Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
17/06/2021 | Drejtësi |
: Faleminderit, kryetar!
Unë do të vazhdoj me temën e njëjtë të parafolëses, lidhur me vendimin për shkarkimin e
kryesueses së KQZ-së nga ana e Presidentes së Kosovës. Sipas vlerësimit tonë, një vendim i tillë
paraqet një precedent të rrezikshëm dhe m
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! Unë do të vazhdoj me temën e njëjtë të parafolëses, lidhur me vendimin për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së nga ana e Presidentes së Kosovës. Sipas vlerësimit tonë, një vendim i tillë paraqet një precedent të rrezikshëm dhe me të drejtë mund të konstatohet si një vendim skandaloz, përmes së cilës cenohet rëndë integriteti dhe pavarësia e institucioneve të pavarura të garantuara me Kapitullin XII të Kushtetutës së Kosovës, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkë me katër institucione të tjera janë ngritur në nivel të kategorisë kushtetuese. Veprimi i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe pos përpjekje për realizim të qëllimeve partiake për kapjen dhe kontrollin e institucioneve të pavarura. Duhet t’i kujtojmë Presidentes dhe kujtdo që nuk e ka të qartë se Kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë si kompetencë të presidentit shkarkimin e kryesueses së KQZ-së, por vetëm emërimin. Shkarkimi është rregulluar me ligj dhe janë paraparë situata mjaft specifike se kur mund të bëhet shkarkimi. Arsyetimet, të cilat janë dhënë në vendimin për shkarkimin e kryesues së KQZ-së më tepër ngjanin me një pamflet politik, sepse në mënyrë të pakuptimtë dhe pa mandat kushtetues Presidentja merr rolin e katër institucioneve të tjera: Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit të Republikës, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Ajo trajton pa të drejtë ose vlerëson pa të drejtë interpretimin e vet të kritereve për certifikim të kandidatëve për deputetë, vlerëson punën e KQZ-së, duke konstatuar shkeljen në verifikim të votuesve jashtë vendit, duke konstatuar edhe shkeljen e të dhënave personale. Fatkeqësisht duhet të konstatojmë se Presidentja e mazhorancës parlamentare në vend se të kujdeset dhe të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës, ajo ka zgjedhur të kundërtën, t’i cenojë ato duke dëmtuar rëndë pavarësinë dhe funksionalitetin e tyre. Të nderuar deputetë, është për çdo gjykim se si atakohet dhe cenohet institucioni i cili tashmë ka dëshmuar, madje edhe ka vlerësime vendore dhe ndërkombëtare se është shembull për gjithë rajonin për organizimin dhe administrimin e proceseve elektorale në Kosovë. Rasti i tillë duhet të na bëjë bashkë të gjithëve që ta ndalojmë një tendencë të arbitraritetit kundërkonstitucional të vendit tonë. Jam i bindur që nëse nuk e ndalim tani, veprime të ngjashme do të përsëriten shumë shpejt edhe me institucione të tjera të pavarura. Garancitë kushtetuese dhe integritetin e institucioneve të pavarura nuk guxon t’i cenojë dhe t’i kufizojë askush. Shteti dhe demokracia janë kushtetuese duhet mbrojtur nga të gjithë ne dhe me çdo kusht. Faleminderit! |
19/10/2021 | Ekonomi |
Faleminderit!
Shumë të nderuar kolegë deputetë,
Kabinet qeverisës,
Në seancat e kaluara nuk e kemi dhënë trajtimin meritor kësaj teme, me arsyen e vetme që
gjithçka thjerrëzohej se po bëhej në funksion të zgjedhjeve lokale.
