Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
11/06/2021 | Arsim |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
Përfaqësues të kabinetit,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Çështja që sot ngrita në Kuvend ka të bëjë me Ministrinë e Arsimit, edhe pse as ministrja, as
kryeministri nuk janë këtu, më vjen keq, po si
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Përfaqësues të kabinetit, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Çështja që sot ngrita në Kuvend ka të bëjë me Ministrinë e Arsimit, edhe pse as ministrja, as kryeministri nuk janë këtu, më vjen keq, po sigurisht që dikush na dëgjon edhe besoj që ju përcjell. Vetëm para një jave debatuam për gjendjen në arsimin në kohë pandemie dhe të gjithë u pajtuam se gjendja nuk është aspak e mirë. Prandaj, kërkuam nga Qeveria që fusha e arsimit të bëhet prioritet, sepse kjo Qeveri meqenëse i ka numrat, e ka një mundësi të tillë. Deputetët e pozitës, por edhe Ministrja e Arsimit po vazhdojnë të bëjnë analiza dhe të bëjnë konstatime për gjendjen në arsim. Mirëpo, ju keni fituar mbi 50% të votave jo veç për të bërë analiza, jeni në krye të institucioneve të merrni vendime dhe ta bëni ndryshimin e pritur. Zoti Kurti, po ju drejtohem, po shpresoj që po na dëgjoni, juve si shef i ministrave, edhe asaj të Arsimit, lidhur më një vendim të pamençur, të dëmshëm që degradon edhe më tej arsimin. Më 31 maj ministrja Nagavci, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nënshkroi Protokollin e Bashkëpunimit me Kampusin evropian të Universitetit të Jorkut në Selanik-Kolegjin CITY, për ofrimin e 60 bursave për studentë nga Kosova. Bursa këto, të cilat do të financohen nga Ministria e Arsimit. Në komunikatë thuhet se përmes këtyre bursave studentë nga Kosova do të studiojnë në këtë kolegj në nivelet Bachelor, Master dhe MBA. Këto bursa do të fillojnë nga viti akademik 7 2021/2022 deri në përfundim të programit specifik akademik. Gjysma e tyre janë me tarifë 100% dhe gjysma e tyre me 50%. Në komunikatë thuhet se bashkëpunimi me Kolegjin CITY ka filluar që nga viti 2009, ndërsa numri i bursave është rritur nga viti në vit. Çka ka të keqe këtu? Sigurisht shumica prej jush do të thoni asgjë. Por më lejoni t’ju informoj se sa isha ministre e Arsimit pata ndërprerë këtë program, e fatmirësisht i njëjti nuk u vazhdua as nga ministri pasardhës. Me lejoni gjithashtu t’ju informoj se “City College” deri në 2020 ka përdorur emrin Universitetit të Sheffiled-it, tani nga viti 2020 ka bërë marrëveshje me Universitetin e York-ut. Por Universiteti Sheffield i Britanisë së Madhe, sipas Webometrics renditet i 72-i në rang botëror, ndërsa Universiteti i Sheffield-it në Greqi është i 11 mijë 979-i. Pra City College sipas Webometrics është i ranguar në pozitën 11 mijë 979-të, derisa Universiteti i Prishtinës është i ranguar në pozitën 3 022-të. Pra, City College është për 8 mijë 957 pozita më poshtë se Universiteti i Prishtinës. Më lejoni t’ju informojë, se Universiteti i Prishtinës është 4 herë më i mirë se City College në indikatorin e citimeve, edhe 3 086 pozita më lart në treguesin e ekselencës. Pse u bë kjo marrëveshje, interes i kujt është, kjo shihet qartë se nuk është as interes shtetëror dhe as interes i studentëve. I bëj thirrje kryeministrit që t’i kërkojë raport ministres së Arsimit dhe kjo marrëveshje të rishikohet dhe të anulohet menjëherë. Ky është keqpërdorim i buxhetit dhe ka qenë i tillë prej viti 2009. Mirëpo pse u vazhdua, pse u vazhdua nga ju? Ndoshta, në këtë biznes të Ministrisë së Arsimit ka punë edhe për Prokurorinë e Shtetit. Dhe kur thirreni në ndryshim, po ju them troç se ky ishte një ndryshim për të keq. Ku mbeti parulla “Duaje tënden”? Na keni kryqëzuar pse përkrahëm bizneset vendore për subvencionimin e pagës për një muaj në kohë të pandemisë. Ky kolegj është biznes privat? Plus është jashtë vendit. Me lejoni t’ju njoftoj se disa herë me mirë se ky kolegj qëndrojnë dy institucione private të arsimit të lartë në Kosovë, njëri 4 mijë dhe tjetri 3 mijë pozita të ranguara më mirë. Hyni në Webometrics dhe i shihni këto. 8 Pse nuk po jepni bursa për universitetet vendore, të cilat qëndrojnë shumë mirë të ranguara, por po jepni bursa pikërisht për një kolegj, i cili rangohet jashtëzakonisht degët në Selanik të Greqisë, ose i bëj thirrje Ministrisë së Arsimit që të ndajë bursa dhe studentët vetë të zgjedhin kolegjet, por jo të bëjnë një marrëveshje me një kolegj privat, i cili është jashtëzakonisht dobët i ranguar, siç e thashë 8 mijë e 758 pozita i ranguar më dobët, sipas Webometrics, në krahasim me Universitetin e Prishtinës. Faleminderit! |
07/04/2022 | Energji |
Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuar përfaqësues të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 51% të votave, sepse 15 vjet në opozitë arriti t’i bi
