Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
26/04/2021 | Punë të Brendshme |
Ora policore është logjikë e kontrollit, jo logjikë e mbrojtjes së shëndetit
publik.
Po i vendosim policët si kujdestarë politikë, po i maltretojmë pa asnjë efekt. Largojeni orën
policore dhe lejojeni qarkullimin e lirë!
Ora policore është logjikë e kontrollit, jo logjikë e mbrojtjes së shëndetit publik. Po i vendosim policët si kujdestarë politikë, po i maltretojmë pa asnjë efekt. Largojeni orën policore dhe lejojeni qarkullimin e lirë! |
22/07/2021 | Infrastrukturë |
Mirëmëngjesi, të nderuar deputetë!
Kabinet qeveritar,
Qytetarë të Kosovës,
Media,
Po ashtu, vëllezër e motrat tona nga diaspora që janë sot me neve.
Sot unë i kam dy pyetje dhe dilema shqetësuese që janë të pranishme në vendin tonë për disa
ditë.
Lexo më shumë
Mirëmëngjesi, të nderuar deputetë! Kabinet qeveritar, Qytetarë të Kosovës, Media, Po ashtu, vëllezër e motrat tona nga diaspora që janë sot me neve. Sot unë i kam dy pyetje dhe dilema shqetësuese që janë të pranishme në vendin tonë për disa ditë. E para ka lidhje me taksën 5 euro. Të gjithë e dimë, e di edhe opinioni publik që këtë kontratë nuk e kanë nënshkruar ministrat as Abrashi, as Abdixhiku, as ministri Lekaj, por po thuhet që as 9 ministri prezent s’e ka nënshkruar këtë kontratë. Është enigmatike dhe është e nevojshme të sqarohet se kush e ka nënshkruar këtë kontratë që lidhet me taksën 5 euro, a është ligjore dhe pse pikërisht 5 euro. Kur e dimë që kemi një gjendje të rënduar ekonomike e sociale të qytetarëve të shtetit tonë. Pra, kjo është një barrë e rëndë për qytetarët e vendit dhe meqë nuk po dihet kush e ka nënshkruar, ju lutem që për hir të korrektësisë, largoni këtë taksë, e cila nuk mund të njihet ndryshe veçse vjedhje e pastër dhe ligjore e shtetit ndaj qytetarëve. Pyetja e dytë është për ministrin e Bujqësisë, për subvencionet. Ministër, a mund të di çka ka ndodhur me subvencione dhe grantet e fermerëve, a je interesuar dhe pse e ndalove ndihmën për ta, është viti i parë pas lufte që njerëzit nuk kanë aplikuar, bujqit, për grante që ishte dashur të shpërndahen grantet dhe subvencionet për ta. Ju jeni ardhur për barazi, kjo nuk po duket që është barazi. Është mirë që po arrestohen keqbërësit, mirëpo bujqësia nuk bën të lihet në mëshirën e fatit, madje edhe në kohën kur ka pasur vërshime, breshër dhe dëme të tjera. Zoti ministër, unë ty të kam pritur të të shoh me çizme duke i vlerësuar dëmet dhe duke u ndihmuar, mirëpo ty, si duket, po të pëlqen zyra, asistentët e veturat e këto që po i bën. Në këto pyetje kam qejf të më përgjigjen ministrat, as ju shokët këtu që jeni përballë, po as zoti Hegel, po ju dy më kallëzoni saktë çka ka ndodhur me këto sende. |
02/08/2021 | Mjedis |
Të nderuar deputetë,
I nderuar kryetar,
Unë së pari e falënderoj Qeverinë për sukseset në Japoni që i kanë sjellë tri medalje Kosovës,
edhe trajnerit gjithashtu.