Por tani askush nga ne n
Lexo më shumë
Faleminderit! Shumë të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeverisës, Në seancat e kaluara nuk e kemi dhënë trajtimin meritor kësaj teme, me arsyen e vetme që gjithçka thjerrëzohej se po bëhej në funksion të zgjedhjeve lokale. Por tani askush nga ne nuk duhet të pranojmë faktin që kjo çështje të mbyllet vetëm me dy ditë prezantime mediatike dhe me arsyetime sa absurde, po aq edhe të dëmshme për vendin nga dy përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministrja Rizvanolli. Të nderuar kolegë deputetë, E kam fjalën për vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila shprehet se për momentin nuk është interesuar për vazhdimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të gazit që do të lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut. 9 Kemi bindjen e plotë që një vendim i tillë dëmton rëndë interesat tona shtetërore dhe interesat gjeostrategjike të miqve tanë ndërkombëtarë, e në veçantë SHBA-së. Të nderuar deputetë, Një nga shtyllat kryesore me të cilat matet dhe vlerësohet serioziteti i një shteti është edhe aftësia e tij për të respektuar marrëveshjet, ku janë të përfshirë qeveritë paraprake me palët e jashtme. Për të pasur një pasqyrë më të qartë, domosdoshmërish më duhet ta përshkruaj në mënyrë kronologjike procesin e projektit për zhvillimin e sektorit të gazit në Kosovës. Nisma e këtij procesi ka filluar në vitin 2016, duke u konkretizuar në dhjetor të vitit 2017, ku Bordi i drejtorëve të MCC zgjodhi Kosovën për të vazhduar zhvillimin e programit Kompakt. Në tetor të vitit 2018 nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe fondit të Zhvillimit Kompakt. Marrëveshja përfshinte mbështetjen e MCC-së për të kryer studimet e parafizibilitetit dhe fizibilitetit për tri projekte të propozuara: 1. Zhvillimin e sektorit të gazit në Kosovë, 2. Rezervat për balancimin e sistemit të energjisë dhe 3. Projektin e përmirësimit të rrjetit të shpërndarjes së Kosovës. Projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit me Maqedoninë e Veriut parashihej të bëhej me mbështetje të Agjencisë Amerikane, korporatës së sfidave të njëvjeçarit MCC, me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe nga korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor. Në tetor të vitit 2018 fillon zhvillimi i studimit të parafizibilitetit dhe në korrik 2020 rezultatet e studimit të parafizibilitetit përfundojnë. Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington nënshkruhet marrëveshja e zotimeve, ku përfshihet edhe pika, ku të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë. Më 24 shtator 2020 kryeministri Hoti në emër të Qeverisë së Kosovës i dërgon letër MCC në Uashington, ku shpreh zotimin dhe jep mbështetjen e fuqishme për realizimin e projekteve në kuadër të programit Kompakt. Në janar të vitit 2021 fillon studimi i fizibilitetit, i fokusuar në projektet e mëposhtme: zhvillimi i sektorit të gazit, rezervat për balancimin e sistemit të energjisë. 10 Në maj 2021, Shtëpia e Bardhë, përkatësisht presidenti Bajden i paraqet një kërkesë Kongresit Amerikan për buxhet në vlerë prej 200 milionë dollarë për programin Kompakt të MCC për Kosovën. Të nderuar deputetë, Në kohën kur pritej që në shtator të 2021 të hyjmë në fazën finale të aktiviteteve dhe ku më pas kjo marrëveshje do të sillej për t’u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, Qeveria e Kosovës merr vendimin tejet të pamatur për të ndërprerë realizimin e këtij projekti vital për shtetin e Kosovës. Një veprim i tillë nuk mund të kuptohet ndryshe, pos një veprim i ngutshëm, i dëmshëm dhe me pasoja të mëdha për vendin. Duhet përmendur faktin se një prej sfidave të shumë shteteve evropiane në vitet e ardhshme parashihet të jetë siguria energjetike si dhe qasja në sa më shumë burime të energjisë. Për këtë arsye, në vitin 2003 kishte marrë mbështetje ndërtimi i projektit të rrjetit të gazit natyror, i njohur si gazsjellësi TAP. Institucionet evropiane mbështesin gazsjellësin TAP, pasi e shohin atë si një mundësi për të përmirësuar sigurinë energjetike dhe për të diversifikuar me gaz tregjet evropiane që kryesisht dominohen nga gazi rus. Aktualisht Rusia mbulon 43% të tregut evropian të gazit, për të mos qenë krejtësisht të varur nga gazi rus, së fundmi Bullgaria nis ndërtimin e infrastrukturës së gazit në distancë prej 182 kilometrash. Serbia është krejtësisht e varur nga gazi rus dhe së fundi ky shtet zyrtarisht përuroi një linjë të gazit rus që kalon përmes Turqisë dhe Bullgarisë dhe për këtë qëllim, për të sjellë ndikimin rus sa më të madh në Ballkan. Po cilat do të ishin përfitimet e Republikës sonë në rastin e ndërtimit të këtij rrjeti, për të cilin Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar. Në rend të parë, prodhimi i energjisë elektrike, në rend të dytë industria dhe në rend të tretë amvisëritë. Mbi të gjitha këto përfitime, Kosova këtë projekt duhet ta shohë në kontekstin e sigurisë dhe pozicionimit dhe rreshtimit për kah interesave tona shtetërore, gjeopolitike dhe gjeostrategjike të aleatëve tonë kryesorë. Të nderuar deputetë, Nëse Qeveria e Kosovës nuk e rishqyrton urgjentisht vendimin e saj të gabuar, Kosova mund të përfundojë si shteti i vetëm në rajon pa qasje në gaz dhe me pozitë tejet të vështirë në rrugën e saj për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Faleminderit! |
22/02/2022 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar!
