Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
20/05/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Në programin e Vetëvendosje e kemi parë që edhe kryeministri, po edhe ministri i Shëndetësisë
kanë thënë që punëtorët shëndetësorë duhet të zgjedhin të punojnë mes sistemit publik apo
Lexo më shumë
Faleminderit! Të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë të Kosovës, Në programin e Vetëvendosje e kemi parë që edhe kryeministri, po edhe ministri i Shëndetësisë kanë thënë që punëtorët shëndetësorë duhet të zgjedhin të punojnë mes sistemit publik apo privat. Kjo është lënë të nënkuptohet, ndër rreshta, dhe është një pyetje se a do të ndodhë kjo? Si mendoni të realizoni këtë kur sot një mjek specialist paguhet 600 euro dhe një infermier 370 euro. Duke qenë se Kosova është vendi i fundit për numrin e punëtorëve shëndetësorë, po ju rikujtoj se kemi vetëm 4200 mjekë specialistë që janë në sistemin shëndetësor dhe për shkak të këtyre pagave, shumë punëtorë shëndetësorë po gjejnë adresë Perëndimin dhe institucionet tona po ngelin pa mjekë. Më tregoni, ju lutem, kur do ta aprovohet Ligji i pagave, pasi që në program e 10 keni të cekur më datë 29 tetor 2021 dhe sa do të jetë koeficienti i mjekut specialist dhe të tjerëve punëtorë shëndetësorë, me qëllim të realizimit të programit tuaj. Nëse ju këtë nuk e keni, po jua rikujtoj se ju nuk e keni votuar Ligjin e pagave, me arsyetim se koeficienti 5 për mjekun specialist duhet të jetë 6, ndërsa për infermier nga 2.2 në 3, gjithmonë duke ju rikujtuar që vlera e koeficientit do të jetë 239 euro. Si do ta realizoni këtë dhe a do të vazhdoni me këtë ritëm që punëtori shëndetësor të zgjedhë mes sistemit privat dhe publik, sepse ju i keni nënçmuar mjekët, duke thënë se sistemin publik po e përdorin për rekrutim të pacientëve dhe, sipas jush, atëherë në sistemin publik as mjekët, as infermierët, në secilën institucion, qoftë privat, qoftë publik, qoftë QKMF, qoftë spitale rajonale dhe Qendrën Klinike Universitare, sipas jush nuk po punohet, po përdoren këto institucione publike për rekrutim të pacientëve. Faleminderit! |
27/05/2021 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Të nderuar deputetë,
Kryeministri Kurti para zgjedhjeve deklaronte në lidhje me reciprocitetin, është çështje ditësh
apo javësh, e kurrsesi muajsh. Ndër gjërat që do ta bëjnë në Qeverinë Kurti 2. Ministrja Rozeta
Haj
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, Kryeministri Kurti para zgjedhjeve deklaronte në lidhje me reciprocitetin, është çështje ditësh apo javësh, e kurrsesi muajsh. Ndër gjërat që do ta bëjnë në Qeverinë Kurti 2. Ministrja Rozeta Hajdari deklaron: “Nuk kam dashur që të sjell menjëherë reciprocitetin, jam e interesuar të zgjidhim problemin përmes mekanizmave rajonalë”, cila është e vërteta? Lëvizja Vetëvendosje gjatë tërë historisë së saj ka trumbetuar shumë pro reciprocitetit me Serbinë dhe kur sot e kanë gjithë pushtetin, ata nuk janë më për reciprocitetin, sepse ata tashmë janë të akomoduar në karriget e pushtetit dhe reciprociteti me Serbinë ka qenë vetëm një farsë për ta arritur qëllimin e tyre. Kjo ka vetëm një epilog, mashtrim, hipokrizi dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës, ku mbetën kauzat? Edhe pse ministrja Rozeta Hajdari, në mbrëmje e demantoi vetveten, ndoshta nga presioni prej Kryeministrit Kurti, ne po presim, por prapë ditët e javët kanë kaluar, zoti Kurti, kanë kaluar edhe dy muaj dhe nuk kemi ende reciprocitet. |
03/06/2021 | Financa |
Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!
