Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
27/05/2021 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar!
Sinqerisht sot jam i befasuar me urgjencën, parregullsinë dhe shkeljen. E keni proceduar raportin
e Agjencisë Kosovare të Privatizimit pa kaluar në Komisionin për Buxhet, është shkelja e parë
procedurale që raporti vjetor i Agje
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Sinqerisht sot jam i befasuar me urgjencën, parregullsinë dhe shkeljen. E keni proceduar raportin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit pa kaluar në Komisionin për Buxhet, është shkelja e parë procedurale që raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit pas Komisionit Funksional për Ekonomi do të duhej të kalonte në Komisionin për Buxhet. Ju lutem, interpretoni, sqaroni pse po ndodh kjo? E dyta, urgjenca për ta ndryshuar rendin e ditës pa ardhur raportet zyrtare, normale të Komisionit për Ekonomi për ARKEP-in, po ju them publikisht, kemi kaluar në normalitet në komision, e vetmja jonormale ka qenë reale, i falënderoj shumë mediat e hapura, Insajderin, që na ka dërguar një e-maill zyrtare dhe na ka kërkuar që ta kemi parasysh një procedim penal që i ka propozuesi i Qeverisë për kryetar të Bordit të ARKEP-it. Dhe, ndoshta kam bërë gjynah që unë ua kam 15 shpërndarë deputetëve të komisionit, qysh më ka ardhur, e kam përcjellë, e kemi diskutuar, e kanë mundur me vota komisionin, e kanë proceduar dhe unë kam marrë vendim të njëjtën ta procedoj te ju, asgjë më shumë. Ky shqetësim që unë kam ndarë informacionin e mediave me anëtarët e komisionit, bën që sot në procedurë të parregullt të futet në rend dite emërimi dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të ARKEP-it, për të cilët asnjë prejudikim personal, as intelektual, as njerëzor nuk e kam, përveç asaj që kam marrë nga mediat e hapura. Pse po shqetësoheni? Pse po nguteni? Pse po frikësoheni nga e vërteta? Te pjesa e AKP-së, gjithçka ka qenë në rregull duke shkuar. Në moment kur ne kemi debatuar, ka dalë e vërtetë që ndërprerja e punës së AKP-së me e-mailin e kryeministrit ka koinciduar, po dua të besoj që ka koincidojë, kryeministri e di, 15 minuta para se, na u tha në mbledhje, të merrej vendimi që të merreshin 1 500 hektarë dhe t’i ktheheshin AKP-së për shkak të mospërmbushjeve, gjithmonë po i citoj zyrtarët, procesverbalet janë, mediat kanë qenë, kryeministri ndërhyn në punën e AKP-së dhe të Bordit dhe parimisht nuk i kthen pronën shtetëror AKP-së, ku investitori tash e sa vjet nuk i ka përmbushur kriteret sipas asaj që është privatizuar. Dhe, unë sot i bëj pyetje miqësisht, publikisht, kryeministrit: kush të ka rekomanduar që 15 minuta para se të merrej një vendim i tillë, ju t’i shkruani letër... Do të ishte mirë kryeministri të na tregojë, pse rastësi ishte, ku i ndodhi bash këtij atë ditë 15 minuta para se të merrej një vendim i rëndësishëm për ekonominë e vendit, kryeministri e ndërprenë dhe mbetet? Dhe, pyetja e dytë është: a e ka ditur kryeministri dhe kush i ka rekomanduar ta bëjë këtë e-mail? Dhe, pyetja e tretë është: Bordin që do ta zgjedhë, si do ta trajtojë këtë problem: a do të mbeten 1 500 hektarë te investitori, apo do t’i kthehen shtetit? Unë edhe këtë raport e kam ndarë mendimin, kam 10 pika, të cilat sigurisht që kolegët e dëshiruar nuk kanë dashur që këtë ta ndaj me ju dhe me qytetarët, unë do ta procedoj, nuk kam asgjë tjetër, përveç se ta respektoj Rregulloren e Kuvendit dhe Rregulloren e komisionit. Pra, nuk po më jepet mundësia t’i shpalos vërejtjet, sugjerimet, të cilat kanë qenë krejt transparente. Unë nuk po e kuptoj pse sot duhet të mos pritet raporti zyrtar, nuk është vonuar kurrgjë dhe pse duhet... |
04/10/2021 | Siguri |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Kabinet qeveritar,
Fjalimin tim do ta orientoj te një vendim i pazakontë, i veçantë, me pasoja të mëdha jo vetëm
politike, por edhe ekonomike. Është çështja e projektit dhe e vendimit të Qeverisë për
