Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
02/04/2021 | Energji |
: Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryeministër,
Ne kemi pasur një takim me odat ekonomike të Kosovës, ku kanë qenë prezentë edhe shefat e
grupeve parlamentare. Çështja e energjisë, fatkeqësisht apo fatmirësisht, të ka rënë hise të
adresohet shpejt,
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Ne kemi pasur një takim me odat ekonomike të Kosovës, ku kanë qenë prezentë edhe shefat e grupeve parlamentare. Çështja e energjisë, fatkeqësisht apo fatmirësisht, të ka rënë hise të adresohet shpejt, për shkak se edhe ne si grup e kemi marrë një letër prej tyre, prej komunitetit të odave, dy ditë para se të ketë qenë vendimi, pra vendimi ka qenë më 1 prill. Andaj, kërkesa apo propozimi është shumë i qartë. Është shumë me rëndësi si Qeveri me u marrë me këtë temë. Tani, ne mund të debatojmë majtas, djathtas, pse ka ndodhë, pse ka vonesa, ajo është diçka tjetër, mirëpo kërkesa jonë si grup parlamentar është që ta merrni seriozisht, për shkak se ne në kohë Pandemie kemi arritur që ta mbajmë ekonominë të hapur me shumë vështirësi. Dhe tani, në qoftë se ndodh një ngritje e çmimit në bazë të të dhënave që i kemi marrë nga odat dhe sektori ekonomik, kjo do të jetë një goditje shumë e madhe e prodhuesve të vendit, që lidhet drejtpërdrejtë jo vetëm me rritjen e çmimit operues të sektorit privat prodhues, mirëpo po ashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek vendet e punës, për shkak se ishin shumë të drejtpërdrejtë kolegët, respektivisht përfaqësuesit e industrisë që do të duhej të shkurtojnë vendet e punës. Për këtë arsye kërkesa jonë është shumë e sinqertë, shumë e drejtpërdrejtë, në qoftë se mund të merreni me këtë temë mendoj se është me rëndësi për shkak se në qoftë se nuk ka një vendim do të jetë vonë. Rirregullimi i këtij sektori, sektorit energjetik, shihet që nuk është në rregull, shihet që operatorët që kanë marrë licenca, janë vetëm operatorë në letra dhe jofunksionalë. Në këtë kuptim mendoj se është me rëndësi me e trajtua me urgjencë të madhe, në mënyrë që mos të hyjmë pastaj në një rreth vicioz, i cili do të krijojë probleme shumë të mëdha. Faleminderit! |
26/04/2021 | Administratë |
I nderuar zoti kryeministër Kurti,
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kemi hyrë në muajin e dytë të qeverisjes Kurti, një qeveri e cila për çudi për të gjithë është duke
qeverisur pa program qeveritar.
Sot kur po e nisim një sea
Lexo më shumë
I nderuar zoti kryeministër Kurti, Të nderuar deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Kemi hyrë në muajin e dytë të qeverisjes Kurti, një qeveri e cila për çudi për të gjithë është duke qeverisur pa program qeveritar. Sot kur po e nisim një seancë, ku do të debatohet për pandeminë dhe për zhvillimin ekonomik, Qeveria Kurti dhe ministrat që udhëheq ky kryeministër nuk kanë arritur t’i paraqesin tri objektiva para qytetarit, secilin veç e veç. Në mungesë të këtij programi shihet shumë qartë dhe shumë saktë që të gjithë punët janë ad hoc, gjithë puna ndodh nga çka i shërbehet kryeministrit, ministrave në tavolinë, është e pajustifikueshme që për 40 ditë, që nga 14 shkurti kur përfunduan zgjedhjet po bëhen 4 muaj të mos kemi një dokument, me cilin ju u adresoheni qytetarëve dhe çështjeve. Në mungesë po i lëvizni prioritetet, po e lëvizni dialogun nga pika e gjashtë në pikën e parë dhe po thoni se do të shkojë në Bruksel dhe pastaj do të bëjë një program qeveritar. Kërkesa ime për ju, zoti Kurti, dhe për qeverinë që ju e udhëhiqni, është: mos bëni eksperimente në radhë të parë me çështjen e pandemisë, e keni mbyllur për 12 ditë, i kemi humbur me dhjetëra miliona pa asnjë efekt. Mos bëni eksperimente me orën policore, po lironi, ashtu siç e tha deputeti ynë, mos eksperimentoni me tema nacionale, me tema si dialogu, të mos ballafaqoheni siç ka ndodhur herën e kaluar. Kërkojmë nga ju që të na tregoni sot kur do ta prezantoni një program qeveritar, kur ne do të ballafaqohemi, kur ju do të jepni një përgjegjësi, një llogaridhënie para këtij Kuvendi dhe ju lus që ta largoni logjikën e arrogancës. Votimi i djeshëm në Tiranë nuk mendoj që e ka forcuar demokracinë në Shqipëri, nuk mendoj se i ka bërë ndonjë hair Kosovës, vetëm sa e ka forcuar argumentin kundër nga vendet mosnjohje, nga armiqtë e këtij vendi. Ju faleminderit! |
06/05/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryesuese!
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
7
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Kosovës,
Sot jam këtu para jush për ta adresuar edhe një herë te kryeministri Kurti, te Qeveria e Kosovës,
dy tema jetike për vendin.