Çështja që do ta ngre e kemi ngritur edhe në mandatet e kaluara, pikërisht edhe nga deputetja
Teuta Haxhiu, është Ligji për skemat sociale të financuara nga shteti. Të gjithë të pensionuarve
kontributdhënës dhe a
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit! Çështja që do ta ngre e kemi ngritur edhe në mandatet e kaluara, pikërisht edhe nga deputetja Teuta Haxhiu, është Ligji për skemat sociale të financuara nga shteti. Të gjithë të pensionuarve kontributdhënës dhe atyre jokontributdhënës i paguan pensionin bazik, që në shumë është një mbështetje sociale për këtë kategori. Përveç pensionit bazik shteti i Kosovës ka paguar edhe pensionin kontributpagues të moshës. Pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikën e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet në ish-fondin pensional të Kosovës para datës 1. 1. 1999 sipas dispozitave të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor atë kohë të Kosovës, e sheh që për skemat pensionale të financuara nga shteti neni 3.5. 9 Duke pasur parasysh që shumica e shqiptarëve që kanë punuar janë larguar me dhunë nga puna në vitet e ‘90-ta, të cilët nuk kanë pranuar të punojnë në masatë dhunshme të regjimit të Millosheviqit në periudhën dhjetëvjeçare të viteve të ‘90-ta, pensionistët kontributdhënës para vitit 1999 e shohin si shumë diskriminuese periudhën 15-vjeçare të stazhit për shumë arsye. Si rrjedhojë e këtyre fakteve ka shumë pak kontributdhënës që mund ta plotësojnë periudhën 15 vjeçare të stazhit, normalisht nëse pak prej tyre janë ende në jetë. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet të ndryshojë Udhëzimin Administrativ MPMS 9/2015, neni 6, paragrafi 2.3 dhe t’u njihet kjo e drejtë të gjithë kontributdhënësve që kanë më së paku 10 vjet stazh pune të vërtetuara sipas kërkesave të këtij udhëzimi administrativ. Si rrjedhojë Ligji për skemat financiare të financuara nga shteti duhet të ndryshojë për pensionistët kontributdhënës t’i gëzojnë pensionet varësisht nga vitet sa kanë punuar dhe ky të rregullohet me ligj, sepse kjo padrejtësi që u është bërë pensionistëve është vërtet një padrejtësi e madhe. Edhe një çështje tjetër që desha ta ngre, të gjithë jemi për rend dhe ligj dhe askush s’është mbi ligjin. Sot deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka munguar në seancën gjyqësore ku akuzohet për korrupsion e për këtë seanca ka dështuar. Atëherë, cila është arsyeja që kjo deputete nuk i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në seancën gjyqësore? Pra, deputetët e Vetëvendosjes e injorojnë Ligjin, sepse tash janë në pushtet e janë mbi ligjin. Kjo nuk është qeverisje ndryshe, po më keq sesa qeverisje. Pra, kjo Qeveri që është thirrur për një Qeveri me duar të pastra po del që është mashtrim, sepse kemi ministra me aktakuza, por edhe shumë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që janë me aktakuza. Kopje e keqe e kësaj Qeverie. |
07/07/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Mirë që qenka ministri i Shëndetësisë, sepse këtë çështje po e ngremë në vazhdimësi dhe që
është bërë publike, është mungesa e insulinave. Pacientët kanë muaj që po mundohen të bëjnë
zgjidhje edhe privatisht, duke bë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Mirë që qenka ministri i Shëndetësisë, sepse këtë çështje po e ngremë në vazhdimësi dhe që është bërë publike, është mungesa e insulinave. Pacientët kanë muaj që po mundohen të bëjnë zgjidhje edhe privatisht, duke bërë zgjidhje edhe në Shqipëri për marrjen e vaksinave dhe ju, zoti ministër, e dini shumë mirë se pacientët, të cilët janë me glikemi dhe mosmarrja e dozave të insulinave, ashtu siç parashihet në shëndetësi, është fatale për ta. Pse nuk kërkoni së paku t’ua rimbursoni të gjithë pacientëve, të cilët i blejnë me paratë e veta, se ndoshta në gjendjen që janë nuk kanë mundësi as t’i blejnë vaksinat dhe është një absurditet tash që ka ndodhur këto ditë, nga një vizitë që e kemi bërë në institucionet shëndetësore janë shpërndarë një numër i vaksinave, por nuk janë vaksina, të cilat i plotësojnë kërkesat dhe nevojat 12 e pacientëve. Me çfarë kriteresh janë shpërndarë nëpër institucione shëndetësore këto vaksina? Ka fakte dhe ka dokumentacion se cili institucion sa pacientë i ka që kërkojnë insulina, domethënë cili është standardi që është përdorur dhe si do t’i shpërndajnë institucionet shëndetësore, sepse nëse një institucion shëndetësor është furnizuar me 50 doza të insulinave, ndërsa në fakt ka diku 200-300 pacientë që marrin insulina, me çfarë kriteri duhet t’i shpërndajnë këto dhe qysh ta bëjnë përzgjedhjen, kjo është absurditet. Ose duhet të sigurohen vaksina për të gjithë pacientët ose nuk duhet fare të furnizohen, sepse nuk ka kriter të selektohen dhe të përzgjidhen kush duhet t’i marrë ato vaksina dhe kush nuk duhet t’i marrë, sepse është një padrejtësi që bëhet. Dhe, një çështje tjetër që duhet ta ketë në memorie Qeveria aktuale. Kryeministër, mbroni luftën e drejtë të UÇK-së, sepse ne kemi bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare. Mbroni çlirimtarët, mbroni eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe merrni shembull prej vendeve fqinje, të cilët dekorojnë edhe kriminelë, edhe vrasës, ndërsa qeveria jonë shpeshherë nëpër instanca vendore dhe ndërkombëtare përton të përmendë edhe emrin UÇK-së, edhe luftën e drejtë dhe çlirimtare dhe, besa-besa përdorin edhe terma fyes dhe kjo është turpi që mund t’i ndodhë një shteti dhe një qeverie. Faleminderit! |
02/08/2021 | Financa |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Edhe unë nuk mund të mos e theksoj, sepse Toni Kuka me ekipin e tyre na ka bërë krenarë.
