Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
24/06/2021 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Të nderuar deputetë,
Ajo që dua të ngre sot lidhet me marrëveshjen Uashingtonin, të cilën e filloi kryetari i Grupit
Parlamentar të PDK-së dhe zotimet që ka marrë Republike e Kosovës në këtë marrëveshje me
Shtëpinë e
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, Ajo që dua të ngre sot lidhet me marrëveshjen Uashingtonin, të cilën e filloi kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe zotimet që ka marrë Republike e Kosovës në këtë marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë edhe me shtetin amerikan. Kjo marrëveshje është kritikuar nga të gjitha partitë opozitare atëherë, me argumente të paqëndrueshme, besoj me motive politike jofisnike, thjesht për të rritur militantizmin e verbër politik të përkrahësve të tyre. Tani një pjesë e asaj opozite është në Qeveri dhe duke qenë në Qeveri, ne presim që tash të tregohet maturi shumë më e madhe politike karshi çështjeve të rëndësisë shtetërore, siç është kjo marrëveshje. Të nderuar deputetë, Dje Qeveria ka pranuar studimin e fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, të përgatitur nga Departamenti Amerikan që është përgjegjës për energjinë. Ka qenë absurde atëherë të deklarohet se kjo marrëveshje e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë cenon sovranitetin e Kosovës. Tash këtë studim e kanë në dorë dhe unë pres deklarim të qartë të Qeverisë lidhur me këtë pyetje: a e cenon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, i përgatitur nga mbrojtësi më i madh i sovranitetit të Kosovës? E udhës do të ishte të kërkojë falje, i pata thënë atëherë të mos ngutej, edhe sot u them të mos nguten, sepse koha po i nxjerr çdo ditë në dritë të gjitha të vërtetat dhe të gjitha mashtrimet, sigurisht. Ju njoftoj gjithashtu që Administrata e presidentit amerikan e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje, se kjo marrëveshje është në përputhje me interesat e përbashkëta të SHBA-së e të Kosovës dhe me interesa të SHBA-së në regjion. Në letrën që presidenti ia dërgon Kongresit, e njofton Kongresin që janë ndarë 200 milionë dollarë për projekte të gazit në Kosovë në kuadër të angazhimeve të MCC-së. Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, së paku asnjë hap që është bërë publik. Asgjë nuk është bërë në çuarjen përpara të kësaj marrëveshjeje, asnjë veprim konkret prej se është përmbyllur njohja nga Izraeli në fillim të shkurtit, cilën njohje nuk e besonin se do të formalizohej, siç ndodhi me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Këta që tani janë në Qeveri, unë i ftoj që të kujdesen për realizimin e projekteve të kësaj marrëveshjeje. Ju garantoj që ndryshe nuk do ta kenë gjatë qeverinë, siç nuk e kanë pasur të gjatë as vitin e kaluar. Këto përfshijnë projekte të hekurudhave dhe autostradave, energji, furnizim me 8 gaz, financim të bizneseve të Kosovës nga tregjet financiare të SHBA-së, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar disa ditë para Vitit të Ri të kaluar. Në Qeverinë e kaluar i patëm nisur përgatitjet për realizimin e secilës pikë të kësaj marrëveshjeje dhe me vendim të Qeverisë ne patëm specifikuar institucionet përgjegjëse që duhet t’i realizojnë pikat e kësaj marrëveshjeje. Edhe kryeministrit aktual i është dorëzuar raporti i detajuar për statusin e angazhimit për secilën pikë të kësaj marrëveshjeje. Unë ju njoftoj sot që ne do të kërkojmë debat parlamentar për angazhimet, për veprimet e Qeverisë sa i përket realizimit të kësaj marrëveshjeje. Faleminderit! |
