Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
26/04/2021 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit, nënkryetare!
I nderuar Kryeministër,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kolegët e mi nga opozita kur dalin në këtë foltore është mirë që përveç faktit se kanë përpara
fjalim
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar Kryeministër, I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kolegët e mi nga opozita kur dalin në këtë foltore është mirë që përveç faktit se kanë përpara fjalimin ose pikat e përgatitura, të reflektojnë edhe një herë në pamjen e Kuvendit. Ajo çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, nuk mund të kalojë pa asnjë reflektim, siç po vërehet ose siç po e ndjejmë nga opozita tani. Qytetarët e Republikës kanë kërkuar ndryshim. Këtë ndryshim nuk e kanë kërkuar vetëm në formatin se si ulemi ne këtu, por e kanë kërkuar edhe në mënyrën se si qeveriset, por përmbi të 11 gjitha, ajo çka juve duhet t’ju bëjë më të vëmendshëm në fjalimet tuaja është kjo pamje dhe ju inkurajoj që sa herë të keni mundësi të vini dhe ta shihni argumentin se çfarë do të thotë ndryshimi në Kosovë në mundësinë e forcës politike. Tash, disa prej pikave që u adresuan prej kolegëve të mi të opozitës, me krejt respektin dhe vlerësimin maksimal për ta dhe bashkëpunimin në të ardhmen që do ta kemi. Sa i përket lirisë së mediave, ai indeks i cili është prezantuar reflekton në vitin 2020. Në vitin 2020 Kosova është qeverisur në pjesën gjysmën e dytë të vitit nga një qeveri e cila e dimë si e mori mandatin dhe pastaj u shpall jolegjitime nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së vendit. Të gjuhemi dhe të flasim vetëm për një fakt, i cili një adresim të ministrit, i cili po, se është sekret që nuk do të duhej të dilte nga një ministër i ish-Qeverisë, i cili ishte përgjegjës në mesin e tjerave edhe për lirinë, për arsye se sipas planeve të tij nuk dështoi sa duhet furnizimi me vaksina, por duhet tanimë edhe të bëhen spekulime, të cilat do të vënë hije të zezë në qeverinë aktuale. Kolegu im, Artani, foli për qasjen ndaj grave. Tash, ende më keq është kur gratë sulmojnë gratë. Secila e kanë momentin e vetë për t’u treguar, për të dëshmuar dhe për të vlerësuar. Përderisa fliste kolegia ime nga opozita, burrat po i njëjti grup parlamentar thoshin: “S’ka vendosë ajo, e ka shit’ axha i vet”. Po vazhdon argumenti se gruaja dhe deputetja është pronë, e cila shitet dhe blihet. Domethënë, në krejt këtë argument, të cilin një deputete, kolege, po mundohet t’ia rikujtojë koleges tjetër, kolegët, ju të tjerët, s’jeni të bindur. Ju kisha lutur që publikisht të mos flisni për gjërat, të cilat nuk jeni të bindur vetë, përderisa ajo është gjuha dhe ajo është fryma që ju brenda e ushqeni, si mund të thoni jo nuk jemi ne ata që e kemi shkruar...Përderisa standardet e dyfishta ndryshojnë vetëm dy metra prej vendit nuk kemi çka të flasim. Edhe një për zotin Tahiri, ju që ishit bashkë Qeveria e PAN-it, a e mbani mend kur e ka prezantuar zoti Ramush Haradinaj në këtë Kuvend programin qeverisës? Më 10 shtator keni pritur pesë orë Listën serbe të vijë prej Beogradit të marrin amin-in e Vuçiqit për votim, pesë orë në orët e mbrëmjes është votuar. Më 7 dhjetor 2017 e ka prezantuar zoti Haradinaj programin qeverisës, më 7 dhjetor. Çka keni bërë prej 10 shtatorit deri më 7 dhjetor? Çka keni bërë, përveç faktit se keni deklaruar se me mandatin tuaj do të përmbyllej dialogu me Serbinë? 12 Se me mandatin tuaj do të funksiononte sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik? Këto janë fakte dhe argumente, të cilat shihen lehtë, e për që i keni ndërruar ulëset dhe jeni zvogëluar, duhet të reflektoni më shumë. Faleminderit! |
06/05/2021 | Dialog |
Faleminderit, nënkryetare!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës,
Po besoj që në vazhdimësi përpjekjet që të portretizohet diçka, e cila nuk përkon me të vërtetën,
kanë mbetur përpjekje të vetme të opozit
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës, Po besoj që në vazhdimësi përpjekjet që të portretizohet diçka, e cila nuk përkon me të vërtetën, kanë mbetur përpjekje të vetme të opozitës në Kosovë. U nis kjo pjesë e seancës sot duke u thënë se kryeministri vrapoi të shkojë në Bruksel për dialog. Të gjithë ata që i kanë parë takimet e kryeministrit, kanë arritur ta vlerësojnë dhe ta shohin që kryeministri ka pasur në mesin e shumë takimeve, po një takim me zotin Borell dhe zotin Lajçak, por gjithashtu takim me presidenten e Bashkimit Evropian, takim me Komisionerin për zgjerim, me sekretarin e NATO-së, me komisionarin për tregti, me komisionarin për ekonomi, komisionarin për energji, me komisionarin për drejtësi dhe një takim me komisionarin për bujqësi, shtesë këtu takim bilateral me Kryeministrin e Belgjikës. Në rast se qytetarët e Republikës ose ju, deputetë të nderuar, e shihni ndonjë rrugë tjetër të integrimit të Kosovës përveç kah Brukseli, ju na tregoni, për arsye se nuk ka të bëjë takimet dhe përmbajtja e takimeve me komisionaren për energji ose komisionarin për bujqësi për dialog. Ka të bëjë me përmbajtje të politikave, të proceseve që ne bashkë të gjithë tash, pa përjashtim në këtë sallë, në një pjesë, në një kohë ose tjetër kemi qenë pjesë, qoftë prej negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, pjesë e të cilit 70% është tregtia, nuk është dialogu, është tregtia. MSA-ja 70% është komponentë tregtare, pjesa tjetër janë rendi dhe ligji dhe pjesët e tjera politike, reformat në administratë, e kështu me radhë. Kryeministri i Republikës së Kosovës ka dhënë një mesazh të qartë në rrugën e integrimit të Kosovës në takimin e parë jashtë vendit në Bruksel me krerët më të lartë të Bashkimit Evropian dhe të vendit, në të cilën pjesë është Bashkimi Evropian - Brukseli, Belgjika. Prandaj, të portretizohet që ka shkuar për dialog, në mesin e tjerave, natyrisht se do të diskutohet, është pjesë e një procesi politik, por kanë qenë takime, të cilat domosdo duhet të bëhen, në mënyrë që Kosova të jetë e qartë me politikat e saj, e para. E dyta, që në të gjitha këto kërkesa të vazhdueshme për integrim dhe për zhvillim, ne e kemi një partner të fortë dhe, si ndryshe mund të bëhet përveçse në diskutimin e drejtpërdrejtë me të gjithë këta që i përmenda me radhë. Prandaj, të jemi të paktën të sinqertë mbi atë se çfarë deklarojmë dhe mbi atë se çfarë ne mendojmë se duhet të dinë qytetarët. Qytetarët e kanë parë, për pjesën që e tha deputeti parafolës, e kemi debatin për rekomandimet e Komisionit për Ekonomi edhe po vazhdoi 16 megjithatë diskutimi dhe banalizimi në masë dhe tjetërsimi i fjalëve të mia, e ruaj të drejtën ta them... (Ndërprerje nga regjia) |
27/05/2021 | Administratë |
Faleminderit, nënkryetare!
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Ju drejtohem sot juve, ashtu sikurse edhe paraardhësve tuaj të dy legjislaturave të tjera që të
kërkoj bashkëpunimin tuaj dhe gr
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Ju drejtohem sot juve, ashtu sikurse edhe paraardhësve tuaj të dy legjislaturave të tjera që të kërkoj bashkëpunimin tuaj dhe grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës për rifunksionalizimin e Grupit të Deputetëve të Gjelbër. Në Legjislaturën VII e themeluam grupin me iniciativën dhe mbështetjen edhe të NDI-së dhe pjesëmarrjen e deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuara në përbërjen e asaj legjislature. Domosdoshmëria e koordinimit të aktiviteteve legjislative, strategjive dhe temave të rëndësishme për mjedisin, mbrojtjen dhe ruajtjen e tij më shtyjnë që të vazhdoj iniciativën edhe në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kriza e fundit e shkaktuar nga pandemia globale me virusin COVID-19 vetëm sa nxori në pah disa probleme kyçe, të cilat ndikojnë në mjedis dhe shëndetin publik. Ndërsa, domosdoshmëria e ridefinimit të aktivitetit ekonomik paraqet mundësinë e re për ndërtimin e strategjisë zhvillimore, e cila bosht ka strategjinë mjedisore. Në formësimin dhe veçanërisht në zbatimin e politikave publike që synojnë mbrojtjen e mjedisit, rol të rëndësishëm kanë parlamentet nacionale. 10 Deputetët mund të nxisin debat në lidhje me sfidat që sjellin ndryshimet klimatike, të kërkojnë nga Ekzekutivi të bëhet pjesë e marrëveshjeve globale për mjedisin, të iniciojmë hartimin e politikave dhe rishikimin e legjislacionit aktual në fushën e mjedisit, të filtrojnë legjislacionin dhe buxhetin e propozuar nga ekzekutivi, nga perspektiva e ndikimit të mjedisit dhe të sigurohen që të integrojnë çështjet mjedisore dhe klimatike në procesin e hartimit të politikave publike në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në legjislaturat e kaluara kemi filluar trajtimin e temave për mjedisin në Kosovë, ndërsa aktivitete konkrete kanë qenë: trajtimi i problemit të Komunës së Obiliqit dhe deponisë së KEK-ut dhe deponisë së mbeturinave nga rajoni i Prishtinës. Puna dhe angazhimi i Grupit të Deputetëve të Gjelbër nga legjislatura e kaluar dy herë radhazi është ndalur si rrjedhojë e shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Tani, duke pasur parasysh se ballafaqohemi me një mandat 4-vjeçar, është momenti të rifillojmë në këtë legjislaturë punën e grupit dhe mbështetjen nga grupet e tjera parlamentare. Njëkohësisht, presim bashkëpunimin, koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve edhe me Komisionin Funksional për Mjedis, Infrastrukturë, e gjithashtu edhe me të gjitha komisionet e tjera, të cilat në një mënyrë ose tjetër me legjislacionin e tyre prekin çështjet mjedisore. Nga Sekretaria e Kuvendit, ashtu si deri më tani, do të kërkojmë mbështetje të aktivitetit të grupit dhe për mbështetje janë paraqitur prapë NDI (National Democratic Institute). Mirëpres bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e deritashëm |
03/06/2021 | Shërbime Publike |
Faleminderit, nënkryetare!
