Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
20/09/2021 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar anëtarë të Kabinetit Qeveritar,
I nderuar kryeministër,
Unë si deputete e Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës jam munduar t’i
p
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Të nderuar deputetë, Të nderuar anëtarë të Kabinetit Qeveritar, I nderuar kryeministër, Unë si deputete e Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës jam munduar t’i përcjell me vëmendje zhvillimet politike aktuale brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, të paktën politika që ndërlidhen me Republikën e Kosovës. Ju, zoti kryeministër, në pesëmujorin e fundit keni vizituar disa shtete të rëndësishme, duke përfshirë këtu Republikën e Turqisë, Greqinë dhe Francën. Tani, ju kryeministër i Republikës së Kosovës, për të dytën herë dhe shqetësimet e mia janë rreth marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Sipas informatave publike, 12 tashmë e kemi të qartë se për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë udhëtuar presidentja, zonja Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Gërvalla. Unë si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh shqetësimet e mia. Dëshiroj ta di për ju si kryeministër i Republikës së Kosovës se a keni aplikuar për vizë për t’i vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me presidenten dhe ministren e Punëve të Jashtme? Nëse po, në cilën datë keni aplikuar dhe çfarë përgjigje keni marrë? Dhe nëse jo, a mund të na tregoni pse deri më tani nuk keni vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur dihet se në bisedimet që tanimë kanë filluar dhe ju jeni duke i shtjelluar bashkë me Republikën e Serbisë, roli i SHBA-së, qoftë edhe i tërthortë, është i pazëvendësueshëm. Tani, presidentin Biden e kemi mikun më të madh të të gjithë shqiptarëve dhe mikun më të madh të Republikës së Kosovës dhe duke e ditur se promotori kryesor i lëvizjeve politike në botë, në Ballkan dhe në Kosovë gjithsesi janë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është as Turqia, as Greqia, as Franca, ne Lidhja Demokratike kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë për ruajtjen e përhershme të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po besoj se e keni kuptuar se për çfarë jam duke folur. Zoti kryeministër, Edhe aksioni juaj i sotëm në veriun e Kosovës pa mbështetjen amerikane dhe në kohë fushate të zgjedhjeve lokale është i ngjashëm me atë të ish-kryeministrit Thaçi. Faleminderit! |