Unë sot do të ngre një çështje, për të cilën besoj që pajtoheni të gjithë që ka 20 vjet që si shtet
dhe institucioni nuk e kemi trajtuar seriozisht dhe kjo ka të bëjë me njohjen e stazhit pensional
ose kufizimin që është bërë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Unë sot do të ngre një çështje, për të cilën besoj që pajtoheni të gjithë që ka 20 vjet që si shtet dhe institucioni nuk e kemi trajtuar seriozisht dhe kjo ka të bëjë me njohjen e stazhit pensional ose kufizimin që është bërë me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, të miratuara më 6 maj 2014 dhe më pas është detajizuar me Udhëzimin Administrativ nga Ministria e Punës Mirëqenies Sociale në vitin 2015. Neni 8 i këtij ligji, kur flet për kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension, kontribuues të moshës, i ka përcaktuar disa kritere. Kriterin e parë është që të ketë moshën 65-vjeçare. Ndërsa kriteri i dytë dhe i tretë kanë referencë ligjet, të cilat kanë qenë në kohën e ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës ose në ligjet tashmë relikte të ish RSFJ-së, të miratuara në vitin 1982. Të nderuar kolegë deputetë, Pas njohjes së stazhit të mësimdhënësve, aktualisht kanë mbetur edhe 11 mijë pensionistë, të cilët diskriminohen nga ligji i aplikueshëm në Kosovë. Të mos harrojmë që një numër i madh i tyre tashmë kanë vdekur, por edhe një pjesë tjetër, të cilët janë thashë 11 mijë prej tyre, janë në fund të jetës së tyre dhe madje duke vuajtur këtë diskriminim institucional dhe irracional që po u bëhet atyre. Ky lloj diskriminim unë mendoj që nxjerr konkluzime ose konkludime tejet absurde, domethënë njerëzit që kanë vendosur të mos punojnë në pushtimin ose nën regjimin e Milosheviqit, ne ata po i dënojmë, në vend që shteti t’u japë shpërblim atyre, ne i kemi dënuar për 20 vjet dhe kjo vërtet është e papranueshme dhe po e them, duhet të marrin përgjegjësi të gjithë ata të cilët për 20 vjet kanë qenë pjesë e institucioneve udhëheqëse në Kosovë. Prandaj, kërkesa është tejet urgjente: që Qeveria të sjellë në Kuvend dhe ky diskriminim përfundimisht të marrë fund. Domethënë, të hiqet ky kriter i 15 vjet stazh pune për të gjithë ata njerëz, të cilët nuk kanë punuar si rezultat që kanë vendosur të largohen nga puna për shkak të regjimit serb, t’u njihet stazhi i punës për vitet ‘90-‘99. Po ju informojë që Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga zoti Hoti dhe ministri Reçica, e pati draftuar projektligjin, e pati përgatitur heqjen e këtyre neneve, në mënyrë që si të tillë ky diskriminim të mos vazhdojë. Prandaj, po ju lus dhe po kërkoj nga Qeveria që atë draftligj, atë projektligj të gatshëm ta sjellë urgjent në Kuvend dhe kjo çështje përfundimisht të adresohet dhe vërtet ata njerëz të marrin shpërblimin e merituar nga shteti dhe ky diskriminim, them i pakuptimtë, të mos vazhdojë ndaj tyre. Faleminderit! |
24/02/2022 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar!
Unë do të flas për një çështje që ka të bëjë me fatin e 1396 punëtorëve të ish-kombinatit të gomës
‘Ballkani’ në Suharekë.