I nderuar Kabinet Qeveritar,
6
Të nderuar kolegë deputetë,
Media,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Një prej problemeve kronike, të rënda dhe me shumë peshë, në jetën e qytetarëve të Kosovës
është forma dhe mënyra se s
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar Kabinet Qeveritar, 6 Të nderuar kolegë deputetë, Media, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Një prej problemeve kronike, të rënda dhe me shumë peshë, në jetën e qytetarëve të Kosovës është forma dhe mënyra se si është trajtuar deri më tani prona publike në Kosovë. Në ditët e fundit u aktualizua një rast, i cili tregon mungesën e përgjegjësisë së Komunës ndaj pronës publike, por rastet e tilla nuk janë fenomene akute, të cilat ad hoc na paraqiten në opinione. Rastet e tilla janë përfaqësim i keqpërdorimit sistematik, manipulimit dhe abuzimit me pronën publike. Keqpërdorimi i pronës publike dhe transformimi i saj fillimisht jashtëligjshëm dhe pastaj duke u legalizuar nga institucione, të cilat në vend se ta ndalonin tjetërsimin kanë miratuar atë, nuk janë vepra të ndara kriminele me efekt të izoluar. Tjetërsimi i pronave jashtëligjshëm drejtpërdrejtë kanë ndikuar në numrin më të vogël të shkollave, kopshteve, qendrave të mjekësisë familjare, stacioneve të autobusëve, qendrave kulturore e shumë institucioneve tjera në shërbim të publikut. Efektet e tjetërsimit të tyre ndihen çdo ditë dhe do të kalojë një kohë e gjatë, që pasojat negative do të ndihen dhe do t’i përcjellin qytetarët e Republikës së Kosovës. Si kemi ardhur deri në situatën, kur kemi lënë komunat pa hapësira të mirëfillta publike? Dy janë format më të ndjekura, se si është tjetërsuar prona publike në atë private. Përkundrejt faktit që në vitin 2003 kishim administratën ndërkombëtare të UNMIK-ut, e cila asokohe vlerësonte të jashtëligjshme dhe me bazë diskriminuese transformime që kanë ndodhur pas vitit 1989, për arsye se kanë qenë të bazuara në një sistem represiv dhe diskriminues në Kosovë, prapë u zbulua mënyra se si të realizoheshin dhe legalizoheshin transformimet nga institucionet vendore të Kosovës në dëm të interesit të qytetarëve të Kosovës. Në mënyrë sistematike u falsifikuan dokumente, të cilat kinse tregonin se prona të caktuara ishin privatizuar nga serbët gjatë periudhës së okupimit, përderisa evidentohej se kinse të njëjtat prona tani u shiteshin shqiptarëve. Shumica apo një numër i konsiderueshëm i këtij dokumentacioni ishte përgatitur në periudhën e pasluftës apo pas shpalljes së Pavarësisë dhe jo në datat, në të cilat figuronte transformimi. Me dhjetëra e qindra janë transformimet e kësaj natyre brenda secilës komunë në Kosovë. Zinxhiri i zyrtarëve të përfshirë në proces fillon prej zyrtarëve komunalë në kadastër, avokatëve të komunës dhe përfaqësuesve të Gjykatës, të cilët me radhë, edhe sikur të kishte ndodhur transformimi në kohën e represionit, prapë kanë legjitimuar padrejtësitë. Ata që ishin të thirrur në ruajtjen e pronës publike u bënë pjesë e humbjes së pronës publike dhe dëmtimit të interesit publik. Një tjetër proces që drastikisht ka dëmtuar pronën, ka qenë ai i privatizimit përmes transformimit të pronës shoqërore në atë private dhe pastaj të njëjtat t’u jepen në shfrytëzim institucioneve publike me kosto dhjetëfish më të madhe, duke dëmtuar kështu Buxhetin e shtetit, por duke rritur 7 profitet e individëve të caktuar. Rast i përsëritur në vazhdimësi janë shpronësimet për ndërtim të rrugëve dhe autostradave. Sot në këtë ditë, në këtë datë, janë borxhe 180 milionë euro për shpronësime në Ministrinë e Infrastrukturës. 180 milionë euro të miratuara në Buxhet, ndërsa nga Qeveria e kaluar në Buxhetin e këtij viti janë vetëm 7 milionë e 390 mijë të buxhetuara për shpronësime apo vetëm 4% e këtij borxhi. Shtesë kësaj, nuk ka pasur asnjë reflektim të vetëm në situatën e krijuar, por vetëm kërkesa dhe tendenca për fillim të saj. Nëse zbërthehen të gjitha këto mjete në objekte dhe nevoja të domosdoshme për qytetarët lista do të ishte e gjatë, por fatkeqësisht dëmi që është shkaktuar tani do një trajtim tjetër. Në trajtimin e pronës publike në Kosovë ka shumë nevojë për reformë, hetim e vlerësim për shfrytëzim të hapësirës, forma të vetëbandimit dhe pronësisë për zhvillim ekonomik, stabilitet social, respektim të trashëgimisë kulturore, drejtësi dhe efikasitet të sistemit gjyqësor. Të gjitha këto pjesërisht, ose plotësisht, ndikojnë në drejtimin që do ta marrë shoqëria kosovare në të ardhmen. Andaj, më herët se sa më vonë duhet të fillojmë trajtimin e mirëfilltë të këtij problemi madhor dhe të jemi të vëmendshëm për pasojat e trashëguara në kërkesa, të cilat synojnë të rëndojnë dhe thellojnë hendekun financiar me të cilin po ballafaqohet Qeveria e Republikës së Kosovës. Faleminderit! |
24/06/2021 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit!
I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Çdo ditë e re e punës së Qeverisë Kurti dhe këtij Kuvendi jemi bërë dëshmitarë të proces
Lexo më shumë
Faleminderit! I nderuar kryetar i Kuvendit, Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Çdo ditë e re e punës së Qeverisë Kurti dhe këtij Kuvendi jemi bërë dëshmitarë të proceseve, të cilat janë përkthim i vullnetit për ndryshim dhe qasjes së re në administrimin e vendit. Ndryshimin e parë e bëjnë qytetarët më 14 shkurt me votën e tyre. Formësimin e këtij vullneti e vazhdojmë ne, në institucione me mekanizma shtetërorë, ku reflektohet ndryshimi direkt dhe me vizion të qartë. Javën që lamë pas ky Kuvend votoi dy gra në pozita udhëheqëse, të dyja u zgjodhën përmes procesit të konkurrimit, intervistimit dhe pastaj votimit në Kuvend. Për njërin proces u fol dhe pa të drejtë u akuzuam dhe u paragjykuam shumë si pozitë. Rezultati doli të jetë tjetër nga ajo çfarë na parashkruhej dhe çka deklarohej. Funksioni për të cilin votuam vetëm ne deputetët e pozitës është pozita e Komisionares për Privatësi dhe Informim, e para e këtij lloji në Republikën e Kosovës. 4 Gjatë procesit të votimit tri partitë opozitare shqiptare nuk ishin në sallë, pasi ato e kundërshtuan procesin, të cilin e zhvilluam ne si deputetë të pozitës. Përkundër paragjykimeve, arritëm që procesin e stërzgjatur në tri legjislatura radhazi, të cilin po të njëjta parti kur ishin në pushtet e kishin sabotuar për arsye që ato i dinë, ne arritëm ta përmbyllim me sukses. Por, sot nuk jam këtu për të përmendur vetëm ngjarjet e javës së kaluar, sot jam këtu për të nxitur interesimin e profesionistëve të dëshmuar, të cilët brenda dhe jashtë Kosovës, të kthejnë vëmendjen kah institucionet e vendit për t’u angazhuar me përvojën profesionale e akademike, në integritetin personal në procesin e reformave të cilat kemi hyrë bashkë dhe të cilat janë përkthim i vullnetit të qytetarëve të Republikës. Ndryshimet e filluara kanë nevojë për mbështetje dhe besim nga ata të cilëve u kishte humbur besimi se funksionon institucioni i konkursit dhe i meritokracisë në organet e shtetit. Për të ngritur transparencën në procesin zgjedhor në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kam kërkuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që intervistat për kandidatë të zgjedhur të incizohen dhe mediat të jenë prezentë në sallë që të kenë mundësi dhe qasje të shohin edhe performansën e kandidatëve gjatë intervistimit. Të gjithë ata që aplikojnë në pozita udhëheqëse dhe profesionale, të cilat administrohen dhe votohen nga ky Kuvend, duhet të kenë aftësitë prezantuese që të ndihen rehat nëse përgjigjen para kamerave, sepse publiku ka të drejtë të dijë kush do të drejtojë institucionet kryesore të vendit. Nuk ka asnjë arsye që aplikuesit më mirë të mos flasin gjatë intervistave para nesh si deputetë dhe para publikut dhe qytetarëve të Republikës. Këtë e kemi mësuar nga demokracitë e përparuara dhe nuk kemi pse të mos fillojmë ta aplikojmë edhe ne. Deri më tani kjo kërkesë nuk gjeti mbështetje nga kolegët e mi nga grupet e tjera parlamentare, por unë sot jam e bindur se duhet t’i rikthehemi kësaj ideje dhe duhet bashkërisht, pozitë dhe opozitë, të dakordohemi që vetëm më të mirët dhe më profesionistët të zgjidhën në pozita udhëheqëse të trupave, të cilat i raportojnë Kuvendit. Kosova është vend i vogël, por me kapacitet të madh. Deri më tani kapacitetin profesional dhe talentin e keni parë zakonisht jashtë institucioneve të vendit. Ka ardhur koha që me ndryshimet politike të kemi edhe ndryshime përmbajtjesore në sistem, në shtetin, i cili duhet të udhëhiqet dhe administrohet nga profesionistët, të cilëve ua kemi hapur dyert dhe të cilëve po ua bëjmë ftesën. Bordet dhe trupat udhëheqëse kolegjiale do të kenë kushtin e barazisë gjinore. Përfaqësimi gjinor do të jetë kriter para se të vijnë listat këtu në seancë. Ne patëm filluar edhe në mandatin e kaluar këtë procedurë dhe në këtë mandat po e rritim nivelin e përfaqësimit gjinor në të gjitha institucionet, pa përjashtim. 5 Andaj, gratë dhe vajzat, të cilat kanë hezituar të shohin veten pjesë të pozitave udhëheqëse dhe profesionale, inkurajohen të aplikojnë dhe të kërkojnë hapësirën e tyre, e cila u takon në shoqëri dhe në vendimmarrje. Pa gjysmën e kapitalit njerëzor dhe intelektual të përfshirë në vendimmarrje, do të kemi gjysmën e rezultatit në procesin reformator. Andaj, edhe një herë, gra dhe burra, vajza dhe djem, profesionistë e me zell, për të qenë pjesë e ndryshimit pozitiv për vendin, koha e juaj ka qenë gjithmonë, por tani është edhe mundësia dhe vullneti për të pasur pjesë në institucionet e vendit, aplikoni dhe mos hezitoni të jeni në shërbim të Republikës së Kosovës. Faleminderit! |
22/07/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar Konjufca!
Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar media,
Qytetarë, bashkatdhetarë,
Mirë se keni ardhur në Kosovë!
Sot është 22 korriku, një ditë e veçantë në kalendarin e sh
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar Konjufca! Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar media, Qytetarë, bashkatdhetarë, Mirë se keni ardhur në Kosovë! Sot është 22 korriku, një ditë e veçantë në kalendarin e shtetit të Kosovës. Sot bëhen 11 vjet nga dita në të cilën Gjykata e Drejtësisë shpalli vendimin se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ndonëse nuk e kishim kërkuar ne, po ishte shteti serb ai që iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ky vendim ishte dhe mbetet një nga vendimet më të rëndësishme dhe historike për popullin e Kosovës. Me të u përmbyll një cikël i angazhimit dhe kontributit të dhënë nga shumë breza para nesh për lirinë dhe të drejtën e 5 vetëvendosjes së popullit të Kosovës. Ky vendim forcoi themelet e pavarësisë, sovranitetit dhe shtoi subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Megjithatë sot 11 vjet pas këtij vendimi, Republika e Kosovës vazhdon të sfidohet nga politikat destruktive dhe obstruksioniste, të cilat ende po ia krijon po i njëjti shtet, Serbia. Shteti serb vazhdon të prodhojë ide rreth ndarjes së Kosovës, ide rreth shkëmbimit të territoreve, e kush e di në të ardhmen se me çfarë idesh të reja mund të dalë. Por, të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës, Neve na mbetet të forcojmë Republikën tonë, të bëjmë shtëpi të përbashkët për të gjithë qytetarët e saj, të sigurt dhe me mirëqenie për gjeneratat që po jetojnë dhe për të tjerat që do të vijnë pas. Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk janë të lehta, por sot janë në një frymë të re dhe dalluese nga ajo çfarë kishim më parë. Sot bëhen katër muaj që ky Kuvend votoi Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila mori mandatin e dhënë nga populli si asnjëherë më parë, me mbi 50%. Andaj, ne Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuar që në Bruksel të zhvillojnë bisedime mes dy shteteve, me përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërshtetërore dhe asnjëherë në dëm të Kosovës apo popullit të saj. Të dashur qytetarë, Që nga dita e djeshme ky Kuvend gjithashtu hapi dyert për diasporën dhe bashkatdhetarët tanë. Ata të cilët janë duke vizituar të dashurit e tyre, vizitojnë punën e Kuvendit dhe njihen edhe me aktivitetin tonë si deputetë. Është shumë e rëndësishme që bashkatdhetarët të takojnë deputetët, është e domosdoshme që ridefinimi i rolit të diasporës në këto ditë të bëhet edhe me angazhimin e tyre aktiv në zhvillimin e Kosovës. Tani kur mërgatën e kemi pjesëmarrës aktiv në procesin demokratik dhe procesin zgjedhor, e cila qartë e artikulon vizionin e saj për Kosovën, është e rëndësishme të kuptojmë se në Kosovë ne mund të ndahemi pozitë dhe opozitë, por mërgatën e kemi një. Gjatë këtyre ditëve është e rëndësishme që ndërmarrësit të takohen dhe të bisedojnë për ide të reja zhvillimore. Të rinjtë të jenë bashkë për inovacion, për turizëm dhe mundësi të promovimit të Kosovës më shumë dhe më mirë në vendet ku ata veprojnë. Rrugëtimin e mërgatës ta shndërrojmë në një urë lidhëse të aktivitetit ekonomik, akademik dhe zhvillimor dhe rolin e tyre ta kthejmë nga ngritja dhe mbajtja e remitencave që e zhvillon konsumin dhe e mban mirëqenien e familjes, në pjesëmarrës aktiv në zhvillim dhe në projektet zhvillimore. 6 Për derisa është shumë e rëndësishme të reflektojmë nga e kaluara dhe përpjekjet tona për shtetësi, është tepër e rëndësishme që në këtë proces të mos harrojmë se kemi detyra të projektojmë të sotmen dhe të ardhmen bashkërisht dhe më të fortë se asnjëherë më parë. Andaj, për të gjithë ata që sot janë në Kosovë, uroj të kaloni sa më bukur dhe uroj që ky udhëtim të jetë produktiv dhe t’ju jap shumë arsye të tjera që të ktheheni për punë, e jo vetëm për pushime. Faleminderit! |
02/08/2021 | Sport |
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot është një ditë me rëndësi për vendin tonë. Sot në orën 19:50 në Kosovë kthehet ekipi
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot është një ditë me rëndësi për vendin tonë. Sot në orën 19:50 në Kosovë kthehet ekipi Olimpik i Kosovës. Ekipi, i cili mbi pritje të të gjithëve neve këtu në Kosovë dhe mbarë botën, na e sjell shpresën, gëzimin dhe na e forcon bindjen se me punën, përkushtim dhe dashuri për vendin arrihen edhe majat e suksesit botëror. Në këtë kohë suksesi i ekipit kosovar të xhudos është vetë storia e Kosovës. Në mes të mundit, mungesës së kushteve ndër vite rritesh forcohesh dhe korr fitore. Por edhe në fitore me gëzim, lot e dhimbje për ngjarjet e fundit, ata më së bukuri paraqesin panoramën e vendit tonë, i cili ende pa mbushur dy dekada shtet i pavarur arriti atë që 90 shtete në botë nuk e kanë arritur. Tri medalje olimpike të arta nga një sport xhudo, nga një trajner Driton Toni Kuka dhe nga një qytet i Kosovës së vogël, Peja e bukur. Kjo Kosovë dhe ky sukses natyrisht se i gëzon shqiptarët kudo që janë, sportdashësit dhe të gjitha komunitetet e tjera që Kosovën e kanë shtëpi të tyre. Fitoret e xhudistëve tona, në fakt, përveç gëzimit për ne, nxorën në pah edhe një herë hegjemoninë dhe urrejtjen patologjike të sistemit të shtetit serb ndaj suksesit të Kosovës. Pas fitores së artë të Distria Krasniqit, mediat shtetërore serbe u bënë gaz i botës duke e quajtur 4 Kosovën i ashtuquajturi shtet, apo në origjinal “takozvana Kosovo” e fitoi medaljen e artë. Ky denominim nuk ishte rastësi, në fakt, ky denominim u përsërit shumë herë në mediat serbe. Fytyrën e vërtetë Serbia e shfaqi edhe kur ndaloi transmetimin nga Televizioni Shtetëror Serb i betejës së Nora Gjakovës, me arsyetimin se nuk kanë njerëz të mjaftueshëm për të përcjell ngjarjet në Tokio. Të njëjtës Serbi, kryeministri i së cilës solli të ripaketuar idenë e mini-shengenit me emërtimin e ri “Open Ballkanas”, apo “Ballkani i hapur”, ide kjo e kundërshtuar shumë në Kosovë, e marrë si zotim nga ish-kryeministër i Kosovës vitin që lamë pas, por refuzuar tani nga subjekti i tij politik dhe shumë mirë që është kundërshtuar e shumë mirë që nuk biem në karthën e atyre që mendojnë se ripaketimi i idesë të ish-Jugosllavisë sjell diçka pozitive për shqiptarët dhe Kosovën. Në fakt, është po e njëjta Serbi, e cila në raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të publikuar dy javë më parë u vlerësua se po zhvillon pastrim etnik përmes metodës administrative ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në raportin e titulluar pakica shqiptare në ndalesë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, peng i raporteve Kosovë-Serbi, theksohet pasivizimi i adresave rezidenciale të shqiptarëve për të ulur numrin e shqiptarëve të cilët jetojnë në Luginë. Vetëm në vitet e fundit shteti serb pasivizoi 6 000 adresa të shqiptarëve. Me pasivizim të adresave të shqiptarëve të Luginës u mohohet e drejta për të punuar, vepruar, lëvizur, me një fjalë, u mohohet e drejta për të jetuar atje. Për të gjithë ata që sot mundohet të arsyetojnë një ide, në qendër të së cilës është Serbia, e cila u mohon qytetarëve të saj vetëm pse janë shqiptarë të drejtën e jetesës në atë shtet, e njëjta Serbi, e cila në vazhdimësi cenon dhe pengon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe po kjo Serbi, e cila blen armë dhe dronë nga Rusia, e mohon gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë. Menjëherë dhe çuditërisht besohet se ushqen idenë për Ballkanin e hapur, ide të përbashkët. Këtu dhe në këtë mes nuk janë dy botë paralele, siç po e theksojnë ata që e duan mini-Shengenin me Serbinë në qendër dhe e kritikojnë Kosovën. Këtu është një realitet i qartë dhe një shtet që shkel të drejtat e shqiptarëve brenda dhe jashtë saj, një iluzion që është gjendur çelësi i problemit të Ballkanit dhe një kullë prej letre, e cila do të rrëzohet nga fryma e parë hegjemoniste serbe. Krahasimi i mini-shengenit me Bashkimin Evropian është i pasaktë dhe çorientues. Bashkimi Evropian u themelua mbi parimet e të drejtës së barabartë të popujve dhe respektimit të ndërsjellë mes tyre. 5 Mini-shengeni synon të krijohet mbi parimin e superioritetit të Serbisë, pozicion ky të cilin gjithmonë Serbia e ka keqpërdorur, duke abuzuar me të tjerët, pa marrë asnjëherë përgjegjësi për veprimet e veta. Kush beson në këtë ide dhe e zbaton atë, është i destinuar të pësojë nga ajo. Prandaj, suksesi dhe fitoret e Kosovës t’i gëzojmë dhe t’i ndajmë së bashku, por asnjëherë të mos shpresojmë se në këto rrethana dhe me këtë qeverisje Serbia do t’i bashkohet suksesit tonë. Faleminderit! |