Mirëpo këto ditë, para dy-tri ditësh është bërë rishikimi i buxhetit dhe ne kemi parë se nuk është
përkrahur mjaftueshëm as spor
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Edhe unë nuk mund të mos e theksoj, sepse Toni Kuka me ekipin e tyre na ka bërë krenarë. Mirëpo këto ditë, para dy-tri ditësh është bërë rishikimi i buxhetit dhe ne kemi parë se nuk është përkrahur mjaftueshëm as sporti, as kultura, as arti. Andaj, përpos fjalëve, Qeveria duhet të përkushtohet që këto ekipe t’i përkrahin materialisht, sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, vetëmohuese dhe na kanë bërë krenarë të gjithë. Deçani u përball me një situatë emergjente, ku afërsisht 2000 qytetarë të Deçanit u helmuan. Reagimi i Qeverisë ka qenë i vonshëm dhe nga kritikat që kanë bërë deputetët, qoftë të partive të ndryshme ministri Liburn Aliu doli me deklarata të pabaza, sepse Deçani për këtë ujësjellës nuk ka pasur leje ujore. Kjo nuk qëndron, zoti ministër, unë e kam një vendim, i cili është me numër të protokollit 1719/11, ku Komunës së Deçanit iu ka lejuar dhe ka marrë aprovim për këtë ujësjellës, dhe kështu thuhet: 8 ‘Aprovohet kërkesa e Komunës së Deçanit për leje ujore për aktivitet paraprak për furnizim publik me ujë të pijes nga burimet tek Rezet e Majës së Gjeravicës në vendin e quajtur Gurrat e Hasan Agës’. Leja ujore është bërë në kushte dhe, zoti ministër, ky është vendimi. Në buxhetin e aprovuar keni bërë një buxhet politik dhe e keni shpërndarë, sepse tash jemi në zgjedhje lokale dhe e keni shpërndarë sipas preferencave politike të Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse bëjmë një krahasim të buxhetit të një viti më parë dhe tash e shohim, e nëse i shohim amendamentet, zoti Hekuran, tash është ministër, të gjitha amendamentet e zotit Hekuran që ka qenë kryetar i komisionit janë aprovuar dhe kjo është e padrejtë, në mandatin e kaluar shihni sa amendamente e partisë opozitare janë aprovuar shumica, ndërsa tash të gjitha amendamentet që janë bërë nga opozita nuk janë aprovuar asnjë, kjo nuk është e drejtë. Është dashur, buxheti është i Republikës së Kosovës dhe duhet të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshëm. Të gjithë qytetarët e Kosovës janë taksapagues të Kosovës dhe është dashur të përfitojnë nga ky buxhet. Zoti ministër, Unë e kam lejen dhe nëse ju nuk e posedoni, unë mund t’jua jap një kopje, meqenëse e thashë me një numër të protokolli, ju mund ta gjeni në Ministrinë e Ambientit. Faleminderit! |
06/08/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Këto ditë Kosova po përballet me shumë zjarre, të cilat e kanë kapluar Kosovën anekënd dhe
kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në shumë komuna.