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Fjalimin tim do ta orientoj te një vendim i pazakontë, i veçantë, me pasoja të mëdha jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Është çështja e projektit dhe e vendimit të Qeverisë për të anuluar apo për të shtyrë çështjen e projektit të gazsjellësit të MCC-së. Nga ajo që kemi parë, kemi një mungesë të madhe të informacionit që Qeveria për këtë projekt na jep. Krejt çka dimë dhe çka shohim nga institucionet e qeverisë dhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik është që nuk kemi informacion. Si ka mundësi që një qeveri e tërë, me gjashtë muaj jetë parlamentare dhe qeveritare, nuk ka informacion për projektin më kapital strategjik të energjisë në Kosovë, që ka filluar tash e disa vjet nga një agjenci shtetërore amerikane, MCC. Si ka mundësi që Qeveria nuk paska ekspertë, grupe të interesit që ta vendosin në prioritet këtë projekt dhe të na japë një informacion bazë, mbi cilën arsyeje e ka anuluar këtë projekt. Projektet ekonomike janë të matshme, të njohura, janë të qasshme, kanë kosto, kanë kritere dhe standarde. Cilat janë arsyet që Qeveria e ka anuluar këtë projekt, asnjë informacion nuk e kemi zyrtar. Pse nuk kemi informacion? Kush duhet të komunikonte me institucionet e MCC-së për të pasur një informacion të nevojshëm sot? Qeveria është defenitivisht e paaftë, apo ka marrë një vendim politik, të cilin duhet edhe atë të na sqarojë. Nëse është vendim politik për t’u hapur hapësira tregjeve të tjera energjetike dhe për të krijuar linja të tjera të gazsjellësit verior, jo nga jugu, por nga veriu, edhe këtë duhet ta bëjë transparente, e ka obligim kushtetues që të jetë transparent veçanërisht për sektorët ekonomikë. Nëse nuk është transparent për sektorët e sigurisë, siç ishte rasti në ditët që shkuan. Pra, a mund të na thotë qeveria cilat janë 3-4 arsye, të cilat ka ardhur në përfundim për ta refuzuar një gazsjellës amerikan të financuar dhe mbështetur nga MCC-ja. Pra, a është arsyeja ekonomike, politike, sociale, apo mjedisore. Asnjë sqarim nuk e kemi dhe, për më keq, ne e dimë gjendjen e sektorit të energjisë që në Kosovë kur në të njëjtën kohë ne importojmë qindra milionë euro nga kompanitë energjetike sllave. Në të njëjtën kohë ne e mbyllim një arterie të rëndësishme ekonomike të zhvillimit të vendit, duke i thënë jo një projekti të MCC-së që vjen nga pjesa jugore. Unë... |
19/10/2021 | Ekonomi |
E nderuar kryesuese,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuara media,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Më lejoni që në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike t’ju përshëndes dhe
falënderoj përzemërsisht për kulturën e lartë të
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuara media, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Më lejoni që në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike t’ju përshëndes dhe falënderoj përzemërsisht për kulturën e lartë të treguar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Një kulturë, e cila na bënë të dinjitetshëm të gjithë, si shtet dhe si komb, një kulturë të cilën sinqerisht do t’ua dëshiroja shumë edhe institucioneve të Qeverisë, veçanërisht ekzekutivit të këtij vendi. 7 Pra, konsideroj që kemi dhënë një provim të përbashkët të madh para opinionit të gjerë vendor dhe ndërkombëtar, e të cilën e kemi obligim ta ruajmë dhe kultivojmë në shkallën më të lartë të mundshme. Por sot jam këtu të ngre edhe një shqetësim të mungesës së një pjese të kulturës ekzekutive, të cilën Qeveria e Kosovës ditëve dhe muajve të fundit sikur ka harruar apo qëllimisht ka mbetur pa këtë kulturë. Më lejoni të them që para pakë ditësh, saktësisht në kohën e fushatës zgjedhore një metalurgjik mbi 1 mijë punëtorë në Ferronikel të Drenasit falimentoi, apo u mbyll përkohësisht. Ku është Qeveria në këtë relacion, 1 mijë punëtorë, të cilët sot në kohë pandemie, në kohë krize, e për koincidencë dhe në kohë fushate janë në shtëpitë e tyre. Një problem i madh social, para së cilit Qeveria jo vetëm që hesht, por nuk do të dëgjojë. Mësoni a ka ndodhur diku që 1 mijë punëtorë të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe Qeveria nuk ekziston, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e Tregtisë hesht para një gjiganti të tillë industrial që ka qenë krenari regjionale, ndoshta edhe