22/02/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Të nderuar deputetë,
Anëtarë të Qeverisë,
Unë dëshiroj që sot të sjell në vëmendjen e të gjithëve zhvillimin që ka ndodhur muajve të fundit
lidhur me rritjen e kostos së jetës për qytetarë dhe kostove të bizneseve q
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, Anëtarë të Qeverisë, Unë dëshiroj që sot të sjell në vëmendjen e të gjithëve zhvillimin që ka ndodhur muajve të fundit lidhur me rritjen e kostos së jetës për qytetarë dhe kostove të bizneseve që po ndikojnë gjerësisht në standardin e jetës së qytetarëve. Po i përmend disa elemente kryesore: E para, janë rritur çmimet e ushqimeve bazike dhe ne kemi nxjerrë evidencë për këtë. Brenda një viti çmimi i miellit është rritur 29%, buka 17%, vaji 46%, qumështi 9%, patatet 24%, nafta 26%, e kështu me radhë. Një familje që ka një rrogë mesatare, shumicën e të ardhurave i shpenzon këto produkte bazike dhe kjo nënkupton që të ardhurat reale dhe fuqia blerëse kanë rënë gjatë këtij viti. E dyta, është rritur çmimi i energjisë elektrike, kemi diskutuar gjerësisht këtë çështje, prapë në bazë të evidencës së fakteve tarifa e ulët e energjisë është rritur në 104%, tarifa e lartë është rritur 85%. E treta, prapë në bazë të dhënave të Agjencisë së Statistikave, çmimet e plehrave, farave dhe pesticideve janë rritur minimum 25%, disa prej tyre janë rritur edhe më shumë dhe kjo nënkupton se sivjet vështirë se do të mbahet niveli i prodhimit bujqësor sa ka qenë më herët. Te fusha e investimet, deputeti nga Vetëvendosja i përmendi disa shifra, po unë po ju them realitetin, sepse ke përshtypjen sikur po jetoni dimensione të tjera. Në sektorin publik nuk ka asnjë investim të madh signifikant që krijon efekte multiplikuese në ekonomi, për punësim, për të ardhura, për fitime të bizneseve. Kemi parë bllokimin e OSHP-së që realisht i ka lënë të bllokuara miliona euro në projekte të mesme dhe të vogla gjithandej nëpër Kosovë. Sa u përket investimeve të jashtme, mund të japim shifra çfarëdo, por nuk ka asnjë brend investitori të jashtëm që ka ndodhur gjatë vitit 2021. Projekti i gazit u përmend edhe këtu në këtë seancë, është bllokuar, i cili do të sillte një 200 milionë euro të MCC-së dhe disa miliona të tjerë kredi koncesionare nga bankat zhvillimore. Përtej kësaj është rritur pasiguria në tregjet globale edhe për shkak të zhvillimeve në Ukrainë dhe në lokacione të tjera që po ka ndikim në tregjet financiare dhe rrjedhimisht në mobilitetin e kapitalit. Tani unë jam i vetëdijshëm që këto probleme nuk i ka sjellë Qeveria ekzistuese, por mosveprimi ose veprimi i gabuar i Qeverisë po e rëndon barrën për qytetarët. Të nderuar deputetë, Bizneset kurrë asnjëherë në 20 vjet nuk kanë qenë më të pasigurta sa u përket politikave fiskale dhe rregullativës ekonomike të Qeverisë. Ne mund të zgjohemi në mëngjes dhe të shohim se një ndërmarrje e privatizuar konfiskohet, ndoshta shteti ka të drejtë për ato veprime që po i ndërmerr, por veprimet e tilla donë transparencë ndaj publikut, ndaj punëtorëve të asaj ndërmarrje, ndaj odave ekonomike dhe ndaj investitorëve, sepse kjo qasje krijon pasiguri të madhe tek investitorët potencialë, edhe kur shteti ka të drejtë. Ne mund të zgjohemi në mëngjes dhe të shohim që ndërmarrjet shoqërore nga të cilat punëtorët presin t’i marrin 20% bëhen pjesë e një eksperimenti