7
Në vitin e ardhshëm, të nderuar kolegë deputetë, bëhen 10 vjet që këta punëtorë kanë hy në grevë
n
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Unë do të flas për një çështje që ka të bëjë me fatin e 1396 punëtorëve të ish-kombinatit të gomës ‘Ballkani’ në Suharekë. 7 Në vitin e ardhshëm, të nderuar kolegë deputetë, bëhen 10 vjet që këta punëtorë kanë hy në grevë në Suharekë. Dhe nuk po flas për privatizimin e këtij gjiganti, sepse ajo një storie dështimi, për të cilin duhet dënuar të gjithë. Nga një gjigant i madh, tashmë është shndërruar në një fabrikë pothuajse jofunksionale. Atë çka unë dua sot të them ka të bëjë me një vendim të Gjykatës në Suharekë, e marrë më 24. 6. 2005, me të cilën merr vendim që t’u takojë e drejta e kompensimit të 1 396 punëtorëve në vlerë prej 5 327 eurove. Ndërkohë që po hyjmë në vitin e 10-të që ata janë në grevë, ata nuk po arrijnë që ta realizojnë të drejtën e tyre themelore, përkundër që ka një vendim gjykate. Po ju njoftoj që ka diku edhe 50 ankesa që janë bërë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Fatkeqësisht ka 7-8 vjet që kjo Dhomë e Posaçme nuk arrin të japë epilogun për këtë kategori. Ndërkohë që po them janë 1396 persona, një pjesë e madhe e tyre moshën shumë të shtyrë, një pjesë e madhe e tyre vuajnë nga shumë sëmundje, madje janë prag të vdekjes dhe ata nuk arrijnë të realizojnë të drejtat e tyre elementare. Unë e di që këto janë vendime të gjykatës, unë e di që këto janë vendime gjyqësore, por dua të kërkoj nga Qeveria që të ketë një përkushtim më të madh, sepse në vendimin e gjykatës së është nxjerrë në vitin 2005, aty shkruan që ky kompensim do të bëhet me rastin e shitjes së aseteve të tjera që i takojnë kësaj fabrike, e që, në fakt, ato asete një herë janë shitur, po më pas janë anuluar dhe tash së fundmi Qeveria ka marrë vendim që të mos ketë më shitje nga ana e AKP-së dhe, si duket ato asete duhet të shkojnë në Fondin sovran, që i bie ato para në bazë të mesazhit që kjo Qeveri e ka dhënë, mund të mos i marrin asnjëherë. Në takimet që i kam pasur me sindikalistët, ata të nderuar deputetë, më kanë thënë kështu: Lëvizja Vetëvendosje na ka blerë shatorin për të bërë grevë, Lëvizja Vetëvendosje na ka blerë altoparlantin për të protestuar, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti u kanë thënë që të organizojnë me forcë të futen në ‘Ballkan’, Lëvizja Vetëvendosje u ka thënë që të vijnë para Qeverisë vitin e kaluar dhe të protestohet ashpër kundër Qeverisë. Ndërsa sot ata thonë që pas dhjetëra kërkesave, Albin Kurti nuk i pranon në takim. Madje, fatkeqësisht ata thonë që as ministrja e Drejtësisë, përpos që e kanë takuar një ditë në korridor. Çka po them unë është që Qeveria duhet të tregojë përkushtimin maksimal që këtë kategori të njerëzve, nuk janë pak, janë shumë, t’i trajtojë me dinjitet dhe të gjejë forma si të kompensohen këto. Do të bëj thirrje si deputet edhe për Dhomën e Posaçme, përkundër që është organ 8 gjyqësor, 8 vjet të mos jenë në gjendje t’i trajtojnë 50 ankesa, e që ankesat për nga natyra janë të gjitha të njëjta, kjo kalon çdo gjykim racional të mendimit logjik në këtë vend. Unë mendoj që këta njerëz meritojnë qasje tjetër, respekt dhe me trajtim tepër dinjitoz si nga Qeveria, si nga ana e institucioneve të tjera. Faleminderit! |
24/02/2022 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar!
Po, shumë i nderuar zoti Krasniqi,
Të gjitha ato që i tha qëndrojnë, më përjashtim të asaj që u apostrofova unë.
