Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
26/04/2021 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit, e nderuar kryesuese!
Të nderuar kolegë deputetë,
Megalomania e numrave do të shihet në të ardhmen, ideja dhe ideologjia e blerjeve nuk mund të
relativizohet pse dikush është grua e pse dikush është burrë.
Pikërisht duke tentuar të mbroh
Lexo më shumë
Faleminderit, e nderuar kryesuese! Të nderuar kolegë deputetë, Megalomania e numrave do të shihet në të ardhmen, ideja dhe ideologjia e blerjeve nuk mund të relativizohet pse dikush është grua e pse dikush është burrë. Pikërisht duke tentuar të mbrohet një pazar politik për shkak të gjinisë, është mizogjeni, pra pazari ka ndodhur është deputete si të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh a është grua a është burrë. Pra, është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili ka ndërruar pozicionin politik për shkak të beneficioneve të pretenduara të deklaruara nga të tjerët, e para. E dyta, opozita apo fjala “opozitë” është më diverse se sa pushteti. Pra, opozita i ka tri parti politike dhe kur i drejtoheni opozitës, është mirë të specifikoni se kujt po i drejtoheni, a po i drejtoni PDK-së, LDK-së apo AAK-së. Pra, mësojuni të komunikoni dhe të diskutoni. Sa u përket numrave që përdorni këtu, është e pavërtetë, po ashtu. Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka 41 gra, pra nuk i ka 40%, po i ka 41 gra prej 120 deputetëve. Pra, prapë kemi pasaktësi në ato që deklaroni. Kur flasim për përfaqësim politik, i cili bëhet në Kuvendin e Republikës, mos tentoni të fshiheni prapa gjinisë, barabarësia është elementi bazik, gratë edhe burrat e këtij Kuvendi janë të barabartë, pra janë të barabartë dhe nuk mbrohet, e as sulmohet askush për shkak të gjinisë dhe thirrja deri në çirrje e klithma e partive të pushtetit është e paarsyeshme, s’ke nevojë të bërtasësh, i keni numrat, votoni, vendosni, pse bërtitni, sepse jeni fajtorë, sepse keni blerë. Pra, ju keni sulmuar, anatemuar dhe deri në degradimin e gjuhës në këtë Kuvend për shkak të blerjes. Ku qenka dallimi mes deputetit Haxhi Shala dhe deputetes Grainca? Ku është dallimi? Ku? Pra, ju të nderuar, ruajeni qetësinë, qeverisni vendin, merrni përgjegjësinë. Ju tentoni ta bëni personale, kot e keni, se s’mundeni. Këtu jemi, këtu do të deklarohemi, kur s’ju ndez ajo personalja, mundohuni ta shndërroni në gjinore. S’ka të bëjë me gjininë, është deputete, është deputet i këtij Kuvendi, pse? Se qenka deputete, po u vepruaka në bazë të bindjes, se qenka deputet, qenka blerë. Qysh mund të ndodhë kjo? Pra, zotërinj të nderuar, ju jeni hiç më pak e hiç më shumë veç mashtrimi i deklaruar në këtë Kuvend, edhe para këtij vendi. Pra, mashtrimi që ju keni deklaruar dhe mashtrimi, të cilin ju e keni kthyer në kauzë, duke pretenduar të vërtetën absolute në këtë vend, është ajo që ju 13 përfaqëson dhe karakterizon. Përfaqësimi dhe karakterizimi nëpërmjet të pavërtetës dhe mashtrimit është i padenjë. Është pranuar nga shoqëria për aq kohë sa keni qenë në opozitë, tash jeni në pushtet, nuk ke nevojë të çjerrësh, nëse diçka është gabim, ndreqeni, rregullojeni, nëse diçka është që nuk funksionon, rregullojeni, silleni në këtë Kuvend, s’keni sjellë kurrgjë, asnjë propozim, përveç vazhdoni gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën e mezogjinisë. Pra, trajtoni me dinjitet gratë e këtij Kuvendi, jo pse janë gra, po sepse janë deputete, sepse janë të barabarta, sepse kanë të drejtë deklarimi dhe vendimi mbi bazën e vullnetit të tyre, kjo është ajo që duhet dhënë këtij Kuvendi, e jo klithma, pse po e akuzoni, sepse qenka grua. Nëse është shitur, është shitur një deputet apo deputete, pa marrë parasysh përkatësinë gjinore apo partiake. I dënueshëm kkëtu është vullneti juaj për të blerë, kjo është ajo për të cilën ne të gjithë pajtohemi. Faleminderit! |
06/05/2021 | Administratë |
Ky modeli i ndërtuar i kërcënimit të deputetëve nuk funksionon, e aq më pak
me mua.