të Fondit sovran që ju garantoj që do të dështojë dhe do ta bartim koston e dështimit të gjithë së bashku me vitet e ardhshme nëse arrijmë të implementohet. Unë kam frikë nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme, viti 2022 do të jetë i vështirë për shumë familje, biznese dhe bujq. Unë vlerësoj se duhet me seriozitet të konsiderohen nga ana e Qeverisë që të rriten subvencione së paku për 25% vetëm për të mbajtur vlerën reale të subvencioneve. Të rriten pagat sipas ritmit të rritjes së bruto produkteve vendor, siç parashihet në Ligjin për menaxhimin e financave publike. Të rriten skemat e asistencës sociale, se ne mund të dalim në foltore e të themi se janë rritur të hyrat tatimore me kaq milionë euro, por kur bie fuqia blerëse e pagave dhe e skema të ndryshme sociale dhe pensionale, efekti është zero. Mbi të gjitha duhet të qartësohet plani i qeverisë në detaje për politikat fiskale dhe krejt rregullativën ekonomike që mund të pritet gjatë mandatit të kësaj qeverie dhe sigurisht fokusi në investime publike. Të nderuar deputetë, Unë kam përshtypjen se i gjithë fokusi i Qeverisë është të fajësohen qeveritë e kaluara për 20 vjetët e kaluara. Të raportohet jashtë e brenda vendit sa njerëz... (Ndërprerje nga regjia) Po raportohet shumë sa njerëz po dënohen, kush po shkarkohet, në vend se të flasim për punësim dhe për të ardhura. Tash debati krejt i Qeverisë po shkon tek kjo çështja e konfiskimit të pasurisë. Të jemi të qartë, ne i përkrahim plotësisht këto reforma në sistemin e drejtësisë dhe dëshirojmë, insistojmë që të shkohet deri në fund, po këtu duhet të ndjekin rrjedhën e vet si reforma në sistemin e drejtësisë. Ndërkaq fokusi i Qeverisë dhe i të gjithë neve duhet të kthehet te punësimi, tek të ardhurat, te standardi i jetesës. Faleminderit! |
14/07/2022 | Ekonomi |
I nderuar kryeministër,
Anëtarë të Qeverisë,
Të nderuar deputetë,
Unë dëshiroj të risjell në vëmendjen e të gjithëve dy çështje, të cilat janë diskutuar disa herë:
problemin e rritjes së çmimeve dhe ndërlidhjen e kësaj me të hyrat buxhetore.
8
Të
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Anëtarë të Qeverisë, Të nderuar deputetë, Unë dëshiroj të risjell në vëmendjen e të gjithëve dy çështje, të cilat janë diskutuar disa herë: problemin e rritjes së çmimeve dhe ndërlidhjen e kësaj me të hyrat buxhetore. 8 Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave tregojnë që inflacioni në qershor të këtij viti krahasuar me qershorin e vitit të kaluar është 14%, ndërkaq të dhënat për inflacionin për mallrat e importuara shkojnë 24%. Tash kjo normalisht nënkupton rënie të fuqisë blerëse dhe varfërim të buxhetit të familjeve drejtpërdrejt, po mandej janë pasojat e tjera sekondare që është puna në ndërtimtari, në bujqësi, në sektorë të tjerë që reflektohet në punësim dhe në të gjitha segmentet e tjera të shoqërisë dhe të ekonomisë. Tash shqetësuese vërtet është, edhe pse ne kemi ngritur disa herë këtu, është mungesa e çfarëdo mase nga ana e Qeverisë. Nëse nuk gaboj, në 2019-ën, kur inflacioni ka qenë 3.4%, atëherë nëse nuk jam gabim, pra, Vetëvendosja e pati shpallur vitin 2019 vit të rritjes së çmimeve, me 3.4% inflacion. Tash çmimet kanë shkuar mesatarisht 14% dhe nuk ndërmerret asnjë masë, shihni pak ekonomitë e tjera, ekonomitë perëndimore se çfarë po bëjnë në këtë drejtim. E vetmja masë për të menaxhuar këtë situatë është caktimi i çmimit maksimal të naftës, asgjë tjetër, edhe tash paralajmërimet që çmimet maksimale