12/08/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
I nderur kryeministër Kurti,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Statistikat e ditëve të fundit në përgjithësi dhe ato të ditës së djeshme në veçanti, shënojnë zilen e
a
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderur kryeministër Kurti, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Statistikat e ditëve të fundit në përgjithësi dhe ato të ditës së djeshme në veçanti, shënojnë zilen e alarmit për të gjithë ne, për institucionet dhe masat e reja që mund apo duhet të ndërmerren për të parandaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të virusit COVID 19. I vetmi parandalim për të mos shkuar në një mbyllje dhe në masa të reja më rigoroze, qytetarë të dashur, është vaksinimi. Më ka rastisur të dëgjoj shumë teori konspirative ditët e fundit, fatkeqësisht disa prej tyre të administruara dhe të shpërndara edhe përmes atyre që duhet t’i ndalin ato, si: -A je vaksinuar? Jo! Pse? Sapo kam dalë nga spitali me probleme të imunitetit dhe mjeku më ka udhëzuar të mos vaksinohem njëherë. A je vaksinuar? Jo! Pse? Do të udhëtoj për pushime dhe më thanë dy javë para se të udhëtosh me aeroplan nuk duhet të vaksinohesh. A je vaksinuar? Jo! Pse? Sepse, jam shtatzënë. A ke probleme me shtatzëni? Jo, vetëm se mjeku më tha prit edhe pak e mos u vaksino tash. A je vaksinuar? Jo! Kam dasmë, e më thanë që një javë pasi të vaksinohesh, sëmuresh, prandaj po e lë të vaksinohem pas dasmës. Të dashur qytetarë, të gjitha përgjigjet e mësipërme në pyetjen a je vaksinuar janë përgjigje që duhet korrigjuar dhe duhet ndërhyrë tek ata që ndikojnë me këto arsyetime që qytetarët tanë të mos vaksinohen. Vaksinimi nuk ndalohet për persona me probleme të ndryshme shëndetësore, qofshin ato të sistemit imunitar, pagjakësisë apo sëmundjet e ngjashme. Në të kundërtën, vaksinimi rekomandohet te kjo kategori, e cila nëse ballafaqohet me infeksion, do të ketë pasoja fatale. Vaksinimi nuk ndalohet për ata që udhëtojnë me aeroplan, në të kundërtën, rekomandohet. Para udhëtimit shkoni e vaksinohuni, të paktën me dozën e parë, e kur të vijë koha e jeni kthyer në Kosovë, merreni edhe dozën e dytë. Vaksinimi nuk ndalohet për gratë shtatzëna, përveç në situata shumë specifike dhe shumë të rralla, gratë shtatzëna janë shumë më të ndjeshme nëse infektohen me virus dhe sëmuren. Vaksinimi mbron nënën dhe foshnjën e palindur më mirë dhe më shumë nga virusi. Vaksinimi nuk lë pasoja, infektimi po. Vaksina stimulon sistemin tuaj 4 imunitar për t’u mbrojtur nga virusi, ky proces ndonjëherë mund të shkaktojë efekte anësore si ethe, të dridhura, dhimbje koke, por jo të gjithë e përjetojnë këtë. U apeloj të gjithë kolegëve të mi deputetë, të gjithë udhëheqësve në nivelin qendror dhe në nivelin lokal, kryetarëve të komunave, mësimdhënësve të inkurajojnë dhe të promovojnë vaksinimin si të vetmen formë parandaluese për shpërndarjen e virusit të modifikuar Delta. Bashkë me vaksinat, filloni edhe riaplikimin e masave, maskat, distancën, kujdesin nga tubimet e përbashkëta. U apeloj prijësve fetarë, imamëve, priftërinjve, shehlerëve, gjatë predikimeve tuaja inkurajoni përcjellësit tuaj të vaksinohen. Ndihmoni ata të ndihmojnë veten dhe familjet e tyre, rikujtojeni se vetëm të vaksinuar mund të vazhdoni me rregull takimet dhe ritet fetare, në të kundërtën, na pret izolimi dhe ndarja. Nga shifrat e të infektuarve dje, 888 sa ishin, 398 janë të moshave midis 20 dhe 40 vjeç, 117 janë të moshës 10 deri 19 vjeç dhe 17 fëmijë janë të moshës 0 deri në 9 vjeç. Nga gjinia i kemi 499 gra dhe 389 burra. Të gjitha teoritë, të cilat shpërndahen nga të tjerët për mosvaksinim duhet të dinë se po ndikojnë në kategorinë më vitale të popullsisë, ata të cilët janë në pikun e performansës dhe ata të cilët janë në kohën kur kontribuojnë për veten dhe familjen. Për të gjitha motrat, shoqet, gratë, nënat, ju lutem, vaksinohuni, mos e leni veten të pavaksinuar, mos bini pre e fjalëve dhe teorive të pabaza. Unë vetë jam e vaksinuar me të dy dozat e vaksinës pa asnjë efekt anësor. Varianti Delta shpërndahet shumë më shpejt dhe është shumë më i rrezikshëm, përhapja më e madhe e rasteve dhe rezultatet më të rënda, qofshin ato edhe me fatalitet janë te personat e pavaksinuar. Normat më të ulëta të shpërndarjes janë në vendet ku ka vaksinim të lartë. Mos luani me jetën e të afërmve tua, e vërtetë është që ende nuk dihet çdo gjë për vaksinën, por krejt çka duhet të dihet është se mbron jetë dhe shpëton jetë. Ju lutem, bëhuni bashkë të shpëtojmë jetë! |
20/09/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Zëvendëskryeministre,
Ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, ju në Kosovë dhe në diasporë,
Mirë se u kthyem bashkë në Sesionin vje
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! I nderuar Kabinet qeveritar, Zëvendëskryeministre, Ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, ju në Kosovë dhe në diasporë, Mirë se u kthyem bashkë në Sesionin vjeshtor të Kuvendit të Republikës! Fillimisht, më lejoni që gjithashtu në emrin tim personal dhe të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje t’u shprehim ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjeve që humbën të dashurit e tyre nga infektimi me virus SARS COV-2, që nga dita kur ne përmbyllëm punimet e sesionit pranveror. Ishte një periudhë e rënduar me numra të lartë si rrjedhojë e prezencës së virusit të modifikuar DELTA dhe gjithë gëzimi e angazhimi i familjeve në ahengjet familjare, fatkeqësisht për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve tanë doli të jetë me pasoja për jetën e tyre. Pas një periudhe njëmujore nga 12 gushti, kur e mbajtëm seancën e fundit të sesionit pranveror, në deklarime jashtë rendit të ditës apeluam për vaksinim të të gjitha grupeve të qytetarëve, të 4 cilët plotësojnë kriterin e moshës për vaksinim, numri i të infektuara me variantin e ri DELTA është rritur dramatikisht. Një fakt për t’u përmendur është se shumica e viktimave, apo mbi 90% nuk ishin të vaksinuar. Sot kur kemi arritur të kemi mbi 1 milion qytetarë të vaksinuar dhe mbi 35% të qytetarëve të moshës madhore të vaksinuar me dy dozat, duhet ta kemi të qartë se normalizimi nuk mund të arrihet nëse nuk e kalojmë 60% të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës. Andaj, e domosdoshme dhe e paalternativë për tejkalimin e krizës mbetet vaksinimi dhe vetëm vaksinimi. Të dashur qytetarë, Të gjithë do të mund të bënim më shumë dhe më mirë për të parandaluar atë me çfarë u ballafaquam javët dhe muajt e shkuar. Më e madhe sfida, më i madh duhet të jetë mobilizimi ynë për të tejkaluar vështirësitë, me të cilat po ballafaqohemi. Përveç sfidës së madhe të pandemisë, e cila zgjedhjen kryesore e ka vaksinimin, janë sfidat e tjera të mirëqenies që plotësohen me vendimet dhe mekanizmat për shtet të barabartë dhe social. Krijimi i mekanizmave të shtetit me mirëqenie sociale, të filluara nga Qeveria Kurti, po e forcon bazën për një shoqëri të shëndoshë dhe një të ardhme të mirë për gjeneratat e reja. Vendimi i Qeverisë për shtesat për nënat lehona të papuna, në vlerë prej 170 euro për gjashtë muaj, dhe ato të