E nderuar kryesuese,
Ta keni parasysh se ky Kuvend është i deputetëve. Këtu flasin deputetët dhe ftohet edhe Qeveria
të flasë. Pra, deputetët në rastin minimal duhet
Lexo më shumë
Ky modeli i ndërtuar i kërcënimit të deputetëve nuk funksionon, e aq më pak me mua. E nderuar kryesuese, Ta keni parasysh se ky Kuvend është i deputetëve. Këtu flasin deputetët dhe ftohet edhe Qeveria të flasë. Pra, deputetët në rastin minimal duhet të jenë të barabartë në kohën që shpenzojnë dhe ju çfarë po bëni? Po i leni ministrat të flasin dhjetë minuta, e deputetët po i leni të flasin dy minuta, që është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dhe, unë po jua lexoj nenin 48 të Rregullores... |
04/10/2021 | Dialog |
Të nderuar kolegë deputetë,
Pas shout të para dy javësh, kur kryeministri i vendit doli në këtë foltore me pompozitet duke
deklaruar aksionin në veri, rezultatet sot janë të dhembshme.
Më kujtohet kur i thashë kryeministrit se po bën shou dhe kur i th
Lexo më shumë
Të nderuar kolegë deputetë, Pas shout të para dy javësh, kur kryeministri i vendit doli në këtë foltore me pompozitet duke deklaruar aksionin në veri, rezultatet sot janë të dhembshme. Më kujtohet kur i thashë kryeministrit se po bën shou dhe kur i thashë se veprimet e Policisë duhet të jenë institucionale dhe shtetërore, e jo politike e me agjenda zgjedhore dhe kur i thashë se duhet të jetë e përgatitur dhe e njoftuar Policia në kufi se duhet të zbatojë një urdhëresë shtetërore për t’i zbatuar ligjet e këtij vendi, deputetët këtu përballë bënin zhurmë dhe çaravesheshin. Sot, fatkeqësisht, mund të konstatoj se nga kolegët e mi deputetë mungon një numër kritik i njerëzve që mund të guxojnë të mendojnë dhe të deklarohen ndryshe në këtë Kuvend. Por, kjo është pak e rëndësishme, për të mos thënë aspak e rëndësishme, sepse kjo është gjendja në të cilën ju jeni. Ajo që po shohim ne sot, kemi një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë për tërheqjen e forcave policore të Kosovës nga veriu. Pse duhet Qeveria e Kosovës të bëjë marrëveshje për t’u tërhequr nga pjesë të territorit të vet? Është një pyetje legjitime. Problemi im më madhor që lind këtu është: Cila është strategjia e Qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë? 9 Përderisa Qeveria paraprake ka pasur një plan-strategji në të cilën ka qenë orientimi strategjik, se me Serbinë nuk do të merremi vesh asgjë nëse nuk merremi vesh për çdo gjë dhe kjo “për çdo gjë” ka vetëm një qëllim - njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qeveria aktuale marrëveshjen e parë që e bën me Republikën e Serbisë është marrëveshja për pranimin e strukturave, targave ilegale, si targa zyrtare në Kosovë. Pra, për ta sqaruar pak më shumë, unë po e citoj zëvendëskryeministrin e Kosovës i ngarkuar me këto bisedime në Serbi, i