Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
05/05/2022 | Punë të Jashtme |
Faleminderit për fjalën. Meqenëse sot po flasim për punën e Qeverisë, punën e mirë, të
jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti, më lejoni që t’i them dy-tri fjalë në lidhje me politikën e
jashtme.
Në përputhje edhe me programin e Qeverisë së Kosovës, puna e
Lexo më shumë
Faleminderit për fjalën. Meqenëse sot po flasim për punën e Qeverisë, punën e mirë, të jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti, më lejoni që t’i them dy-tri fjalë në lidhje me politikën e jashtme. Në përputhje edhe me programin e Qeverisë së Kosovës, puna e mirë që është bërë deri më tani nga Qeveria Kurti ka pasur për synim parësor forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Me mision të posaçëm, arritjen e njohjeve të reja, anëtarësimin e plotë në organizatat ndërkombëtare rajonale dhe sjelljen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Në këtë kontekst, në mënyrë specifike, rëndësi të veçantë i është dhënë forcimit të vazhdueshëm të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtimit të numrit të njohjeve, me fokus të pesë vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë. Integrimi në strukturat euroatlantike, promovimin e interesave ekonomike të Republikës sonë. Pra, në shërbim të kësaj që u tha, Qeveria Kurti ka hedhur hapat e parë përmbajtjesorë në drejtim të ndërtimit të një shërbimi të fortë diplomatik, që i shërben pra agjendës ndërkombëtare të Republikës sonë. Këta hapa ndërtohen mbi integritet, dije dhe etikë të lartë të punës. Brenda vetëm një viti, kjo Qeveri ka filluar reformimin e shërbimit tonë diplomatik, i cili ishte i mbushur me militantë e familjarë të atyre të cilët sot po e pamundësojnë punën e Kuvendit të Kosovës. I gjithë ky proces i reformimit është arritur në tri faza. Është arritur fillimisht duke e bërë reformimin e brendshëm, kthimin e ligjshmërisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dhe nën tre, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe mirënjohje për të cilën punë po vijnë nga partnerët tanë ndërkombëtarë, e jo më larg se dje nga kancelari i Gjermanisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë si ndër partnerët kryesorë të republikës sonë. Më lejoni që shkurtimisht ta përmend me fakte e numra punën e mirë që Qeveria jonë ka bërë në sektorin e punëve të jashtme. Janë shkarkuar 13 ambasadorë dhe katër konsuj. Pra, nuk është e 21 rastësishme kjo zhurmë dhe zhurma që po ndihet sot është jashtëzakonisht në sinkron me ato vendime të cilat janë marrë. Janë emëruar gjashtë ambasadorë politikë dhe nëntë të karrierës. Nga 31 ambasada në total, gjashtë ambasadorë janë politikë, 19 të karrierës dhe gjashtë janë pozitë...Pra, shërbimi ynë diplomatik për herë të parë po ndërtohet me njerëz të cilët janë diplomatë të karrierës, me etikë të lartë të punës dhe me integritet profesional. Për ta përmbyllur, jo më larg se ditë më parë, presidenti i Serbisë i ka quajtur akuzat e Perëndimit ndaj Rusisë si të çmendura dhe të turpshme, gjë që tregon më qartë se asnjëherë më parë orientimin që ky shtet ka marrë. Mirëpo, ajo çfarë ne do të duhej ta bënim sot, është unifikimi. Është që ne të rreshtohemi përreth interesave të Republikës sonë dhe ashtu të ecim përpara. Por, ajo çfarë kjo opozitë sot po manifeston dhe po dëshmon, është e kundërta e interesit tonë. Kështu që ne do të vazhdojmë të jemi konsistentë në qëndrimet tona. Faleminderit! |