Qeveria duhet t
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë të Kosovës, Këto ditë Kosova po përballet me shumë zjarre, të cilat e kanë kapluar Kosovën anekënd dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në shumë komuna. Qeveria duhet ta ngrejë shkallën e gatishmërisë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe kryetarëve të komunave, të cilët po e kryejnë detyrën siç është më së miri. Dua të falënderoj në veçanti zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, ushtrinë, qytetarët dhe kryetarët e komunave, të cilët po e bëjnë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër zjarreve dhe është absurditet, sepse kjo qeveri zjarrfikësve, policëve dhe ushtarëve ua ka hequr mëditjet, të cilat i kanë pasur dhe që iu kanë takuar me Ligjin anti-COVID. Andaj, zoti kryeministër, ju duhet t’i trajtoni në mënyrë të dinjitetshme këto kategori, sepse kur po kemi nevojë për ta ne po i thërrasim dhe po jenë në nivel të detyrës në fushat, siç i kemi këto ditë në shuarjen e zjarreve. Këto ditë nëpër spitalet e Kosovës gjatë vizitave që i kam bërë sistematike dhe me këto temperatura pacientët dhe mjekët po përballen me kushte të vështira, sepse spitalet nuk kanë klimatizim dhe kushte të rënda higjienike dhe sanitare. Zoti ministër i Shëndetësisë, të lutem, vizitoi spitalet rajonale dhe shih se në çfarë kushtesh po punojnë edhe punëtorët shëndetësorë dhe në çfarë kushte po qëndrojnë pacientët, sepse në këtë vapë është e pamundshme në një ambient pa klimatizim të qëndrojnë të sëmurët dhe mjekët kërkojnë të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme, ndërsa pacientët kërkojnë po ashtu të trajtohen në mënyrë të mirëfilltë dhe në mënyrë profesionale, andaj vizitoi dhe shihi. Mjekët kërkojnë që t’i kenë edhe mëditjet e tyre, të cilat, ju ministër dhe ju qeveri, i keni larguar, edhe pse është në fuqi Ligji anti-Covid dhe gjatë verës lus qeverinë që sa më shpejt ta sjellë Ligjin për paga, sepse është ligji i vetëm, i cili të gjitha kategoritë i trajton në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, gjatë kësaj vere mos pushoni, por mendoni për qytetarët, stimuloni këto kategori që janë kategori të veçanta dhe silleni ligjin, i cili i trajton në mënyrë të dinjitetshme të gjitha kategoritë në Kosovë. Faleminderit! |
12/08/2021 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Nuk mund edhe unë pa e theksuar dhe me apel për qytetarët që të vaksinohen, sepse me këtë
trend të rritjes të të infektuarve do ta kemi një kolaps në shëndetësi, sepse nuk do të kemi
kapacitete spitalore për t’i trajt
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Nuk mund edhe unë pa e theksuar dhe me apel për qytetarët që të vaksinohen, sepse me këtë trend të rritjes të të infektuarve do ta kemi një kolaps në shëndetësi, sepse nuk do të kemi kapacitete spitalore për t’i trajtuar të gjithë këta të infektuar dhe duke e ditur që po kemi mungesa të barnave dhe trajtimi për COVID ka një kosto të lartë buxhetore që është i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës, siç e kemi thënë edhe herëve të tjera. Andaj, Qeveria duhet të kujdeset që të gjitha institucionet shëndetësore spitalore t’i furnizojë me barna adekuate për trajtimin e COVID-it. Një çështje tjetër, ne si deputetë kemi përgjegjësinë e monitorimit të punës së Qeverisë dhe format e monitorimit dihen, janë përmes deklarimeve jashtë rendit të ditës apo me pyetjet parlamentare. Por shpeshherë Qeveria nuk po ka transparencë, as llogaridhënie para deputetëve. Në seancat e kaluara i kam parashtruar dy pyetje parlamentare, në dy seanca radhazi dhe nuk kam marrë përgjigje. Njëra ka qenë që është çështje e rëndësishme, është mungesa e ambasadorëve dhe rekrutimi i ambasadorëve që duhet të ndodhë për shkak se shumë qendra botërore kanë ngelur pa ambasadorë dhe në këtë periudhë të rëndësishme, ku jemi në fazën e dialogut, nuk kemi përfaqësim të dinjitetshëm në ato qendra dhe kjo është një e metë e kësaj Qeverie që po e trajtojnë me seriozitet të paktë apo pa seriozitet këtë çështje që është e rëndësisë jetike. Një çështje tjetër është një pikë e Marrëveshjes së Uashingtonit. Ka qenë moratoriumi për mosaplikim në organizata ndërkombëtare. Ju si Lëvizje Vetëvendosje keni kundërshtuar se po i bëhet një padrejtësi Kosovës dhe tash ju e dini që ky moratorium përfundon në shtator. Unë kam dashur, kam bërë pyetje dhe kërkoj përgjigje prej zëvendëskryeministrit të parë, ndoshta edhe kryeministri: sa është përgatitur Qeveria e Kosovës për aplikim në organizata ndërkombëtare? Sepse në shtator përfundon ky moratorium dhe në cilat organizata ndërkombëtare do të aplikojë, 12 sepse dihet që kërkohet një dinamizëm dhe lobim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Si do të lobojmë për anëtarësim, nëse veç është përgatitur Qeveria, kur plot vende i kemi pa ambasadorë? Ndoshta zëvendëskryeministri ose kryeministri nuk do të hezitojnë të na japin këtë përgjigje. Faleminderit! |
24/02/2022 | Siguri |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Ne si Kosovë dhe shoqëri e kemi si obligim të përkujdesemi për kategori, të cilat kanë kontribuar
shumë dhe të cilat sot kanë nevojë për trajtim institucional dhe qeveritar.
