Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
11/06/2021 | Financa |
Përshëndetje të gjithëve,
I nderuar kryetar,
Të nderuar deputetë,
Që nga fillimi i punës të kësaj Qeverie kam parë një tendencë të merret me tema abstrakte që nuk
e prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Jemi në pandemi, ku buxheti familjar çdo he
Lexo më shumë
Përshëndetje të gjithëve, I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë, Që nga fillimi i punës të kësaj Qeverie kam parë një tendencë të merret me tema abstrakte që nuk e prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Jemi në pandemi, ku buxheti familjar çdo herë e më 5 shumë po tkurret. Familjet po rëndohen ma barrë financiare dhe kosto të papërballueshme shëndetësore. Prandaj, jam këtu t’ju njoftoj që sot kam iniciuar Projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave medicinale. Është ligj që mbron xhepin e qytetarëve, ndalon abuzimin dhe lufton korrupsionin. Siç kam thënë shumë herë në këtë Kuvend çështja e rregullimit të çmimit të barnave është çështje jopolitike që na takon të gjithëve. Në maj të vitit 2019, atëherë si ministër i Shëndetësisë, pata nënshkruar Udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, me qëllim që një herë e përgjithmonë të ndalohet abuzimi me çmime të barnave. Për mua, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës implementimi i këtij udhëzimi ka qenë çështje e mbyllur, fatkeqësisht, edhe pse u nënshkrua, implementimi nuk ndodhi asnjëherë, përkundrazi, prapë pamë kontrata, të cilat nënshkruheshin me çmime deri në 2000% më të shtrenjta, pamë qytetarët tanë që ilaçet e 20 eurove gjatë pandemisë i blinin nga 200 apo 300 euro. Fillimet e pengesave për këtë reformë u panë në Qeverinë Kurti 1, eskaloi në Qeverinë Hoti, e cila një herë e anuloi udhëzimin, e pastaj, pas presionit publik, e pezulloi zbatimin e tij, asnjë hap konkret në implementim që nga ajo ditë nuk është ndërmarrë. Megjithatë duhet përmendur që kjo Qeveri Kurti 2 e ka futur në program legjislativ Ligjin për rregullimin e çmimeve të barnave, por për fundvit, për nëntor apo dhjetor. Drafte kanë ekzistuar që nga viti 2003, udhëzime të çmimeve nëpër grupe punuese, në komisione, grupe punuese, komisione, e kështu me radhë. Pra, tentativa për grupe punuese nuk kanë munguar asnjëherë, por ka munguar vullneti për konkretizimin dhe zbatimin e një politike për rregullimin e çmimit të barnave. Prandaj, duke parë tendencën për zvarritje të mëtejshme, për herë të dytë po marr një hap për konkretizimin dhe po e propozoj Ligjin për rregullimin e çmimeve të barnave. Të dashur qytetarë, Për vite me radhë Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore. Për më tepër, qytetarët tanë kanë paguar 10 milionë euro më shtrenjtë për blerje të barnave në vit. Qytetarët e Kosovës ende blejnë barna më shtrenjtë në barnatoret e tyre se sa qytetarët në Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi, për barnat e njëjta. Fatkeqësisht qytetarët e Kosovës blejnë barna të njëjta me çmime të ndryshme ditën dhe çmime të ndryshme natën. Barnat e njëjta kanë çmime të ndryshme në qytet, kanë çmime të ndryshme në fshatra. Sa më i varfër e sa më në hall qytetari, aq më i lartë çmimi i barnave. 6 Ftoj Qeverinë e Kosovës, e ministrin Vitia, që të mos e vononi vendimin e Qeverisë për këtë ligj. Pandemia edhe një herë na ka treguar që ne kemi nevojë për një shëndetësi më të zhvilluar, shërbime më të mira shëndetësore, aparatura të reja, por edhe barna të mjaftueshme në spitalet tona. Duhet ta përkrahim këtë ligj, ta ndalojmë korrupsionin me blerjen e barnave një herë e përgjithmonë, ta ruajmë xhepin e qytetarëve dhe t’ua kthejmë dinjitetin edhe farmacistëve tanë. Andaj, unë sot për pos që kam dorëzuar në Kuvend, do t’ia dorëzoj edhe ministrit Vitia një draft të këtij ligji final, duke kërkuar nga ai që të mos ngurrojë, që të mos ndalet që një herë e përgjithmonë ta ndalojë këtë abuzim të madh që po u bëhet qytetarëve tanë, që është nisur nga të tjerët e tani e ka fatin ta finalizojë edhe me ligj, do ta ketë përkrahjen tonë atëherë kur tregon guximin dhe vullnetin që ta ndalojë korrupsionin dhe abuzimin që po bohet me çmime të barnave. Faleminderit! |