punësuara, në vlerë të njëjtë për 3 muaj, është vendimi i cili jo vetëm që ndihmon familjet e reja, por edhe siguron që parametrat demografikë të mos kalojnë në negative, sipas trendit aktual që e kishim. Për dikë që mund të ketë dyshuar në këtë masë, interesimi i nënave dhe familjeve për shtesat është i madh. Vetëm në javën e parë, pas njoftimit dhe fillimit të aplikimit prej të hënës deri të premten, aplikimet janë 13 180, prej tyre 1 505 mbështetje për gra lehona dhe 11 679 shtesa për fëmijë. Qeveria e Republikës së Kosovës sapo u bëri thirrja vajzave dhe grave profesioniste për aplikimet në bordet udhëheqëse të ndërmarrjeve publike, ndërsa ato vajza dhe gra që studiojnë dhe mendojnë për punësim, nuk janë vetëm. Shumë shpejt do të publikohen masat për vajzat dhe gratë për punësim dhe ndihmë në vetëpunësim. Një kategori, për të cilën duhet pasur vëmendje të veçantë në këta muajt e fundit janë bujqit dhe fermerët, që u pa se ishin dëmtuar nga abuzimi sistematik që u bë me grante ndër vite në Ministrinë e Bujqësisë, porse tani duhet gjetur të gjitha format e duhura që përveçse të vendoset rregull dhe verifikim për përfituesit e granteve, gjithashtu të rriten subvencionet për bujqësi. Masat e reja për një shoqëri me mirëqenie për të gjitha kategoritë do të vazhdojnë, por nuk duhet të harrojmë se për t’u kthyer në një normalitet të plotë të gjithë duhet të vazhdojnë të vaksinohen. Siç ishte e paraparë, që nga 15 qershori kur ishim në një situatë më të qetë pandemike, zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen ende kur rreziku nga pandemia nuk ka kaluar. Andaj, edhe 5 kujdesi duhet të jetë i shtuar dhe me shumë përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët në procesin zgjedhor. Një proces demokratik nuk duhet ta rrezikojë shëndetin publik, andaj ju bëj thirrje të gjitha subjekteve politike, kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamble komunale, deputetëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor respektoni masat, vaksinohuni, mbani distancën, takohuni në ambiente të hapura, ende kemi ditë me mot të mirë. Ruani veten dhe të tjerët dhe shpëtoni jetë! Gjithashtu, uroj që ky Parlament në sesionin vjeshtor të mos bëhet arenë e ndeshjeve dhe promovimeve për zgjedhjet lokale. Pushtetet janë të ndara, jemi legjislativ. Ju uroj punë të mbarë të gjithëve dhe uroj të punojmë në dobi të qytetarëve të Republikës! Faleminderit! |
19/10/2021 | Punë të Brendshme |
E nderuar nënkryetare e Kuvendit,
Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
Zëvendëskryeministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Ju qytetarë të respektuar të Republikës së Kosovës,
Më 17 tetor qytetarët e Republikës për të satën herë me radhë dëshmua
Lexo më shumë
E nderuar nënkryetare e Kuvendit, Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar, Zëvendëskryeministra, Të nderuar kolegë deputetë, Ju qytetarë të respektuar të Republikës së Kosovës, Më 17 tetor qytetarët e Republikës për të satën herë me radhë dëshmuan sjellje shembullore në pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e radhës, kësaj radhe zgjedhje lokale. Janë disa procese zgjedhore me radhë, të cilat dëshmojnë kulturë të lartë demokratike dhe organizim të mbarë nga institucionet përgjegjëse. Të gjitha këto institucione në të shumtën e rasteve ishin në krye të detyrës dhe kontribuuan në mbarësinë e procesit. Dalja e votuesve kësaj radhe ishte më e vogël për 6% nga ajo e zgjedhjeve nacionale, por mjaftueshëm për të pasur një proces kredibil për zyrtarë të zgjedhur komunalë. Andaj nga këtu i falënderojmë të gjithë votuesit e Republikës së Kosovës, të cilët morën pjesë në zgjedhje, respektuan masat anti-COVID gjatë fushatës dhe gjatë procesit zgjedhor si dhe, natyrisht, i inkurajojmë të jenë pjesëmarrës më 14 nëntor. 5 Tani kur një numër i konsiderueshëm i komunave do të kenë rund të dytë të votimeve, para vetes i kemi edhe katër javë të plotë të angazhimit politik për vazhdimësi të procesit zgjedhor. Në ndërkohë kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm të situatës me pandeminë, duke pasur numrat më të ulët në rajon me infektime, ndërsa me rritjen më të lartë të normës së vaksinimit krahasuar me vendet e rajonit. Aktualisht në Kosovë të vaksinuar janë 35,6% të qytetarëve të Republikës me dy doza të administruara, ndërsa në total janë administruar 1 milion e 489 mijë e 688 doza të vaksinës. Këto statistika nuk duhet ende të na japin përshtypjen se e kemi kaluar krizën, përkundrazi duhet mirëmbajtur masat në fuqi përderisa ato të vlerësohen të domosdoshme. Gjithashtu ky proces nuk do të thotë se veprimtaritë dhe angazhimet e tjera të Qeverisë dhe tonat në Kuvend duhet të ndalen apo të ngadalësohen. Zgjedhjet të cilat mandatuan Qeverinë dhe Kuvendin mbaruan në shkurt, andaj është me rëndësi sikur gjatë fushatës për rundin e parë, të vazhdohet me punë dhe angazhime. Thënë këtë, edhe punët, sukseset dhe aktivitetet e Qeverisë duhet të vlerësohen me peshën dhe efektin pozitiv që e kanë. I tillë ishte aksioni kundër rrjetit të kontrabandës, për të cilin hetimet ishin zhvilluar prej dhjetorit të vitit 2020 dhe në mars të vitit 2021. Janë zhvilluar nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Gjatë këtij aksioni në total janë kontrolluar 26 lokacione, në komunat Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugore, Veriore dhe në Zveçan. Siç e dini, tetë persona janë arrestuar dhe 10 janë në arrati. Janë sekuestruar mbi 100 mijë euro mallra të kontrabanduara. Përderisa në shumicën e lokacioneve nuk ka pasur probleme, probleme pamë në Mitrovicën Veriore nga grupet kriminale, të cilat në mënyrë të organizuar krijuan bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme dhe sulmuan zyrtarë policorë e doganorë. E tërë kjo situatë solli reagime dhe diskutime mbi tendencën, arsyen dhe kohën e zhvillimit të operacionit dhe propozime se mund të pritej të bëhet ky aksion pas zgjedhjeve lokale. Punët e Qeverisë dhe Kuvendit nuk presin, ato duhet të vazhdojnë dhe do të vazhdojnë pa marrë parasysh procesin zgjedhor lokal. Andaj, në vend se të kritikohen e të gjykohen me nguti, është mirë të analizohen dhe vlerësohen pozitivisht për punën dhe angazhimin e tyre. 6 Ky Kabinet qeveritar gjatë këtij procesi zgjedhor dha edhe një shembull dhe një standard të ri për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Prej mosshfrytëzimit të resurseve qeveritare, deri te mesazhet dhe korrektësia politike, gjë e paparë deri më tani në Kosovë. Disa prej punëve dhe sukseseve të Qeverisë që i kemi parë gjatë ditëve të fundit janë gjithashtu ato në miratimin e koncept-dokumentit për hartimin e vetingut në drejtësi, fazën e parë e cila do të mbulojë vlerësimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Prokurorial, Zyrën e Prokurorit të Shtetit, Gjykatën Supreme dhe rrjedhimisht pozitat e larta drejtuese. Është rikthyer vendimi i masës mbrojtëse anti-damping për bllokat standardë, të cilët importohen nga Serbia, i cili ishte shfuqizuar në muajin gusht për arsye të skadimit të afatit të tij 5-vjeçar. Shfuqizimi asokohe ishte obligim ligjor, njëjtë sikurse është edhe më tutje mbrojtja e prodhimeve vendore nga veprimet e dëmshme, gjë të cilën e bëri Qeveria. Gjithashtu Qeveria mori edhe një vendim si rezultat i performansës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale edhe për zgjerimin e skemës së shtesave të fëmijëve për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje. Të dashur kolegë, Të dashur qytetarë të Republikës, Kemi arritur një performansë ku mund të jemi shembull për të tjerët me angazhimin tonë qytetarë dhe institucional si në procesin zgjedhor, ashtu edhe në vendimet e Qeverisë. Andaj, ta vlerësojmë dhe ta mirënjohim kontributin e secilit... |
18/11/2021 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sapo përmbyllëm një proces dymujor të zgjedhjeve lokale që nga fillimi zyrtar dy muaj më parë.