11
Ka qenë praktikë e secilës qeveri që t
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Ne si Kosovë dhe shoqëri e kemi si obligim të përkujdesemi për kategori, të cilat kanë kontribuar shumë dhe të cilat sot kanë nevojë për trajtim institucional dhe qeveritar. 11 Ka qenë praktikë e secilës qeveri që t’i vendosë kontaktet e para me shoqatat e dala nga lufta dhe që këto kontakte të vazhdojnë, sepse ata kanë halle dhe probleme të shumta dhe që është Qeveria, e cila duhet t’i përkrahë dhe të jetë përkrah tyre në çdo situatë. Qeveria Kurti dhe zoti Kurti këto kategori i ka pritur veç një herë, ata në vazhdimësi kanë bërë kërkesa dhe kanë kërkuar që të takohen me zotin Kurti, i cili edhe pse u ka premtuar që do të kenë takime të rregullta në baza mujore, nuk i ka takuar edhe pas shkrimeve të shumta përmes email-it, edhe përmes kontakteve të tjera që t’i presë dhe nuk i ka takuar. Thjesht, çka ka zoti Kurti kundër shoqatave të dala të lufta. Këto shoqata dhe invalidët e luftës kanë nevojë për trajtim shëndetësor. Ata që kanë humbur gjymtyrët në luftë, kanë nevojë që këto proteza t’i ndërrojnë dhe të gjitha këto proteza kanë një kosto të lartë buxhetore dhe tash të gjithë këta invalidë po duhen të gjenden individualisht si t’i trajtojnë këto dhe nuk kanë përkrahje institucionale. Këto ditë festuam 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, le që seanca solemne e cila u mbajt në këtë Kuvend nuk ishte seancë solemne, po ishte një seancë politike, njëjtë ndodhi edhe në Hamburg të Gjermanisë, në të cilën ministrja Gërvalla shkoi pa paralajmërim dhe në vend që në atë pritje, në mënyrë institucionale t’i presin të gjithë ata ambasadorë që janë aty, aty u bë një ndejë private, ku foli ministrja e Punëve të Jashtme dhe një shok i ministres. Ju keni thanë se këto institucione nuk janë për halla, për teze dhe për miq, po janë institucione të Kosovës dhe duhet të respektohet hierarkia. Me këto zhvillime gjeopolitike në të cilën po kalon sot bota edhe ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës dhe kërkojmë nga Qeveria, po e përsërisim, sepse nuk është e tepërt, ta sjellë strategjinë nacionale për siguri dhe sa më shpejt të sillet në Kuvend Ligji për fondin e ushtrisë, sepse edhe ne kemi nevojë që ta kemi edhe një strategji edhe Fondin për Ushtrinë e Kosovës. Faleminderit! |
14/07/2022 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Ju përgëzoj që më në fund keni mundur të grumbulloheni, edhe pse jeni mburrur që keni
shumicën e votave dhe i kaluat disa projektligje dhe ty, kryetar i Kuvendit, të kisha rekomanduar
që më partitë opozitare të mos
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Ju përgëzoj që më në fund keni mundur të grumbulloheni, edhe pse jeni mburrur që keni shumicën e votave dhe i kaluat disa projektligje dhe ty, kryetar i Kuvendit, të kisha rekomanduar që më partitë opozitare të mos i ftosh në një konsultë të tillë, ku veç e ke bërë sa për sy e faqe, sepse ju e paskeni vendosur ta kaloni, po s’ka lidhje edhe pse shkelni Kushtetutën, edhe pse nuk i respektoni rekomandimet e Komisionit për Venecias, sepse këtu ne e kemi një ministre, e cila e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ende është ministër. Po ashtu e kemi një ministër, i cili e ka fyer luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtarët dhe veteranët dhe ju, zoti kryeministër, e dini shumë mirë se kur kemi qenë në opozitë bashkë një ministër që ka qenë i komunitetit serb dhe e ka fyer nënat gjakovare kemi protestuar qyet më qytet derisa e kemi detyruar Qeverinë e atëhershme ta shkarkoni. Atëherë pse po e mban afër, shkarkoje edhe ti ministrin, mos përdor standarde të dyfishta. Nëse ka qenë standard, shkarkoje ministrin, ta dimë ose kush je ti, se në fakt, s’po dimë. Çështje të tjera që dua t’i elaboroj janë çështjet që kanë të bëjnë me komisionet parlamentare, si Komisioni për Punë të Jashtme dhe Komisioni për Integrime Evropiane. Për shembull, kryetar i Kuvendit, Komisioni për Integrime Evropiane me të njëjtën agjendë e kemi pasur dje një mbledhje, me të njëjtën agjendë e kemi pasur sot një mbledhje. Në të njëjtën agjendë, tash sot e kemi në 12:30 një mbledhje, sepse deputetët e pozitës nuk i respektojnë oraret e komisionit dhe nuk vijnë