të vendosen edhe për produkte të tjera. Pavarësisht që kjo është antikushtetuese, duke qenë se nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, prapë propozimi jonë që heqja e akcizës përkohësisht në naftë dhe ndoshta përgjysmimi i TVSH-së do kishte funksionuar prefekt me këtë masë të caktimit të çmimit maksimal dhe sot ne naftën në treg ndoshta do ta kishim pa akcizë dhe me përgjysmë TVSH me rreth 1.25 ose 1.30 euro për litër të naftës, kjo është e para. E dyta, te të hyrat buxhetore, ministri i Financave dhe Qeveria përgjithësisht është vazhdimisht aktive duke promovuar rritjen e të hyrave buxhetore, unë nuk e përjashtoj që kjo rritje e të hyrave është edhe për shkak të aktivitetit të shtuar ekonomik, po kur ke rritje të çmimeve të mallrave nga importi me 24% dhe duke e ditur që gati 2/3 e buxhetit mbushet nga taksat që ne i mbledhim drejt në kufij, edhe inflacioni vendor 14%, është e qartë që rritja e të hyrave buxhetore është në masë të madhe reflekton rritjen e çmimit të mallrave. Pra, nëse thjeshtësohet, kjo është rritje e buxhetit në kurriz të qytetarëve dhe të bizneseve, nuk ka si të kuptohet ndryshe, e tash paradoksi i kësaj, prandaj e ngrita këtë çështje sot, paradoksi i kësaj është që dje ose pardje na ka ardhur në email-in zyrtar propozimi, në fakt Projektligji i Qeverisë për të ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore për 50 milionë euro, për ndihmë direkte buxhetore, jo për një projekt kapital dhe sigurisht në seancat e ardhshme ne do të duhet ta shqyrtojmë këtë çështje, kjo vërtet është paradoks. Në njërën anë mbahen konferenca për media që po rriten të hyrat buxhetore, duke ditur se janë rritur çmimet dhe, në anën tjetër, kërkon marrje kredie për mbështetje direkte buxhetore, duke ditur që bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, si asnjëherë më përpara, pse? Për shkak se për një kohë të gjatë janë bllokuar investimet kapitale, edhe për shkak të mosfunksionalitetit të Bordit të OBSH-së, po edhe në masë 9 të madhe për shkak të rritjes së çmimit të imputeve të ndryshme, edhe si rezultat i mospunës edhe mosfunksionalizimit të plot kontratave që janë nënshkruar vitin e kaluar. Dhe unë e gjej shumë të pajustifikueshme nga ana e Qeverisë pse nuk vjen në Kuvend rishikimi i buxhetit, për të rishikuar edhe të hyrat, edhe shpenzimet në kontekst të zhvillimeve të reja fiskale në vend, dhe në veçanti për të adresuar nevojat që kanë komunat. Shihni çfarë po ndodh nëpër komuna, janë bllokuar komplet investimet kapitale dhe ju, ministër, keni mjaft hapësirë tani në buxhet, duket se janë rritur të hyrat për të reflektuar te të hyrat për të bërë të mundur aplikimin e një serë masash për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe për të targetuar ato projekte kapitale të cilat janë ndalur, sepse duke që viti 2022 do të jetë komplet vit i humbur sa i përket investimeve kapitale dhe nuk është vetëm ajo, po janë efekte dytësore, tretësore që vijnë nga shpenzimet kapitale publike. Faleminderit! |
28/03/2022 | Financa |
Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuar anëtarë të Qeverisë, Të nderuar kolegë deputetë, Janë tri probleme politike dhe ekonomike që na kanë përcjellë gjatë kësaj periudhe që e kanë rënduar jetën e qytetarëve: Kriza energjetike gjatë dimrit që po e l