E para ka
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, 7 Të nderuar deputetë, Qytetarë të Kosovës, Sot jam këtu para jush për ta adresuar edhe një herë te kryeministri Kurti, te Qeveria e Kosovës, dy tema jetike për vendin. E para ka të bëjë me vaksinat. Zoti kryeministër, Sot janë bërë 45 ditë prej kur jeni kryeministër dhe 82 ditë që prej ju keni fituar 50% të popullit. Në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë i keni mjetet për të nënshkruar kontratën për të blerë vaksinat për të vepruar në mënyrë që të fillojë vaksinimi masiv i vendit. Pyetja ime për ministrin e Shëndetësisë është kjo: Kur do ta nënshkruash kontratën, ne kemi përvojë qeveritare, i dimë kontratat konfidenciale, nuk po kërkojmë të na i zbuloni sekretet dhe fshehtësitë e këtij procesi, po kërkesa jonë është ta nënshkruash kontratën, mos i blei gjysmë milioni, po blei një milion e gjysmë vaksina, e ke buxhetin, nëse nuk mundesh një milion e gjysmë, 1,2 milion për të arritur te synimi juaj qeveritar për 60% të vaksinimit. Në qoftë se ju nuk veproni, atëherë dyshimet tona për korrupsion, dyshimet tona për keqmenaxhim janë valide. Nuk po ju kërkojmë, edhe një herë po them, informata rreth procesit konfidencial, se e dimë që edhe Ministria e Mbrojtjes, edhe të tjera ministri, edhe agjenici të tjera bëjnë marrëveshje të tilla. Por, po ju them shfrytëzoni mjetet, mos i blini 500 mijë, po blini një milion e 200 mijë, në mënyrë që të fillojë vaksinimi. E dyta, tek ekonomia. I nderuar kryeministër, E dini që keni marrë një vendim totalisht të gabuar kur e keni mbyllur për 12 ditë, në histori të menaxhimit të pandemisë nuk ka dikush që ka mbyllur 12 ditë, për shkak se për t’u mbyllur dhe për të parë një vlerësim është minimum dy javë e tutje. Keni bërë humbje me miliona. Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon prej jush që të gjitha bizneseve, të cilat janë dëmtuar në këtë proces, të gjitha bizneset që janë gjobitur në kohë të pandemisë t’u bëhen falja e gjobave, është e padrejtë, e pamoralshme, e pasinqertë që të gjitha grupet parlamentare në fushatë zgjedhore të mbajnë takime mbi 50 veta dhe të mos dënohen, ndërsa të sanksionohen përmes inspektimit që po bëhet nga Agjencia e Veterinarisë në të gjitha bizneset dhe të bëhen këto gjoba. Kërkojmë prej jush që të bini vendim në Kuvend, kërkojmë prej grupeve parlamentare që të bëjnë një rezolutë të përbashkët, se ne mund të marrim një vendim për faljet e tyre, për shkak se të gjitha masat që janë marrë edhe në të kaluarën, por edhe të kësaj qeverie nuk janë të 8 mjaftueshme që ekonomia e Kosovës të funksionojë në këtë shtet. Krahasimi, analogjia me Gjermaninë, me vendet perëndimore është gabim, është edhe mungesë e njohurive, për shkak se ai krahasim është plotësisht i gabueshëm. Kërkojmë prej jush që sa më shpejt ta bëni këtë dhe po ashtu nga Agjencia e Veterinarisë të mos bëjë presione te bizneset. Unë isha në Podujevë, bëjnë gjoba një nga një për ta përmbushur atë që ju nuk po mund ta përmbushni, të hyrat në buxhet, e në veçanti me vendimet që i keni marrë me mbylljen e vendit. Po e mbyll me këtë, ju jeni paralajmëruar, ministrja e Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrja ka thënë që të premten vjen programi, mos harroni në histori të qeverisjes qendrore të qeverive ju keni mbetur qeveria më e dobët, qeveria e cila për 45 ditë, prej kur jeni votuar në këtë Kuvend, dhe 81 ditë prej kur i keni fituar 50% të votave, nuk keni arritur ta sillni një program, kjo bie ndesh plotësisht me krejt çka keni thënë në fushatën zgjedhore. Faleminderit! |
27/05/2021 | Dialog |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryeministër,
Ju i shtruat katër çështje, për të cilat dua të referohem shkurt.
E para, po e nis me vendimin për AKP dhe ARKEP, e keni pasur program qeveritar, e keni
dhënë premtim, i patët votat, por mënyra e forma
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Ju i shtruat katër çështje, për të cilat dua të referohem shkurt. E para, po e nis me vendimin për AKP dhe ARKEP, e keni pasur program qeveritar, e keni dhënë premtim, i patët votat, por mënyra e forma e sjelljes në Kuvend pa kurrfarë procedure e konfirmon logjikën e kontrabandimit të temave si kjo. Nuk ka urgjencë. S’ka qenë urgjencë, ka qenë në program. Është gabim, është logjikë që je duke e instaluar në këtë Kuvend. E dyta, po ndalem pak te reciprociteti. Me reciprocitet keni dalë, keni kërkuar vota e keni thënë që do ta bëni që në fillim të qeverisjes. E dini që reciprociteti kurrë nuk ka qenë përgjigjja ndaj Serbisë, për shkak se s’mund të jetë marrëdhënie reciproke kur Serbia eksporton në Kosovë 600 milionë, e ne i eksportojmë 60 milionë. Ky ka qenë një mashtrim dhe manipulim të cilin je kah do ta kamuflosh me një koncept që dua ta them në fund. Tek dialogu, po flisni për dialogun, për pajtim, jo për pajtim por për zhvillim. Shikoni, nuk jeni duke biseduar në Bruksel dhe nuk keni mandat prej këtij Kuvendi të bisedoni për pajtimin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë të Kosovës. Ju atje jeni duke diskutuar për raportet në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe ky është mandati yt. Mos u mundo të sjellësh ambiguitet, mos u mundo që me paqartësi ta manipulosh opinionin publik. Nuk jeni atje për t’i integruar serbët e Kosovës, por jeni atje për t’i dhënë marrëveshje finale raportit Kosovë - Serbi me një platformë që nuk e ke, nuk e ke të shkruar dhe deklaratën që e ke dhënë në raport me çështjen e kriminelëve të luftës duhet të japësh saktësi. Iki ambiguitetit, iki paqartësisë, ngjitja emrin, nuk kemi qenë në Kralevë, as në Nish, as në Leskoc, regjimi i Milosheviqit ka ardhur në Kosovë, aty është adresa e kriminelëve të luftës. Thuaje, mos u ndje inferior, se i bën dëm vetit e i bën dëm vendit. Dhe e fundit që po dua ta ngre, ti e di saktësisht, se po mos ta dije s’do të fitoje. Je kah e luan një lojë, një qasje të paqartë, e cila ka për të të kushtuar ty, e fatkeqësisht edhe Kosovës. Ne si opozitë jemi këtu për të të kritikuar, por edhe për të sugjeruar. Në fakt, qasjen e kemi shumë konstruktive. Qasja jote është shumë joserioze, shumë e paqartë. Krijo qartësi, ndihmoji vetes, ndihmoji vendit, për shkak se me këtë qasje je duke e dëmtuar shumë vendin. Faleminderit! |
11/06/2021 | Anti-Korrupsion |
Faleminderit, kryetar!
