Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
18/11/2021 | Punë të Brendshme |
Po! Gjatë zhvillimeve që ka pasur në veri në shtatorin e këtij viti, Kryeministri gjatë bllokadës në Bërnjak e Jarinjë ka folur edhe në media drejtpërdrejt, por edhe në postimin e tij në faqen e tij virtuale për dy fotografi dhe i ka përshkruar biografit
Lexo më shumë
Po! Gjatë zhvillimeve që ka pasur në veri në shtatorin e këtij viti, Kryeministri gjatë bllokadës në Bërnjak e Jarinjë ka folur edhe në media drejtpërdrejt, por edhe në postimin e tij në faqen e tij virtuale për dy fotografi dhe i ka përshkruar biografitë e tyre si kriminelë, njerëz të krimit dhe organizatorë të bllokadës. Ju lutem na tregoni a janë dhe pse janë arrestuar, nëse jo? A janë shpallur në kërkim? A janë proceduar, së paku, nga drejtësia e Republikës së Kosovës, si kriminelë që janë? Si është vepruar me ta? |
Albin Kurti | Po |
18/11/2021 | Punë të Brendshme |
I nderuar kryeministër, Unë po nisem nga një fakt se nuk është vepruar, nuk është çështja veç te procedimi, por veprimi ndaj elementit kriminal, të cilin ju e keni pasqyruar me foto dhe me biografi kriminale. Dhe, prezenca e tyre, sipas fotove që keni pr
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Unë po nisem nga një fakt se nuk është vepruar, nuk është çështja veç te procedimi, por veprimi ndaj elementit kriminal, të cilin ju e keni pasqyruar me foto dhe me biografi kriminale. Dhe, prezenca e tyre, sipas fotove që keni prezantuar, ka qenë ballë për ballë me policinë. Po ashtu, në mediat tona është parë gjuajtje me bomba, krisma të armëve dhe tërheqja e policisë sonë në vendin e ngjarjes. Pra, po flasim për kriminelë në vendin e ngjarjes përballë policisë dhe të njëjtit as nuk janë proceduar, as nuk janë shpallur në ndjekje, as nuk janë arrestuar aty për aty, që do të ishte rregull të operohet sipas standardeve operative të ndjekjes së krimit nga policia. Një pyetjet tjetër në kontekst të kësaj. Meqenëse veç u dërgua... A janë analizuar paraprakisht indikacionet se para zbatimit të vendimit për reciprocitet duhet të dërgohet Njësia Speciale dhe, e dyta, a është përmbush kjo detyrë në veri meqenëse veçse janë dërguar forcat atje |
Albin Kurti | Po |
13/12/2021 | Drejtësi |
: I nderuar kryeministër! Për shkak të procedimit burokratik që e kanë pyetjet, po kalojnë temat, por ka më se njëzet vite që dukuria për të cilën e kam shtruar pyetjen, ka hyrë në fjalorin e përfaqësuesve politikë, të cilët si duket në mungesë të një vi
Lexo më shumë
: I nderuar kryeministër! Për shkak të procedimit burokratik që e kanë pyetjet, po kalojnë temat, por ka më se njëzet vite që dukuria për të cilën e kam shtruar pyetjen, ka hyrë në fjalorin e përfaqësuesve politikë, të cilët si duket në mungesë të një vizioni politik për atë për çka përfaqësojnë, atëherë po merren 30 vazhdimisht me të vrarët, me çështje që kush i ka vrarë dhe asnjë s’është angazhuar për zbulimin e këtyre rasteve. E fundit ka qenë ajo për leonidasit e UÇK-së që po mbahen në burgjet e Maqedonisë së Veriut. Jo për shkak të retorikës suaj në fushatë elektorale për të vendosur drejtësi për çështjen e tyre, por pyetja ime konsiston në atë se çfarë qëndrimi mbani rreth rastit të Kumanovës, a jeni angazhuar ju, ministrja e Drejtësisë apo edhe Presidentja në bisedimet për raportet me homologët tuaj atje për të krijuar mundësinë që të burgosurit kosovarë në Maqedoninë e Veriut të kthehen dhe të mbajnë burgun në Kosovë? Faleminderit! |