cili një ditë para se të nënshkruhet marrëveshja thotë: “Ne kemi dakordim me për të gjitha pikat. E vetmja pikë ku pala serbe nuk e ka dhënë pëlqimin ka të bëjë me veturat KM, për të cilat ata mendojnë se nuk do të duhet të aplikoheshin stikersat. Ne mendojmë që kjo është absurde, sepse ato targa janë ilegale dhe nuk mund të nënshkruajmë marrëveshje që i favorizon ata”. Tash, a mendon zëvendëskryeministri se këto targa janë ilegale apo legale, sepse e ka nënshkruar një marrëveshje në të cilën këto targa i njeh si targa të Serbisë dhe targa që identifikohen me territorin e Kosovës. Pra, KM është Kosovska Mitrovica, GL është Gjilani, PZ është Prizreni, e kështu me radhë. Zoti zëvendëskryeministër, ju e keni nënshkruar një marrëveshje ku këto targa që lëshohen në territorin e Serbisë njihen si targa të Serbisë për territorin e Kosovës, pra e njihni legjitimitetin e institucioneve të Serbisë në territorin e Kosovës. Asnjë qeveri më parë nuk e ka bërë këtë punë, asnjë hiç, ju e keni bërë. Ky është rezultati i asaj që keni bërë, ky është rezultati i asaj euforie dhe sjelljeje të papjekur dhe të pakoordinuar. Gjithsesi, ne si opozitë ju kemi thënë që në ditën e parë, se ne nuk do të sillemi si ju. Kur janë interesat shtetërore të vendit, ne do të sillemi si institucionalistë dhe do t’i mbrojmë interesat e vendit. Ne kemi vepruar me përgjegjësi institucionale duke e mbrojtur interesin e vendit dhe duke kërkuar që interesi i shtetit të mbrohet, por kjo çfarë keni bërë ju si rezultat i një sjelljeje euforike, të pakoordinuar mirë dhe të paplanifikuar, është humbje për Kosovën. Sot, Qeveria e Republikës së Serbisë lëshon zyrtarisht të pranuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës targa për Kosovën, për territorin e Kosovës. Çka është kjo? A është “Zajednica”? Çka është!? Këtu ka nevojë të sqarohet çka është kjo, çka keni pranuar ju? Pra, i keni zyrtarizuar institucionet kriminele dhe paralele të Serbisë në Kosovë. Keni zyrtarizuar për herë të parë në Kosovë, keni nënshkruar një marrëveshje ku pranoni që Serbia të lëshojë dokumente për Kosovën. Jeni kthyer dhjetë vjet mbrapa, të paktën. Ju që keni hedhur gaz lotsjellës këtu, ju që keni ushtruar dhunë në këtë Kuvend për marrëveshje, e cila ka qenë shumë më e mirë sesa kjo që e keni nënshkruar ju pas dhjetë vjetësh, sepse ajo marrëveshje i ka trajtuar si ilegale këto targa. Ndërsa, ju sot i pranoni si targa të lëshuara nga Qeveria e Republikës së Serbisë për Qeverinë e Republikës së Kosovës, për territorin e Republikës së Kosovës. Ky është një krim që ju e keni bërë. |
20/01/2022 | Energji |
I nderuar kryetar i Kuvendit!
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot, qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga
Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rreth 300%.