E nderuar zëvendëskryeministre,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot jam këtu për t’i adresuar dy çështje shumë shqetësuese, të cilat po vijnë si rrjedhojë e një
logjike tepër të çud
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! E nderuar zëvendëskryeministre, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot jam këtu për t’i adresuar dy çështje shumë shqetësuese, të cilat po vijnë si rrjedhojë e një logjike tepër të çuditshme dhe tepër shqetësuese që Qeveria Kurti e ka, e cila ka filluar të përkthehet edhe në Kuvendin e Kosovës. Ka të bëjë për tendencën e partizimit, respektivisht kapjes së institucioneve të pavarura të Kuvendit të Kosovës, pra agjencive që raportojnë që janë trupa të këtij institucioni. Sa u përket punësimeve që kanë ndodhur në ministri dhe në Qeveri, normalisht që ne e kemi marrë me shqetësim faktin që në ministri dhe në Qeveri shihet qartë që ka punësime të nivelit nepotist dhe familjarë, mirëpo janë punësime politike, emërime politike, për të cilat ligjshmërish janë në rregull, përkundër faktit që zgjedhjen janë fitua që nipat, mesat e kushërinjtë janë për dasma, e nuk janë për të hyrë në Qeveri. Për këtë temë nuk po dua të ndalem, për shkak se në aspektin ligjor ju takon, është vendim juaji, e në aspektet e tjera se si ka ndodhur, nuk po dua t’i komentoj, por po dua të ndalem shumë seriozisht të flas për institucionet e pavarura. Shikoni, ky Parlament këtë javë e emëroi Komisionin për Informim dhe Privatësi. Është shumë interesant, kur ju pëlqen kritika e shoqërisë civile, që ka qenë me ju gjatë gjithë kohës, shumë i duartrokitnit. Kur ju pëlqen rekrutimi, me ekspertë të Ambasadës Britanike, thoshit “mirë, janë ndërkombëtarët”. Në momentin kur keni një rekomandim prej tyre që e kundërshton mendimin tuaj, ‘jo, ata nuk janë të mirë’. Mendoj që kjo logjikë i bën dëm vendit, mbi të gjitha i bën dëm sistemit politik dhe qeverisës që ne e kemi ndërtuar si shtet, pra të ndahet niveli i emërimeve politike, që edhe një herë thashë, në rregull jam me atë temë, është e juaja, por tek agjencitë e pavarura, te agjencitë që i raportojnë Kuvendit, që kanë mandat 4-vjeçar, ju lutem, ndaleni turrin. Ndaleni turrin, për arsye se janë edhe disa agjenci që janë duke ardhur dhe të cilat, e them me përgjegjësi të madhe, në qoftë se e filloni me këtë qasje, atëherë lirisht nuk po u themi më agjenci të pavarura, por po u themi agjenci të Lëvizjes Vetëvendosje. Pse po e them këtë? 9 Po dua t’ju paraprij që nesër të kem argumentin, e para, i kemi dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, të cilët duhet zgjedhur. Është mirë të gjithë ne në Kuvend t’i zgjedhim më të mirët që i shërbejnë të mirës publike. E kemi shefin e Agjencisë Kundër Korrupsion, edhe këtu u bëj ftesë të gjithë njerëzve aplikoni, njerëz me kredenciale, të mos kemi një njeri që është politik. Pastaj, e kemi Auditorin Gjeneral të Kosovës, që është në proces e sipër të zgjidhet. Pastaj, kemi shumë punë që do t’i bëjmë bashkë. Unë e di, e kuptoj, do të thotë që ju edhe në komisione, edhe në Kuvend i keni numrat, është një praktikë që nuk e kemi provuar në demokraci përpara, për shkak se ju me të vërtetë i keni 61 vota vetë, mirëpo në qoftë se praktika shkon kah kapja e këtyre institucioneve me njerëz tuaj, besoni nuk i bëni hair vendit, as Qeverisë Kurti, as Vetëvendosjes, veç e krijoni një precedent që do të kthehet kundër nesh. Faleminderit! |
17/06/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kryeministri Kurti ishte në Bruksel në takimin e tij të parë formal me Presidentin Vuçiq dhe për
habinë e të gjithëve, ndodhi ajo që ne për g
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti ishte në Bruksel në takimin e tij të parë formal me Presidentin Vuçiq dhe për habinë e të gjithëve, ndodhi ajo që ne për gjatë gjithë kohës e kemi ngritur një alarm, humbi tema e njohjes reciproke, humbi tema e kërkimit të faljes, humbën temat kombëtare dhe filloi loja e fjalëve CEFTA-SEFTA që në esencë është mini-shëngeni. Kërkojmë nga kryeministri, sot nuk është këtu, që të na raportojë saktësisht për këto katër pika dhe po ashtu të na raportojë pse në këtë takim nuk kërkoi njohje, nuk foli për marrëveshjen reciproke, por u ndal në katër pika, që në esencë nuk janë asgjë tjetër veçse një lojë e fjalëve. Pra, kërkesa e Grupit tonë Parlamentar është që së më shpejt kryeministri Kurti të vijë të raportojë. E dyta, po ashtu ndërlidhet me Qeverinë, respektivisht me ministrin e Financave që nuk është këtu.A, s’e pashë, mirë! Shumë mirë! Ne kemi kërkuar që falja e borxheve për sektorin privat të afektuar në kohë pandemie të ndodhë. I nderuar zoti ministër, Të nderuar edhe ju ministra, qenka këtu edhe ministrja e Drejtësisë, ka qenë deputete në atë kohë, më datën 22 korrik 2015, në këtë seancë parlamentare ju keni votuar pro faljes së borxheve. Qe ku e keni këtu projektligjin, borxhet publike se borxhet tuaja s’i falni. Në këtë temë, pyetja ime për ju është, ku tash, çka ndryshoi? Pse në 2015-tën, e keni transkriptin prej faqes 39 deri në faqen 44, ku ju keni votuar për faljen e borxheve publike dhe si ndodhi tash kjo, ministër, që ndryshoi krejt bota që ti je ministër dhe s’po bëka të falen borxhet publike. Këto dy kërkesa i kam, që do, ta lë edhe transkriptin, e ke edhe tekstin e votimit. Faleminderit! |
12/08/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Janë dy tema që për momentin janë të rëndësishme për t’u ngritur. E para ka të bëjë me
menaxhimin e pandemisë dhe e dyta ka të bëjë me pu
