkombëtare, por edhe në ato vendore, është publikuar raporti i organizatës Transparency International Defences Security
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! I nderuar kryeministër Kurti, Kabinet qeveritar, 28 Të nderuar kolegë deputetë, Ditë më parë, në media ndërkombëtare, por edhe në ato vendore, është publikuar raporti i organizatës Transparency International Defences Security rreth nivelit të korrupsionit brenda sektorit të mbrojtjes në shumë vende të botës. Në këtë drejtim, edhe sektori i mbrojtjes i Republikës së Kosovës ka qenë subjekt i vlerësimit dhe është kategorizuar me nivel të lartë të korrupsionit në sektorin e mbrojtjes. Pyetja është kjo: zoti ministër, unë e di se raporti në fjalë ka të bëjë me vitet 2018-2019 dhe 2020, por më intereson çfarë veprimesh do të ndërmarrë Ministria në adresimin e kësaj të gjeture, e cila është gjithsesi shqetësuese, duke marrë parasysh edhe nivelin dhe jetëgjatësinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila është që nga viti 2018 me ligjet aktuale? |
Ejup Maqedonci | Po |
13/12/2021 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar zoti ministër Sveçla, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave që disa vite radhazi ballafaqohet me çështjen rreth statusit të zjarrfikësve, për pasojë të vakumit institucional
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar zoti ministër Sveçla, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave që disa vite radhazi ballafaqohet me çështjen rreth statusit të zjarrfikësve, për pasojë të vakumit institucional të krijuar mes agjencisë dhe 40 komunave, ka krijuar vështirësi të mëdha financiare për zjarrfikësit dhe për pasojë ata nuk kanë pajisje personale të domosdoshme, nuk kanë automjete dhe teknikë adekuate për zjarrfikje. Nuk posedojnë pajisje të sigurt për punë, pajisjes të p atestuara dhe të pakontrolluara. Nuk kanë uniforma, si dhe ballafaqohen me një numër jashtëzakonisht të vogël të zjarrfikësve. Kontributi i tyre profesional në shërbim të qytetarëve, është dëshmuar ndër vite dhe po e rikujtojmë mobilizimin e kapaciteteve profesionale të zjarrfikësve dhe të shpëtimit për luftën e zjarreve malore me të cilat u ballafaqua Kosova dhe Shqipëria gjatë këtij viti. Mungesa e vëmendjes institucionale ndaj gjendjes së zjarrfikësve rrezikon shëndetin dhe jetën e tyre. Prandaj, zoti ministër, pyetja është kjo: çfarë është duke bërë ministria juaj në rregullimin e statusit të zjarrfikësve dhe krijimin e kushteve normale për punë, në shtimin e numrit të tyre dhe në sigurimin e përkrahjes financiare për këtë shërbim? |
Xhelal Sveçla | Po |
24/02/2022 | Kulturë |
Faleminderit! Meqë është seanca e dytë që nuk është ministri, unë po e bëj pyetjen. Rasti i familjes Elshani nga Korotica e Ulët, më saktësisht, i familjes së poetit dhe shkrimtarit të mirënjohur Ymer Elshani, është një nga tragjeditë më të mëdha kombëta
Lexo më shumë