12
Unë e kam një shqetësim me keqpërdorimin e ujit që po ndodh gjithkund nëpër Kosovë,
Lexo më shumë
Të nderuar deputetë, I nderuar kryetar, Unë së pari e falënderoj Qeverinë për sukseset në Japoni që i kanë sjellë tri medalje Kosovës, edhe trajnerit gjithashtu. 12 Unë e kam një shqetësim me keqpërdorimin e ujit që po ndodh gjithkund nëpër Kosovë, ka rajone të tëra që nuk kanë ujë të pijes këto ditë të nxehta. Ishte dashur Qeveria që të merret me këtë punë, ose ministria, ndoshta që menaxherët e ujërave në Kosovë të trajtohen sikur këta të subvencioneve tash së fundi, sepse Kosova ka ujë mjaft, mirëpo shumë fshatra, e sidomos në Banjë të Istogut, ku gjithçka është funksionale, mirëpo njerëzit nuk kanë ujë për pije. Shqetësim tjetër janë zjarret nëpër male dhen po ju bëj pyetje, a janë në gjendje të reagojnë dhe t’i ndalin. Temperaturat e larta do të jenë prezente edhe për një kohë, ato janë lajmëruar në Rugovë, po edhe në Suharekë së fundi, por mundet edhe diku tjetër, kishte qenë mirë që qeveria të ketë angazhim edhe për këtë temë. Gjithashtu, bëj apel te ngasësit e veturave që të kenë kujdes në këto ditë të nxehta, sepse tragjeditë familjare tanimë janë bërë të përditshme, të kenë kujdes që të mos vijmë në një situatë që për çdo ditë të ketë aksidente dhe shkelje të njerëzve nëpër rrugë. Faleminderit! |
06/08/2021 | Mjedis |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Është aktuale kjo çështja me zjarret nëpër Kosovë. Kemi folur shpesh për zjarrfikësit, për AMEnë, por për zjarrfikësit nuk mjaftojnë tash fjalë. Duhet ndihmë direkte nga Qeveria. Për shembull,
statusi, paga,
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, Është aktuale kjo çështja me zjarret nëpër Kosovë. Kemi folur shpesh për zjarrfikësit, për AMEnë, por për zjarrfikësit nuk mjaftojnë tash fjalë. Duhet ndihmë direkte nga Qeveria. Për shembull, statusi, paga, shtimi i numrit të zjarrfikësve, po ashtu edhe pajisjet e reja. Kur nuk ka organizim dhe kur nuk ka menaxhim, kur nuk ka pajisje dhe profesionalizëm, mjafton të ndalet zjarri, nuk ka nevojë të bëhen heronj zjarrfikësit. Problem tjetër është keqpërdorimi i ujërave, po edhe keqmenaxhimi i ujërave nëpër Kosovë dhe është çështje emergjente që duhet marrë me këtë punë. Faleminderit! |
04/10/2021 | Punë të Brendshme |
I nderuar kryetar,
Të nderuar deputetë,
Ne posa kemi dëgjuar për këtë operacion, duke menduar që është me të vërtetë në të mirë të
Kosovës, menjëherë kemi dalë në përkrahje të Policisë së Kosovës, shtetit të Kosovës, të
Kosovës. Dhe, çfarë doli nga k
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë, Ne posa kemi dëgjuar për këtë operacion, duke menduar që është me të vërtetë në të mirë të Kosovës, menjëherë kemi dalë në përkrahje të Policisë së Kosovës, shtetit të Kosovës, të Kosovës. Dhe, çfarë doli nga kjo? Serbia ka dalë nga kjo situatë shumë mirë, sepse për një koncesion nëse herën e parë ka marrë privilegje të tjera, tash për të njëjtin koncesion të moçëm po merr koncesione të reja. Serbia u tregua në sy të BE-së si faktor i ruajtjes së paqes pa dhënë asnjë gjë, e tash topi është në anën e Kosovës për koncesion. Në këtë kontest janë riaktivizuar çështja e asociacionit, mungesa e çelësit etnik në rastin e dënimit të ish-ministrit serb për çështjen e Reçakut dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për implementimin e vendimit gjyqësor në pronat e Kishës së Deçanit. Serbia e mati pulsin e një intervenimi të mundshëm ushtarak në komunat veriore të Kosovës. Serbia ua bëri me dije, edhe NATO-s, edhe çdokujt, se një intervenim i ri i njësive speciale në Kosovës do të ketë kundërpërgjigje. Po ashtu, janë riorganizuar strukturat paralele dhe do të marrin veprime shumë më të koordinuara, sepse ndihen fituese dhe është ngritur besimi i tyre ndaj Vuçiqit. Kosova mund ta konsiderojë fitore të Pirros implementimin e Marrëveshjes së 2015-tës, sepse e ka fjalën “reciprocitet” në të dhe kjo i duhet Albin Kurtit për zgjedhje lokale. Kosova e ka fituar një përkrahje të butë dhe të vonshme publike nga Eskobar se Kosova ka të drejtë në reciprocitet në targa. Kosova e ka thelluar besimin e BE-së, e posaçërisht të SHBA-ve, se ne jemi partner i paparashikueshëm dhe i pabesueshëm. Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me targat tjera, RKS, KM, PR, PZ, e tjera. Mbi të gjitha, Njësia Speciale e Kosovës pa fajin e saj është humbësi më i madh në këtë tregim, sepse misioni për të cilin janë dërguar atje ka dështuar në tërësi. Së pari është ekspozuar në tërësi potenciali i saj, kanë duruar fyerje dhe poshtërim verbal si asnjëherë më parë dhe kjo e dobëson në masë të madhe ndikimin e saj dhe frikën si mekanizëm ligjor i forcës. Sikur të ishte kryeministri këtu, por s’po i bëj pyetje këtij, Policia Speciale a ka nevojë për leje nga KFOR-i për të shkuar në veri apo jo? Tani, pas fitores a shkon Policia e Kosovës në veri sa herë që ka nevojë që të zbatohet ligji? Dhe, a ka operacione të tjera më shpejt? Faleminderit! |
22/02/2022 | Punë të Brendshme |
: I nderuar kryetar,
Të nderuar deputetë,
Unë sot jam në foltore për një kërkesë dhe për një shqetësim të thjeshtë, do të thotë kërkoj të
hiqet ora policore. Ora policore nuk po ndihmon në zhdukjen e pandemisë, nuk po e ndihmon
menaxhimin e mirë të
Lexo më shumë
: I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë, Unë sot jam në foltore për një kërkesë dhe për një shqetësim të thjeshtë, do të thotë kërkoj të hiqet ora policore. Ora policore nuk po ndihmon në zhdukjen e pandemisë, nuk po e ndihmon menaxhimin e mirë të pandemisë, masat nuk po i respekton askush, për më keq, po e dëmton konceptin e sigurisë publike. Të gjitha vendet e botës i kanë hequr këto masa, edhe ne duhet shkuar kah ajo. Nuk ka nevojë në emër të masave kundër pandemisë policia tërë ditën ndal dhe kontrollon njerëz për armë pa leje. Do të thotë, kërkoj që këto të hiqen, sepse nuk ka kuptim. Shqetësim tjetër janë testet për regrutimin e policëve të rinj. Ne zyrtarisht kemi nivelin më të ulët të arsimit, kurse testet kërkojnë një nivel të lartë intelektual për ta kaluar atë test. Këta djem edhe vajza të Kosovës po konkurrojnë për policë të Kosovës, jo për Akademi të Shkencave. Duhet këqyrur, ky është veç në proces tani, mirëpo duhet të hetohet e të shikohet pse është bërë në këtë formë kjo punë. Faleminderit! |
24/02/2022 | Drejtësi |
I nderuar kryetar,
Të nderuar kolegë deputetë,
U tha këtu disa herë, por nuk është e tepërt edhe një herë që si Kuvend, por edhe në cilësinë e
kryetarit të Komisionit Parlamentar të Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë të dënojmë fuqishëm
sulmin e dre
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, Të nderuar kolegë deputetë, U tha këtu disa herë, por nuk është e tepërt edhe një herë që si Kuvend, por edhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë të dënojmë fuqishëm sulmin e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Pa ngritur panik të madh, por duke qenë serioz si shtet e komb, duhet të reagojmë qartazi në formë institucionale, duke e dënuar këtë agresion të çmendur. Bota demokratike në krye me SHBA-në duhet të reagojë fuqishëm para se të ndodhë katastrofa humanitare. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Për më shumë ky akt duhet të na vetëdijesojë neve si Kuvend e deputetë për të forcuar dhe mbështetur institucionet tona të sigurisë. Kolegë dhe qytetarë të Kosovës, S’ka shtet pa ushtri, sikurse nuk ka ekonomi dhe prosperitet pa siguri. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të bjerë në Parlamentar ligjin për fondin për ushtrinë, do të thotë Ligjin për Fondin për Mbrojtjen e Kosovës, si dhe të përshpejtohet dhe të bëhet strategjia nacionale e sigurisë. Faleminderit! |