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Janë dy tema që për momentin janë të rëndësishme për t’u ngritur. E para ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë dhe e dyta ka të bëjë me punëtorët në të gjithë sektorët, të cilët janë të angazhuar në luftën e pandemisë, duke filluar nga personeli mjekësor e deri te të gjithë të tjerët që janë të angazhuar. Te vaksinimi, ajo që dua të them në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është se Qeveria ka dështuar në vetëdijesimin, edukimin, në planin operacional të vaksinimit në masë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. E ka nënvlerësuar situatën duke u thirrur fillimisht në rezultatet e rënies së numrave, të cilët po shihet se nuk ishin si vijimësi e politikave të Qeverisë, por në fakt, ishin element krejt tjetër. Dhe tani, kur situata është përkeqësuar, është alarmante dhe është gjendja më e keqe në rajon, e ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që me urgjencë t’i marrë veprimet e vaksinimit në masë dhe njëkohësisht të fuqizimit të qendrave të mjekësisë familjare në të gjitha komunat e Kosovës, të gjitha qendrat ku ndodh vaksinimi, që vaksinimi të ndodhë sa më shpejt dhe sa më shumë. 8 Është e padrejtë t’u drejtohet gishti qytetarëve të Kosovës, është e padrejtë të adresohet edhe kritika ndaj opozitës për shkak se, siç e dini të gjithë ne, deputetët, kryetari i subjektit tonë politik, deputetët, të gjithë kanë bërë thirrje dhe kanë marrë vaksinim publik. Kjo nuk mjafton, duhet ta kuptoni. Përderisa nuk ekziston një plan i tillë, procesi i vaksinimit është në dështim e sipër, ndërsa menaxhimi i pandemisë po shkon në menaxhimin më të dobët në gjithë rajonin. Tema e dytë ka të bëjë me Ligjin e pagave, me ministrin Sveçla, të cilit dua t’ia rikujtoj edhe një herë një proces tepër të rëndësishëm, atë të finalizimit të Ligjit të pagave. Pse po e them këtë? Kur po u duhet personali mjekësor, po thoni: “Këta janë heronjtë tanë”. Kur po u duhet ndihma e veprimit të policëve të Kosovës gjithandej, po thoni: “Janë heronjtë tanë”. Kur po ju duhet reagimi i shpejtë i zjarrfikësve, po thoni: “Këta janë heronjtë tanë”. Pse nuk po veproni me Ligjin e pagave, përderisa nuk kemi asnjë informatë në raport me këtë temë. E vetmja formë e financimit, e pagës së drejtë është miratimi i Ligjit të pagave dhe puna dhe sjellja në Kuvend, si dhe buxhetimi i këtij ligji. Kjo nuk po ndodh. Fatkeqësisht, keni larguar nga puna të gjithë ata që kanë qenë pjesë e menaxhimit të pandemisë. Jeni duke dështuar në konceptin e shtesave për njerëz që janë të angazhuar mbi orar, ndërsa Ligji i pagave nuk është askund. Kërkojmë nga ju që ta formoni, ta inicioni dhe ta buxhetoni këtë ligj, i cili njëherë e përgjithmonë u jep përgjigje këtyre kategorive dhe i jep drejtësi gjithë hierarkisë shtetërore që janë të punësuar në sektorin publik. Faleminderit! |
18/11/2021 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Kabinet qeveritar,
I nderuar zoti kryeministër,
Më lejoni fillimisht që në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të
uroj dhe të përgëzoj qytetarët e Republi
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kabinet qeveritar, I nderuar zoti kryeministër, Më lejoni fillimisht që në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të uroj dhe të përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për një proces zgjedhor shumë të mirë, demokratik, të lirë dhe, në të njëjtën kohë, në emër të Aleancës të uroj të gjithë kryetarët e komunave që kanë marrë mandatin e tyre në zgjedhjet e fundit lokale. Kjo tash si temë kaloi dhe kthehemi në tema që janë me rëndësi për qytetarët e Kosovës. Zoti kryeministër, për ne si grup parlamentar, një ndër ligjet më të rëndësishme që është në agjendën legjislative që ju keni sjellë në Kuvend është miratimi i Ligjit të pagave. Ligji i pagave është dashur të vijë në Kuvend më 29 tetor të këtij viti dhe deri më tani jo vetëm që nuk ka ardhur, mirëpo të gjitha të dhënat që ne i kemi, shihet që ky ligj nuk do të ketë mundësi të vijë këtë vit në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, ka ardhur Ligji për buxhet para këtij ligji, që 13 nënkupton se buxhetimi i këtij ligji në buxhetin e vitit 2022 nuk ekziston. Ajo që dua të kërkoj nga ju në emër të grupit parlamentar, nga ministritë përkatëse, është që sa më shpejt të nisin konsultimet, të cilat janë të detyrueshme, në bazë të Rregullores së Punës së Qeverisë, për të sjellë këtë ligj në Kuvend. I pari është konsultimi paraprak me institucionet, për shkak se institucionet do të preken nga ky ligj. Pastaj, me sindikatat dhe pastaj konsultimi publik, ku të gjithë ne do t’i japim mendimet tona, në mënyrë që ta fusim në buxhet. Ju e dini që unë kam punuar personalisht në këtë ligj. Ligjin që e kam sjellë në Kuvend nuk është kontestuar nga gjykata, janë kontestuar vetëm amendamentet që kanë ardhur nga Komisioni Parlamentar, ligji është gati, pagat kanë qenë të niveluara, të rritura për sektorin e shëndetësisë, për mjekët, për specialistët, për policinë, për shërbyesit civilë, për zjarrfikësit, për të gjitha kategoritë që janë të përshkruara në tabelën e niveleve dhe koeficienteve të këtij ligji. Andaj, kërkojmë nga ju që këtë ligj ta sillni sa më shpejt në Kuvend, në mënyrë që ta buxhetojmë ose të deklaroheni që kjo qeveri nuk ka vullnet ta sjellë këtë ligj, t’u thoni troç sindikatave që ky ligj nuk do të hyjë në fuqi dhe në zbatim në vitin 2022 dhe të mos i mbajmë peng as sindikatat, e as shërbyesit civilë dhe as zyrtarët publikë. Është edhe një temë tjetër, e cila lidhet me këtë ligj dhe që ka të bëjë me amendamentimin e Ligjit për zyrtarët publikë. Janë dy tema që janë raportuar në media, e para ka të bëjë me kategorizimin e shërbyesve publikë dhe e dyta ka të bëjë me zyrtarët publikë që janë në karrierë. Thënë më drejtpërdrejt, ka një tendencë për ta prishur sistemin e karrierës dhe shefat e divizioneve dhe drejtorët e departamenteve të marrin kontratë dhe të krijojnë marrëdhënie pune pak a shumë ngjashëm sikur në sektorin privat, në mënyrë që të kenë një mandat 4-vjeçar. Çka nënkupton kjo? Kjo nënkupton që ju synimin e keni që ta partizoni shërbimin civil, zyrtarët publikë përmes shkëputjes së kontratës së karrierës së shërbimit civil që është ndërtuar tash e 20 vjet dhe ndërtimit të një modeli që nuk është as model i shërbimit civil në karrierë dhe as model i emërimit politik. Faleminderit! |
13/12/2021 | Qeverisje Lokale |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Kabinet qeveritar,
Qytetarë të Republikës së Kosovës!