Faleminderit! Meqë është seanca e dytë që nuk është ministri, unë po e bëj pyetjen. Rasti i familjes Elshani nga Korotica e Ulët, më saktësisht, i familjes së poetit dhe shkrimtarit të mirënjohur Ymer Elshani, është një nga tragjeditë më të mëdha kombëtare të shkaktuar nga gjenocidi i pushtetit gjakatar serbë ndaj shqiptarëve dhe familjeve shqiptare. Pothuajse, e gjithë familja e ngushtë e poetit Ymer Elshani, nëna, bashkëshortja dhe katër djemtë, duke mos kursyer as poetin u masakruan pamëshirshëm më 17 prill 1999. I vetmi anëtar i familjes së poetit që shpëtoi, e që për fat nuk ishte atë ditë në shtëpi, ishte vajza e poetit Ymer Elshani, Teuta Elshani. Edhe pse masakra gjenocidale ndaj familjes Elshani dhe familjeve të tjera u krye në Poklek të Drenasit, e vetmja shenjë materiale e familjes së poetit Ymer Elshani ka mbetur shtëpia e tij në Korroticë të Ulët, aty ku poeti u lind dhe zhvilloi aktivitetin e tij letrar dhe atdhetar. Vajza e poetit, e cila shpëtoi nga masakra, e cila për momentin jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse e lënduar në shpirt për gjithë jetën, ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që shenjën e vetme materiale të mbetur, shtëpinë dhe oborrin e poetit Ymer Elshani, ta vërë në dispozicion të shtetit dhe publikut, në mënyrë që përmes saj të dokumentohet trashëgimia kulturore dhe krijuese e poetit Ymer Elshani, por më e rëndësishmja në këtë mes është ideja që përmes kësaj shtëpie muze të dëshmoheshin krimet dhe masakrat gjenocidale ndaj familjeve shqiptare Rëndësia e realizimit të këtij projekti i tejkalon përmasat e të zakonshmes, sepse vetë përmasa e krimit gjenocidal ndaj kësaj familje është dëshmi që flet vetë. Prandaj, unë si deputet, duke njohur veprimtarinë e poetit dhe tragjedinë e pashembullt ndaj kësaj familjeje solidarizohem me kërkesën e Teutës, vajzës së poetit, prandaj shtroj pyetjen ministrit: çka ka marrë Ministria e Kulturës, çka ka ndërmarrë në lidhje me këtë kërkesë? Dhe, pres edhe zyrtarisht një njoftim, edhe pse jozyrtarisht kam marrë informata që ministri ka nxjerrë një vendim po në favor të kërkesës së Teutës, për shtëpi që të shpallë në mbrojtje këtë shtëpi, por pres edhe zyrtarisht, meqë e kam bërë pyetjen zyrtarisht. Faleminderit! |
Hajrullah Ceku | Jo |
19/05/2022 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar! Meqë ministrja ka lajmëruar me kohë se është në një takim të rëndësishëm me Komisionin e Venecias, unë po e lexoj pyetjen, për shkak se pres përgjigje zyrtare për këtë pyetje. I nderuar kryetar, Të nderuar ministra të Kabinetit qev
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Meqë ministrja ka lajmëruar me kohë se është në një takim të rëndësishëm me Komisionin e Venecias, unë po e lexoj pyetjen, për shkak se pres përgjigje zyrtare për këtë pyetje. I nderuar kryetar, Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë,Nuk ka muaj apo ditë në kalendarin e vitit, e sidomos në stinën e verës, kur shqiptarët e Kosovës nuk përkujtojnë me dhembje të madhe përvjetorë të shumtë të masakrave gjenocidale që Serbia ka kryer ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit të zhvilluar më 1998-1999. Edhe pse në parimet e së drejtës penale thuhet se krimet nuk parashkruhen, apo nuk vjetrohen, dhe si të tilla mund të gjykohen në cilëndo kohë të mundshme, ne jemi dëshmitarë se shumë kriminelë që kanë kryer këto krime ende shëtisin të lirë në Serbi, madje mbajnë poste të larta në institucionet e Serbisë, sepse drejtësia nuk po vepron. Në anën tjetër, edhe pse është miratuar Kodi Penal për dënimin e kriminelëve në mungesë, institucionet tona të drejtësisë, siç është Prokuroria e Shtetit, i kanë “futur veshët në lesh”, duke mos treguar qasje