në komision. Bile-bile në një takim që e kemi pasur me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, që ka qenë për turp, ka ardhur shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, nuk ka pasur kush ta kryesojë mbledhjen, sepse s’kanë qenë deputetët dhe 10 kanë ardhur me vonesë dikush pesëmbëdhjetë minuta, dikush njëzet minuta, që është një skandal në raport me një zyrtar të lartë. Ishalla e keni parasysh, sepse është e pakuptimtë të mos vijnë deputetët edhe në një mbledhje të Komisionit të Integrimeve Evropiane me të njëjtën agjendë të përsëritur tri herë radhazi për dje. Ndërsa, fushëveprimtaria e Komisionit për Punë të Jashtme, po dua t’i lexoj. Komisioni në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive e ndërton bashkëpunime me parlamentet e shteteve dhe promovon anëtarësimin e Kuvendit në organizatat parlamentare rajonale ndërkombëtare dhe shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me diasporën. Ka edhe fushëveprimtari tjetër më të gjerë. Tash një vit e gjysmë, përderisa është mbajtur Samiti i Bashkimit Evropian, përderisa Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës, ja Kryeministër po të tregoj cili ka qenë aktiviteti i Komisionit për Punë të Jashtme që e ka një fushëveprimtari të gjerë dhe një gamë të gjerë të fushëveprimtarisë. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë nga dt. 9 deri 12. Paramendoni çka kemi mundur ne të ndikojmë për agjendën evropiane në një vizitë zyrtare që e kemi bërë në Turqi dhe e keni anuluar një vizitë në Shqipëri, që është për turp, pas gjithë atij angazhimi që e kanë bërë Shqipëria për organizimin e një vizite të Komisionit për Punë të Jashtme. Kaq ka qenë fushëveprimtaria e Komisionit për Punë të Jashtme. Tjetër, unë s’po e kuptoj a Komisioni a Kuvendi e mbikëqyr punën e Qeverisë apo Qeveria e mbikëqyr punën e Kuvendit. Paramendoni, Komisioni për Punë të Jashtme e ka marrë në çdo sesion monitorohet puna e një projektligji, apo zbatohet një ligj apo nuk po zbatohet. Ndërsa Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë në mbledhjen e mbajtur më dt. 22 mars 2022 ka vendosur që ta mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. Stafi i Komisionit i ka shkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dikastereve të ndryshëm dhe na kanë kthyer përgjigje se s’mund t’ju takojmë. U kemi shkruar prapë dhe s’kanë gjetur mundin as të përgjigjen fare, kështu që po e pengojnë punën e Komisionit për të mbikëqyrë punën dhe zbatimin e ligjeve që është me Rregullore të Kuvendit të Kosovës dhe me ligjet e Kosovës se Kuvendi dhe komisionet parlamentare mbikëqyrin punën e Qeverisë dhe të mos flasim për skandale të njëpasnjëshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku ministrja e ka punësuar edhe vajzën e vet. Me këto praktika, unë nuk di, ose shuajeni Komisionin për Punë të Jashtme, sepse s’po përgjigjet dhe nuk është konform fushëveprimtarisë që e përcakton, ose lëreni t’i zhvillojë aktivitetet ashtu si duhet. |
30/06/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Janë disa çështje të cilat dua t’i ngre. Dje në Kosovë kanë qenë 177 raste aktive me Covid 19, ndërsa në total i kemi aktive 500 raste në Kosovë. Ndërsa, çfarë kemi bërë? Përderisa numri i rasteve aktive me COVID po rrit
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Janë disa çështje të cilat dua t’i ngre. Dje në Kosovë kanë qenë 177 raste aktive me Covid 19, ndërsa në total i kemi aktive 500 raste në Kosovë. Ndërsa, çfarë kemi bërë? Përderisa numri i rasteve aktive me COVID po rritet, çka kemi bërë ne si shtet dhe çka ka bërë Ministria e Shëndetësisë? Në vend se të mbajë personelin shtesë, mjekë, infermierë, që kanë qenë staf mbështetës për t’i përkrahur institucionet shëndetësore në të gjitha nivelet, në Qendrën Klinike Universitare, në spitalet rajonale, në qendrat e mjekësisë familjare në të gjitha qytetet e Kosovës, ne e kemi larguar këtë staf dhe kemi mbetur me stafin aktual, të cilët janë të punësuar. Duke e ditur që është sezon veror dhe duke e parë këtë vapë, do të shtohet numri i rasteve, edhe me COVID, po edhe i rasteve me sëmundje infektive. Sidomos, tash është vala e ardhjes së mërgimtarëve tanë, të cilët ne duhet t’i mirëpresim dhe cilat janë angazhimet konkrete