Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
26/05/2022 | Ekonomi |
I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti Konjufca, I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Dje në Komisionin për Buxhet u diskutua gjerë e gjatë Projektligji i Trustit, i cili u lejon qytetarëve tërheqjen e 30% të vlerë
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti Konjufca, I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Dje në Komisionin për Buxhet u diskutua gjerë e gjatë Projektligji i Trustit, i cili u lejon qytetarëve tërheqjen e 30% të vlerës së kursimeve dhe fatkeqësisht nuk mori miratimin e komisionit, e kjo për besë është shumë keq, sepse është tema më aktuale dhe që qytetarët i kanë sytë të drejtuar nga Kuvendi dhe Qeveria dhe spektri politik i vendit. Çka është e vërteta, Vetëvendosja ka ardhur në pushtet duke marrë shumicën e votave të qytetarëve duke u premtuar mirëqenie, jetë të dinjitetshme, ku Qeveria do të jetë pranë qytetarit në çdo moment. Muajt e fundit nga terreni me takimet me qytetarë realisht po shohim që ata janë lodhur nga trendi i rritjes së çmimeve të secilit produkt e shërbim në vendin tonë. Pra, qytetarët janë keq dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit, sepse po sfidohen në çdo moment. Me sinqeritet ju them që lëreni krenarinë anash, lëreni anash ndjenjën e fituesit apo lëreni anash edhe inatet politike që kjo iniciativë nuk është ide apo plan i Qeverisë në pushtet. E rëndësishme është që kjo ide është e duhur dhe u ndihmon shumë qytetarëve në jetën e tyre. Besoni që qytetarëve është mirë t’u kthejmë shpresën, është e nevojshme të ndalim trendin e ikjes, ku çdo i dyti qytetar po planifikon apo është duke tentuar të ikë nga Kosova. Pra, t’i bëjmë krenarë ata që na votuan me votën e tyre, e që ne jemi në Kuvend si përfaqësues të tyre. E në këtë moment më të mirin mund ta bëjmë nëse u lejojmë atyre të tërheqin 30% të vlerës së Trustit. E di që edhe brenda shumicës në Kuvend kolegëve që udhëheqin me Qeverinë e kanë kuptuar rëndësinë dhe vlerën se çka do të thotë tërheqja e 30% të Trustit për shumë qytetarë e familje kosovare. Por që për ikës arsye nuk e përkrahin me votë, por besoni që janë disa gjëra që dalin mbi politikën ditore dhe interesat partiake të secilës parti. Prandaj, në emër të qytetarëve që përfaqësoj, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallime politike, ju lutem dhe ju bëjë thirrje që të përkrahni edhe ju si pozitë këtë projektligj që u lejon qytetarëve tërheqjen e 30% të Trustit. Pra, pa humbur në kohë, për pakë ditë derisa të vijë ky projektligj në Kuvend ju rekomandoj t’i gjeni formulat e dakordimit dhe ta përkrahni si shumicë e Qeveri këtë projektligj mbi tërheqjen e Trustit. 8Mbajeni në mend, nëse nuk veprojmë sot populli nuk do të harrojë dhe do të na dënojë nesër të gjithëve, pa dallime. Faleminderit! |