Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
24/06/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Çdo ditë e më shumë Qeveria Kurti dhe njerëzit e saj po e dëshmojnë atë që vazhdimisht e kemi
thënë se ardhja e tyre në pushtet është e dëmshme për vendin dhe qytetarët, interesin
Lexo më shumë
Faleminderit kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Çdo ditë e më shumë Qeveria Kurti dhe njerëzit e saj po e dëshmojnë atë që vazhdimisht e kemi thënë se ardhja e tyre në pushtet është e dëmshme për vendin dhe qytetarët, interesin e të cilëve asnjëherë nuk e vendosën në rend të parë. Kjo u pa edhe me rastin e stafit mjekësor të cilët ishin angazhuar gjatë pandemisë COVID-19 për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e vendit, ku Ministria e Shëndetësisë vendosi t’ua ndërpresë kontratën për angazhim të mëtutjeshëm me arsyetim se nuk ka buxhet për t’i paguar. Pra, merreni me mend deri në cilën pikë ka degraduar kjo Qeveri, e cila thotë se nuk ka para për t’i paguar njerëzit që rrezikuan familjet e tyre në situatën më kritike kur ndodhej vendi, derisa në anën tjetër paguajnë dhjetëra milionë euro për keqpërdorimin e energjisë elektrike në pjesën e banuar me shumicë sere në veri të Kosovës. Mbi 300 infermierë dhe profesionistë të tjerë të dalluar që ishin angazhuar si staf mbështetës për nevoja urgjente në përballje me pandeminë, tani janë nxjerrë në rrugë. Shikoni se sa mosmirënjohës janë këta njerëz që kanë marrë në duar drejtimin e shtetit. Nuk paska para për stafin mjekësor që punuan me orar të stërzgjatur dhe që vendosën në rrezik jetën e familjarëve të tyre, fëmijëve, baballarëve, me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbime mjekësore për të infektuarit me COVID-19. 13 Të mos harrojmë se një pjesë e madhe prej tyre ka mbajtur edhe familjet me ato para që i kanë marrë si të angazhuar gjatë kësaj periudhe. Ministria e Shëndetësisë në një njoftim publik e paska arsyetuar këtë vendim të dëmshëm, se kinse kjo ka ndodhur për shkak të një projekti në shëndetësi, ku nuk është alokuar buxhet për angazhim të mëtejmë për stafin shtesë mjekësor. Në njoftim përmendet po ashtu edhe situata aktuale e pandemisë dhe rënia e numrit të të infektuarve dhe viktimave nga virusi COVID-19, për të përcjellë kështu mesazh të tërthortë se nuk ka nevojë më për ta. Ministri Vitia, duhet ta dijë se injoranca në raport me stafin mjekësor dhe nënvlerësimi i kontributit të tyre i bën dëm mbarë shëndetësisë, e cila vazhdimisht përballet me vështirësi të natyrave të ndryshme, nisur nga mungesa e stafit mjekësor, pajisjeve dhe kushteve elementare për të ofruar shërbime cilësore. Ai duhet ta marrë shembull angazhimin e ish-ministrit Zemaj, i cili mes shumë sfidave arriti të vendosë rregulla dhe të vlerësoj kontributin e gjithsecilit punëtor shëndetësor. E kemi edhe vendimin për angazhimin e specializantëve, vendim ky që ka ndikuar drejtpërdrejt në punën dhe jetën e tyre, sepse ata kanë kontribuuar në vendin e vet dhe jo siç ka ndodhur në të kaluarën dhe rrezikon të ndodhë në të tashmen, që përvojën e tyre mjekësore ta aplikojnë në shtetet e huaja. Andaj, ju po i stimuloni që ta braktisin vendin, për të ofruar shërbime mjekësore diku tjetër, siç kanë vepruar shumë mjekë të tjerë. Ministria e Shëndetësisë duhet t’i kërkoj falje stafit mjekësor për këtë vendim të gabuar dhe sa më parë të sigurojë buxhet të nevojshëm për të vazhduar angazhimin e tyre në institucionet shëndetësore. Ne nuk duhet të lejojmë që të humbim më shumë profesionistë shëndetësorë. Është momenti i fundit që të ndërmerrni veprime të nevojshme për ta kthyer në punë stafin mjekësor, përfshirë mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, inspektorët dhe stafin mbështetës teknik që kanë qenë të... Duhet të ndalen veprimet e tilla të dëmshme për qytetarët, sepse ua keni zbehur shpresën, por kurrsesi idealin për vendin. |
