Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
26/04/2021 | Drejta të Njeriut |
: I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Përfaqësues të mediave,
Dhe ju të tjerë që jeni prezentë në sallë.
Po bëhen dy muaj nga përfundimi i procesit zgjedhor të 14 shkurtit, si rrjedhojë e së cilës erdhën
n
Lexo më shumë
: I nderuar kryetar i Kuvendit, Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Përfaqësues të mediave, Dhe ju të tjerë që jeni prezentë në sallë. Po bëhen dy muaj nga përfundimi i procesit zgjedhor të 14 shkurtit, si rrjedhojë e së cilës erdhën ndryshime rrënjësore në vendin tonë. Krahas ndryshimit të raportit të forcave politike, jemi dëshmitarë të vendosjes së standardeve të reja në Kosovë. Një nga këto standarde është edhe avancimi i grave në jetën publike dhe politike. Rritja e përfaqësimit të grave në Kuvendin e Kosovës në 40% të përbërjes nuk e pati rëndësinë vetëm te përmbushja apo tejkalimi i kuotave, rëndësia e saj reflektoi në kuptimin përmbajtjesor politik. Në seancën e votimit të presidentes së Republikës së Kosovës, falë vendosshmërisë së grave deputete, të cilat refuzuan të jenë pjesë e skenarëve bllokues, Kosova e tejkaloi një krizë të rrezikshme dhe të panevojshme, por çka ndodhi më pas. Pasoi fushata denigruese dhe linçuese e opozitës ndaj grave, herë me sulme përmes deklaratave në konferenca me linçime e etiketime, e herë si aksione. Fillimisht ndaj presidentes së Republikës së Kosovës u përdor një gjuhë e ulët mizogjene që haptazi shpërfaqi urrejtje ndaj grave. Pastaj në muret e shtëpisë së familjes së deputetes Adelina Granica u shkruan grafitë me përmbajtje fyese dhe seksiste, e të mos i përmendim presionet që i përjetuan deputetet e tjera në Kuvend e jashtë saj për t’i ndryshuar qëndrimet e tyre. Në vend se t’i dënojnë veprimet e tilla, çfarë bënë deputetët e opozitës. Ata me krenari i arsyetuan ato, me qasje destruktive në emër të një drejtësie false elektorale, një drejtësie që vlen vetëm për gra, sepse po të njëjtit nuk reaguan në rastet e deputetëve burra, nuk reaguan, për shembull, kur zoti Haxhi Shala në mandatin e kaluar nga Nisma kaloi në AAK, reagojnë te gratë, sepse duke jetuar me iluzione të dominimit, akoma nuk janë çliruar nga mentaliteti i mykur patriarkal që synon t’ua tregojë vendin grave, duke i bërë ato të nënshtruara dhe të dëgjueshme ndaj parisë së burrave. Të nderuar deputetë opozitarë, Problemet tuaja partiake, sikurse dështimi në reformimin e brendshëm, mungesa e hapësirës brenda partisë, ngecja e avancimit të rolit të gruas, nuk mund t’i mbuloni përmes denigrimit të 5 personalitetit dhe integritetit të njeriut, duket se dëshpërimi nga humbja që pësuat në zgjedhje ju ka ulur në atë pikë sa që edhe antifeminizmin si ideologji regresive po synoni ta normalizoni me diskursin publik, e pastaj ndoshta ta bëni edhe normë brenda institucionit. Sulmet e egra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje bëni sa të doni, nuk është se na bëjnë përshtypje. Opozitarizmin ndaj pushtetit besa e keni edhe obligim, por aman largohuni dhe distancohuni nga qasje të tilla primitive dhe të rrezikshme të kujdo qofshin ato dhe ngado qofshin ato. Në luftën kundër diskriminimit dhe pabarazisë duhet të jemi bashkë. Objektivi për një shoqëri të barabartë dhe jodiskriminuese duhet të jetë i të gjithëve, fuqizimi i rolit të gruas në veçanti, sepse ju pëlqej apo jo, guximi dhe vendosmëria e shpërfaqur nga gratë pikërisht në këtë Kuvend për të vepruar sipas vullnetit të qytetarëve i dha kuptim rolit të deputetit të Kuvendit si përgjegjës dhe garantues i funksionimit të rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, andaj këto vlera duhet t’i mbrojmë bashkë, e jo t’i luftojmë. Me shpresë se do të reflektoni, faleminderit! |
12/08/2021 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Janë të pakta vende në botë, ku diaspora e të cilave ka luajtur një rol kaq të rëndësishëm dhe
domethënës sikurse në Kosovë. Që prej angazhimit dhe kontributit në
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Janë të pakta vende në botë, ku diaspora e të cilave ka luajtur një rol kaq të rëndësishëm dhe domethënës sikurse në Kosovë. Që prej angazhimit dhe kontributit në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e deri në mbështetje materiale e financiare, me të drejtë mund të themi se diaspora jonë përbën asetin më të veçantë që e kemi. Sigurimi i ekzistencës dhe mirëqenies për familjet e tyre në Kosovë u bë prioritet i çdo mërgimtari që mori rrugën jashtë vendit. Ajo që në dukje ishte largim, në fakt doli të jetë forcim i mëtejshëm i lidhjes me vendlindjen deri në përmasat e kontributit në të gjitha sferat e jetës shoqërore-ekonomike. E meqë jemi te kjo e fundit, te ekonomia, diaspora kontribuon ndërmjet 30-34% të GDP-së vjetore të Kosovës përmes remitencave, shpenzimeve në turizëm, shërbimeve dhe në ndërtimtari. 