Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
30/06/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Ministra, Të nderuar deputetë, Për 10 vjet opozitarizëm, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi secilin projekt që forconte shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj. Kontestoi secilën të arritur, e verbuar nga l
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Ministra, Të nderuar deputetë, Për 10 vjet opozitarizëm, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi secilin projekt që forconte shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj. Kontestoi secilën të arritur, e verbuar nga lufta për pushtet, pengoi edhe projektet dhe nismat që ishin bërë direkt në interes të Kosovës. Nuk e bënte dot dallimin në mes të opozitarizmit dhe interesit të vendit. I rëndësishëm ishte qëllimi që kishte para vetes, marrja e pushtetit me çdo kusht. Një kundërshtim kaq të madh e bënë edhe për Marrëveshjen me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare. Ndonëse as vetë nuk ishin të bindur dhe nuk e kishin as faktin më të vogël që e vërteta ishte ndryshe, me lehtësinë i shpallën të tjerët tradhtarë, e me forcën më të madhe e kundërshtuan dhe e penguan ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës, që i hapte rrugë liberalizimit të vizave në zonën Shengen. Për shkak të kundërshtimit tuaj, sot jemi pa liberalizim të vizave. Mundësinë e humbur atëherë nuk po mund ta kemi as tash. Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë ende të jenë të vetmit në Evropë që sillen nëpër dyert e ambasadave me një mal dokumentesh, paguajnë deri në 200 euro për t’u pajisur me një vizë prej 7 ditësh. Ky maltretim i qytetarëve nuk i bën përshtypje kësaj Qeverie, sepse pjesa më e madhe e tyre janë të pajisur me pasaporta të Shqipërisë dhe udhëtojnë lirshëm. Nuk i kanë pengesat që i kanë qytetarët, nuk i përjetojnë të gjitha ato mundime për t’u pajisur me një vizë. E as korrigjimin e demarkacionit që aq shumë e kundërshtuan nuk e kanë më në agjendën e tyre. Nuk e kanë më pasi qëllimi është arritur, tani zoti Kurti është kryeministër, partia e tij është në pushtet dhe i ka krejt. Një kundërshtim kaq të madh e bëtë për marrëveshjen për energji me Serbinë, e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Për Lëvizjen Vetëvendosje në opozitë, kjo 12marrëveshje cenonte rëndë sovranitetin e vendit. Tani për Lëvizjen Vetëvendosje, kjo marrëveshje është ndryshim tektonik në dialog, marrëveshja e njëjtë pa ndryshuar asnjë presje paska sjellë gjithë këtë ndryshim. Njohja, që sipas tyre, paska qenë në skaj, e tash qenka kthyer në qendër. E njëjta marrëveshje, pa ndryshuar gjë. Gjithë këto ndryshime që paskan ndodhur në qeverisjen tuaj, kryeministër, e që askush nuk po i sheh, përveç juve, sikur po jetoni në një realitet tjetër, zoti kryeministër.....sikur me fitoren tuaj në zgjedhje, gjithçka po ndryshon vetvetiu si nga një mrekulli. Kështu deklaroni që ka rritje të të hyrave tatimore, përkundër që ju nuk keni ndryshuar asnjë politikë tatimore. Kështu deklaroni që Kosova u bë vendi i parë në Ballkan për sundim të ligjit, përkundër që nuk keni bërë asnjë reformë në drejtësi. Kështu deklaroni që Kosova po kalon nëpërmjet një zhvillimi të hovshëm ekonomik, përkundër që ju nuk keni bërë asgjë dhe askush nuk është duke e përjetuar këtë zhvillim ekonomik. Ju po besoni që duke i përsëritur këto fjalë, gjërat do të rregullohen vetvetiu. S’ka lidhje që ju nuk e dini se si bëhet ky ndryshim. S’ka lidhje që nuk jeni duke bërë asgjë për të bërë këto ndryshime. Për juve mjafton realiteti juaj, e vërteta juaj, nuk janë të rëndësishme faktet, nuk janë të rëndësishme hallet e popullit. Faleminderit, kryetar! |