që po i bën kjo Qeveri? Ne duhet t’i themi se jemi mobilizuar për pritjen, për shtimin e numrit të stafit shëndetësor, në mënyrë që t’i kalojmë më lehtë edhe COVID-19, po edhe sëmundjet e tjera infektive, që janë si pasojë e të nxehtit, dhe të mos i shfrytëzojmë diasporën vetëm si votë. 8Çka kemi bërë? Cilat do të jenë veprimet konkrete të kësaj Qeverie për të pritur diasporën dhe për të menaxhuar rastet që janë me COVID-19 dhe shtimi i rasteve që do të pritet, sepse ne kemi pasur një ligj që është për diasporë, e kemi pasur në agjendë legjislative vitin e kaluar, nuk ka ardhur. E kemi në agjendë legjislative këtë vit, nuk ka ardhur. Pra, çfarë mund të bëjmë ne tjetër, kur nuk jemi në gjendje dhe nuk është Qeveria në gjendje ta sjellë një ligj të diasporës, në mënyrë që edhe diasporën tonë ta trajtojmë në mënyrë të dinjitetshme dhe jo ta shohim veç votë edhe t’i shfrytëzojmë sa herë që kemi nevojë. U mbajt Samiti i Bashkimit Evropian dhe ne fatkeqësisht u refuzuam për liberalizim të vizave. Mirë që edhe kjo Qeveri po e pranon tash, sepse derisa ishte në qeveri nuk e ka pranuar se Kosova ka përmbushur kushtet dhe kriteret për liberalizim të vizave. Po dua të them, cili ka qenë angazhimi konkret i Qeverisë, i Presidencës, i Kuvendit, i komisioneve parlamentare, për ta bërë edhe diplomacinë parlamentare, në mënyrë që t’i vizitojë vendet skeptike për liberalizimin e vizave, në mënyrë që të lobojmë. Të vetmin aktivitet e kemi pasur Shqipërinë dhe po kërkojmë prej Shqipërisë aktivitet, ndërsa vetë si komisione parlamentare dhe institucione nuk kemi qenë në nivel të detyrës sa i përket lobimit dhe avokimit për liberalizim të vizave, po edhe lobimit dhe avokimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Andaj, kryetar i Kuvendit, duhet të aktivizoheni, duhet të aktivizohet Komisioni për Punë të Jashtme, duhet të aktivizohet Komisioni për Integrime Evropiane, sepse aty ku vendet janë skeptike dhe ato vende, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, munden përmes diplomacisë parlamentare të shkojmë me grupe të lobojmë dhe të avokojmë, në mënyrë që në situatën e re, kur është Samiti i vendeve të BE-së dhe kur Kosova do të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës, të përgatitemi më herët, në mënyrë që të arrijmë sukses edhe për liberalizimin e vizave, por edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Andaj, nevojitet një mobilizim dhe po kërkoj që të gjitha institucionet konform përgjegjësive që i kanë të jenë në nivel të detyrës, në mënyrë që të mos mbetemi këtu në pikën zero. Faleminderit! |
16/06/2022 | Drejtësi |
Të nderuar qytetarë të Kosovës, Të nderuar veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, I nderuar Baca Gani, respekt për fjalimin që e mbajte sot, po unë të kisha propozuar që fjalimin e tillë të dalësh sot para veteranëve ta mbash, t’i përkrahësh dhe t’i
Lexo më shumë
Të nderuar qytetarë të Kosovës, Të nderuar veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, I nderuar Baca Gani, respekt për fjalimin që e mbajte sot, po unë të kisha propozuar që fjalimin e tillë të dalësh sot para veteranëve ta mbash, t’i përkrahësh dhe t’i mbështetësh, se kështu ta kërkon nderi, kështu ta kërkon nderi dhe kontributi yt familjar dhe i shumë të tjerëve që janë sot në këtë sallë. Kurrë s’e kam paramenduar që 23 vjet pas lufte një Qeveri, e udhëhequr prej një kryeministri Albin Kurti do t’i detyrojë veteranët, do t’i detyrojë invalidët dhe familjet e dëshmorëve të dalin e të protestojnë për minimumin e kërkesave që janë të garantuara me ligj, që të përfshihen në pagën minimale, që të përfshihen në mënyrë të dinjitetshme. 