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuar anëtarë të Qeverisë, Të nderuar kolegë deputetë, Janë tri probleme politike dhe ekonomike që na kanë përcjellë gjatë kësaj periudhe që e kanë rënduar jetën e qytetarëve: Kriza energjetike gjatë dimrit që po e lëmë pas, kriza e çmimeve që tash po thellohet çdo ditë dhe një pasiguri e përgjithshme globale që është krijuar tashmë nga lufta në Ukrainë. Për shkak të këtyre problemeve politike dhe ekonomike të gjithë indikatorët tregojnë që jeta e qytetarëve është vështirësuar. Një vlerësim i përafërt tregon që secilës familje mesatarisht iu kanë rritur kostot e jetesës për shportën bazike të mallrave dhe shërbimeve nga 150 deri në 200 euro për muaj. Prandaj, ne vlerësojmë që është e pashmangshme që të dizajnohen pakot mbështetëse për qytetarin, ndoshta të natyrës sikur në kohën e pandemisë, sepse kriza ekonomike dhe sociale gati është e atyre përmasave dhe vonesat në këtë drejtim besoj që veç do të shtojnë barrën e familjeve 7dhe eventualisht Qeveria do të detyrohet më vonë t’i marrë këto masa, kështu që është më herët të dizajnohen dhe të ndërmerren këto masa. Ne kemi tri propozime për konsiderim nga ana e Qeverisë. Masa e parë dhe e menjëhershme është që të bëhet menjëherë indeksimi i të gjitha skemave të ndryshme pensionale dhe ndihmave sociale vetëm për normën e inflacionit për të ruajtur fuqinë blerëse të pensioneve dhe të ndihmave sociale të pandryshueshme, së paku për të mbuluar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazike, dhe kjo masë i prek të gjithë qytetarët mbi moshën 65-vjeçare dhe të tjerë që përfitojnë nga skema të ndryshme të mbështetjes sociale nga ana e Qeverisë. Masa e dytë është subvencioni në bujqësi, unë e kam ngritur edhe një herë tjetër këtë çështje. Të gjithë indikatorët tregojnë që rritja e kostove të imputeve bujqësore shkon 20, 30 deri në 50%, në disa raste edhe 100% dhe ne e kem dalë në terren dhe e kemi verifikuar këtë çështje. Unë ftoj Qeverinë që të konsiderojë rritjen e menjëhershme të subvencioneve në bujqësi, së paku edhe këtu sa janë rritur çmimet e imputeve bujqësore. Edhe kjo masë i mbulon 1/3-tën e familjeve në nivel vendi, që sigurojnë të ardhura përmes tregut, ose produkteve vetvetiu për konsumin vetjak në nivel të Kosovës. Masa e tretë, që besoj se duhet konsideruar me shumë kujdes, është t’i ktheheni debatit për pagën minimale. Janë zhvilluar negociatat, pa mospajtime, por duhet gjetur gjuha e përbashkët për të rritur sa më parë pagën minimale, në mënyrë që të punësuarit në sektorin publik që kanë paga të ulëta ta ndiejnë këtë efekt. Dhe, e dyta, duhet menjëherë të bëhet indeksimi i pagave në sektorin publik për koston e jetesës. Të gjitha këto masa në bazë të vlerësimeve tona janë plotësisht të përballueshme për buxhetin e shtetit, janë edhe të dhënat mujore dhe tremujore të Qeverisë, po janë edhe deklarimet, edhe të ministrit të Financave, edhe të zyrtarëve të tjerë të Qeverisë, për rritje të konsiderueshme të të hyrave buxhetore edhe për shkak të performansës që ka pasur vitin e kaluar ekonomia, por edhe për shkak të rritjes enorme të çmimeve, që reflektohet pastaj në rritje të të hyrave së paku nominale për buxhetin e shtetit. Të tria këto masa besoj që duhet të dizajnohen me kujdes dhe të ndërmerren sa më parë, në mënyrë që të mos vijmë në situatë kur pastaj Qeveria do të detyrohet t’i ndërmarrë këto masa nën presione të ndryshme sociale. Ne jemi këtu për të ndihmuar, nëse është e nevojshme si opozitë, në komisione parlamentare, ose këtu në seancë, për të marrë veprimet e nevojshme për ta mbështetur Qeverinë në ndërmarrjen e këtyre tri masave. Faleminderit! 8 |