Albin Kurti | Po |
13/12/2021 | Drejtësi |
Insistimi është në atë se çka është bërë që ata të mos cilësohen si terroristë, sepse në këtë seancë në këtë Kuvend është debatuar në këtë fushë. E dyta, tash një sugjerim të përgjithshëm, ndoshta z. Zemaj nuk i pëlqen, por librat e shenjtë profetikisht
Lexo më shumë
Insistimi është në atë se çka është bërë që ata të mos cilësohen si terroristë, sepse në këtë seancë në këtë Kuvend është debatuar në këtë fushë. E dyta, tash një sugjerim të përgjithshëm, ndoshta z. Zemaj nuk i pëlqen, por librat e shenjtë profetikisht na udhëzojnë të mos përfitojmë mbi fatkeqësinë e tjetrit. Në qoftë se me meskinizëm, po plotësisht të drejtë i kemi integruar shumicën e fëmijëve të tyre apo edhe prindërve në këtë Kuvend, kjo i ka sjellë në situatë hendikepuese për të kërkuar drejtësi. Unë kisha kërkuar që të mos lëndohen më shumë as leonidasit e UÇK-së që mbahen në burgjet e Maqedonisë së Veriut dhe as familjet e të vrarëve në 31 mënyrë enigmatike pas lufte. Ata kanë nevojë për drejtësi dhe kjo drejtësi vendoset përmes të vërtetës. Por, ne duhet të kemi... |
Albin Kurti | Po |
24/12/2021 | Drejtësi |
: I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë, Ministra, Media, Po, pyetja ime motivohet nga fakti se kur Kosova e pavarur u paraqit si një formulë e rrezikshme për atë që na mbante të okupuar, për shkak se u përkrah edhe nga Perëndimi dhe të gjithë. Atëherë,
Lexo më shumë
: I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë, Ministra, Media, Po, pyetja ime motivohet nga fakti se kur Kosova e pavarur u paraqit si një formulë e rrezikshme për atë që na mbante të okupuar, për shkak se u përkrah edhe nga Perëndimi dhe të gjithë. Atëherë, i gjithë rrjeti agjenturor armik e realizuan atë, që përmes flamurit të Shqipërisë, sepse kjo ishte pika jonë e dobët, u hodhën në kundërshtim të flamurit të Kosovës. Pikërisht këtë gjë, pikërisht këta, sepse ishte pika jonë e dobët, ngase identifikohet vetë historia jonë, si komb, si rrugëtim politik, si sakrificë, që kemi bërë për po atë flamur. Kjo arsye pastaj krijon një terren të përshtatshëm për ta sfiduar flamurin e identitetit tonë shtetëror kosovar përmes flamurit kombëtar shqiptar. Me po të njëjtën formulë po luhet edhe me serbët dhe komunitetet e tjera në vendin tonë. Prandaj, dua të them se askush dhe askujt nuk ia mohon të drejtën në flamur kombëtar. Ne kemi luftuar dhe jemi çliruar me të, mirëpo edhe flamuri me të cilin ka luftuar Gjorgj Uashingtoni sot është në muze. Pra, ishte një kohë dhe rrethanë tjetër, tani është një realitet i ri. Flamuri i Kosovës është i qytetarëve të Kosovës, prandaj unë e kam një pyetje: sa janë marrë masa për respektimin e simboleve shtetërore në institucionet qeverisëse të drejtësisë, agjenci shtetërore, institucione të arsimit, në komuna dhe në vetë institucionet e pushtetit lokal? |
Albulena Haxhiu | Po |
24/12/2021 | Arsim |