Edhe
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sapo përmbyllëm një proces dymujor të zgjedhjeve lokale që nga fillimi zyrtar dy muaj më parë. Edhe në këtë proces zgjedhor të gjitha institucionet e përfshira në të, qytetarët dhe grupet politike, treguan standard të mirëfilltë të organizimit dhe kulturë të lartë të pjesëmarrjes në proces zgjedhor. Për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor u jemi falënderues institucioneve përgjegjëse, ndërsa për kulturën e lartë të pjesëmarrjes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për diasporën dhe të gjithë qytetarët tanë brenda, të cilët nga ne presin reformën zgjedhore dhe fillimin e mirëfilltë të ndryshimit të Ligjit të Zgjedhjeve, ju konfirmojmë se do të angazhohemi maksimalisht si pozitë, tashmë që procesi zgjedhor u përmbyll, të fillojmë këtë proces shumë të rëndësishëm për ngritjen e procesit zgjedhor në standard ende më të lartë dhe me pjesëmarrje të sigurt dhe kredibile të gjithë atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje, brenda dhe jashtë Kosovës. 8 Nga këtu sot, përpos që japim zotimin para qytetarëve të Republikës brenda dhe jashtë, u bëjmë thirrje partive politike, shoqërisë civile dhe të gjitha palëve të përfshira të fillojmë të mendojmë dhe së shpejti të veprojmë në procesin e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për zgjedhje. Kohë dhe mundësi kemi mjaftueshëm që të reflektojmë në të gjitha procedurat, të cilat i konsiderojmë të domosdoshme për të ndryshuar dhe për të lehtësuar procesin e votimit, ashtu edhe për të rritur angazhimin e qytetarëve në atë që paraqet themelin e secilës demokraci, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Procesi zgjedhor është në përmbyllje dhe rezultatet janë ato që janë, institucionet e vazhdojnë punën e tyre dhe suksesi i procesit zgjedhor duhet të zgjatet në nivel të suksesit të qeverisjes për dhe ndaj qytetarëve. Andaj, si grup parlamentar i pozitës mbetemi të përkushtuar deri në fund në bashkëpunim dhe në shtyrje përpara të projekteve dhe proceseve, të cilat janë në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të gjitha komunat, pa dallim. Evident është fakti i domosdoshmërisë së rritjes së ligjshmërisë, transparencës dhe menaxhimit të mirëfilltë të buxheteve komunale, procesit të prokurimit dhe prioriteteve të përcaktuara mbarë, pa ndërhyrje e favorizime klienteliste e dominim të interesave të ngushta. I paevitueshëm është fakti se përmirësimet në këtë fushë e kërkojnë një sistem më efikas të rendit dhe ligjit dhe vazhdim të reformës në drejtësi. Përderisa punët e shtyllave të qeverisjes janë të ndara, s’ka dyshim se në të tri nivelet, atë të legjislativit, ekzekutivit dhe qeverisjes lokale, të zgjedhurit janë pjesë e organizatave politike. Ky fakt e shkaktoi edhe ngecjen e punës së Kuvendit për katër javët e fundit, prej moskrijimit të kuorumit në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, e deri te pamundësia e ftesës për seancë plenare. Duke mirëkuptuar shpirtin opozitar, nuk mund të tolerojmë pasaktësi të plasuara në opinion gjatë javëve të fundit. Pasaktësi është të deklarohet se shefat e grupeve parlamentare e përbëjnë apo prishin kuorumin në mbledhje të Kryesisë. Shefat e grupeve parlamentare marrin pjesë për informim dhe diskutim të agjendës së seancës, por ne as nuk e bëjmë kuorumin dhe as nuk kemi të drejtë të votës. Andaj, morëm apo nuk morën pjesë ne, nuk ndikojmë në kuorum. Pasaktësi është të thuhet se vetëm pozita e ka përgjegjësinë për mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, kur dihet se nëse në një format punohen dhe angazhohen për konsensus, ajo është Kryesia e Kuvendit dhe ky standard është format i vendosur tash e disa vite e në disa legjislatura. Si dhe sikur të ishte i vërtetë fakti se nuk është punuar në Kuvend, atëherë nuk do të kishim në shqyrtim sot 13 projektligje në lexim të parë, një projektligj në lexim të dytë dhe 11 raporte për shqyrtim, ku dihet se shumica e këtyre dokumenteve kalojnë nëpër komisione funksionale, në të cilën shumicën e ka pozita dhe tashmë janë procesuar materialet për seancë plenare. 9 Të paktën çfarë mund të jemi korrektë, është të dërgojmë arsyet e mirëfillta pse nuk jemi mbledhur për katër javë si dhe sikur të ishin ftuar mbledhjet plenare, sa do të ishin shanset që këto mbledhje të ishin të suksesshme. Tashmë kur nuk ka arsyetime të tjera, para vetes kemi punë dhe angazhime, të cilat duhet të jenë në përputhje me planet e miratuara në secilin komision funksional me përkushtim e seriozitet. Andaj, le t’i kryejmë detyrat tona, ato që na presin dhe ata që presin qytetarët nga ne. Faleminderit, e na priftë e mbara! |
25/11/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryeministër,
Zëvendëskryeministra,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot nuk isha e paraparë të flas në deklarime jashtë rendit të ditës, reagimi i koleges
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Zëvendëskryeministra, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot nuk isha e paraparë të flas në deklarime jashtë rendit të ditës, reagimi i koleges deputete Blerta Deliu-Kodra më bëri ta marr fjalën. Si e para, një grua në politikë gjëja më e keqe që mund ta bëjë është të mos e mbështesë një grua tjetër. Andaj, ky deklarim imi sot ndaj deklaratave të rrejshme të saj është tërësisht parimor. Në kuadër të asaj se çfarë tha Blerta Deliu-Kodra atë ditë, incizimi është, nuk ka pasur ndërprerje të fjalëve të saj, ajo i është drejtuar ministres së Drejtësisë tekstualisht: ‘Si do të duket takimi me një ministër të Gjermanisë, ku në CV-në tënde shkruan se kunati juaj është i dënuar për terrorizëm në Maqedoni’, asnjë pikë, asnjë presje nuk është ndryshe nga ajo fjalë, e para. E dyta, reagimet nuk kanë ardhur nga aktivistë e militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, po nga gjithë njerëzit qëllimmirë të këtij vendi, të cilët nuk e shohin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste. Se ata që janë sot në Kumanovë, nuk janë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë të të gjitha partive, janë edhe të Aleancës, janë edhe të Partisë Demokratike. 14 Nuk është hera e parë që zonja Deliu-Kodra e sulmon luftën. Ajo vjen nga një rajon siç e shpjegoi edhe vetë i Drenicës, përderisa këtu në Kuvend ka votuar kundër Ligjit për personat e dhunuar. Numri më i madh i personave të dhunuara është në Drenicë dhe në Dukagjin, ajo gjithashtu ka votuar për Gjykatën Speciale, përkundër faktit që sot këtu ngritët gishti dhe akuzohen të tjerët. Unë prita një mohim tjetër nga ajo, se ajo tha që atë ditë u shpif. Nuk e mohoi që motra e saj punon në prokurim të Kuvendit, në kontrata të mëdha, ajo sot nuk e mohoi se vëllai i saj punon në zyrën e prokurimit të RTK-së, nuk e mohoi që dhëndri i saj është në OSHP, a të gjitha këto në emër të vlerave të luftës? A janë të gjithë pjesëtarët e luftës të punësuar në Kuvend, në Zyrën e Prokurimit? A janë të gjithë të punësuar në Radiotelevizionin e Kosovës? Apo, të gjithë kanë qasje në Organin e Shqyrtimit të Prokurimit Publik? Jo! Për arsye se në emër të luftës keni abuzuar, për arsye se në emër të luftës këtu keni ndjellë të pavërteta. Përderisa kjo qasje juaja dhe derisa ulej në vend, zonja Deliu Kodra u kthye me deklaratën ndaj meje “mshele, mshele, mshele”. Kjo është sjellja e një deputeteje ndaj një deputeteje tjetër. E njoh shumë më herët, nuk e njoh vetëm si deputete. Kam menduar se është një mike, po e kuptoj se në momentin kur vjen interesi, i cili e prek në interes ekskluzivisht personal dhe manipulim, janë në gjendje të shkelin mbi të gjitha... |
20/01/2022 | Energji |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Po i fillojmë punimet e sesionit pranveror, punime të rregullta të Kuvendit të Republikës me një
mori sfidash, të cilat e përcollë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Po i fillojmë punimet e sesionit pranveror, punime të rregullta të Kuvendit të Republikës me një mori sfidash, të cilat e përcollën vendin jo vetëm në këtë periudhë të shkurtër kohore, por gjithashtu edhe në periudhën zhvillimore të pasluftës. Fatkeqësisht mungesa e vendimeve ndër vite në veçanti në sektorin e energjisë për një proces të domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm po ndihet sot më shumë se kurrë. Por, sado që duam ose duan të tjerët t’ia faturojnë këtë situatë energjetike Qeverisë aktuale, domosdoshmërish duhet të bëjmë një reflektim mbi rrethanat e mungesës së vendimmarrjes që i kishin të paktën gjashtë qeveri të tjera përpara. Dy shanse të humbura, të cilat sot më së shumti e kanë ndikimin në situatën energjetike, janë ato të ndërtimit të kapaciteteve të reja në vitin 2008-2009, kur Kosova kishte katër kompani serioze ndërkombëtare të interesuara për të investuar në termocentralin Kosova C aso kohe. Gjithashtu një shans tjetër e madhe e humbur në vitin 2015 e kompanisë Bilfinger, e cila kishte sjellë propozimin para Qeverisë së Republikës të asaj kohe për renovimin komplet të njësive të Kosovës A. I kotë është, unë mendoj, rikthimi i deklaratave të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në periudha të caktuara, duke iu referuar situatës