Tash t’ju them të drejtën, për dallim prej kësaj Qeverie, unë 12 herë i kam pritur në zyrë. Kam
ftuar AKP-në në t
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Po, shumë i nderuar zoti Krasniqi, Të gjitha ato që i tha qëndrojnë, më përjashtim të asaj që u apostrofova unë. Tash t’ju them të drejtën, për dallim prej kësaj Qeverie, unë 12 herë i kam pritur në zyrë. Kam ftuar AKP-në në takim, kam bërë ndoshta, po e them publikisht, ndoshta kam bërë edhe shkelje, vetë kam shkuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe kam kërkuar prej kryetarit të gjykatës atje, i kam thënë mos e merr kuptimin negativ, po kam ardhur të interesohem çfarë po ndodh kjo. Për fatin e keq, ka mbetur në sirtar ajo çështje. Ajo çka po ndodh tash, është që është bllokuar edhe shitja e aseteve, nga të cilat kanë shpresuar ata që mund të realizojnë këtë të drejtë, siç është Damperi në Shirokë atje, që është aset i fabrikës së gomës, kjo është e vërteta. Është e vërtetë që i kam takuar, jam përkushtuar maksimalisht, po s’kemi mundur të bëjmë më shumë, sepse për 9 muaj edhe u rrëzuam, por ishte në mandatin tonë. Por kjo Qeveri tashmë e ka mbyllur krejt këtë temë, sepse thotë nuk ka shitje të aseteve... (Ndërprerje nga regjia) |
28/04/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! Shumë të nderuar, kolegë deputetë, Unë do të ngre një çështje që është bërë problematike për bashkatdhetarët tanë që udhëtojnë nëpër Evropë. Dhe, çka ka të bëjë, cila është intenca ime? Ka të bëjë me problemet që shteti i Austrisë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Shumë të nderuar, kolegë deputetë, Unë do të ngre një çështje që është bërë problematike për bashkatdhetarët tanë që udhëtojnë nëpër Evropë. Dhe, çka ka të bëjë, cila është intenca ime? Ka të bëjë me problemet që shteti i Austrisë po ua shkakton me mosnjohjen fare të dokumenteve të patentë shoferëve të Kosovës. Po ju njoftoj që më 11 shkurt 2022 Bundesrati i Gjermanisë ka votuar me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës. Kjo ka ardhur si rezultat i shumë punëve që qeveritë paraprake i kanë bërë. Po ju them se Qeveria paraprake i pati vendosur kontaktet edhe me shtetin e Austrisë për njohje të tillë. Madje, Qeveria aktuale na tha që jo me shtetet e Evropës, por tash edhe Kanadaja pritet shumë shpejt që të na i njohë këto dokumente. Tash, në fazën kur ne po prisnim që shtetet që na kanë njohur neve, të na i njohin patentë shoferët që i lëshojnë institucionet tona, tash një shtet, shtet mik, nuk na lejon as të kalojmë transit, jo që bëhet fjalë për njohjen e përhershme të këtyre dokumenteve, por nuk i lejon as të kalojnë transit qytetarët tanë. Pse po ndodh kjo? Pse erdhëm në këtë situatë? 10Mendoj që Qeveria e Kosovës urgjentisht, urgjentisht, sot, ishte dashur dje, në fakt, që të vejë kontakte Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës për të parë çfarë po ndodh me fatin e njerëzve të Kosovës që po udhëtojnë për atje. E para, shkaktim i madh i dëmit material për kompanitë e autobusëve, sepse po ndodh në kufi po zbresin njerëzit dhe, nga ana tjetër, torturë dhe vuajtje të udhëtarëve për të gjetur mënyra alternative, pasi po shkojnë në kufi atje, po detyrohen të zbresin. Dhe për të kaluar ky paradoks, vjen një paradoks tjetër, kur nëse i paguan 400 euro dënim, të lejon shteti austriak të futesh në Austri. Mendoj që duhet të kemi një qasje krejtësisht tjetër, shumë serioze, shumë serioze po them, sepse ka një javë dhe kam pritur që institucionet e Kosovës do ta ngrenë këtë çështje dhe do ta adresojnë, por nuk ka asnjë lëvizje. Unë sot mora vesh po ashtu se probleme të ngjashme po ndodhin në kufi me Austrinë edhe sot. Ju lutem, ky është problem serioz dhe institucionet e Kosovës duhet ta trajtojnë këtë me seriozitetin më të madh të mundshëm, në mënyrë që, po qe se s’po mundemi diçka tjetër, të bëjmë për bashkatdhetarët, së paku këto gjëra t’ua mundësojmë, sepse po flasim për liritë elementare të të drejtave të njeriut, ato të lëvizjes. Faleminderit! |