7Kurrë s’e kam menduar që Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të votojnë kundër interesave të ushtarëve, të familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës. Andaj, po e përsëris edhe sot, marre, kryeministër! Në vend që sot ke gjetur kohë të vish këtu e të ulesh para deputetëve dhe të shikosh ashtu pa fije turpi, është mirë të dalësh para deputetëve, e ke përgjegjësinë morale, kryeministër, është një kategori e vlefshme, janë kategoria më e vlefshme dhe nëse sot po festojmë lirinë e Kosovës dhe ditët e çlirimit, sot është Dita e çlirimit të Deçanit, unë qytetarëve të Deçanit u uroj çlirimin e Deçanit, po s’mund të festojmë përderisa jashtë po protestojnë veteranët, po protestojnë invalidët. Mua më vjen keq që sot në ato protesta kam parë shumë invalidë të luftës, shumë ish-ushtarë që unë vetë i kam mjekuar gjatë periudhës së luftës. Ndërsa sot ti, Albin Kurti, i ke detyruar të dalin të kërkojnë lëmoshë, nuk është lëmoshë, është e drejta e tyre legjitime që ua garanton ligji, ua garanton Kushtetuta, ua garanton mundi dhe kontributi. Andaj, sot ne, të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë të Kosovës, Nuk mund të sillemi sikurse asgjë s’po ndodh atje jashtë, dil kryeministër, shihi, dil Glauk Konjufca, se para Kuvendit që t’i udhëheqë po protestojnë veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj, unë propozoj që kjo seancë sot këtu të ndërpritet dhe të fillojë dialogu me kategoritë e dala nga lufta. Zoti kryeministër, nëse dhe bashkë me ministrin që nuk po i përfshin dhe po thotë nuk që nuk janë të përfshira në ligj, janë të përfshira, e kanë të garantuara me ligj që posa të rritet paga minimale, duhet të rritet edhe paga e veteranit, uluni, diskutoni, debatoni me veteranët, debatoni me partitë opozitare, bëni një zgjidhje dhe mos e bini vendin në këtë gjendje kaotike që e keni sjellë. Ndoshta me qëllim po e dëshiron ta bësh këtë zhurmë e këto protesta, nuk e di qëllimin tuaj, po kjo është e turpshme. Andaj, filloni diskutimin, ndërpritni seancën dhe diskutoni me kategoritë e luftës, në mënyrë që edhe ata të përfshihen në pagën minimale. Faleminderit! |
28/04/2022 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Po flas këtu edhe në cilësinë e anëtares së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, sepse këta ambasadorë politikë kalojnë të trajtohen përmes Komisionit Parlamentar. Deri më sot ne nuk e kemi ditur se a janë verifi
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Po flas këtu edhe në cilësinë e anëtares së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, sepse këta ambasadorë politikë kalojnë të trajtohen përmes Komisionit Parlamentar. Deri më sot ne nuk e kemi ditur se a janë verifikuar këta ambasadorë nga AKI-ja, në mënyrë që ta kemi të qartë. Një prej kritereve për përzgjedhjen e ambasadorëve është kriteri i integritetit personal dhe profesional. Unë tash nuk e di çfarë integriteti ka pasur zoti Martin Berishaj, i cili është zgjedhur në mënyrë të përshpejtuar dhe që i është dhënë shtetësia e Kosovës, sepse një prej kritereve është që të jetë shtetas i Kosovës. Nuk e di pse, kur ka kaq shumë profesionistë në Kosovë, qenka dashur që zoti Berishaj të jetë patjetër ambasador dhe me procedura të përshpejtuara të zgjidhet ambasador. Ndoshta Lëvizja Vetëvendosje s’paska, ose përzgjedhja e zotit Berishaj ka qenë një argat që ia ka bërë zoti Berishaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe që është dashur atë borxh ta kthejë. Nuk po e kuptoj, sepse kjo e ka cenuar rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sepse krejt ballinat e vendeve të huaja kanë qenë të mbuluara me këtë titull, me skandalin e ambasadorit të Kosovës. Këtë hezitim për ta liruar prej detyre, unë nuk mund ta kuptoj, sepse po të kishte ndodhur në të kundërtën, kur ju keni qenë opozitë, e paramendoj se çfarë do të kishte ndodhur me këtë Kuvend të Kosovës dhe cilat do të kishin qenë debatet në këtë raport. Andaj, gjatë intervistimit të kandidatëve për ambasadorë ne kemi pasur deklarata të deputetëve të Vetëvendosjes se ne tash po zgjedhim ambasadorë me kredibilitet dhe jo sipas kushteve dhe kritereve që kanë ekzistuar në të kaluarën. Dhe, çfarë po ndodh tash? Pse po heshtni dhe pse po mundoheni të mbyllni këtë skandal që ka ndodhur, sepse kjo e dëmton rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Preni gjërat! Zoti Martin Berisha, përpos këtij skandali, është vërtetuar se ende nuk e ka deklaruar pasurinë, që edhe kjo është një shkelje ligjore dhe nuk e ka prezantuar këtë firmë që e posedon. Njëjtë me zotin Berishaj e kemi edhe ministren e Punëve të Jashtme. Ju lutem, respektojeni ligjin. Këtu e kemi ministren e Drejtësisë, e cila thirret për rend dhe ligj, andaj zbatoni dhe respektoni ligjet e Kosovës dhe jo të mundoheni të minimizoni këto skandale dhe këto afera. Faleminderit! |