13
Unë sot jam këtu për të adresuar një çështje që për vlerësimin tim është jetike për funksionimin e
një shteti dhe ajo ka të bëjë me Ligjin për fin
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, Kabinet qeveritar, Qytetarë të Republikës së Kosovës! 13 Unë sot jam këtu për të adresuar një çështje që për vlerësimin tim është jetike për funksionimin e një shteti dhe ajo ka të bëjë me Ligjin për financa lokale. Ligj ky i cili është paraparë në agjendën legjislative më 10 tetor 2021 dhe ende nuk ka ardhur në këtë Kuvend të Kosovës. Ligj ky, i cili do të riorganizonte në masë të madhe financimin dhe që do të vinte në një kohë të paspandemisë, me një infuzion jo vetëm për dy blloqe kryesore të financimit, dy granteve, mirëpo edhe për një grant tjetër. Pyetja për Kryeministrin është: si ka mundësi që neve të na vijë për amendamentim Ligji për vetëqeverisje lokale dhe të diskutohet për Ligjin për zgjedhje lokale, pa na ardhur një ligj, i cili ka qenë në agjendën legjislative dhe i cili as nuk është duke u përmendur askund në orbitën e qeverisjes? Pse e ngrita këtë çështje? Lidhet pak edhe me reagimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku shihet që dërgimi i ligjeve që preken komunat nuk janë duke u konsultuar me kryetarët e komunave dhe shoh një tendencë të nisjes së reformës zgjedhore, në raport të preket edhe Ligji për zgjedhje lokale pa e diskutuar një çështje të tillë me spektrin politik, me partitë parlamentare, të cilat e kanë zërin e vet. Të gjithë ne jemi pro reformës zgjedhore, të gjithë ne kërkojmë që reforma zgjedhore të prekë elemente, parregullsi, probleme që na kanë përcjellë tash e shumë vjet, por jo domethënë në këtë formë, duke mos pasur asnjë aspekt strategjik të renditjes së ligjeve dhe temave, mirëpo të sjellim ligje në bazë të një vullneti ad hoc dhe jo në bazë të një agjende legjislative. Agjenda legjislative, kryeministër, që e keni sjellë ju, thënë të drejtën ka pasur një mori të ligjeve jashtëzakonisht të rëndësishme që e rregullojnë shtetin e Kosovës. Dhe, të gjitha këto ligje, duke përfshirë Ligjin për financa lokale, Ligjin për Qeverinë, një gamë të ligjeve nuk kanë ardhur dhe shihet që ka një mungesë serioze në mes vizionit që ju keni paraqitur, kur e keni paraqitur edhe programin qeverisës dhe performansës 9-mujore. Të them të drejtën, është performansa më e dobët legjislative në histori të qeverisjes në vend. Faleminderit! |
24/12/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Sot dua të ngre një çështje që për vlerësimin tim është shumë e jashtëzakonshme dhe ajo lidhet
me versionin e ri të Omikronit, i cili po depërton gjithandej botës, po depërton edhe në Evropë
dhe, siç shihe
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, Sot dua të ngre një çështje që për vlerësimin tim është shumë e jashtëzakonshme dhe ajo lidhet me versionin e ri të Omikronit, i cili po depërton gjithandej botës, po depërton edhe në Evropë dhe, siç shihet, shtetet e ndryshme kanë marrë masa rigoroze ndaj këtij versioni të virusit dhe njëkohësisht pritet që një version i tillë të vijë edhe në Kosovë. U fol edhe nga disa deputetë kjo çështje dhe kërkesa ime, ministri s’qenka këtu, është shumë e thjeshtë. Duke pasur parasysh që ne kemi parë tash e dhjetë muaj një Qeveri që reagon në probleme, pra nuk ka një situatë ku ndërton politika proaktive ndaj problemeve që dihen. Për shembull, rastin e fundit e kemi me energjinë. E kemi ditur qe gjashtë muaj që do të kemi krizë dhe ka një reagim, nuk ka një politikë proaktive për t’u mbrojtur, apo për të pasur një strategji të veprimit në të gjitha temat. Njësoj ka qenë edhe kur është trajtuar tema e dialogut. Ka gjithmonë reaktivitet, nuk ka proaktivitet. Kërkesa ime për ministrin e Shëndetësisë është që urgjentisht t’i marrë të gjitha të dhëna, fatmirësisht ka të dhëna të mjaftueshme në të gjitha platformat ndërkombëtare për këtë virus, pra për virusin Omicron, që të krijojë një strategji proaktive në raport me këtë virus, që siç po shihet është shumë më depërtues, shumë më vdekjeprurës dhe prek edhe moshat e reja. Nuk po ndalem në procesin e vaksinimit, as të menaxhimit të deritanishëm, por po ju kërkoj, duke qenë se politika juaj ka qenë reaktive në gjithçka, e vonshme në gjithçka, ju lutem që ta trajtoni këtë temë seriozisht dhe të keni një pozicion shumë proaktiv, në mënyrë që ta tejkalojmë edhe këtë situatë sa më mirë. Faleminderit! |
20/01/2022 | Energji |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kuvendi i Kosovës po e nis sesionin pranveror me një situatë dhe me një krizë energjetike, e cila
ka rrezik ta sjellë vendin,
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës po e nis sesionin pranveror me një situatë dhe me një krizë energjetike, e cila ka rrezik ta sjellë vendin, Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në bankrot total. Kryetarja e Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, kolegia Kusari Lila, e bëri një analizë të shteteve të rajonit që mund të them me pasaktësi të shumta, Maqedonia e ka rritur vetëm për 9% çmimin e energjisë energjetike. Shqipëria shumë herët ka nisur të diskutojë për krizën energjetike, përderisa Kosova paguan 21 euro për një orë kilovatë, një euro më shumë paguan Britania e Madhe dhe paguan më shumë se Italia. A jeni në mend çka jeni duke folur? A e dini në çfarë situate është Kosova dhe në çfarë rrethanash do ta sillni Kosovën në qoftë se e miratoni tarifën e ZRRE-së? Zonja dhe zotërinj qytetarë të Kosovës, Shikoni këtë tabelë, kategoria E dhe kategoria D që do të shpenzojë mbi 800 kilovatë në orë, respektivisht mbi 1000 kilovatë në orë, janë 200 mijë familje, janë një milion banorë të Kosovës, këta do të paguajnë për të gjithë ata që shpenzojnë deri 600 kilovatë. A e dini se qytetari i Kosovës paguan katër herë faturën e energjisë energjetike: një herë paguan faturën e KEDS-it, herën e dytë e paguan subvencionin që shteti, kjo qeveri jep 75 milionë euro, herën e tretë paguan për gjithë ato familje dhe të gjithë ato amvisëri që shpenzojnë deri në 600 kilovatë dhe herën e katërt paguajnë për qytetarë serbë të veriut, që nuk janë këtu, katër fatura i paguan populli i Kosovës. Tutje, a bën të na tregojë kryeministri i Kosovës si është e mundur të dilet në 2019 dhe të thuhet ‘rryma, qytetarë të Kosovës, është shtrenjtë’ dhe pastaj të thuhet ‘rryma është lirë’ dhe një ditë pasi që deklarohet rryma është lirë, KEDS-i të kërkojë prej ZRRE-së t’i ngritë tarifat, mbi çfarë logjike? Ministrja e Ekonomisë thotë ‘ZRRE-ja politikisht nuk e ka rritur çmimin e energjisë’, nënkupton që ju politikisht e keni zgjedhur Bordin dhe politikisht po i rritni çmimet, në çfarë forme? Pastaj, si është e mundur që një parti që pretendon të jetë majtë, një parti që proklamon mirëqenie qytetare, të mbrojë korporatat dhe operatorët privatë. Operatori privat e ka strategjinë e vet ajo që quhet ‘risk menaxhment’, menaxhimin e riskut. Ju lutem, ne e kemi një situatë shumë të rëndë në Kosovë me energjinë. Një situatë që nuk do të kalojë me një vendim tuajin. Subjektet politike opozitare, qytetarët do të protestojnë për ta ndalur këtë vendim. Kërkesa jonë është qysh jemi bashkuar për rezolutën për referendumin kushtetues serb në Kosovë, të bashkohemi sot, të nderuar deputetë, ta ndihmojmë edhe Qeverinë, ta votojmë një rezolutë, ku kërkojmë prej ZRRE-së që është trupë e jona, është trupë e Kuvendit, që të mos bëjë këtë diskriminim, për shkak se kjo tarifë është diskriminuese, është për disa qytetarë të paguajnë 150%, do të thotë, fatura që është 58 euro të paguhet 109 euro, fatura që është 47 euro, të paguhet 74 euro. Pra, kjo tarifë do të bie në momentin kur të ankimojmë dhe këtë ankimim do ta bëjmë edhe me protestim, po edhe me të gjitha rrugët ligjore. Andaj, ju lutem, kryeministër, mos e shtyni këtë tarifë, të vendosim këtu, e obligojmë ZRRE-në të bëjë një tarifë tjetër, të bëjë një zgjidhje tjetër dhe mos na e bëni këtë ngritje të çmimit të energjisë mbi supe të qytetarëve të Kosovës, po ta bëjmë këtë gjithandej pa e rënduar gjendjen ekonomike, duke e ditur se qe tre vjet nuk janë rritur pagat, duke e ditur se Ligji i pagave nuk do të vijë edhe një kohë të gjatë dhe duke e ditur që inflacioni dhe ngritja enorme e çmimeve e ka marrë situatën më të rëndë të mundshme. Faleminderit! |
09/02/2022 | Administratë |
Faleminderit, nënkryetare!
