Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
06/08/2021 | Tregti |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Do të ngre një çështje mjaft të rëndësishme dhe që të gjithë qytetarët e Kosovës i brengos këto
ditë, e që është një inflacion marramendës në territorin e Republikës së K
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Do të ngre një çështje mjaft të rëndësishme dhe që të gjithë qytetarët e Kosovës i brengos këto ditë, e që është një inflacion marramendës në territorin e Republikës së Kosovës, pra një rritje e çmimeve në produktet elementare, duke filluar nga ushqimi, veshmbathja, energjia veçanërisht, tek çmimet e naftës, si dhe materialet ndërtimore, ku vendime ose mosvendimi i fundit i ministres së Tregtisë dhe Industrisë, thënë ndryshe largimi i masës mbrojtëse ndaj produkteve ndërtimore që vijnë nga Serbia vetëm se e përkeqëson gjendjen e prodhuesve vendorë të këtyre materialeve. Prandaj, shumë shkurtimisht kërkoj urgjentisht veprim nga dy institucione të Republikës së Kosovës, fillimisht nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që me urgjencë të fillojë hulumtime dhe hetime duke i dhënë përgjigje konkrete këtij Kuvendi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës se pse kemi një inflacion ose një rritje enorme të çmimeve në Republikën e Kosovës dhe natyrisht i 6 kërkoj ministrit të Financave dhe Transfereve që të përpilojë një plan për menaxhimin e inflacionit, duke u dhënë zgjidhje qytetarëve dhe natyrisht kompanive vendore, e mbi të gjitha prodhuesve vendorë. Faleminderit, kryetar! |
12/08/2021 | Tregti |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kolegë deputetë,
Fatkeqësisht, tanimë po shohim që numri i infektimeve ditore ka arritur në gati njëmijë dhe me
këtë trend do të tejkalojë këtë numër shumë shpejt. Fatkeqësisht me logjikën tuaj, se
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Fatkeqësisht, tanimë po shohim që numri i infektimeve ditore ka arritur në gati njëmijë dhe me këtë trend do të tejkalojë këtë numër shumë shpejt. Fatkeqësisht me logjikën tuaj, se është sukses i juaji zbritja e infektimeve ditore nga 781 në 9, po ashtu me logjikën tuaj do të ishte edhe përgjegjësi dhe dështim i juaji rritja e numrit të infektimeve ditore nga 9 në 888. Logjikë e gabuar, por është e juaja. Fatkeqësisht, po ashtu vaksinimi po dështon. E përmendi edhe kolegu Zemaj, që të shtunave dhe të dielave nuk ka vaksinime, përderisa në një pjesë të madhe të botës perëndimore vaksinimet bëhen edhe në lokale, ose hapësira publike, përtej atyre që po bëhen vetëm në Kosovë. Fatkeqësisht, në Prishtinë ka 3-4 ditë që qytetarët nuk mund të caktojnë edhe terminë. Me këtë ritëm të mosmenaxhimit do të përfundojmë fatkeqësisht, ose ju do të përfundoni duke marrë vendime për të karantinuar qytetarët në këtë vjeshtë, shto kësaj faktin që po rriten çmimet, rrogat s’po rriten, të hyrat e bizneseve nuk po rriten dhe ekonomia kosovare fatkeqësisht do të kolapsojë. Karantinimi do të sjellë tkurrje të ekonomisë, që do të sjellë buxhet më të vogël për Qeverinë. Premtimet dhe programet tuaja do të mbeten fatkeqësisht vetëm dëshira në letër. Mund 11 të deklaroni për rritje ekonomike 7% e 8%, 25% e sa të doni, por qytetarët kosovarë nuk po shohin që xhepat e tyre po rriten e po trashen, por vetëm po zbrazen. Çka po bëni ju? Cili është plani juaj për çmimet që po rriten, për rrogat që s’po rriten, për bizneset që po dështojnë? Ju lutem, përgjigje për qytetarët e Kosovës, për ekonominë kosovare, që do të hyjë në një fazë të rrezikshme të dështimit ekonomik në vjeshtë e nuk po shohim asnjë program, e më e keqja, asnjë përgjegjësi tuajën në këtë drejtim. Pandemia nuk është vetëm çështje shëndetësore. Pandemia është çështje ekonomike dhe ky dimension i menaxhimit të pandemisë, ose thënë ndryshe menaxhimit të ekonomisë në rrethana pandemike po mungon në programet e përditshme në planet tuaja qeveritare. Prandaj, ju lus që sa më shpejt t’u jepni përgjigje qytetarëve të Kosovës në dështimin ekonomik që po vjen në këtë vjeshtë. |