evropiane. Si ka mundësi që qeveria t’i ndajë, t’i klasifikojë ndërmarrjet private dhe publike në kohë pandemie, si ka mundësi që Qeveria, përkundër miratimit të paketës ekonomike, të subvencionojë dhe mbështet ndërmarrjet dhe ekonominë e vendit, të jetë kaq indiferente para një rajoni të tërë. Ta dini që 1 mijë punëtorë vijnë kryesisht nga Drenasi, Skenderaj, Mitrovica dhe një pjesë e tyre nga Prishtina. Pra, a do të duhej t’i shihte në këtë kohë pandemia Qeveria këta punëtorë, këto familje? Si ka mundësi që gjiganti i Ferronikelit së paku dy herë zyrtarisht ka kërkuar takim me institucione e shtetit për të bashkërenduar, për të gjetur zgjidhje alternative, për të dalë nga kjo krizë, kur është e goditur edhe nga kriza e energjisë. Asnjë përgjigje as pozitive, as negative, nga institucionet e shtetit para një zhvillimi të tillë ekonomik në qendër të Kosovës. Pra, heshtje totale, dënim apo çka tjetër t’i them nga institucionet që i bëjmë ekonomisë, e veçanërisht rajonit të Drenasit. Një rajon, i cili ka dhënë shumë shtetit, Qeverisë, Kosovës, një rajon, i cili ka qenë bartës i të gjitha zhvillimeve edhe sociale, edhe ekonomike, edhe historike. Është e rëndë të mendosh që qeveria i trajton ndërmarrjet mbi bazat e zonave elektorale, gabim i madh, sinqerisht gabim i madh nëse mendohet që Drenasi, drenicasit, punëtorët e Ferronikelit mund të shantazhohen në prag të zgjedhjeve me indiferencë dhe çështje të tilla. Jo, nuk shantazhohen, nuk ndryshojnë qëndrim politik Drenasi as Drenica, pa marrë parasysh veprimet indiferente dhe shantazhuese të Qeverisë, me theks të veçantë të ekonomisë e zhvillimit ekonomik, duke e keqpërdorur edhe krizën energjetike në këtë rast dhe duke mos u gjendur afër të gjithë atyre njerëzve, punëtorëve dhe metalurgëve. 8 Është momenti i fundit, sepse kjo valë e goditjeve ekonomike do të pasojë edhe me gjigante të tjera, siç është Sharcemi, Trepça, e kështu me radhë. Mos, sepse kriza energjetike nuk është politike, kriza energjetike është për Kosovën dëm i madh ekonomik dhe ka mundësi që Qeveria të jetë më afër industrisë, më afër atyre që kanë hapur dhe mbajnë shumë vende pune, më afër gjendjes ekonomike të vendit. Sinqerisht presim urgjentisht që Qeveria të reflektojë me gjithë këto ndërmarrje dhe ju bëjë ftesë edhe një herë që të reflektoni, ta ktheni kulturën institucionale, gjenduni më afër industrialistëve dhe ndërmarrësve, sepse edhe ashtu po proklamoni rritje të punësimit. Si ka mundësi që në të njëjtën kohë 1 mijë punëtorë shkojnë në shtëpi, e Qeveri del thotë i kemi punësuar 20 mijë vetë në kohë pandemie. E keni obligim, sepse ne kemi miratuar edhe një paketë ekonomike këtu, ku janë ato mjete ekonomike, si i shfrytëzuan, në cilat ndërmarrje shkuan, sa u përdorën ato për të mirën vërtet ekonomike dhe industriale. Sinqerisht më vjen mirë që erdh kryeministri. Kryeministër, po ta përsëris zonat elektorale nuk duhet të trajtohen mbi bazën e asaj se si i ndani mjetet... |
24/12/2021 | Energji |
: Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuara media,
Qytetarë,
Jeni dëshmitarë, tashmë kemi hyrë në një fazë të krizës së thellë energjetike. Kjo krizë është si
pasojë e shumë faktorëve, atyre globalë dhe atyre lokalë. Pasojat jan
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuara media, Qytetarë, Jeni dëshmitarë, tashmë kemi hyrë në një fazë të krizës së thellë energjetike. Kjo krizë është si pasojë e shumë faktorëve, atyre globalë dhe atyre lokalë. Pasojat janë jashtëzakonisht të mëdha në të gjitha sferat ekonomike, sociale të vendit, humbjet financiare të shtetit janë qindra milionëshe dhe ajo çka është ende më e rëndë, ne si Kosovë e dimë vetëm që kemi hyrë në krizë, por nuk kemi asnjë të dhënë, asnjë parametër, asnjë informacion se kur dhe si do të dalim nga kjo krizë, cilat dhe sa do të jenë pasojat ekonomike financiare, si dhe sa do të përballojnë qytetarët këtë situatë në periudhën më të vështirë të dimrit. Edhe për situata të tilla, shoqëria njerëzore e kulturuar dhe e modernizuar ka paraparë skenarët, Kosova ka Kushtetutë dhe legjislacion të qartë dhe shumë fleksibil për këto situata krizash, përgjegjësi kryesor është Qeveria e Kosovës, me