9 Diaspora gjatë vitit të kaluar të pandemisë ka kontribuar me 1 miliard euro remitenca. Remitencat e diasporës gjatë këtij viti janë rritur rreth 30%. Vetëm gjatë 6 muajve të parë familjet e Kosovës kanë pranuar mbi 700 milionë euro remitenca. Ata janë duke kontribuar në ngushtimin e deficitit tregtar dhe janë bartës të ringjalljes ekonomike prej mbi 5.6% në gjashtëmujorin e parë në Kosovë. Dhe, sivjet diaspora ka filluar të rikthehet në Kosovë pas një viti të vështirë që lamë pas. Këtë vit në muajin korrik kemi regjistruar 340 446 udhëtarë përmes aeroportit Adem Jashari, krahasuar me 88 607 në vitin 2020 dhe 280 013 në vitin 2019. 100 mijë vetura kanë ardhur në Kosovë nga diaspora vetëm në muajin korrik. 7 milionë euro janë investuar nga diaspora në Bono-thesar. Marrë parasysh këto të dhëna pas një viti aspak të lehtë si rezultat i pandemisë, besoj se e meritojnë një falënderim të veçantë nga të gjithë ne. Në fund, shfrytëzoj rastin edhe për një lutje për të gjithë mërgimtarët tanë. Deri më datë 18 gusht është afati i regjistrimit i përcaktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të votuar nga jashtë vendit. Ju bëjmë apel, që të nxitoni. Pra, regjistrohuni. Është e një rëndësie të veçantë pjesëmarrja juaj në zgjedhje lokale që do të mbahen më datë 17 tetor. Aplikoni brenda këtyre 6 ditëve që kanë mbetur. Andaj, edhe një herë, ju faleminderit nga zemra, diasporë! |
05/05/2022 | Media |
Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në këto kushte, ku opozita e Kosovës nuk di të bëjë as opozitë, në fakt, po i pengojnë sukseset e
Republikës sonë, të cilët ne
Lexo më shumë
Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në këto kushte, ku opozita e Kosovës nuk di të bëjë as opozitë, në fakt, po i pengojnë sukseset e Republikës sonë, të cilët ne do t’i themi, pavarësisht tendencës për ta bllokuar punën e institucionit më të lartë të shtetit. Më 3 maj u shënua Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, me ç’rast organizata Reporterët pa Kufi publikoi indeksin botëror për lirinë e shtypit për vitin 2022. Si asnjëherë më parë, Kosova këtë vit ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave. Vendi ynë është ngritur për plot 17 pozita më lart, nga pozita e 78-të, sa ishte në vitin 2021, në pozitën 61 për këtë vit. Sigurisht, jemi të vetëdijshëm që raporti i lirisë së shtypit ka paraqitur edhe vështirësitë me të cilat përballen gazetarët në kryerjen e punës së tyre, por në shumicën e rasteve kjo nuk ka të bëjë me qeverisjen aktuale. 17 Ndërsa, edhe në rastet kur ka pasur cenim në kryerjen e detyrës, siç ishte rasti i arrestimit të një kameramani nga policia gjatë kryerjes së detyrës së tij, reagimi i institucioneve përgjegjëse ka qenë i menjëhershëm, duke marrë masa disiplinore ndaj personave përgjegjës. Ndërsa ne, si Kuvend i Kosovës, në shkurt të këtij viti kemi miratuar ndryshimin për ndihmën juridike falas, duke i vendosur gazetarët, fotoreporterët, kameramanët, redaktorët, si kategori përfituese të ndihmës juridike falas. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës ka bërë zgjedhjen dhe plotësimin e institucioneve të pavarura dhe publike në proces transparent dhe kredibil për: 1. Bordin e Pavarur për Media, pra Komisionit të Pavarur për Media. 2. Bordin e ARKEP-it, 3. Bordin e RTK-së. Për ata që mund të kenë harruar, ky nuk është suksesi i vetëm i Kosovës sa i përket zhvillimit të demokracisë në Kosovën e pas 14 shkurtit të vitit 2021. Sipas raportit të Transparency International, në indeksin për perceptimin e korrupsionit për vitin 2021 Kosova ka shënuar përmirësim, duke u ngritur 17 vende më lart në krahasim me vitin 2020, ku është ngritur për 3 pikë pra nga pozita që ka qenë më herët. Shumë të nderuar deputetë, Gjithashtu në raportin e Freedom House për vitin 2022, në aspektin e qeverisjes Kosova u përmirësua nga 2,50 në 3,0. Pavarësia e gjyqësorit u përmirësua nga 2,50 në 2,75 dhe demokracia u përmirësua nga 3,14 në 3,25. E di që nuk po ju pëlqejnë këto shifra, por janë matës e tregues të progresit dhe të zhvillimit të vendit tonë. Këto, sa i përket matjeve të institucioneve ndërkombëtare, të cilat rangojnë shtetet sipas përparimit në fushat e lartcekura. Përderisa, me matjet e brendshme tash, këto janë të brendshme, në anketën e pulsit publik, për vitin 2021 të organizuar nga UNDP dhe USAID-i, përveç kënaqshmërisë së lartë për presidenten e Republikës së Kosovës, për kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe të nderuarin, kryetarin e Kuvendit, anketa ka regjistruar rritjet më të larta ndonjëherë në indeksin e demokratizimit dhe të besueshmërisë ekonomike. Po ashtu, rritje për 6% në kënaqshmëri me drejtimin politik të vendit tonë, pra nga 24,7% në 30,7%, që paraqet nivelin më të lartë të kënaqshmërisë të regjistruar ndonjëherë nga anketat e pulsit publik. |