24/02/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
I nderuar kabinet,
Tanimë jemi të vetëdijshëm që lufta në Ukrainë tanimë vetëm ka filluar dhe si rezultat ose si
reagim i tregjeve ndërkombëtare tanimë nafta në berzën e tregjeve ndërkombëtare ka ar
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar kabinet, Tanimë jemi të vetëdijshëm që lufta në Ukrainë tanimë vetëm ka filluar dhe si rezultat ose si reagim i tregjeve ndërkombëtare tanimë nafta në berzën e tregjeve ndërkombëtare ka arritur çmimin mbi 100 dollarë për barel, që është hera e parë që arrin këtë çmim kaq të lartë që nga viti 2014, që do të thotë se së shpejti pritet që të kemi rritje të mëtutjeshme të çmimeve ose të inflacionit në Evropë, e që si rezultat do të jetë edhe inflacioni i mëtutjeshëm edhe në Republikën e Kosovës. Për shkak të përbërjes ekonomike të Ukrainës të atij regjioni, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me imputet bujqësore, veçanërisht tek rritja ose inflacioni te plehrat artificiale dhe te drithërat në përgjithësi. Ukraina njihet si hambari i Evropës dhe pritet që çmimet e drithërave të rriten në Evropë dhe si rezultat edhe në Kosovë. Njëkohësisht si rezultat i të gjithë kësaj që sot kanë filluar që çmimet e lëndës së parë, kryesisht metalet dhe mineralet, të rriten menjëherë. Natyrisht si gjithmonë barra rëndën më shumë te shtresat socio-ekonomike që qëndrojnë më së dobëti, andaj, fatkeqësisht, për momentin Qeveria jonë nuk ka ndonjë program që do t’i përkrahë në këtë drejtim as bizneset prodhuese vendore, e as qytetarët, konsumatorët. Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të krijojë programe që përkrahin edhe kompani prodhuese vendore, edhe qytetarët konsumatorët për t’i mbrojtur nga rritja enorme e çmimeve që tanimë vetëm ka ndodhur dhe nga rritja e çmimeve enorme që pritet të ndodhë në javët dhe në muajt në vijim. Faleminderit! |
19/05/2022 | Energji |
Faleminderit, kryesuese! Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar përfaqësues të Qeverisë, 7Dje Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë se vendimi i ZRREsë për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike ishte i paligjshëm
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar përfaqësues të Qeverisë, 7Dje Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë se vendimi i ZRREsë për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike ishte i paligjshëm. Këtë jua kemi thënë ne këtu në seanca, në komisione, në debate të hapura e të mbyllura, në studio televizive e kudo. Por, partia në pushtet nuk dëgjonte. Në fakt, insistonin që tarifat e rrymës të rriteshin, të dyfishoheshin. Pse insistonin? Çka bënë dhe çka planifikuan të bënin me ato 120 milionë euro që i ndanë e i paguan për rrymën? Tash gjithçka duket e qartë. E kanë kapur Bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, e kanë kapur ZRREnë, duke e shndërruar në departament të Qeverisë dhe njerëzit e lidhur ngushtë me pushtetin, ose siç i quanin në të kaluarën, “oligarkët e lidhur me pushtetin” kanë kompani që tregtojnë me rrymë në Kosovë. Dhe, kështu e mbyllën qarkun. KEK-u i kapur nga ta, kompanive të lidhura me partitë në pushtet u shiste rrymë lirë natën e nga të njëjtat kompani e blinte po të njëjtën rrymë shumë shtrenjtë ditën. ZRRE-ja e rriti çmimin e rrymës dhe kompanive të partisë në pushtet iu trashën xhepat. Skemë perfekte për