Deklarimet jashtë rendit të ditës të: Albena Reshitaj
Data
Sektori
Çështja
02/04/2021
Shërbime Publike
Faleminderit!
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Meqenëse është fjalimi im i parë në këtë legjislaturë, dua fillimisht të falënderoj të gjithë ata
qytetarë që vlerësuan dhe më dhanë
Lexo më shumë
Faleminderit!
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Meqenëse është fjalimi im i parë në këtë legjislaturë, dua fillimisht të falënderoj të gjithë ata
qytetarë që vlerësuan dhe më dhanë besimin që unë sot t’i përfaqësoj në Kuvend.
Besimi juaj më jep forcë e kurajo që të jem edhe më e guximshme për të luftuar e mbrojtur të
drejtat tuaja për një jetë më të mirë në Kosovë, nder dhe respekt për të gjithë ata që më besuan.
Qytetarë të nderuar,
Dua t’ju falënderoj për përkrahjen masive historike që i keni bërë gruas në politikëbërje dhe
vendimmarrje. Prandaj, ky është një reflektim i vetëdijesimit qytetar për rëndësinë që ka gruaja
në vendimmarrje në vendin tonë, dhe domosdoshmërisht kjo reflekton edhe nevojën që ato të
përfaqësohen edhe në ekzekutiv.
Kjo besoj që secilën grua sot këtu e bën përgjegjëse që të punojë me përkushtim, që të përkrahë
që çdo grua në çdo institucion vendor ta ketë vendin e merituar.
Duke pasur parasysh besimin, gjegjësisht duke pasur parasysh numrin e lartë të të infektuarve me
COVID-19 dhe rasteve me fatalitet, dua që në emër të të gjithë deputetëve në sallë e gjithë
politikëbërësve kudo që janë tani e që ishin pjesë e fushatës zgjedhore në zgjedhjet e 14 shkurtit,
t’u kërkojmë falje të gjithë qytetarëve për verbësinë dhe egoizmin që treguam gjatë fushatës,
duke mos respektuar masat sa duhet dhe duke rrezikuar shëndetin e secilit prej jush. Të gjitha
partitë politike, pa përjashtim, falja nuk është dobësi, por është vlerë njerëzore dhe është e pakta
që ne mund ta bëjmë tani.
Tani, si Kuvend e Qeveri, na duhet shumë punë, shumë përkushtim e pak fjalë e aq më pak inate.
Nuk na duhen lojëra politike e gara për merita për ardhjen edhe ashtu të vonuar të vaksinave, e
në fakt, duhet të ndjejmë dhimbje më shumë se sa gëzim për faktin se jemi si vend në krahasim
me shtetet e tjera që kemi filluar më së fundi vaksinimin e qytetarëve tanë. Kjo është me të
vërtetë për keqardhje dhe mësim mbi të cilin duhet të punohet me seriozitet që të kemi një shtet
të fuqishëm që të paktën qytetarëve t’u sigurojmë një shëndetësi bazike.
Prandaj, sot më shumë se kurrë është domosdoshmëri që përtej nevojave të politikave ditore dhe përtej
ndasive politike, të gjithë së bashku të jemi mbështetës të stabilitetit politik e institucional.
Vetëm një stabilitet institucional garanton një shëndetësi efikase, zhvillim të qëndrueshëm
ekonomik, perspektivë e mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit, këtë ua kemi borxh
qytetarëve, atyre që na besuan dhe këtë përgjegjësi mendoj që e kemi secili nga ne që jemi këtu.
Faleminderit!