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot dua ta ngre një shqetësim, që mendoj se është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për
deputetët, po në veçanti për të gjithë zyrtarët publikë, pra për administratë
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! Të nderuar deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot dua ta ngre një shqetësim, që mendoj se është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për deputetët, po në veçanti për të gjithë zyrtarët publikë, pra për administratën e shtetit. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike më 9 dhjetor të vitit 2021 ka përfunduar konsultimin publik në platformë për një ndër projektligjet më të tmerrshëm që mund të miratohet në një Qeveri, atë të inspektimit administrativ. Ky projektligj, i cili nuk di as Qeveria ta sqarojë, jam i bindur se as deputetët e Vetëvendosjes, e askush tjetër, është vendosur prioritet para ndryshimeve të domosdoshme që kërkohen në Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, në amendamentimin e Ligjit për zyrtarët publikë, në miratimin e Ligjit të pagave dhe në paketën e reformës të agjencive ekzekutive dhe të gjitha temave të tjera që kanë qenë në plan-programin edhe politik të Vetëvendosjes, po edhe qeverisës të Qeverisë Kurti. Tash, shikoni çka ka ndodhur. Nëse analizohet Ligji për Inspektoratin Administrativ, aty nuk kemi asgjë të bëjmë me disiplinim, as me llogaridhënie, as me përgjegjësi, po ka të bëjë me një ligj për një regjim autoritar, i cili e shantazhon, e shtyp dhe, mbi të gjitha, i jep presion politik zyrtarit të shtetit. Shikoni veç në çfarë situate kemi ardhur. Këto organograme janë të inspektorateve të ndryshme që i ka shteti, respektivisht administrata shtetërore. Ky punim, domethënë ky fajl që është në përdorim tuajin, cilido deputet ta marrë e ta shikojë, ky është fajli i punës 15-mujore, sa kam qenë unë dhe 6-mujore të Qeverisë, të ministres së Tregtisë, që është bërë me Bankën Botërore për reformat në fushën e inspektimeve. Unë dhe grupi ynë parlamentar e kemi mbështetur Qeverinë Kurti në miratimin e Ligjit të inspektimeve dhe tash vjen një ligj tjetër për inspektime... Mbi krejt reformën, se dikush ka thënë duhet vendosur inspektorët e regjimit, të shkohet t’u hyhet njerëzve në zyrë, t’u hyhet njerëzve në departamente, të interferohet në një sistem të estalishtuar qe njëzet vjet. Qe njëzet vjet është ndërtuar një sistem ku një punëtor e ka një shef, shefi e ka një drejtor të departamentit, departamenti e ka sekretarin, ku këtu rregullohet disiplina dhe përgjegjësia dhe llogaridhënia e një zyrtari të shtetit, këta zotërinjtë duan të bëjnë inspektorat administrativ, që shkon në Komunë të Dragashit i hyn në zyrë me instruksione politike, se nuk guxon të shkojë as në komuna të Vetëvendosjes e as në ministri ku udhëheqin ministrat e Vetëvendosjes të tentojnë të disiplinojnë. Ky nuk është disiplinim. Ky është shantazh i drejtpërdrejtë. Unë kërkoj nga kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, qe ku po ia lë fajllin. Është fajll transparent. Merreni, shiheni kushdo prej deputetëve, këtu e keni. Të bisedoni me ministrat e juaj, me zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimi, të bisedoni me ministren e Tregtisë, të shihet si është e mundur që krejt kjo reformë, krejt këto janë inspektorat, krejt këto departamente janë departamente të inspektimeve që janë bërë. Qeveria Kurti e ka miratuar ligjin dhe do të thotë i ka futur në një fushë, në një inspektim të centralizuar dhe tash paralelisht me krejt këtë reformën e inspektimeve që e ka bërë Qeveria Kurti, i hyn një inspektorat tjetër të inspektojë këta inspektorate. Hapini sytë, kërkoj prej juve që mos ta sillni këtë. Kërkoj prej grupi parlamentar, për shkak se, ne siç po shihet, nuk po mund t’i kalojmë. Kërkoj prej juve ta ndalni. Kushdo që e ka udhëzuar Qeverinë, kushdo që e ka udhëzuar ministrin, e ka udhëzuar ta qes me të vërtetë në mina. Jeni duke rënë në mina tuaja, jo në mina tonat. Faleminderit! |
22/02/2022 | Siguri |
Faleminderit, kryetar!
Po e shfrytëzojmë rastin se janë dy tema të rëndësishme që lidhen me mirëqenien e qytetarëve,
edhe që është kryeministri këtu.