Pra, para një viti kryeministri
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, Sot, qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rreth 300%. Pra, para një viti kryeministri i sotëm e projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror. E kishte krijuar përshtypjen për vete që bota ishte në pritje të tij, dhe tani kur ka kaluar një vit, as s’u shndërrua në politikan botëror, por u shndërrua, në thelb, në një politikan i cili prodhon përditë probleme për vendin e tij. Një politikan akrobat që ka shndërruar Kosovën në një cirk terri, duke shfaqur paaftësinë e tij qeverisëse. Kryeministër, ti e refuzove remontin, ti e refuzove blerjen e energjisë elektrike gjatë verës, gazin amerikan, të gjitha projektet që kanë të bëjnë me thëngjill, me ujë, me solarë, me erë dhe nuk ofrove asnjë zgjidhje. Sot, del dhe ankohesh se qeveritë e mëhershme e kanë fajin. Pajtohem me ty që pjesërisht fajin e kanë edhe qeveritë e mëhershme. Kryetarja e grupit tënd parlamentar del edhe akuzon qeveritë paraprake se kanë faj në distribucion, në privatizim, në energjetikë, kur vetë ka qenë në krye të atyre punëve. Do të thotë, se Kosova ka çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon, e vërtetë është, e ka. Dhe, po i lexoj sipas një studimi qysh janë çmimet e energjisë elektrike: Gjermania ka 32 centë kilovatin, Danimarka 29 centë kilovatin, Italia 23 centë, Franca 19 centë, Sllovenia 17 centë, Kroacia 13 centë, Mali i Zi 10 centë, Shqipëria 9 centë, Bosnjë e Hercegovina 9 centë, Maqedonia e Veriut 8, Shqipëria e Maqedonia kanë ndryshuar, kanë rritur diçka, Serbia 8 centë, Kosova 6 centë çmimin mesatar, Ukraina 5 centë. Me propozimet që i keni bërë ju, a di ku shkon Kosova? Prej 6 centë, shkon në 22 centë. Pra, Kosova shkon në çmimin e energjisë elektrike, tarifën e lartë 22 centë, 22.24 centë sa është varianti i propozuar, krahas me Italinë, e lë mbrapa Francën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Serbinë, Ukrainën e plot vende të tjera, me çmim të energjisë elektrike që ju e keni propozuar. 12 Merre me mend! Dhe ankoheni se faji është i qeverive të kaluara. Tash unë po e lexoj një raport të KOSTT-it për vitin 2020 që është aprovuar në këtë Kuvend, i cili thotë: “Te bilanci i energjisë elektrike, Kosova në vitin 2020, ka eksportuar 839 209 megavatë energji elektrike gjatë vitit 2020, ka importuar 839 209 megavatë energji elektrike. Ka eksportuar 1 283 206 megavatë energji elektrike, bilanc pozitiv ka Kosova. Sot, nën qeverisjen tuaj thoni se nuk është përgjegjësi jona, është përgjegjësi e ZRRE-së, po ZRRE-në kush e bëri? Ju e propozuat, ju e votuat. Ashtu siç ishte përgjegjësi e qeverive paraprake edhe ZRRE-ja edhe çdo gjë tjetër, është përgjegjësi juaja. Po thoni ka bërë propozim ZRRE-ja dhe u propozoni qytetarëve të Kosovës çmimin e energjisë elektrike 222 euro megavatin e energjisë elektrike ta blejë qytetari i Kosovës, ndërkohë që në tregun ndërkombëtar mesatarja e çmimit, sipas HUPEKS-it, që po keni qejf ta përmendni, që është bursa ku Kosova blen energji elektrike, për muajin janar është 189 euro mesatarja e çmimit, hiç të mos prodhojë Kosova. Po harroni që Kosova prej sot ose nesër kur hyn B2-shi në funksion, e prodhon vetë mbi 80% të energjisë elektrike dhe këtë energji elektrike që e prodhon vetë Kosova, mbi 80%, ia shet KEDSit me 30 euro. Energjinë që ia shet KEDS-it me 30 euro, i thoni KEDS-it shitjani qytetarëve të Kosovës 220 euro. A po e kuptoni çka jeni duke bërë? Energjinë që KEK-u ia shet KEDS-it me 30 euro, qytetarëve të Kosovës doni t’ia shitni 220 euro tarifën e lartë, 150 euro tarifën e ulët, e po thoni po e subvencionojmë... (Ndërprerje nga regjia) Pra, po e merrni, po u thoni