Gjatë lëvizjeve tona si deputetë jemi përballur me situata, me ankimime e paraqitje problemesh të ndryshme në zona të ndryshme. Ajo që më ka shqetësuar shumë ka qenë gjendja e shkollave nëpër zonat rurale, jo vetëm në aspektin infrastrukturor, sepse kjo
Lexo më shumë
Gjatë lëvizjeve tona si deputetë jemi përballur me situata, me ankimime e paraqitje problemesh të ndryshme në zona të ndryshme. Ajo që më ka shqetësuar shumë ka qenë gjendja e shkollave nëpër zonat rurale, jo vetëm në aspektin infrastrukturor, sepse kjo është çështje edhe e mirëmbajtjes së tyre, por në aspektin e kuadrit, përfaqësimit arsimor dhe personave që japin mësim dhe e standardit në të cilin mbahet mësimi nëpër këto shkolla. Një çështje tjetër që më ka shqetësuar është çështja e kurrikulave në lëndën e historisë. Unë dua ta them një frazë: “Një popull që nuk është patriot, nuk ka as përfaqësim dinjitoz”. Kjo po reflekton si rezultat i një sistemi arsimor dekadent edhe në gjithë përfaqësimin tonë institucional dhe shtetëror. A keni menduar në ndryshimin e plan-programeve të mësimit të historisë, që ende mësohen me ato të kohës së komunizmit? Nëse i shihni librat e fëmijëve, besoj se të gjithë përballeni me këto, se të gjithë jeni prindër, në kontekst të kësaj, a keni ndonjë plan dhe kur do t’i ndryshoni kurrikulat? Mos na flisni për abetaren kombëtare, se e kemi parë se ka iniciativë. Por, çka kam parë unë, një shtypshkronjë i mbledh dy-tre tituj akademikë atje, i fut, e shkruajnë një libër dhe ai e shet atë libër si libër mësimor. Mblidhen dy a tre të tjerë dhe e shkruajnë një, pra asnjëra s’ka harmonizim me politikat tona nacionale rreth arsimit, me theks në lëndën e historisë, ku vendosen dhe mbrohen vlerat tona nacionale dhe historike. A ka ndonjë plan dhe kur do të fillohet ndryshimi i këtyre kurrikulave? |
Arbërie Nagavci | Po |
24/12/2021 | Arsim |
Pyetja ime konsistonte në situatën në shkollat në zonat rurale, në kuadrat dhe në mësimmbajtjen, në zëvendësimet e orëve. Unë kam parë situatë kur një mësues mban mësim në katër nivelet, në të parën deri në të katërtën. Kjo është një absurditet i llojit
Lexo më shumë
Pyetja ime konsistonte në situatën në shkollat në zonat rurale, në kuadrat dhe në mësimmbajtjen, në zëvendësimet e orëve. Unë kam parë situatë kur një mësues mban mësim në katër nivelet, në të parën deri në të katërtën. Kjo është një absurditet i llojit të vet, që ndodh nëpër shkollat tona, pikërisht në zonat rurale, ku edhe inspektimet, edhe kontrollet ndoshta janë më të dobëta. Kurse, sa u përket kurrikulave të lëndës së historisë, unë kam fëmijë dhe unë kam parë në historinë e tyre nga tituj akademikë të paguar nga disa agjenci X, ku thuhet se dyndjet sllave erdhën në shekullin IV në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë e Shqipërisë së sotme. Pra, ne jemi duke bërë një dëm të madh në të vërtetën historike në formimin e të rinjve tanë, vetë popullit tonë dhe vetëdijes sonë kombëtare. Shqetësimi është më i thellë, sesa këto politikat e ndërtimit të librave që e kam marrë vesh se si shkojnë përmes shtypshkronjave, ose ta zëmë atje... |
Arbërie Nagavci | Po |
29/09/2022 | Drejtësi |
Cila është rrjedha ose epilogu i pritshëm i procesit juridik për zbardhjen e rastit Dehari?
Cila është rrjedha ose epilogu i pritshëm i procesit juridik për zbardhjen e rastit Dehari? |
Albulena Haxhiu | Po |