E para lidhet me pagën minimale. Ne kemi parë që dje ka ndodhur një tryezë dhe konkluzionet
apo aj
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Po e shfrytëzojmë rastin se janë dy tema të rëndësishme që lidhen me mirëqenien e qytetarëve, edhe që është kryeministri këtu. E para lidhet me pagën minimale. Ne kemi parë që dje ka ndodhur një tryezë dhe konkluzionet apo ajo çka është raportuar bie ndesh me atë si është gjendja sot në Kosovë. Sipas nenit 57 të Ligjit të punës, përcaktimi i pakës minimale bëhet mbi koston e shpenzimeve jetësore. Pra, në qoftë se do të fillojmë të diskutojmë që paga minimale të burojë prej diskutimit për Kontratën kolektive dhe Ligjin e punës, harro se do të mund ta sjellësh një vendim për ta ngritur pagën minimale. E dyta, diskutimi në tryezë është lidhur me përcaktimin fillimisht të pagës mesatare dhe pastaj minimale, që mendoj që është qasje e gabuar, kryeministër. Andaj, kërkesa jonë si grup parlamentar është që paga minimale në sektorin privat që bazohet në Ligjin e punës, në nenin 57 përcaktohet me koston e shpenzimeve jetësore, të nisë nga 400 euro, për shkak të çështjeve dhe problemeve, në qoftë se i shohim programet tona politike, edhe të Vetëvendosjes, edhe të LDK-së, edhe të opozitës, do të thotë para një viti ka qenë paga minimale 250-300, duke e parë rritjen mendoj që paga minimale në sektorin privat duhet të nisë nga ky prag. Te Ligji i pagave, kryeministër, po e ngre alarmin në dy çështje. Nuk ka filluar për informatën tuaj në Qeverinë tuaj konsultimi paraprak në organizata buxhetore. Në mungesë të konsultimit paraprak, nuk mund të kalojmë në konsultimin publik, në platformën e konsultimit publik, ku sindikatat dhe organizatat buxhetore i prezantojnë qëndrimet e tyre dhe 19 si janë afatet kohore, 15 ditë pune i ke për konsultimin platformë, që nënkupton tri javë dhe pastaj konsultimi i organizatave buxhetore nuk është diskutuar dhe nuk dihet vlera e koeficientit, siç e thatë edhe ju. Në mungesë të kësaj transparence, çështja ime është kjo: a jemi duke e mashtruar zyrtarin publik dhe të punësuarin në sektorin privat, apo nuk jemi duke ditur të mbërrijmë si Kosovë te ky ligj, kjo është çështja që duhet ngritur. Te dy çështjet që u diskutuan, tek Enisi, deputeti turk. Ne si grup parlamentar dhe subjekt politik e dënojmë gjestin që ka ndodhur në Prizren dhe nuk duhet të lejojmë që raportet tona miqësore t’i prishim për gazsjellës me Amerikën e për një incident të vogël në Prizren me shtetin mik të Turqisë. Sa i përket çështjes që e ngriti nënkryetari i Kuvendit dhe kryetari i komisionit, pa dyshim atë që e tha edhe kryetari i komisionit është një temë tepër e rëndësishme që ne nuk guxojmë të rrimë të heshtur. Dy elemente duhet pasur parasysh. Politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëndrimin amerikan në këtë temë, të mos dalim ne ‘para bige’, e para. E dyta, e shihni se na është ka luajtur loja gjoja se po shkojmë a po duam të dërgojmë luftëtarë në Ukrainë. Ne duhet të jem të qëndrueshëm si shtet, kemi një ligj, në aspektin ndërkombëtar, në aspektin e sigurisë politike të jashtme, këto tema ne e përcjellim Amerikën dhe kaq. Nuk kisha shkuar pa pasur një koordinim me faktorin ndërkombëtar, me grupet parlamentare të diskutohet veç të vendosim diçka që nesër mund të na kthehet kundër dhe të bëhet temë pa kurrfarë nevoje. Faleminderit! |
19/05/2022 | Energji |
Faleminderit nënkryetare! Të nderuar deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës tash e një vit vazhdon të prodhojë kriza si në nivelin politik, ashtu edhe ekonomik dhe mbi të gjitha vazhdon të krijojë krizë të mirëqenies së qytetarëv
Lexo më shumë
Faleminderit nënkryetare! Të nderuar deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës tash e një vit vazhdon të prodhojë kriza si në nivelin politik, ashtu edhe ekonomik dhe mbi të gjitha vazhdon të krijojë krizë të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe t’i varfërojë ata. Po e fillojmë në radhë të parë me vendimet antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat Qeveria i ndërmori më herët dhe për të cilat nuk e dëgjoi në asnjë moment as debatin parlamentar, as kërkesat e opozitës e as kërkesat e drejtpërdrejta tonat të grupit parlamentar. Vendimi i fundit i Apelit vërteton se kauza jonë, kërkesa jonë për të mos ngritur tarifat, kërkesa jonë ndaj ZRRE-së që të mos veprojë me ngritje të rrymës vërtetoi që ka qenë e saktë dhe e drejtë. 9Tani, çka kemi përpara? Kemi një dëm jashtëzakonisht të madh. Kemi ndarë njëqind milionë euro nga buxheti i Kosovës që ka mundur të shkojë në investime kapitale, përderisa i kemi vendosur qytetarët që të paguajnë tarifa me çmime të rrymës për të cilat cent më cent do të duhet t’u kthehen qytetarëve. Mbi këtë bazë, dëmi shkon e bëhet edhe më i madh. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave te qytetarët dhe cila do të jetë tarifa ligjore kushtetuese që do të vijë më tej? E dyta, ka të bëjë drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve, me Ligjin e pagave, me pagën minimale dhe me Trustin. Ligji i pagave tash e tri herë që është në agjendën legjislative nuk vjen në Kuvend. Nesër ka paralajmërim të grevave për kërkesën e Ligjit të pagave. 81 mijë zyrtarë publikë kërkojnë nga Qeveria që të ketë veprim dhe është një heshtje klasike. Nuk ka asnjë veprim. Nuk ka asnjë shpjegim dhe nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit se kur do të vijë ky ligj. Te paga minimale, veprimi i fundit në Kuvend ka treguar se Qeveria nuk synon ta ngrejë pagën minimale, po në fakt ta stërzgjasë këtë proces dhe, mbi të gjitha, ta lërë sektorin privat pa i marrë njëqind eurot e tyre, të cilat i kanë në dispozicion nga vendimi i fundit i Qeverisë. Asnjë person që punon në sektorin privat nuk ka arritur të marrë pagesën prej njëqind eurosh. Së fundi, ajo që vazhdon të jetë kërkesë e përbashkët e opozitës dhe që është imperativ i kohës lidhet drejtpërdrejt me Trustin. Të nderuar deputetë, Tani as në Kryesi dhe edhe në Komisionin për Buxhet e Financa është bllokuar Trusti. Është tepër me rëndësi që sa më shpejt ky ligj të vijë në Kuvend, të merremi vesh, të votojmë dhe paratë e qytetarëve, të kontributdhënësve të kalojnë te qytetarët. Ju faleminderit! |
14/04/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot, dua t’i shtroj dy çështje që lidhen me konstatimet e Qeverisë se në Kosovë është duke lulëzuar zhvillimi ekonomik. Se në K
