Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
22/06/2022 | Infrastrukturë |
E kam një pyetje për ministrin. Magjistralja Podujevë-Prishtinë është bërë një nga rrugët më problematike dhe më të kobshme për drejtuesit e automjeteve dhe të udhëtarëve, si dhe kjo rrugë tanimë njihet edhe me ermin si “rruga e vdekjes”. Jan
Lexo më shumë
E kam një pyetje për ministrin. Magjistralja Podujevë-Prishtinë është bërë një nga rrugët më problematike dhe më të kobshme për drejtuesit e automjeteve dhe të udhëtarëve, si dhe kjo rrugë tanimë njihet edhe me ermin si “rruga e vdekjes”. Janë të dhembshme lajmet kur dëgjojmë se dikush humb jetën në komunikacion në këtë rrugë, e cila ka mbetur e papërfunduar me xhepa, me shumë rreth-rrotullime, pa sinjalizime dhe shenja të mjaftueshme të komunikacionit, të cilat po e rrezikojnë jetën e qytetarëve përditë e më shumë. Pyetje: Duke filluar nga viti 2011-2021 në rrugën Podujevë-Prishtinë sa është gjithsej numri i aksidenteve, numri i qytetarëve që kanë përfunduar me fatalitet vdekje dhe lëndime, mosha e të vdekurve dhe të lënduarve, numri i veturave të aksidentuara dhe mundësisht nëse keni të dhëna edhe për vlerat dhe dëmet materiale të shkatërruara me rastin e këtyre aksidenteve. |
Xhelal Sveçla | Po |
22/06/2022 | Infrastrukturë |
Zoti ministër, po më intereson te rastet që kanë përfunduar me fatalitet. Po thua diku 57 qytetarë kanë pësuar me vdekje. Po më intereson a janë përfshirë këto të dhëna vetëm në momentin që ka ndodhur rasti, apo a keni edhe të dhëna që pas lëndimeve apo
Lexo më shumë
Zoti ministër, po më intereson te rastet që kanë përfunduar me fatalitet. Po thua diku 57 qytetarë kanë pësuar me vdekje. Po më intereson a janë përfshirë këto të dhëna vetëm në momentin që ka ndodhur rasti, apo a keni edhe të dhëna që pas lëndimeve apo ndërkohë nga pasojat e këtyre lëndimeve kanë pësuar edhe qytetarë të tjerë. Po më intereson a janë përfshirë edhe këto të mundshmet, a keni të dhëna për këtë? Edhe si shqetësim ka qenë imi, ndër të tjera se për katër muaj kanë ndodhur 6 mijë aksidente në Kosovë, 31 qytetarë kanë vdekur 4 mijë janë të lënduar. Ekspertët e komunikacionit një ndër shkaqet e aksidenteve kanë thënë që është edhe ka qenë shpejtësia, punimet në rrugë, rrugët e papërfunduara e tjera. Faleminderit! |
Xhelal Sveçla | Po |
08/02/2024 | Sociale |
A janë duke u plotësuar kërkesat dhe nevojat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
A janë duke u plotësuar kërkesat dhe nevojat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? |
Hekuran Murati | Po |
08/02/2024 | Financa |
A janë kompensuar qytetarët e dëmtuar për humbjet e tyre në ekonomitë familjare, prona dhe biznese, si rezultat i vërshimeve të 20 janarit të vitit 2023?
A janë kompensuar qytetarët e dëmtuar për humbjet e tyre në ekonomitë familjare, prona dhe biznese, si rezultat i vërshimeve të 20 janarit të vitit 2023? |
Hekuran Murati | Jo |
07/03/2024 | Infrastrukturë |
Pyetja ka të bëjë me ndërtimin e ujësjellësit të Orllanit. Këtë pyetje e kam bërë që një kohë të gjatë. Një komision kur ke raportuar, ke thënë në muajin tetor se ky ujësjellës ka përfunduar. Por, ndërkohë u vërtetua që fare s’ka përfunduar, se ujë
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me ndërtimin e ujësjellësit të Orllanit. Këtë pyetje e kam bërë që një kohë të gjatë. Një komision kur ke raportuar, ke thënë në muajin tetor se ky ujësjellës ka përfunduar. Por, ndërkohë u vërtetua që fare s’ka përfunduar, se ujë nuk kanë fshatarët. Po më intereson, atë përgjigje që e ke, a e ke sot? |
Liburn Aliu | Jo |
06/10/2023 | Infrastrukturë |
Pyetja ime ka pasur të bëjë për ministrin e Mjedisit, i cili ka dhënë një përgjigje në komision, por për të cilën nuk jam i kënaqur. Ka të bëjë me ndërtimin e ujësjellësit në Orllan, i cili projekt nuk ka përfunduar.
Pyetja ime ka pasur të bëjë për ministrin e Mjedisit, i cili ka dhënë një përgjigje në komision, por për të cilën nuk jam i kënaqur. Ka të bëjë me ndërtimin e ujësjellësit në Orllan, i cili projekt nuk ka përfunduar. |
Liburn Aliu | Jo |