Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
24/12/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Të nderuara deputete,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të dashur qytetarë,
Edhe ky vit që po e lëmë pas që nga dita e parë pothuajse pandemia e ka dominuar jetën e
gjithsecilit prej nesh.
Të gjithëve na ësht
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, Të nderuara deputete, I nderuar Kabinet qeveritar, Të dashur qytetarë, Edhe ky vit që po e lëmë pas që nga dita e parë pothuajse pandemia e ka dominuar jetën e gjithsecilit prej nesh. Të gjithëve na është dashur të përshtatemi me një jetë, përvojë sa e çuditshme shpeshherë edhe çorientuese. Në të njëjtën kohë ky vit ishte plot shpresë me politikat qeveritare në shërbim të qytetarëve, me kursim të parasë publike, me llogaridhënie, me investime dhe përkrahje për shpresat më të nevojshme në shoqërinë tonë. Një vit që institucionet shtetërore qëndruan më pranë qytetarëve. Një vështrim për historinë tonë jo të largët, të kohëve të trazuara duhet të na shërbejë si një frymëzim. Pas një dhune shkatërrimi dhe humbjeje që ne përjetuam me vite, ne gjetëm forcën, kurajën që jetën ta bëjmë më të sigurt e më të mirëqenë për gjeneratat që do të vijnë. Dhe, më e rëndësishmja ne kemi mësuar se çfarëdo që na hedh jeta, sado e vështirë apo e dhimbshme të jetë, ka gjithmonë dritë në fund të tunelit. Gjatë këtij viti që po e lëmë pas ishim ne që siguruam dozat e para të vaksinës Pfizer dhe sot kemi shkallën më të lartë të vaksinimit të popullatës në rajon. Me këtë rast, dua ta falënderoj ish-ministrin e Shëndetësisë, zotin Arben Vitia, për angazhimin dhe punën e tij që e ka bërë në këtë drejtim, por në të njëjtën kohë edhe gjithë ata që na ndihmuan nga organizatat ndërkombëtare, domethënë në ndihmesën tonë rreth luftës së pandemisë. Gjithashtu, ishim ne që filluam mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë, dhe jo vetëm që po fuqizojmë rolin e gruas, por po ndihmojmë edhe në krijimin e kushteve elementare për mirëqenien e fëmijëve. Ishim ne që po ndihmojmë bizneset në shtimin e kapaciteteve të tyre prodhuese, duke nxitur një dinamikë më të shtuar të aktivitetit ekonomik në vend. Kosova këtë vit ka shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik në rajon. Politika e subvencionimit dhe granteve për bizneset dhe qytetarët po vazhdon ende. Republika e Kosovës po shndërrohet në një partner serioz që ofron siguri, zhvillim dhe paqe në rajon dhe më gjerë. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ne po e godasim krimin pa dallim etnie dhe jemi në rrugë të mirë në miratimin e bazës ligjore edhe për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. E lajme të mira në këtë vit kishim për të gjithë të rinjtë e të rejat që do të zhvillojnë studimet në arsimin e lartë, ku për herë të parë Qeveria ua mundësoi që ato t’i bëjnë pa pagesë. Sigurisht që janë bërë dhe do të bëhen edhe shumë punë të tjera të mira në vitet pasuese. Të mos harrojmë dhe të jemi vigjilentë se për shkak të variantit Omikron dhe sfidave me marrjen e vaksinës shtesë, ne duhet të mobilizohemi në respektimin e masave në bindjen e qytetarëve në marrjen e vaksinës. Në këtë ditë feste të datës 24 dhjetor për besimtarët katolikë, trajtimi i problemeve të mëdha kërkon që njerëzit të punojnë së bashku. Vitin 2021 le ta kujtojmë për atë që kemi arritur, por të mos vetëmjaftohemi, sepse qytetarët kanë pritje me vite të tëra për një qeverisje të drejtë, për sundim të ligjit dhe për llogaridhënie. Për fund, dhe një herë dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për festat e fundvitit, gjithashtu edhe deputetët dhe stafin e Kuvendit. Uroj që do të arrini të festoni me familjarët tuaj, por në të njëjtën kohë, lutem që të gjithë të ruajnë shëndetin e tyre, të ruajnë shëndetin e njëri-tjetrit, të respektojnë masat që i kemi dhe po shpresoj që vitin 2022 ta fillojmë me më pak raste Dhe, shpresoj që domethënë sfidat që i kemi pasur me COVID 19 veç të fillojnë dhe të eliminohen. Çdo të mirë dhe shihemi më 2022! Faleminderit! |
14/04/2022 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit, i nderuar kryetar Konjufca! I nderuar kryeministër Kurti, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Sot shënohet një ditë e trishtë, dhe kjo ditë na kujton aktin çnjerëzor ndaj 20 mijë grave, vajzave e