serioze për fillimin e hetimeve dhe gjykimin e kriminelëve të luftës, qoftë edhe në mungesë. Prandaj, pyetjen e kam kështu: Edhe pse, pushtetet janë të ndara, sa jeni në dijeni për këtë mosveprim të çuditshëm të Prokurorisë? Dhe së dyti, çka po bën ministria në adresimin e kësaj çështjeje, sepse zonja ministre, siç e dini, edhe pse krimet e luftës nuk parashkruhen, nuk vjetrohen, mirëpo në aspektin e dëshmimit të tyre, apo sa më shumë kohë që kalon, aq më e vështirë është që të dokumentohen dhe të dëshmohen, kur dihet se edhe dëshmitarët plaken, sëmuren, apo edhe mund të vdesin pa e thënë të vërtetën që e kanë përjetuar. Faleminderit! |
Albulena Haxhiu | Jo |
27/10/2022 | Drejtësi |
Ashtu siç e dini, në burg e Dubravës është ndërtuar një monument për përkujtimin e dëshmorëve e martirëve që ranë në masakrës e Dubravës, mirëpo ai monument është shndërruar në monument të burgosur, për shkak se familjarët, të mbijetuarit që shkojnë për
Lexo më shumë
Ashtu siç e dini, në burg e Dubravës është ndërtuar një monument për përkujtimin e dëshmorëve e martirëve që ranë në masakrës e Dubravës, mirëpo ai monument është shndërruar në monument të burgosur, për shkak se familjarët, të mbijetuarit që shkojnë për ta vizituar një herë në vit, përballen me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha për qasje. Prandaj, për t’ua lehtësuar edhe familjarëve edhe të burgosurve, a keni ndërmarrë diçka dhe çka po ndërmerrni për këtë? |
Albulena Haxhiu | Po |
07/03/2024 | Planifikim Hapesinor |
Banorët e qytetit të Skënderajtqë kanë pësuar dëme nga kjo ndërhyrje në rrugë i janë drejtuar ministrisë për trajtimin e tyre dhe neglizhencën e pushtetit lokal, a mund të na tregoni cilat janë masat që ministria juaj mund t’i ndërmarrë apo planifi
Lexo më shumë
Banorët e qytetit të Skënderajt që kanë pësuar dëme nga kjo ndërhyrje në rrugë i janë drejtuar ministrisë për trajtimin e tyre dhe neglizhencën e pushtetit lokal, a mund të na tregoni cilat janë masat që ministria juaj mund t’i ndërmarrë apo planifikon që t’i ndërmarrë që të sanohen dëmet dhe qytetarët të gëzojnë benefite apo kompensim për dëmet që u janë shkaktuar? |
Liburn Aliu | Po |
07/03/2024 | Infrastrukturë |
A mund të na tregoni se deri ku keni arritur me shpronësimin e pronave për projektin Kamoran-Drenas-Skenderaj, si dhe a mund të na tregoni se si po ecën deri tani plani i këtij projekti? A janë duke u realizuar punimet 41 konform planit dinamik, apo kanë
Lexo më shumë
A mund të na tregoni se deri ku keni arritur me shpronësimin e pronave për projektin Kamoran-Drenas-Skenderaj, si dhe a mund të na tregoni se si po ecën deri tani plani i këtij projekti? A janë duke u realizuar punimet 41 konform planit dinamik, apo kanë pësuar ngecje sa u përket afateve kohore të parapara me kontratë? |
Liburn Aliu | Po |
06/10/2023 | Shërbime Publike |
A ka ndonjë mundësi që të evitohet problemiqë po shkaktohet nga reshjet e shiut, në mënyrë që qytetarët të kenë furnizim me ujë në mënyrë të rregullt? Dhe e dyta është: a është menduar ndonjë investim në kapacitete filtrues?
A ka ndonjë mundësi që të evitohet problemi që po shkaktohet nga reshjet e shiut, në mënyrë që qytetarët të kenë furnizim me ujë në mënyrë të rregullt? Dhe e dyta është: a është menduar ndonjë investim në kapacitete filtrues? |
Artane Rizvanolli | Po |