22/07/2021 | Dialog |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Kryeministër, qysh të shkoj takimi me Vuçiqin, po ju pyes, sepse juve nuk po ju bie ndërmend që
të bashkëpunoni me opozitën e të respektoni institucionin e Kuvendit të Republikës
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Kryeministër, qysh të shkoj takimi me Vuçiqin, po ju pyes, sepse juve nuk po ju bie ndërmend që të bashkëpunoni me opozitën e të respektoni institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e ditur se ky Kuvend ka miratuar një rezolutë me të cilin obligoheni t’i raportoni Kuvendit të Republikës së Kosovës para dhe pas çdo veprimi që ndërmerret lidhur me dialogun me Serbinë. Zoti Kurti, e kini nisur gabim dialogun, madje keni shkelur edhe parimet tuaja, me të cilat keni manipuluar me ndjenjat e qytetarëve, e veçanërisht me ndjenjat e familjarëve që ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre ende të pagjetur. A i përmendët të pagjeturit në takim, çka do t’u thuash qytetarëve që i keni mashtruar se nuk futeni në bisedime pa e gjetur edhe të pagjeturin e fundit. Derisa me nxitim dhe fshehurazi takoheni për të dialoguar me Vuçiqin. Po ju them fshehurazi, sepse Kuvendi i Kosovës nuk është njoftuar fare për këtë takim dhe agjendën e këtij takimi, vetëm ajo që është raportuar në media. E konsideroj se është e dëmshme edhe për demokracinë. Pastaj mungesa e transparencës në raport me dialogun e bën të dyshim këtë proces. Zoti Kurti, ju vetë keni kritikuar vazhdimisht qeveritë në të kaluarën për mungesën e transparencës. Çka ndodhi që i harruat ato kritika dhe fare nuk i kushtoni rëndësi kësaj çështje. 8 Ju duhet ta dini se kjo qasje mospërfillëse ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës është e dëmshme dhe duhet të ndryshohet sa më parë, sepse keni instaluar praktika të gabueshme. Në bazë të deklarimit tuaj, ne kuptuam se janë refuzuar propozime tuaja, si deklarata për paqen, e cila për mendimin tim nuk ka qenë e nevojshme të kërkohet sepse ajo bëhet vetëm në ato raste kur vendet rrezikohen të hyjnë në luftë, e ne nuk kemi këtë rrezik derisa e kem praninë e KFORit këtu, besoj që këtë gjë e dini edhe ju vetë. Është një thënie që e përdor populli, kur njeriu tregohet i keq se ‘paraja e prish njeriun’, e juve, si duket, ju ka prishur pushteti, sepse keni ndryshuar aq shumë sa që kam dyshime që nuk e njehni as veten tuaj. Më duhet t’ ju kujtoj se para se të vini në pushtet keni thënë se nuk do të dialogoni, dialogun do ta nisni nga poshtë lart, para se të dialogoni me qytetarët serbë në Kosovë dhe jo me Serbinë, por kjo ra poshtë dhe u harrua, sepse erdhët në pushtet. Pastaj, keni thënë se nuk do të takoheni me Vuçiqin pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, kërkim-falje nuk kishte, por dialog po, u harrua edhe kjo nga ju. Pastaj, vazhdimisht keni thënë se do të vendosni reciprocitet dhe çdo marrëdhënie me shtetin serb do të jetë reciproke, nuk ndodhi as kjo. Pra, të gjitha parimet e dhëna rreth çështjes së dialogut i keni shkelur bashkë me shumë fjalë e premtime të tjera, përmes të cilave i keni mashtruar qytetarët e këtij vendi. Nëse e keni ditur se nuk mund t’i përmbani këto parime, nuk është dashur t’i mashtroni qytetarët, sepse nuk e kanë për borxh. Zoti kryeministër, duhet ta dini, shteti nuk mbahet me demagogji, shteti mbahet me punë, përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm që të gjitha këto juve ju mungojnë. Faleminderit! |
18/11/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Janë bërë afërsisht 9 muaj që nga koha kur ka ardhur në pushtet kjo qeveri dhe ende nuk ka
marrë asnjë vendim të vetëm që do të përmirësonte jetën e qytetarëve të vendit. Duke e l
