Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
26/05/2022 | Energji |
|
14/04/2022 | Komunikacion |
I nderuar kryetar, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të respektuar qytetarë të Republikës, Sot dua ta ngre një shqetësim që është shqetësim i të gjithë qytetarëve dhe i shoferëve për rrugët shumë të rrezikshme, për rrugën Gjilan-Ferizaj dhe
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të respektuar qytetarë të Republikës, Sot dua ta ngre një shqetësim që është shqetësim i të gjithë qytetarëve dhe i shoferëve për rrugët shumë të rrezikshme, për rrugën Gjilan-Ferizaj dhe Gjilan-Prishtinë. Rruga Gjilan-Ferizaj është bërë tepër e rrezikshme me aq shumë gropa dhe e papërshtatshme. Kjo rrugë ka dëmtuar rëndë edhe bizneset e shumat që janë në këtë zonë. Është rrugë kryesore që ndërlidh Gjilanin me Ferizaj, është rrugë që vijnë shpesh edhe studentët tanë nga Kaçaniku, nga Ferizaj në Universitetin e Gjilanit dhe autobusët, minibusët e rrezikojnë jetën e studentëve. Sanimi i kësaj rruge nuk është për pritje, po duhet të ndërhyhet sa më shpejt. Është e rrezikshme me pasoja fatale edhe në njerëz, me dëmtime të përditshme të veturave të qytetarëve tanë, që ashtu-kështu u kanë rënduar jetën e qytetarëve si shporta familjare, rritja e çmimeve dhe dëmtimi i veturave. Qeveria e ka për obligim që të mirëmbajë rrugët e rëndësishme që lidhin rajonet dhe qendrat e mëdha të qyteteve të Kosovës. Kërkoj po ashtu për këtë neglizhencë që ka bërë Qeveria e Kosovës ndaj Anamoravës, rrugëve të vonuara e të pasanuara Gjilan - Ferizaj dhe rrugën e papërshtatshme Gjilan - Prishtinë dhe vonesat në autostradën dhe qytetarëve duhet t’ua kthejë pagesat e taksës rrugore. Pse duhet të paguajnë shoferët taksën rrugore kur nuk mirëmbahen rrugët, pse duhet paguar taksën rrugore, plus edhe shpenzimet për riparim të makinave të tyre të dëmtuara nga rrugët e 14prishura, kush merr përgjegjësi për rrezikimin e jetëve në aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj dhe anasjelltas. Kërkoj që rruga Gjilan-Ferizaj, Gjilan-Prishtinë të mirëmbahen, të asfaltohen, të rregullohen me një afat sa më të shkurtër, në të kundërte do t’i detyronin qindra shoferë, qytetarë, udhëtarë të protestojnë, e bashkë me ta do të jem edhe unë, sepse është çështje e mbrojtjes së jetës së njerëzve, heqjes së dëmeve në vetura, shpenzimeve financiare në krizën e madhe të çmimeve dhe parandalimin e aksidenteve. Faleminderit! |