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot, dua t’i shtroj dy çështje që lidhen me konstatimet e Qeverisë se në Kosovë është duke lulëzuar zhvillimi ekonomik. Se në Kosovë është rritja më e madhe ekonomike. Se në Kosovë masat që po i merr Qeveria janë ato që reflektojnë një trend të zhvillimit ekonomik, të cilin përgjatë këtyre muajve na u kanë dhënë edhe në forma numerike. Unë i kam disa pyetje. E para, ju keni marrë një vendim për një masë shtesë prej 100 euro, që në një rrethanë ka qenë edhe qëndrim i yni dhe ne e përshëndesim ti të tillë, por pyetja e vërtetë duhet të jetë, sa do të zgjasë kjo mbështetje? A ka qenë kjo një mbështetje si një instrument politik i një manipulimi të Qeverisë në raport me një situatë të rëndë ekonomike dhe të krizës apo është një plan mirë i menduar, sistematik, që do të ndodhë muaj pas muaji. E them këtë, sepse nëse ndodh muaj pas muaji, kjo nënkupton që në qoftë se ju nuk do të mund ta sillni edhe Ligjin e pagave, mirëpo edhe një vendim më të saktë në raport me pagën minimale, do të duhej që për pesë muaj t’i jepni 500 milionë euro. Pra, duhet kryeministri ta japë një sqarim në këtë temë. E dyta, ne kërkojmë nga Qeveria që të reflektojë seriozisht në raport me një kërkesë legjitime, e cila është ngritur nga deputeti Haxhiu dhe e cila është mbështetur nga shumica dërmuese e 8deputetëve, dhe që lidhet me trustin. Një qëndrim të saktë të Qeverisë, të kryeministrit duhet ta dëgjojmë, nuk e kemi dëgjuar deri më tani sa i përket trustit. Ne mendojmë se janë pjekur kushtet që të kalojmë ligjin, i cili do të mundësojë tërheqjen e një pjese të trustit, duke qenë se Qeveria nuk është duke vepruar për të ndihmuar qytetarët me veprime të tjera që lidhen me lehtësimin e gjendjes së rëndë të qytetarëve të Kosovës. E treta, ministri i Punëve të Brendshme u larguar, nuk u përgjigj në pyetje rreth reformës sa i përket Ligjit të pagave. Unë po e shoh që nganjëherë kjo po ju duket edhe shaka edhe po qeshni, po ju qeshni se jeni në pozicione të fuqishme duke e udhëhequr sot shtetin edhe me 50% në Kuvend, mirëpo edhe me një Qeveri të plotë që e udhëhiqni ju zoti Kurti dhe ministrat tuaj, a ka mundësi të dilni dhe ta jepni një përgjigje pak më të saktë dikush prej jush, pse kur e keni vendosur në agjendën legjislative, një herë, dy herë, tri herë, nuk i keni arritur qëllimet, datat që i keni përcaktuar dhe a keni ndonjë datë rreth kësaj teme apo keni hequr dorë prej kësaj teme? Në qoftë se keni hequr dorë, tregoni, dhe ne nuk e shtrojmë këtë çështje. Atëherë, e nisim ne një nismë legjislative në Kuvend. Po duke mos dashur të bëjmë punë të dyfishtë dhe duke dashur që këtë ligj me mirëkuptim ta kalojmë, atëherë ju lutem, dilni dhe tregoni qytetarëve të Kosovës. E fundit i nderuar kryeministër, lidhet me një situatë absurde që sikur t’i kishte ndodhur një qeveri tjetër, që Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik të bllokohet që 1 vit e një muaj, të bllokohen diku rreth 450 milionë euro për investime kapitale në organizata buxhetore si komunat, mirëpo edhe në organizata të tjera buxhetore, besoni, do ta bllokoni shtetin. A jeni në dijeni zoti kryeministër, që sipas informatave që ne i kemi, diku janë mbi 70 tenderë njëburimor që i keni dhënë. A mund ta japësh një përgjigje, pse jepni tenderë? Pse e kaloni Organin Shqyrtues të Prokurimit, por vazhdoni me tenderime njëburimore? Pse? Dhe e dyta, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, që 1 vit e një muaj nuk po mund ta zgjidhni një bord bre. Nuk jemi duke ua kërkuar as politikë e as apolitikë, zgjidhni njerëzit. Në mungesë të Autoritetit të Konkurrencës po lëvizi çmimi i derivateve dhe qytetari i Kosovës po dëmtohet. Për çfarë arsye? A edhe këtu do ta bëni? A keni manipulim apo agjendë? A po më mirë është të thuhet, jemi të pazotë, krejt është në rregull. Por, të na sillni në një situatë kur për 1 vit e një muaj të mos mund ta krijoni një Bord të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të mos e funksionalizoni Autoritetin e Konkurrencës, të mos e merrni asnjë vendim jetik, siç është Ligji i pagave, nuk është asgjë tjetër veç pazotësi që ta udhëhiqni shtetin e Kosovës. Faleminderit! |
07/04/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Kabinet qeveritar, Arsyeja pse sot jam para jush lidhet drejtpërdrejt me një temë, e cila është detyra jonë primare në Kuvend dhe lidhet ngushtë me agjendën legjislati
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Kabinet qeveritar, Arsyeja pse sot jam para jush lidhet drejtpërdrejt me një temë, e cila është detyra jonë primare në Kuvend dhe lidhet ngushtë me agjendën legjislative që Qeveria e Kosovës e ka sjellë te ne. Letërnjoftimi dhe imazhi kryesor i një Qeverie sa është e suksesshme apo e dështuar është zbatimi i dokumenteve, të cilat i bën vetë, dhe një ndër këto dokumente është edhe agjenda legjislative, e cila ishte plotësisht e dështuar në vitin 2021, kjo edhe mund të falet për shkak se Qeveria u mor në mars apo në prill, filloi punën e vet, mirëpo sot në prill dhe të prezantohen 27 ligje, në periudhën janar-mars, dhe të sillen vetëm 9 ligje, ndërsa 18 prej tyre të mos jenë askund, është dështimi, është turpi, është mosefikasiteti i një qeverie. Të nderuar ministra, se s’qenka këtu as kryeministri, as kurrkush, dhe i nderuar kryetar i Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje Kosovën e ka marrë me çelësa në dorë, e ka marrë me 2,1 miliardë euro, me 117 njohje, me ushtri e me Polici, e ka marrë me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që shpallja e pavarësisë është e drejtë, e ka marrë me konsolidim të Policisë dhe populli kërkon prej tyre t’i kryejë këto punë, që po thotë “unë do t’i kryej”. Asnjë ligj që prek jetën e qytetarit, të nderuar ministra, nuk e keni bërë. Ligjin për zonat ekonomike e ke pasur, ministre, më 1 mars. Nuk ka pasur zor, asnjë prej neve s’të ka thënë “qitjani marsin e kryene”. Edhe zonat ekonomike janë instrumenti kryesor i punësimit në komuna. Tjetri ministër e ka Ligjin për partneritet publiko-privat më 15 mars. Ku është ai ligj? Nxitja dhe mbrojtja e investimeve është më 31 mars. Ligji për paga është në fund të marsit, Ligji, amendamentimi i zyrtarëve publikë, që është instrument për të kaluar Ligjin për shërbim të jashtëm dhe diplomaci, nuk është askund. E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë, të kthehemi 20 vjet. Bëni ju çfarë kemi bërë për 20 vjet. Bëni ju dy autostradat që i keni gati, kryejini autostradat që janë nisur, kryeni rrugët. Lërini fjalët, kthejuni punës, bjerini këto ligje që e përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe u them kolegëve të mi deputetë, jeni deputetë, i keni marrë votat, 24 ligje me vota të Aleancës i kemi kaluar në një seancë, Ligjin për shtyrjen e krizës energjetike për 60 ditë dhe për 30 ditë e keni prej neve. Kryejeni, more, punën tuaj, lërini 20 vjetët. Faleminderit! |