së sotme. Nuk janë deklarata të anëtarëve të Lëvizjes që e sollën këtë gjendje, janë veprimet apo mosveprimet e partive në pushtet, me të cilat e sollën faturën që sot po ballafaqohemi të gjithë. Gjithashtu një e pavërtetë e vazhdueshme që po i servohet opinioni ka të bëjë me situatën energjetike në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut. Krijohet bindja se të dy vendet janë të stabilizuara dhe ne kemi një bllokadë të informacionit që nuk mund ta dimë se çka po ndodh në Shqipëri dhe çka po ndodh në Maqedoni të Veriut. Më lejoni vetëm t’ju rikujtoj që sipas shifrave të Eurostat-it, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë rrymën më të shtrenjtë në rajon, e para. E dyta, Qeveria shqiptare ka shpallur, është e vërtetë, gjendjen emergjente në tetor, por vetëm në vitin 2021 ka paguar 223 milionë import të rrymës, dhe 200 milionë të tjera janë të ndara nga Qeveria e Shqipërisë për import për vitin 2022. Gjithashtu nga 1 janari i këtij viti mbi 7 000 kompani të Shqipërisë kanë dalë në treg të liberalizuar, edhe nëse nuk gjejnë kompani për t’u furnizuar, ato do ta marrin rrymën nga operatori i vet trefishë më të shtrenjtë. Dhe kjo është një barrë e rëndë për të gjitha kompanitë, proces ky i cili u ndal në Kosovë. Në prill të vitit të kaluar ne kishim afatin për liberalizim të tregut të energjisë, afat ky që prapë nuk u mbajt, natyrisht, për arsye se dëmtohej sektori privat dhe dëmtoheshin kompanitë, të cilat në të kundërtën, do të vazhdonin të ngritnin çmimet për produktet dhe kjo do t’u faturohej prapë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Maqedonia e Veriut më 31 dhjetor 2021 ka ngritur çmimin e energjisë elektrike për 10% dhe çmimin e ngrohjes për 15%. Ata mbulojnë sot kapacitetet, gjegjësisht shfrytëzimin e energjisë elektrike me vetëm 30% të kapaciteteve të veta. Prandaj, të mos supozojmë se ka terr informativ dhe nuk po dimë se çka po ndodh në këto vende. Prapë, ballafaqohemi me situatën në Kosovë. Rregullatori i energjisë ka shpallur datën e konsultimeve, kjo datë është deri më 28 janar. Të gjithë këtu, edhe ne si deputetë, edhe Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ende mundësinë për të dhënë propozimet në raport me situatën e krijuar. Qeveria ka ndërmarrë hapin e vet të parë dhe ka ndarë 75 milionë për të subvencionuar energjinë elektrike për qytetarët, në veçanti për qytetarët në nevojë. Kthimi i bllok tarifave është i paevitueshëm, bashkë me kthimin e shprehisë së kursimit dhe vetëdijesimit të konsumatorëve për kursimin e energjisë, gjë e cila u hoq në vitin 2017 dhe në shumë amvisëri, përkundrejt që kishin mundësi të ngrohjes me energji alternative, e kthyen me energji elektrike për arsye të lehtësisë dhe për arsye të çmimit më të ulët. Përderisa gati në furnizim në mes të pikut të dimrit dhe verës mbetet deri në 500 megavatë, atëherë urgjentë është fillimi i programit për rritjen e efiçiencës, aplikimin e ngrohjes me masa të reja dhe inkurajimin e politikave me energji të pastër... |
24/02/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
Të nderuara ministre,
Të nderuar kolegë deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot u zgjuam në një ngjarje të tmerrshme, e cila pritej, por nuk pritej të ndodhte në këtë format,
me pushtimin e Ukrainës dhe s
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuara ministre, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot u zgjuam në një ngjarje të tmerrshme, e cila pritej, por nuk pritej të ndodhte në këtë format, me pushtimin e Ukrainës dhe sulmin që Rusia ia bëri këtij shteti të pavarur dhe paqësor. Sot, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po bëjmë thirrje solidariteti në emër të të gjithë deputetëve pa dallim për shtetin dhe popullin e Ukrainës, i cili po ballafaqohet me një agresion të paprecedent, të paktën në shekullin XXI. Sot, në këtë thirrje po lëmë anash ndasitë, përballë këtij sulmi ndaj një shteti dhe populli paqësor. Ngjarjet që po ndodhin në të gjitha qytetet e Ukrainës nuk janë vetëm sulme ndaj shteti që është larg nesh. Në Ukrainë është sulmuar bota jonë e lirë nga një lider rus, që kurrë nuk respektoi as të drejtat e njeriut, as të drejtat e popujve. Deri këtu erdhëm pas mijëra rasteve të rënda të persekutimit të oponentëve të brendshëm politikë, të ndërhyrjes politike në jetën e shteteve përreth, e gjithashtu edhe në Ballkan, e deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sikur e tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Putin po dëshiron të zëvendësojë sundimin e ligjit me sundimin e forcës dhe pamëshirshmërisë, por Ukraina do të mbizotërojë. Gjithashtu presidenti Bajden theksoi se SHBA-ja dhe aleatët do të reagojnë dhe bashkë do të mbrojnë vlerat, e gjithashtu Putin dhe Rusia do të përgjigjen dhe do të paguajnë për atë çfarë po ndodh atje. Jo vetëm në Rusi, po në mbarë botën, autokratët po cenojnë demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe herët a vonë po përfundojnë në veprime, të cilat ngjasojnë me regjime fashiste. Solidariteti me popullin ukrainas është më i madh se kurrë, por angazhimi për një botë të lirë është detyrë jona, ndaj vendit tonë që është deri këtu për shkak të këtyre vlerave themelore dhe universale. Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Së bashku kemi kaluar prej një krize në tjetrën, disa e në veçanti këto të fundit të imponuara nga jashtë. Së pari u ballafaquam me sfidat e pandemisë dhe po e mbyllim vitin e dytë me radhë. Së dyti gjithashtu edhe me krizën e energjisë. Përkundrejt të gjitha problemeve kronike të trashëguara në Kosovë, bashkërisht si shoqëri kemi arritur të tregojmë vitalitet dhe qëndrueshmëri në tejkalimin e tyre. Në këto dy vjet të pandemisë nuk ka familje e qytetar në Kosovë që nuk është prekur në një mënyrë ose tjetër. Kanë qenë të sëmurë, kanë pasur familjarë të sëmurë, familjarë që humbën punën, familjarë që humbën jetën me virusin apo edhe sëmundje të tjera dhe gjendje të rrënduar që rriste barrën e dhimbjes së humbjes në secilën familje. Megjithatë, ashtu siç nuk jemi dorëzuar në ditët më të vështira, nuk u dorëzuam as në këtë sfidë. Qeveria dhe institucionet e vendit në vazhdimësi u munduan të gjenin zgjidhje, të lehtësonin barrën e një situate të paqartë dhe pa... (Ndërprerje nga regjia) Nga fillimi i pandemisë pakot e ringjalljes dhe rimëkëmbjes ishin ato që iu gjendën qytetarëve, në veçanti atyre të cilët u ballafaquan me humbje të punës, e gjithashtu edhe ata që u ballafaquan me probleme bazike sociale. Në kuadër të masave dhe veprimeve për ringjallje ekonomike të vendit ishte edhe imitimi i Bonove të diasporës, për të cilat ditë më parë filloi edhe pagesa e interesit pas gjashtë muajve investim. Duke e bërë kështu diasporën tonë përfituese për kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit, për çka u jemi pafundësisht mirënjohës. Në lidhje me ngjarjet të cilat po na rrethojnë, gjithashtu Qeveria mori vendimin për miratimin e ndarjes së mjeteve buxhetore prej 10 milionë euro për rezervat shtetërore. Në situatën aktuale dhe me krizën me të cilën po ballafaqohet Ukraina, kjo është një element tepër i rëndësishëm. Por, shumë e rëndësishme sot është që në rrethanat të cilat i kaluam bashkë, përveç partnerëve ndërkombëtarë, partner e kishim edhe sektorin privat. Sektorit privat qeveria iu gjend afër me ndihmë të drejtpërdrejtë dhe subvencione, edhe atë në energjinë elektrike. Situata e ditës së sotme do të reflektojë gjithsesi prapë në sektorin e energjisë elektrike. Ne përveç se do të kërkojmë sot vazhdimin e shpalljes së gjendjes emergjente, kërkojmë nga bizneset që në frymën e solidaritetit dhe përgjegjësisë që e kanë edhe ato të gjithë, të jenë të vëmendshme në kuadër të një përgjegjësie në mbajtjen e kostos së prodhimit ashtu siç është, për arsye se Qeveria ka marrë përsipër që të mbajë koston e menaxhuar, ndërsa gjithashtu për së afërmi të gjithë mekanizmat institucionalë duhet të përcjellin të mos kemi rritje të çmimeve. Ajo çfarë po ndodh, është përgjegjësi e përbashkët që ta tejkalojmë në një rrethanë, Kuvendi dhe populli ynë do të mund të jenë bashkë për një zhvillim të qëndrueshëm. Zhvillimi i qëndrueshëm është politika e paqes dhe të ardhmes. Faleminderit! |
28/04/2022 | Siguri |
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! Të nderuara ministre, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, Më 26 prill sulmohet patrulla e Policisë së Kosovës në fshatin Zubq të Zubin Potokut, përveç dëmeve materiale, nuk
