Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
24/06/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit!
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Nga takimet me disa fermerë dhe nga pranimi i shumë ankesave nga ana e tyre, përveç dëmeve
dhe ngadalësimit të procesit të punës, për shkak të pandemisë COVID-19, ata po
Lexo më shumë
Faleminderit! Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Nga takimet me disa fermerë dhe nga pranimi i shumë ankesave nga ana e tyre, përveç dëmeve dhe ngadalësimit të procesit të punës, për shkak të pandemisë COVID-19, ata po përballen edhe me shumë probleme dhe barriera të tjera nga qeverisja e tanishme. Unë si përfaqësuese e popullit kërkoj nga ministri i Bujqësisë dhe Qeveria Kurti ta marrë me seriozitet punën e bujqve dhe ndihmesat e tyre. Ministër, Dua të theksoj se dhënia e granteve në formë të rregullt, çdo vit është realizuar gjatë muajit shkurt dhe mars. Afati i shqyrtimit të aplikimeve është 45 ditë dhe i bie që bujqit tani bëjnë heqjen e perimeve dhe po ashtu duke llogaritur kohën e shirjeve, bujqit humbin edhe këtë afat. Ministër, kjo gjë e bërë me pahir nga ana juaj po i dëmton rëndë bujqit në vendin tonë. Po ashtu, për fazën e dytë të aplikimit për grante është mbyllur më 1 mars 2021 dhe me Udhëzim Administrativ, Ministria obligohet që brenda 90 ditë t’u kthejë përgjigje fermerëve dhe tani kanë kaluar 115 ditë dhe nuk janë vlerësuar ende. Me këto vonesa nga ana e Ministrisë po dëmtohen bujqit drejtpërdrejt dhe po kanë ngecje në punët e tyre. Kërkoj nga ju një përgjigje lidhur me këtë ndalesë dhe t’i filloni sa më shpejt shqyrtimin e tyre, në mënyrë që bujqit të zënë afatet bujqësore të përgatitjeve sipas stinëve. Parregullsi të mëdha po hasen edhe në vlerësime e dëmeve bujqësore, si p.sh. komisionet. Vlerësimin e dëmeve të vreshtave, po e llogarisin për një hektar vetëm 5 000 kilogramë rrush dhe ju mund të pyesni cilindo ekspert dhe do të merrni përgjigjen se rendimentet mesatare të prodhimit për një hektar rrush janë mesatarisht 17 000 kilogramë dhe jo 5 000 kilogramë siç po e konstatojnë komisioni pa asnjë bazë. Prandaj, nuk duhet të kurseni në këto forma, sepse kjo do të zbehë edhe më shumë vullnetin e bujqve për t’u marrë me veprimtari të tilla. E ajo që presin bujqit dhe që u është premtuar janë sigurimet bujqësore. Bujqit janë lodhur nga kjo, duke pritur me vite të tëra dhe duke kaluar në dhjetëra komisione e gjykata lëndët e tyre për dëmshpërblime bujqësore. Fatkeqësitë e ndryshme të shkaktuar nga njeriu, duke përfshirë dhe ato natyrore janë të pashmangshme. Andaj, edhe sigurimet bujqësore duhet të bëhen sa më parë. Të gjithë ne duhet të dimë rëndësinë e bujqësisë për vendin tonë dhe kjo duhet të na shtyjë të bëjmë më të lehtë punën e bujqve, në mënyrë që të përmirësojnë edhe ekonominë e vendit me sa më shumë produkte tona bujqësore dhe po ashtu të rrisim edhe eksportin e shumë rendimenteve që mund të kultivohen në vendin tonë. 11 Edhe një herë si përfaqësuese e popullit kërkoj nga ju që sa më parë të filloni me punët për pikët e theksuara më lart, në mënyrë që bujqit të mos dëmtohen edhe më shumë. Faleminderit! |
22/07/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot është hera e dytë që po e ngre si temë shqetësimet e bujqve dhe vonesat për subvencione.
Nga vizita e fundit në Rahovec dhe takimet me fermerë, ata ndjehen të harruar nga dora e shtetit.
Bile, si kërk
Lexo më shumë
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot është hera e dytë që po e ngre si temë shqetësimet e bujqve dhe vonesat për subvencione. Nga vizita e fundit në Rahovec dhe takimet me fermerë, ata ndjehen të harruar nga dora e shtetit. Bile, si kërkesë për ta përcjellë te ministri është vizita e prodhimeve të tyre dhe për ta parë nga afër se si po ecin muajt dhe perimet sezonale, të cilat nuk presin derisa juve t’ju bëhet tamam, ministër. 14 Nuk e di cilat janë arsyet e këtyre vonesave, e s’po dua të besoj që jeni duke i ruajtur për kohë fushate, sepse shumë vonë do të jetë për bujqit. Pagesa direkte, subvencione për vitin 2020, faza e dytë e fermerëve që nuk i kanë pranuar pagesat, kur do të paguhen? Atyre tashmë ju kanë zhdukur edhe dëshmitë e aplikimit, sepse disa perime kanë kaluar kohën e tyre. Sipas vendimit të Qeverisë, ka qenë se çdo subvencion do të jetë i dyfishuar, e fatkeqësisht ata ende s’kanë marrë asgjë. Vreshtat janë shqetësim tjetër që u është zvogëluar shumë subvencionimi për hektar, por ende nuk kanë marrë as aq dhe do të ishte mirë të ndërroni këtë vendim, sepse me 5 mijë euro për hektar nuk mbulohet as mbijetesa e vreshtave. Atyre u kanë mbetur vreshtat pa pajisje me ‘stuba’ në vitit të dytë dhe pa lidhje “y”, ato të vitit të tretë, në këtë formë ju po kontribuoni në moszhvillimin e vreshtarisë, që pos tjerash është një agrokulturë për paraqitje të mirë dhe me të shumë vreshtarë mbajnë familjet e tyre. Dhe, po e përsëris edhe një herë, do të ishte mirë që sa më parë të tejkalohet tema e subvencionimit dhe të kalohet te sigurimet bujqësore, me anë të të cilave bujqit do të rregullonin punën e dëmshpërblimeve nga dëmet e ndryshme. Ndoshta, po ju duket e tepërt, sepse kjo temë u trajtua edhe nga kolegët, por bujqit presin që ju sa më parë të reagoni dhe t’ju gjendeni pranë. Faleminderit! |