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Janë bërë afërsisht 9 muaj që nga koha kur ka ardhur në pushtet kjo qeveri dhe ende nuk ka marrë asnjë vendim të vetëm që do të përmirësonte jetën e qytetarëve të vendit. Duke e lënë kështu pothuajse në harresë, sepse nuk u pa që e kishte mendjen tek qytetarët për t’i mbështetur, por për të kapur sa më shumë pushtet. Si rezultat i mbyllët dyert edhe të Kuvendit të Kosovës, sepse ishit të zënë me angazhim në terren bashkë me qeverinë, duke bërë përpjekje për të mbjellë sërish shpresë të rrejshme te qytetarët, por më pas korrët zhgënjim, sepse qytetari vlerësoi se ju nuk jeni të aftë ose nuk dëshironi të mendoni për mirëqenien e tyre dhe ju ndëshkoi në shumicën e komunave, madje edhe në ato ku keni qeverisur deri më tani, duke kthyer në masë të madhe votën te LDK-ja, si partia më e vjetër në vend, e cila ka qëndruar ballë të gjitha proceseve shtet ndërtuese. Nuk e di a jeni në dijeni ju si qeveri për rritjen e çmimeve të produkteve në vend. Është vështirësuar tej mase ekzistenca për shumë familje, sepse çmimet janë bërë të papërballueshme për qytetarët, duke marrë parasysh edhe të ardhurat që ato i kanë qoftë nga puna që bëjnë në sektorin privat, ku paga minimale është 170 euro. Pra, këto që ngritjet e çmimeve janë të pamjaftueshme vetëm për sigurimin e produkteve bazike për jetesë, e lëre më për gjërat tjera, e të mos flasim për medikamentet që disa i kanë edhe të domosdoshme. E, për këtë çështje, sa për të rikujtuar, para se të vinit në pushtet keni premtuar pagën minimale në 350 euro, ndërsa sot, kur ato ndodhen në gjendjen më të rënduar, nuk flisni fare për të. Keni harruar edhe ngritjen e pagës minimale, bashkë me shumë premtime të tjera, të cilat nuk i flet më askush. Në situatë jo të mirë janë edhe kategoritë e ndryshme që përfitojnë të hyra nga shteti, nisur nga pensionistët, të cilëve me të ardhur në qeverisje ua keni zvogëluar pensionet, për çka me të drejtë jeni kritikuar për një vendim të gabuar e të dëmshëm për qytetarët. Tani kur u afrua koha e zgjedhjeve lokale, vendosët t’i ndani nga 100 euro shtesë për vetëm për muajin nëntor, por kjo u pa që nuk u kreu punë më, sepse edhe xhipat e zinj, të cilët nuk mund pa i përmendur, sepse i patët kritikuar shumë sa ishit në opozitë, ndërsa tani nuk leni vend pa shkuar me ta. Por, nuk ju 12 kreu punë as ajo paraqitje, sepse qytetarët tashmë janë të bindur se ju i keni vendosur interesat personale mbi ato të qytetarëve dhe mirëqenien e tyre. I keni denigruar punonjësit shëndetësorë, që pa mëdyshje janë heronjtë e kësaj kohe, duke u zvogëluar shtesat nga 300 euro sa ishin, në qeverisjen e kryeministrit Kurti në 60 euro, të cilat me të drejtë ato refuzojnë t’i pranojnë, sepse janë të pamjaftueshme nëse llogaritet puna që ata kanë bërë dhe e bëjnë deri më tani. Por, dëm më i madh, sepse nëse analizojmë të dhënat e Odës së Mjekëve, shohim se vetëm gjatë këtij viti kanë ikur mbi 130 mjekë nga vendi, pra kjo është si pasojë e mosvlerësimit të kontributit të tyre, për çka pasojat më të mëdha do të rrezikojmë t’i ndjejmë më vonë, nëse vazhdohet me këtë qasje të dëmshme. Të gjitha kalkulimet e bazuara në situatën aktuale flasin për një kolaps të sistemit shëndetësor në 10 vjetët e ardhshme, si rezultat i ikjes së mjekëve dhe moszëvendësimit të mjekëve që dalin në pension. Ju prej që keni marrë përgjegjësi, keni thënë se janë rritur të hyrat ndaj shtetit, keni prezantuar statistikat se Kosova ka shtuar rritje financiare, derisa në anën tjetër qytetarët e këtij vendi ende nuk po i shohin ato. Pra, duhet të keni veprim konkret nëse shteti paska rritur të hyrat, le t’i ndjejë qytetari ato, qoftë duke i mbështetur financiarisht dhe pa dallime apo një formë tjetër, si ajo me furnizime me barna esenciale. Mjaft keni qëndruar pa bërë asgjë, është koha që të punoni diçka për të mirën e qytetarëve të vendit tonë. Mjaft me arrogancë dhe mjaft me keqqeverisje, angazhohuni për të mirën e këtij vendi ose lëshoni rrugë. Faleminderit! |