qytetarëve të Kosovës ‘mos u ngrohni me energji elektrike, po ngrohuni me burime të tjera’. Me çka? Gazi në Kosovë ka akcizë, gazi amerikan nuk pranohet, thëngjilli do t’i mbytë qytetarët e Kosovës, kanceri, kur të shkojë çmimi 220 euro, ose 22 centë për kilovat, do t’i mbysë kanceri qytetarët e Kosovës, sepse do të kalojnë krejt në thëngjill, kanë për t’u zhveshur malet e Kosovës, sepse krejt do t’i presin malet kush mund të blejë dru për t’u ngrohur. Ju sot e konsideroni luks të ngrohen qytetarët e Kosovës. Paramendo ku ka mbërritur, luks ngrohja. Nuk ia jepni asnjë burim tjetër për ngrohje dhe, po krahasohemi me Gjermaninë, vetëm 2% e qytetarëve të Gjermanisë ngrohen me energji elektrike, 98% me gaz. Çfarë alternative i jepni sot? |
16/06/2022 | Drejtësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, Ne nuk duhet të sillemi dhe të veprojmë sikur gjithçka është normale jashtë kësaj salle dhe brenda kësaj salle. E vërteta është që një pjesë vitale, e jashtëzakonshme, e rëndësishme
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, Ne nuk duhet të sillemi dhe të veprojmë sikur gjithçka është normale jashtë kësaj salle dhe brenda kësaj salle. E vërteta është që një pjesë vitale, e jashtëzakonshme, e rëndësishme dhe kontributdhënëse për lirinë e vendit, është në protestë jashtë Kuvendit sot dhe kjo për gabime të Qeverisë, po e përsëris, për gabime të Qeverisë, sepse nuk ka realizuar dialog politik e social me shoqatat e veteranëve të luftës, nuk ka diskutuar dhe nuk ka realizuar dialog politik me partitë opozitare dhe nuk është koordinuar për këto situata. Është e padinjitetshme, e pandershme dhe e paarsyeshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë, pa marrë parasysh për bindjet e tyre politike apo veprimet pas luftës. Flasim për njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe kontributi i tyre duhet të respektohet. Është e papranueshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë, sepse denigron luftën, denigron të sotmen dhe pamundëson të ardhmen, cili është mesazhi që ne u dërgojmë gjeneratave të reja nëse situata do të na përsëritet. 6Prandaj, unë propozoj në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe të LDK-së në këtë rast që të ndërpritet trajtimi i Ligjit për pagën minimale, të fillojë urgjentisht diskutimi me grupe të interesit dhe të mbërrihet një kompromis për këtë çështje. Po ashtu, në të njëjtën kohë i sugjeroj Qeverisë që të fillojë koordinimin me grupet e interesit dhe në këtë rast me shoqatat e veteranëve të luftës për pastrimin e listave, për kategorizimin e veteranëve dhe për marrjen e pagës minimale dhe pagë të dinjitetshme. Po ashtu të krijohet mundësia se kjo pjesë vitale e shoqërisë së Kosovës të aktivizohet dhe të jetë aktive në tregun e punës, në të njëjtën kohë duke përfituar edhe benificionet e luftës. Pra, të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, Të dashur veteranë që jeni jashtë Kuvendit, ne duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dinjitetshme dhe të respektueshme për njerëzit që kanë dhënë kontribut për këtë vend. Nuk dëshirojmë që kjo temë të politizohet, nuk dëshirojmë që kjo temë të jetë temë e përplasjeve tona, kjo duhet të jetë tema që na bashkon dhe duhet të na bashkojë me zgjidhjen që ne ofrojmë për njerëzit që kanë dhënë pjesë të rëndësishme të jetës tyre me aktivitetet për lirinë e Kosovës dhe kjo duhet të jetë ajo që na bashkon dhe jo ajo që na ndanë. Prandaj, duhet urgjentisht të fillojë dialogu politik dhe social me këto kategori. Unë po flas si deputet, në emër të grupit parlamentar do të flasë zonja Hykmete Bajrami më vonë. Pra, po them që duhet të fillojë urgjentisht diskutimet me këto kategori. Faleminderit! |