të pasuruar kompanitë e partisë në pushtet dhe disa individë të fortë brenda kësaj partie e qytetarëve një grusht hi syve. Me dhjetëra e dhjetëra herë LDK-ja u ka dhënë sugjerime konkrete se si t’i paraprini menaxhimit të kësaj krize energjetike që po vinte që nga viti i kaluar. Nuk dëgjuan dhe insistuan që t’i rrisin çmimet e rrymës. Tash natyrisht, po e kuptojmë pse. Për t’i trashur xhepat e kompanive të partisë në pushtet. Kur e gjithë Evropa ka marrë vendimin gjeopolitik, pra jo vetëm ekonomik, dhe po përkrah projektin e largimit nga gazi rus dhe po investon miliarda euro në gazsjellës të rinj, partia në pushtet në Kosovë refuzoi 200 milionë dollarë grant nga Qeveria e Amerikës për të ndërtuar gazsjellësin dhe termocentralin e rrymës me gaz. Tash është shumë e qartë, sepse po ju konvenon varësia e plotë në thëngjill, ku KEK-u të cilin e kanë kapur, trash xhepat me miliona euro kompanive të partisë në pushtet. E kanë ditur që me projektin amerikan të gazit nuk mund t’i trashin këta xhepa. Natyrisht këtu të mos harrojmë as shkeljen tjetër ligjore në KEK, ku përmes një procesi antiligjor u rekrutuan mbi 130 militantë të partisë në pushtet. Vetëm presioni i madh publik dhe frika nga burgu i detyroi që ta dërgojnë tërë procesin në rivlerësim. Ka disa javë që po vizitoni disa kompani amerikane me shpresë për t’i bindur të investojnë në Kosovë. A i keni njoftuar ato kompani amerikane se pushteti juaj ua dyfishon çmimin e rrymës brenda natës, edhe atë bile në mënyrë të paligjshme, vetëm për t’i trashur xhepat e disa kompanive të pushtetit. A mendoni që vijnë kompanitë amerikane të investojnë në një shtet ku rryma shtrenjtohet me tarifa joligjore, ambasadorët biznesmenë të lidhur ngushtë me pushtetin 8përfitojnë miliona duke blerë nga KEK-u rrymë lirë natën e duke na e shitur shtrenjtë ditën, e pastaj bartin me çanta qindra mijëra euro lart e poshtë Ballkanit. A mendoni ju që nuk e dinë ato kompani amerikane që keni refuzuar projektin amerikan të gazit? A kaq të mençur ju duket vetja sa mendoni se i mashtroni kompanitë amerikane? A i keni njoftuar kompanitë amerikane që ministrat tuaj e shkelin Kushtetutën, e pastaj Gjykatës Kushtetuese i kërkojnë raportim se si e paskan mare këtë vendim? A i keni njoftuar kompanitë amerikane se ministrat e juaj japin tenderë njëburimor për punë shtesë, natyrisht me proces të jashtëligjshëm për t’u trashur xhepin kompanive të lidhura me pushtetin. A u keni treguar se në Kosovë inflacioni shkon në 11 për qind, çmimet e ushqimeve, rrymës dhe karburanteve janë dyfishuar, e ju as që çani kokën për këtë punë? Në këtë vit e pak sa jeni në pushtet, keni krijuar krizë pas krize. Asnjëra e menaxhuar, secila e arnuar me masa antiligjore. Vendimi i Gjykatës së Apelit për rritjen e çmimit të rrymës duhet të jetë thirrja e fundit për ju. Kërkojmë që urgjentisht t’u kthehen qytetarëve mjetet që u janë vjedhur këta tre muaj. Të rishikohen menjëherë tarifat e energjisë elektrike. Natyrisht të jenë të ligjshme, aman. Të shkarkohet bordi i ZRRE-së dhe të emërohet një bord që kthen ligjshmërinë në këtë institucion tejet të rëndësishëm. Fare në fund, po jo nga rëndësi, të jepet llogari, përgjegjësi ligjore e politike. Kërkojmë përgjegjësi ligjore e politike nga të gjithë ata që përkrahën këto tarifa joligjore. |
14/04/2022 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje, të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Në fakt, në fillim të muajit mars patëm një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë se deri në fund të muajit mars do të hapej thirrja për aplikim për pagesa direkte për viti