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! Të nderuara ministre, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, Më 26 prill sulmohet patrulla e Policisë së Kosovës në fshatin Zubq të Zubin Potokut, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Ky ishte sulmi i gjashtë me radhë në periudhën kohore prej dy javësh ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ashtu siç kishte deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme për media më 15 prill, për tri ditë Policia e Kosovës ishte sulmuar katër herë në veri. Mëngjesin e 15 prillit Policia e Kosovës ishte sulmuar me granatë dore dhe AK47, sulm ky i cili u konsiderua një akt terrorist që është bërë me qëllim të frikësimit të policisë dhe qytetarëve të vendit. Sulmet janë dënuar nga ambasadat e akredituara në Kosovë si dhe nga misioni i KFOR-it, të cilët dënuan ashpër sulmet kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe konfirmuan gatishmërinë për të mbështetur policinë nëse është e nevojshme dhe e kërkuar nga institucionet e vendit. Përkundër shqetësimeve, të cilat sjellin këto sulme dhe shqetësime të cilat mund të ndjellin nervozë dhe panik te qytetarët, asgjë nuk është e papritur apo e çuditshme në rrethanat gjeopolitike që po mbretërojnë në Evropë. Agresioni i provokuar rus ndaj Ukrainës pashmangshëm e përcolli efektin e tij prej krizës së energjisë, krizës së ngritjes të çmimeve të artikujve të konsumit të gjerë e deri te kriza dhe kërcënimi i sigurisë, në veçanti në shtetet të cilat ose kufizohen me Rusinë, apo kufizohen me shtetet të cilat kanë lidhje strategjike me Rusinë. 3Me Serbinë në kufirin tonë verior është e pritshme dhe aspak befasuese lista e provokimeve të tilla. Megjithatë duhet të kemi parasysh se rrethanat e krijuara nuk e kanë fokusin e ngushtuar të veprimit, ato janë pjesë e veprimit të një lufte të re, definimi i së cilit u paraqit si luftë hibride, e cila është teori e strategjisë ushtarake, e propozuar për herë të parë në vitin 2007 dhe përdor luftën politike ndërthurur me luftën konvencionale, luftën e parregullt, luftën kibernetike me metoda të tjera ndikuese, si lajme të rreme, apo fake news, diplomacinë, ndërhyrjet ligjore dhe ndërhyrjet dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të huaja. Kërcënimet për stabilitetin dhe sigurinë po ndodhin gjithnjë e më shumë në zonën gri, ku aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë përdorin taktika hibride si dezinformomi apo sulmi kibernetik. Është e gjatë lista e veprimeve të luftës hibride të Rusisë ndaj shteteve të tjera, me të gjitha metodat e lartcekura. Prej përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhje të shteteve të mëdha, sikur në SHBA, shtetet e Bashkimit Evropian, e deri te shtetet e rajonit apo ato në kufij me Kosovën. Në situatën kur nuk mund të kontrollojmë rrethanat e krijuara nga të tjerët, është e domosdoshme të kontrollojmë sjelljen tonë ndaj rrethanave të imponuara nga jashtë. Në planin ushtarak Kosova e ka Forcën e Sigurisë që po forcohet çdo ditë dhe ndonëse nuk është anëtare e NATO-s, trupat e aleancës janë këtu në misionin e KFOR-it. Dhe, siç e ceka më lart, ajo tashmë ka dërguar mesazhin se është e gatshme të ndihmojë kur t’i kërkohet. Ndërsa për ndërhyrjet e tjera, sikur fake news, ndërhyrjet ligjore dhe diplomatike, tashmë kemi parë tentime e mekanizma përmes të cilave u tentua e po tentohet të ndikohet në Kosovë. Është e rëndësisë së veçantë që partitë politike në vend të jenë të vetëdijshme për këtë situatë, nëse janë të gatshme kuptohet që të punojnë për interesat e shtetit tonë. Sot më shumë se kurrë do të ketë ndërhyrje të forta të luftës hibride në rajonin tonë dhe në shënjestër në këto raste janë qeveritë dhe institucionet shtetërore. Për debatet e brendshme politike është rrugë e shkurtër t’u referohesh këtyre sulmeve që marrin pamje edhe të lajmeve në çaste të caktuara. Por çfarë do të thotë kjo për shtetin vetë. Këtë javë e kemi parë se si një pjesë e opozitës ka rënë në kurth, me vetëdije apo jo, veç se është e sigurt që me vetëdije nuk po ndahen të dalin prej kurthit. Lufta hibride kështu duket. Nëse keni reflektuar ndonjëherë çfarë është ajo, ja kështu siç po na ngjajnë neve në këtë javë edhe në këto forma. Kush nuk do ta shohë që po ngjan, nuk është i gatshëm për kundërpërgjigje. Rrjedhimisht duhet të pyesë veten në anën e kujt është. Pavarësisht kësaj, vendi as nuk zmbrapset, as nuk ngadalësohet në progres, sepse kjo është një betejë që duhet siguruar dhe do të fitohet. 4Prandaj, jam e bindur që përkundër zgjatimeve dhe formave të ndryshme të luftës hibride, të gjithë do të jemi fitues ndaj saj. Faleminderit! |
07/04/2022 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar Konjufca! E nderuar zëvendëskryeministre, Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Ju në diasporë dhe brenda në Kosovë, Më lejoni fillimisht, pasi që është seanca e parë prej fill
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar Konjufca! E nderuar zëvendëskryeministre, Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Ju në diasporë dhe brenda në Kosovë, Më lejoni fillimisht, pasi që është seanca e parë prej fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, t’u uroj gjithë besimtarëve të fesë islame muajin e Ramazanit, agjërim të lehtë dhe pranim të lutjeve tuaja. Shpeshherë roli dhe përgjegjësitë e këtij Kuvendi shikohen me sy kritik dhe përcillen me komente të shumta nga opinioni. Pastaj, ndodhin veprime, sikur ai i 15 janarit, kur një shumicë e forcave politike parlamentare bëhen bashkë. Janë njëzëri të artikuluara me qëndrime për temë të rëndësishme për shtetin dhe përcjellin këtë artikulim edhe në votim, i cili i dha mbështetje të plotë Qeverisë të mos e lejojë referendumin e Serbisë të mbahet në Kosovë. Me shumë kontradikta, të cilat e përcollën këtë kërkesë nga Serbia, e cila ende në Kushtetutën e saj e mban Kosovën, ne qëndruam të vendosur në ruajtjen e sovranitetit e integritetit të shtetit tone, me një fjalë, si deputetë i qëndruam besnik betimit tonë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Menjëherë si u përmbyll me sukses kjo sfidë, u kërkua nga ne grupet politike, e në veçanti pozita, mendimi për zgjedhjet parlamentare serbe, të cilat ishin caktuar të mbaheshin më 3 prill. Në parimin e njëjtë, përgjigjja do të duhej të ishte e njëjtë. Por gjithashtu duke pasur parasysh se zgjedhjet parlamentare kanë një dimension tjetër nga mbajtja e referendumit. Si një shtet me përgjegjësi të plota sovrane dhe qeveri me përcaktimin e palëkundur për të mbrojtur dhe ruajtur sovranitetin e vendit, u trajtuan mënyrat dhe format si mund të lejohet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të një shteti tjetër në vendin tonë. 3Kosova si një vend me demokraci funksionale, e cila njeh dhe respekton dyshtetësinë e qytetarëve të vet, ishte përcaktuar se bazuar në ligjet e Kosovës dhe praktikat evropiane të gjendej një zgjidhje. Referencë nuk mund të ishin zgjedhjet e mëparshme serbe të mbajtura në Kosovë, të cilat as nuk e kishin përfshirjen e institucioneve relevante dhe as nuk ishin në përputhje me ligjet e aplikuara në Kosovë. Ndërsa në ndërkohë ngjarje dramatike e përfshin Evropën, e Kosova e rajoni nuk mund të ishin të izoluara nga ndikimi i tyre. Lëkundja që solli agresioni dhe mizoria ruse ndaj Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt shënoi gjurmët e saja të thella në Kosovë dhe në rajon. Shumë paralele u tërhoqën në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Ukrainës, pasi edhe shumë ngjashmëri u pa në brutalitetin rus dhe atij serb të 23 vjetëve më parë. Sikur të mos mjaftonte mungesa e kërkim faljes të krimeve të kryera 23 vjet më parë, pengesat dhe problemet e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia ndaj Kosovës, Serbia e gjeti vetën prapë në anën e gabuar, në krah me Rusinë e në të kundërtën e gjithë botës demokratike. Përveçse prej 23 shkurtit Serbia u rreshtua në krah me Rusinë dhe gjenocidin që ajo po e zhvillon në Ukrainë, ajo tashmë po legjitimon krimet të cilat nga shfaqen përmes imazheve të tmerrshme që vijnë nga Bucha, Iripin e qytete të tjera, e të cilat nuk dallojnë fare nga pamjet e Reçakut, Krushës, Rezallës, Izbicës e shumë masakrave të tjera të Kosovës. Paralelja që tërhoqa nuk është digresion i rastit, kjo paralele ka të bëjë me shtetin, i cili nuk pranoi t’i drejtohet Kosovës dhe qeverisë së saj në emrin e saj për t’iu mundësuar serbëve të Kosovës organizimin e qendrave të votimit në disa qytete të Kosovës. Serbia me hegjemoninë e saj nuk e ka qëllim lehtësimin e jetës së pakicës serbe në Kosovë, Serbia në fakt e ka specializim vështirësimin e jetës së pakicave. Procesi zgjedhor në Serbi nxori në pah fshirjen e 6 000 emrave shqiptarë nga Lugina nga regjistri i votuesve. Fshirja e emrave është akt barbar, i barabartë me dëbimin nga shtëpitë e tyre apo spastrimin etnik të ndodhur me forcë me dekada me radhë. Kjo është Serbia hegjemoniste, e cila me këtë proces zgjedhor e konfirmoi orientimin e saj jo proevropian, por prorus. Sot kur Rusia po izolohet nga e gjithë bota demokratike, Serbia jo vetëm se mban hapur tokën dhe qiellin për ta, qeveria e saj krenohet me vëllazërinë ruse. Kosova tashmë në shumë procese e vendime e tregoi orientimin e saj proevropian dhe prodemokratik. Ne do të donim të kishim shtetin fqinj vend demokratik, por rezultati zgjedhor në Serbi na tregon se demokracia do të jetë ende një destinim i largët për Serbinë. 4Deri në atë kohë askush të mos dyshojë se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj do të dëshmojnë konsistencë në veprime të drejta dhe të bazuara në Kushtetutën e ligjet e vendit, në respektimin e të drejtave të gjithë qytetarëve pa dallim. Ata të cilët e shohin Kosovën si shtëpi të tyre, do të kenë të gjitha lirit dhe të drejtat pa asnjë cenim, fatkeqësisht nuk po e shohim rastin e njëjtë te Serbia. Faleminderit! |