30/06/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Në këtë seancë plenare dua t’i ngre disa shqetësime që kanë të bëjnë me jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Vushtrrisë. Fillimisht, dua të ngre shqetësimin e bashkëvendësve për munges
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Në këtë seancë plenare dua t’i ngre disa shqetësime që kanë të bëjnë me jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Vushtrrisë. Fillimisht, dua të ngre shqetësimin e bashkëvendësve për mungesën e semaforëve në dy udhëkryqe, që kanë dalje fshatrat Studime dhe Begaj, ndonëse si projekt kanë qenë në kuadër të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022, por ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Pra, po flasim për një rrezik që u kanoset në çdo moment qytetarëve në mungesë të semaforëve në këto udhëkryqe, ndërkohë që bëhen vonesa të paarsyeshme nga ana e ministrisë. Dua të theksoj, sepse është nevojë imediate vendosja e semaforëve në këto dy udhëkryqe, ku pothuajse çdo javë ndodhin aksidente. Prandaj, unë sot nga Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkoj nga ministri që të veprojë në kuadër të obligimeve dhe përgjegjësive që i takojnë. Një çështje tjetër që dua ta ngre si shqetësim, për të cilën besoj që edhe ministri është në dijeni, sepse ka marrë peticionin të nënshkruar nga banorët e fshatit Pestovë, të cilët janë kundër heqjes 7së rrethrrotullimit nga projekti i magjistrales Prishtinë - Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Pestovë. Sa për dijeni, ndërtimi i këtij rrethrrotullimi ka qenë i paraparë edhe në kuadër të buxhetit të vitit 2020 - 2021. Të mos harrojmë, fshati Pestovë lidh edhe shumë fshatra tjera të Çiçavicës, gjithashtu edhe komunën e Skenderajit. Andaj, marrë për bazë frekuentimin e madh me automjete, përfshirë edhe ato bujqësore, nevoja për rrethrrotullim është shumë e madhe. Andaj, ministre, kërkesat e banorëve duhet të trajtohen me seriozitet. Nëse ai nuk mund të bëhet, një nënkalim për automjete është i domosdoshëm. Çështje tjetër që dua ta ngre është edhe dëmtimi i rrugës që lidh fshatrat Samadrexhë, Rupicë, Ceceli, Sllakovs, Maxhunaj, ku si pasojë e qarkullimit të vazhdueshëm me mjete të rënda, të cilat bëjnë bartjen e materialeve për asfaltimin e magjistrales Prishtinë – Vushtrri, janë shkaktuar dëme të mëdha në këtë rrugë, për të cilat ministri duhet të obligojë kompanitë e kontraktuara që të sigurojë dëmet e shkaktuara në këtë rrugë të këtyre fshatrave. Shpresoj që këto adresime që i ngrita në këtë seancë t’i ketë dëgjuar ministri, sepse janë kërkesa esenciale dhe veprimet duhet të jenë urgjente. Faleminderit! |
28/03/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Desha ta ngre një shqetësim lidhur me të dhënat e një hulumtimi të nxjerrë nga PIPOS, të cilin besoj se edhe ju e keni parë, ku gjysma e qytetarëve janë shprehur të interesuar të larg
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Desha ta ngre një shqetësim lidhur me të dhënat e një hulumtimi të nxjerrë nga PIPOS, të cilin besoj se edhe ju e keni parë, ku gjysma e qytetarëve janë shprehur të interesuar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Kjo është humbje e madhe për një vend me moshën më të re në Evropë dhe e cila do të duhej të ishte top-prioritet i kësaj Qeverie që deklaron se përfaqëson dhe mbron interesin e Kosovës. Ky nuk është vetëm shqetësim imi, por edhe i shumë e shumë nënave dhe baballarëve në vendin tonë, që kanë të bëjnë me largimin e të rinjve nga vendi, gjë e cila po ndodh për shkak të keqmenaxhimit