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje, të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Në fakt, në fillim të muajit mars patëm një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë se deri në fund të muajit mars do të hapej thirrja për aplikim për pagesa direkte për vitin 2022. Fatkeqësisht jemi në mes të muajit prill dhe ende nuk kemi të shpallur as programin për pagesa direkte 2022, as udhëzimin administrativ, i cili pastaj shpalos detajet mbi kriteret, proceset dhe natyrisht nuk është bërë ende as hapja e thirrjes për aplikim për pagesa direkte. Do të doja të dija dhe i bëj thirrje edhe Ministrisë së Bujqësisë, po edhe Qeverisë në përgjithësi duke ditur rëndësinë e bujqve dhe problemet me të cilat po ballafaqohen ata në sezonin e mbjelljeve pranverore, se kur të bëhet hapja e thirrjes për aplikim për pagesa direkte, pastaj kur 13do përfundohet kontrolli administrativ i këtyre aplikimeve, kur do bëhet kontrolli në terren dhe fare në fund pastaj kur do të bëhet edhe pagesa ose përfundimi i ekzekutimit të pagesave direkte për fitin 2022. Dhe fare në fund, është mjaft shqetësuese që në këtë masën nga 100 euro për muajin prill i keni konsideruar bujqit, pra shtresën më punëtore të vendit tonë, si të papunë, duke mos i përfshirë në këtë masë. Bujqit e Kosovës nuk janë paraparë që të përfitojnë nga 100 euro në muajin prill. Faleminderit! |
28/04/2022 | Financa |
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Respekt për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotin Adnan, që më dëgjon me vëmendje.
Në të kaluarën kur dikush bënte edhe ndonjë gabim, qoftë edhe gramatikor, ‘Armata e Kuqe’, e
udhëhequr nga
Lexo më shumë
I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Respekt për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotin Adnan, që më dëgjon me vëmendje. Në të kaluarën kur dikush bënte edhe ndonjë gabim, qoftë edhe gramatikor, ‘Armata e Kuqe’, e udhëhequr nga komisariatet e partisë, kryente detyrat e hetuesit, prokurorit, gjyqtarit, ekzekutuesit, as që bëhej fjalë t’u jepej hapësirë për sqarime, për procese gjyqësore, as që imagjinohej: hajna, të korruptuar, mashtrues, rrenacakë, ky ishte vendimi i tyre, hyjnor, pa të drejtë ankese, pikë. Sot kur ministrat dhe ambasadorët dyshohen për shkelje ligjore dhe kushtetuese, mjafton një deklaratë se ne u besojmë atyre dhe me kaq çdo gjë duhet të marrë fund, hetues, prokurorë, gjyqtarë dhe të gjithë brenda partisë, pikë. Sot një ambasador i Republikës së Kosovës është epiqendra e një skandali mediatik e politik në Slloveni, një shtet mik. I njëjti ka qenë një njeri i rrethit të ngushtë udhëheqës e vendimmarrës në Lëvizjen Vetëvendosje. 7 Përderisa qytetarëve u ndanin nga 100 euro për muajin prill dhe vetëm për muajin prill, njeriu i rrethit të ngushtë të LVV-së përflitet në gjithë Ballkanin për transaksione prej qindra-mijëra eurosh. Përderisa njeriu i rrethit të ngushtë të LVV-së përfiton dhjetëra milionë euro duke blerë energji të lirë natën e duke na e shitur shtrenjtë ditën, Qeveria ndan 120 milionë euro subvencione për të mbuluar saktësisht këto përfitime. Prandaj, dhe është e qartë se ministri i Financave nuk guxon t’i publikojë listat se kujt i janë ndarë dhe paguar ato 120 milionë euro subvencione. Por, tash qytetarët e kanë saktësisht të qartë se ku kanë shkuar ato para. Dhe, në fund, përsëri komisariatet e partisë vendosën t’u besojnë fjalëve të ambasadorit dhe se kjo temë duhet mbyllur me kaq. Më së paku kjo temë duhet mbyllur me kaq. Ambasadori, njeri i rrethit të ngushtë të LVV-së, duhet të kthehet në Kosovë, të raportojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Presidencë, Kuvend dhe tek organet e rendit dhe ligjit. Kush është i fajshëm a i pafajshëm, duhet të vendosin organet e rendit dhe të ligjit dhe jo komisariatet e partisë. |