Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/05/2022 | Financa |
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Nga praktika e mëhershme, kontributet e të punësuarve në sektorin publik të arsimit, kulturës dhe shëndetësisë për anëtarësinë e tyre në sindikatën përkatëse si SBASHK dhe FSSH lidhet direkt nga mekanizmat e Min
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, Nga praktika e mëhershme, kontributet e të punësuarve në sektorin publik të arsimit, kulturës dhe shëndetësisë për anëtarësinë e tyre në sindikatën përkatëse si SBASHK dhe FSSH lidhet direkt nga mekanizmat e Ministrisë së Financave, Transfereve dhe Punës. Secila prej këtyre federatave sindikale duhet të dorëzojnë po ashtu raportet e tyre financiare për këto kontribute që Ministria i lidh direkt nga paga e të punësuarve për këto sindikata. Po ashtu, së fundmi, por edhe prej disa kohësh, kemi marrë sinjalizime tanimë të bëra publike për dyshime në përdorimin adekuat të këtyre fondeve nga drejtuesit e federatave sindikale. Ministër, pyetja ime është a mund të na njoftoni se a po vijon kjo praktikë dhe a po i dorëzojnë raportet financiare federatat sindikale. |
Hekuran Murati | Po |