të kësaj Qeverie, e cila ka bërë tashmë qe një vit prej kur ka marrë pushtetin dhe çdo ditë e më tepër është duke e zhytur vendin në varfri ekstreme. Ngritja enorme e çmimeve të produkteve bazike për jetesë, ngritja e çmimit të naftës e tash së voni edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike janë bërë të papërballueshme për xhepat e qytetarëve, ku pjesa dërmuese e tyre nuk mund ta kalojnë as gjysmën e muajit me të hyrat nga puna që kanë, e të mos flasim për ata që burim kryesor financiar i kanë skemat pensionale, të cilat janë të pamjaftueshme. E tani, kur po debatojmë në këtë seancë, janë dhjetëra e qindra qytetarë që po presin në radhë para ambasadave që nga orët e hershme të mëngjesit për të ikur nga vendi, siç u larguan edhe mijëra të tjerë gjatë ditëve e javëve të fundit. Në këtë gjendje që po ndodhet vendi zhgënjimi i qytetarëve është rritur në masë të madhe, e me këtë Qeveri që mbolli shpresë të rrejshme e nuk mërzitet aspak për gjendjen e tyre. E di që kjo nuk është brengosëse aspak për kryeministrin, sepse në një paraqitje televizive së fundmi ka deklaruar se rendi i pritjes para ambasadave ka qenë gjithmonë, me pretekstin se profesionet e tyre nuk lidhen me tregun e punës, e hipokrizia më e madhe është kur mundohet ta bëjë të parëndësishme këtë situatë, duke deklaruar se ata që po ikin sot i takojnë shtresës së mesme dhe nuk janë të varfër. Po e ndaj me ju edhe një ngjarje, e cila më ka rastisur në qytetin tim të Vushtrrisë, ku zakonisht takoj shumë qytetarë, kam vërejtur se në çdo vikend ndërrohen kamerierët e restoranteve, pasi që 11po largohen nga Kosova. Është e dhembshme kur sheh të rinjtë duke u larguar nga vendi, ata që janë pasuria më e çmuar e vendit. Me të vërtetë, kjo situatë duhet të trazojë shpirtin, sepse të rinjtë tanë sot po largohen me bileta njëdrejtimëshe drejt vendeve të BE-së, për të siguruar një jetesë më të mirë për ta dhe familjet e tyre, të cilën të njëjtën nuk po mund ta bëjnë në vendlindje. Me këtë trend të largimit Kosova në një të ardhme të afërt do të rrezikon të mbetet pa rini dhe pa fuqi punëtore. E paradoksi më i madh në këto rrethana është kur kryeministri del e deklaron se ka punësuar rininë, për çka nuk kemi parë asnjë projekt ose iniciativë, vetëm nëse e ka fjalën për punësimet familjare, nipa dhe mbesa e kushërinj, të cilët nuk i lanë për “ahengje”, siç thoshte para se të vinte në pushtet. Vetëm në Ambasadën e Gjermanisë në muajt janar dhe shkurt mbi 100 mijë qytetarë kanë aplikuar për viza pune, sepse janë zhgënjyer thellësisht me këtë qeverisje, e cila veç po ua vështirëson jetën. Bashkë me shumë të rinj e të reja, po largohen edhe mjekët, të cilët kjo Qeveri i ka demotivuar me mungesë të përkrahjes financiare dhe me gjuhë të ashpër, duke u thënë “nëse nuk ju rrihet këtu, mund të shkoni...”... Faleminderit, kryetar! Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë larguar mbi 40 mjekë nga Kosova. Kjo situatë flet shumë për të ardhmen e sistemit shëndetësor. Andaj, duhet që në mënyrë imediate Qeveria të marrë masa urgjente për të ndalur ikjen e tyre. Është edhe më shqetësuese për vendin, kur në radhë të pritjes për largim ka edhe zyrtarë të institucioneve të sigurisë. Është turp për Qeverinë që i detyron ata të largohen për shkak të pagave të vogla. Është përgjegjësi dhe obligim i kryeministrit dhe Qeverisë që sa më parë të dilni me një strategji për të parandaluar largimin e qytetarëve. Ata që po ikin, nuk mund të mbesin gjallë me pagat e tyre të vogla, me të cilat nuk arrijnë t’i plotësojnë as kushtet minimale për jetesë. Andaj, ikja që po ndodh sot, është ikje pa kthim, sepse ua keni shuar shpresën dhe ëndrrat për të jetuar në vendin e tyre. E për këtë në fund dhe shpejt do ta merrni ndëshkimin e merituar nga populli. Faleminderit! |