14/04/2022 | Drejtësi |
Shumë të nderuar kolegë deputetë,
Kabinet qeveritar,
Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së dua të shtroj një çështje që ka të bëjë me
mosrespektimin ose them përpjekje për t’i neglizhuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Të nderuar kolegë deputetë,
Lexo më shumë
Shumë të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së dua të shtroj një çështje që ka të bëjë me mosrespektimin ose them përpjekje për t’i neglizhuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të nderuar kolegë deputetë, Ne e kemi Qeverinë Kurti, e cila për 1 vit të qeverisjes së tij, po e përfshij edhe periudhën Qeveria Kurti 1, katër herë është shkelëse e Kushtetutës. Në Qeverinë Kurti 1, dy herë e ka shkelur Kushtetutën, si rezultat i masave që ka ndërmarrë kundër pandemisë, dhe Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar këtë. Asnjë lëvizje, asnjë përgjegjësi politike nga kryeministri Kurti. Së fundmi, kemi edhe dy aktgjykime të tjera; një që lidhet me vendimin e mazhorancës këtu në Kuvend, e që është Lëvizja Vetëvendosje, që ka të bëjë me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës si grup kolegjial, dhe së fundmi, ministrja Nagavci si shkelëse e Kushtetutës. Për të shtuar absurditetin më të madh, MASHTI i ka dërgua një letër Gjykatës Kushtetuese, dhe çka kërkon aty? Kërkon prova për të kuptuar se si ka ardhur ky vendim i Gjykatës Kushtetuese. E pabesueshme veç për ta menduar se jo për të ndodhur në një sistem demokratik, ku Qeveria si institucion politik kërkon prej organit më të lartë, gardiani të kushtetutshmërisë, prova se si ka ardhur deri te ky vendim. As vendet që s’kanë lidhje me demokraci nuk i bëjnë këto dhe ju po i bëni. Kjo është skandaloze. Ju lutem, kjo është skandaloze. Dua ta marrë një referencë se çfarë ka thënë vetë kryeministri Kurti në vitin 2015. Ka thënë kështu: “Kush e shkel ligjin është kriminel, po kush e shkel Kushtetutën është super-kriminel”. E ka pasur fjalën për kryeministrin Mustafa. Dhe ka thënë: “Nuk ka kriminel më të madh nëpër burgjet e Kosovës sesa kryeministri i Kosovës që ka shkelur Kushtetutën”. A janë këto fjalët tuaja, kryeministër? A vazhdon të mendosh edhe sot që kushdo që e shkel Kushtetutën është kriminel? Është super-kriminel. Dhe, çka është kjo qasje hipokrite, çka është kjo qasje e papërgjegjshmërisë totale ndaj situatave që ndodhin në Kosovës? Në këtë kontekst, ne ju bëjmë thirrje, jo vetëm si akt moral, sepse akti moral jepet në situata të tjera të dorëheqjes, por si shkelës të Kushtetutës, të shkarkohet menjëherë ministrja Nagavci. Por, ndoshta ka ardhur nga Qeveria ideja për shkarkimin e bordeve në mënyrë kolektive. Gjeji njerëzit dhe shkarkoji, jo si akt moral, por si shkelës të Kushtetutës. 8 Në anën tjetër, ndaloni më këto letra, këto kërkesa mbi institucionet e pavarura. T’i ruajmë këto institucione, sepse duke i ruajtur këto, e ruajmë shtetin, e ruajmë veten tonë dhe e ruajmë sakrificën e shumë njerëzve që e kanë dhënë për këtë vend për të ardhur deri në situatën ku jemi sot. Këto janë standarde minimale, nuk janë standarde të larta. Shkelësi i Kushtetutës nuk e ka vendin, jo në Qeveri, por në rrethana të tjera vetë kryeministri do ta diskutonte ekzistencën e vetë si kryeministër edhe më tutje apo jo, sepse vartësit e tij po e shkelin Kushtetutën dhe vartësve të tij po u lejohet që të kërkojnë llogari nga institucionet e pavarura. T’i thuhet Gjykatës Kushtetuese m’i dërgo provat, është sikur t’i thuhet një gjyqtari të Gjykatës Supreme, më trego pse e ke dënuar një kriminel dhe pse e ke dënuar, këtë e bën politika dhe kur politika e bën këtë, të më besoni që nuk po flasim fare për një sistem demokratik, madje as diktatorial jo, po flasim për një shoqëri parapolitike. |