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar Konjufca! I nderuar kryeministër Kurti, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolege dhe kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Sot shënohet një ditë e trishtë, dhe kjo ditë na kujton aktin çnjerëzor ndaj 20 mijë grave, vajzave e burrave, e djemve që u dhunuan gjatë luftës në mënyrë brutale nga forcat serbe. Përveç vrazhdësisë së kësaj dite, kjo ditë shënohet edhe si njëra prej ditëve më të rëndësishme, për arsye se an kujton jo vetëm dhembjen, por edhe rezistencën dhe betejën e vazhdueshme të koleges sonë, Vasfije, por edhe të gjitha grave dhe vajzave, burrave e djemve që përjetuan këtë krim, për të treguar të vërtetë dhe luftën e tyre për drejtësi. Para se ta adresoj tutje këtë çështje, rreth këtij krimi, do të ndajë një mesazh nga kolegia jonë Vasfije, e cila nuk pati mundësi të jetë me ne sot në këtë seancë. Kjo letër është nga Vasfija: Unë sot do të doja të isha në Kosovë, do të doja të isha në mesin tuaj, por për shkak të angazhimeve të mia jam në SHBA, dhe përkundër ndjesisë që unë mund të kem për datën 14 prill, unë vazhdoj të mos dorëzohem asnjëherë në kauzën time, sepse ndiej që patjetër më duhet të punoj me tërë mundësitë e mia që çështja dhe respektivisht kauza e përdhunimeve të shtyhet tutje, dhe madje për këtë jam e sigurt. Sot, në këtë ditë unë dua të reflektoj për disa gjëra pozitive që kanë ndodhur në Kosovë, sikur është njohja e sakrificës apo vuajtjes përmes ligjit, pastaj mbështetja mbase e papritur për mua gjatë fushatës elektorale, sikurse është edhe ndryshim-plotësimi i emrit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Viktima të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës dhe Peticione. Pra, ky është një hap tutje, i cili vërtet shoqërisë sonë i bën nder në përgjithësi, por veçanërisht Kuvendit të Republikës së Kosovës. 10Por, për të mos u ndalur vetëm me kaq, ne kemi nevojë që në lidhje me kalendarin e ditëve përkujtimore, përkatësisht datave memoriale, ta shtojmë edhe ditën kur do të kujtoheshin të gjithë ata burra, të gjithë ata djem dhe vajza, të cilët në luftën e fundit përjetuan barbarinë dhe mizorinë nga aparatura shtetërore serbe. Andaj, unë ju lus dhe kërkoj nga ju që, duke qenë sot se është dita kur mbushen 23 vjet nga koha kur për mua shënon tragjedinë personale familjare, por që nuk ka mbetur më e tillë, sepse kjo ditë të gjithëve na kujton mbi 20 mijë të mbijetuar nga lufta e fundit. Të nderuara, E nderuar, Kjo ditë nuk do të ishte vetëm simbolike, por do të ishte edhe ditë kur secili nga ne do të reflektonte në qasje ndaj kësaj kategorie. Të nderuar deputetë, Kjo kërkesë është e rëndësishme, ka qenë kërkesë edhe më e hershme dhe dua t’ju njoftoj se kemi zotim nga kryeministri, presidentja, por edhe kryetari i Kuvendit që kjo ditë do të zyrtarizohet për të kujtuar këtë krim makabër. Gjithashtu jam e njoftuar se presidentja Osmani ka dërguar një shkresë te Komisioni për Administratë Publike që të vendoset në kalendarin zyrtar si ditë memoriale dhe lus të gjithë deputetët, pa dallim, që ta përkrahin këtë kërkesë. Njëra ndër çështjet e tjera që ndërlidhet me këtë krim që është e rëndësishme është se njëri prej krimeve që më së paku ndëshkohet, kjo na ka mësuar jo vetëm me rastin që kemi në Kosovë, në Bosnjë dhe në vendet të tjera, ku është numri shumë i vogël i atyre që janë dënuar për këtë krim. Unë i bëj thirrje Prokurorisë që të bëjë përshpejtimin e hetimeve të këtyre rasteve, të ketë mobilizim të të gjitha forcave për të siguruar që të mbijetuarit të ndihen që do të ketë drejtësi për ta dhe, natyrisht, që është zotim i të gjithëve që do të bëjë maksimumin për të dhënë përkrahjen Prokurorisë, në këtë rast, për ta arritur të procesojë me këto hetime dhe t’i trajtojë këto raste me prioritet dhe, natyrisht duhet të mësojmë nga rasti i Vasfijes dhe të mos lejojmë që e njëjta të na përsëritet prapë. Kështu që e di që edhe prej Ministrisë së Drejtësisë, prej Qeverisë, po natyrisht edhe ne si Kuvend besoj që mund të flas për të gjithë që në çdo kërkesë që Prokuroria ka ku ne mund të kontribuojmë për t’ia krijuar mundësitë dhe hapësirën për trajtimin e këtyre rasteve, do të jemi aty për t’i përkrahur. Fatkeqësisht nuk është vetëm kjo ditë që po shënojnë dhe po rikujtojmë këtë krim në vendin tonë. Sot është një luftë duke ndodhur në Ukrainë, ku kemi lajme të përditshme të dhunimeve që po ndodhin atje. Ne dënojmë këtë akt dhe këtë krim të tmerrshëm dhe natyrisht që do të jemi këtu për të dhënë përkrahje nga të gjitha mësimet që ne i kemi marrë sa i përket këtij krimi dhe do të jemi aty për të ndihmuar dhe për të përkrahur edhe Ukrainën që të jetë sa më afër këtyre viktimave. Kemi shumë për të bërë dhe na duhet një mobilizim i të gjithëve për ta dhënë 11përkrahjen tonë maksimale që të ketë drejtësi për këto viktima, po në të njëjtën kohë për të adresuar edhe pjesën e nevojave të të mbijetuarve qoftë në krijimin e pavarësisë së tyre dhe të ndërrojmë qasjen që është ndaj këtyre viktimave dhe të mos ketë ende stigmatizim. Fatkeqësisht ende vazhdon të jetë prezent dhe duhet të bëjmë çmos që të ngremë vetëdijen edhe viktimat ose të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës të mos kenë ndjesinë e njëjtë. Faleminderit! |