Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
02/08/2021 | Shëndetësi |
Përkitazi me procesin e vaksinimit, më vjen mirë që tashmë nuk po diskutohet as këtu në seancë, askund në asnjë forum tjetër për numrin e vaksinave. E dimë tashmë një vendim të Ministrisë që më 15 qershor ka filluar vaksinimi në masë. Po të analizojmë sh
Lexo më shumë
Përkitazi me procesin e vaksinimit, më vjen mirë që tashmë nuk po diskutohet as këtu në seancë, askund në asnjë forum tjetër për numrin e vaksinave. E dimë tashmë një vendim të Ministrisë që më 15 qershor ka filluar vaksinimi në masë. Po të analizojmë shifrat që u diskutuan këtu, nga fundi i javës së kaluar kemi pasur një rritje të madhe të numrit të vaksinimit. Përkitazi me këtë, tashmë siç kemi marrë informacion, dimë që çdo qendër e vaksinimit është e furnizuar dhe ka ekipet përkatëse në secilën komunë të Republikës së Kosovës. Mirëpo, kemi edhe raportime të tilla që kemi ngecje në disa qendra të vaksinimit dhe kemi ngecje në disa komuna. Pyetja ime konkrete drejtuar ministrit Vitia është: A kemi ndonjë komunë dhe ju si Ministri e Shëndetësisë a keni evidentuar që kemi ngecje në këtë proces të vaksinimit dhe nëse ka diçka të tillë si Ministri e Shëndetësisë a keni evidentuar arsyet pse ka ngecje në komuna, respektivisht në qendra të caktuara të vaksinimit? Ju faleminderit! |
Arben Vitia | Po |