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuar përfaqësues të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 51% të votave, sepse 15 vjet në opozitë arriti t’i bindë më shumë se gjysmën e qytetarëve të vendit se në momentin që vijnë në qeveri, do të bëjnë mrekulli, do t’i ulin çmimet e produkteve bazë, energjia elektrike do të jetë më e lirë, mërgata jonë do të kthehet për të punuar në Kosovë dhe, mbi të gjitha, do të luftohet nepotizmi. Të gjithëve na kujtohet video e famshme e kryeministrit të tanishëm në fushatën e fundit, kur thoshte “kushërinjtë janë për dasma, nuk ka me shku në ministri me krejt kushërinjtë” dhe në atë video dëgjohej qytetari duke i thënë të lumtë goja. Domethënë qytetarët verbërisht i kanë besuar zotit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke menduar se njëmend meritokracia do të vijë në vend dhe qytetarët e kualifikuar pa lidhje partiake e familjare do të mund të punësohen në konkurse të hapura. Nuk dola këtu që të them që nuk ka pasur nepotizëm në të kaluarën. Jam këtu që në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës t’u them që Lëvizja Vetëvendosje u ka mashtruar dhe po bën pesëfish secilin veprim që e ka kritikuar për 15 vjet sa ka qenë në opozitë. Ajo çka ndodhi në konkursin e KEK-ut, është vazhdimësi e kapjes së shumë institucioneve nga ditët e para të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. KEK më datën 15 nëntor 2021, në periudhën e zgjedhjeve lokale, në mes të dy rundeve kishte hapur konkurs për 150 vende të lira pune. Në atë kohë, ne si parti në opozitë, por edhe mediat e shoqëria civile e kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe ndërmarrjen publike që po hap konkurs për shkak të disfatës së thellë që kishte pësuar në rundin e parë të zgjedhjeve dhe për shkak se 12 komuna, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje ishin në balotazh. Lidhja Demokratike e Kosovës në vazhdimësi ka ngritur me shqetësim çështjen e emërimeve mbi baza partiake nepotike në ndërmarrje publike dhe institucione të pavarura nga zyrtarë të lartë 7të partisë në pushtet dhe tashmë ky fenomen është i rrezikshëm, sepse konkursi në KEK po e dëshmon se zyrtarët e ndërmarrjeve publike në këmbim të favoreve për emërime partiake e familjare kanë përzgjedhur edhe familjarë të tyre. Kryesuese dhe anëtarë të komisioneve përzgjedhëse, duke pranuar anëtarë të këtyre familjeve kanë cenuar të drejtat nga marrëdhënia e punës të rreth 4 600 aplikantëve, të cilët kanë aplikuar për këto pozita. Ata gjithashtu kanë konsumuar dy vepra penale, atë të konfliktit të interesit dhe gjithashtu të shpërdorimit të detyrës zyrtare, derisa menaxhmenti i KEK-ut nuk ka ndërmarrë asgjë. Për më tepër, menaxhmenti e ka mbajtur të fshehtë listën e personave të pranuar. Po të mos ishin mediat për ta denoncuar këtë rast, ndoshta sot nuk do të ishim duke biseduar për te. Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka dorëzuar kallëzim penal dhe shpresojmë shumë që organet e rendit do të reagojnë dhe konkursi do të kthehet në pikën zero. Për më tepër, LDK denoncon linçimin, dënon linçimin e mediave që po bëhet për denoncimin e këtij rasti. Përveç se po bëni pesëfish secilin veprim që e keni kritikuar ju dhe po i linçoni mediat, të cilat i kanë denoncuar këto raste. Edhe një gjë tjetër, skandali që ka ndodhu nuk mund të mbulohet, nëse në këtë konkurs qenka punësuar dikush nga partitë opozitare. Të mos harrojmë se militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë tuaj e profesionistë janë pjesë të institucioneve tash e 20 vjet, domethënë edhe më herët nga ish-pushtetet ka ndodhur që dikush nga familjarët tuaj, po edhe njerëz profesionistë të punësohen, mirëpo fokusi gjithmonë ka qenë te punësimet partiake dhe familjare me partinë në pushtet. Në arsyetim tjetër po aq irracional është që në konkurs qenkan të punësuar më së shumti qytetarë të Obiliqit. Nëse kjo është kështu, neve na vjen mirë, mirëpo nga të dhënat që janë paraqitur dhe nga faktet të cilat janë prezantuar këto ditë në media, shihet se qytetarët e Obiliqit nuk janë punësuar pse kanë qenë qytetarë të Obiliqit, janë punësuar sepse kanë qenë anëtarë të Vetëvendosjes, militantë të Vetëvendosjes, të afërmet të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, po gjithashtu edhe familjarë të komisioneve përzgjedhëse që përbënë skandal në vete. Ne në ditët në vijim do të shpalosim edhe punësimet e tjera militanteske dhe partiake, këto të cilat ju i keni kritikuar për 15 vjet. Andaj, është mirë që me të vërtetë sot t’u thoni diçka qytetarëve të Kosovës rreth kësaj, sepse 4 600 aplikantë janë tejet të zhgënjyer me konkursin e fundit. Faleminderit! |