gjithë sektorët dhe dikasteret që mbulojnë këtë sektor të energjisë. Po a i ka kryer detyrat dhe obligimet Qeveria karshi kësaj krize? E themi me përgjegjësi të plotë, jo! Mungesa totale e një planifikimi për një situatë të tillë përkundër paralajmërimeve të hershme, mungesa mobilizuese, organizuese ndërinstitucionale, paaftësia e skajshme vendimmarrëse e kësaj qeverie, orientimi i tërë kapacitetit qeveritar drejt identifikimit të zbulimit dhe të ashtuquajturve “fajtorë historikë” parti e qeveri të kaluara, procese e individë të caktuar. Për të ardhur në përfundim final qeveritar që fajtorë janë qytetarët, të cilët po kërkojnë shërbim dhe ngrohje gjatë stinës së dimrit. Kulmi i injorancës dhe i papërgjegjësisë institucionale është ky konstatim. Në tërë këtë proces krize e gjer më sot kemi një mostransparencë dhe joseriozitet të veprimeve dhe komunikimeve qeveritare, e në anën tjetër, e ballafaquar me realitetin në rend të popullizmit dhe të retorikës politike, e cila nuk zgjati shumë, po ballafaqohet me sfidën që tashmë duhet të marrë veprime. Duhet të marrë veprimet e para, ndau 20 milionë euro KEK-ut pa asnjë bazë ligjore. Pra, ato që duhet të kalojnë nga KEK-u te KEDS-i dhe KESCO. Qeveria ndau edhe 20 milionë të tjera KOSTIT, mjete këto në emër të dividentës, të cilat u munduan të kamuflohen po ashtu me një retorikë populliste tash e gjashtë muaj, të cilat e dinë dhe kanë një destinacion të saktë, destinimin e mbulimit të humbjeve në pjesën veriore, por që Qeveria nuk donte dhe nuk do ta marrë përsipër në mënyrë populliste këtë problem. Importet janë rritur si asnjëherë më parë në 15 vjetët e fundit, përkundër shtimit të kapaciteteve gjeneruese nga energjia alternative që ka filluar këtë vit. Qytetarët po i nënshtrohen një diskriminimi të skajshëm duke qëndruar në terr me orë të tëra. Kjo situatë ka dy kuptime: diskriminimi po ndodh jo në tërë territorin e vendit, sepse në pjesën veriore, përjashto lagjet e banuara me shqiptarë, nuk ka reduktime dhe nuk ka ndalje të rrymës. Asnjë reagim nga Qeveria për këtë situatë diskriminuese në pjesë të caktuara të vendit. Dhe, natyrshëm vijmë deri te pyetjet: cilët janë hapat që parasheh Qeveria përveç reduktimeve? Çfarë praktike po ndjek kjo qeveri? Cilat janë modelet e zgjidhjes së kësaj krize, së paku të marra nga shtetet e tjera përreth? Nëse nuk ka ide, së paku të konsultohet dhe të marrë modelet e shteteve përreth. Ku janë rekomandimet e grupit të Task Forcës për energjinë që u proklamua shumë që kanë themeluar një grup task force, veprimet e të cilës nuk po i shohim, asnjë rezultat praktik. Dhe, në fund të këtij diskutimi, si përfundim për shkak të paaftësisë dhe neglizhencës qeveritare, i themi kryeministrit që urgjentisht duhet të lirojë nga detyra një pjesë të kabinetit të tij që mbulojnë sektorin e energjisë, të shpallë gjendje emergjente të jashtëzakonshme, mbështetur në legjislacionin në fuqi, të jetë transparent para opinionit dhe qytetarëve për transaksionet qeveritare që po ndërmerr, të ndërpresë urgjentisht gjuhën e komunikimit fyes me konsumatorët dhe qytetarët, të dalë përtej konceptit të VV-së dhe të formojë trupa profesionale për sektorin e energjisë për rrethana të jashtëzakonshme, të hartojë urgjentisht një plan veprimi afatshkurtër njëvjeçar, i cili do të përballojë sfidat që ka vendi dhe ekonomia jonë e përgjithshme. Faleminderit! |
20/01/2022 | Energji |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuara media,
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Sot do të donim të fillonim ndryshe këtë seancë, pasi është seanca e parë në këtë legjislaturë
pranverore. Megjithatë, në emër të Grup
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuara media, I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Sot do të donim të fillonim ndryshe këtë seancë, pasi është seanca e parë në këtë legjislaturë pranverore. Megjithatë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ngremë shqetësimin lidhur me situatën e jashtëzakonshme emergjente të energjisë elektrike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga Qeveria aktuale. Të nderuar qytetarë, Partia Demokratike dhe grupi i saj parlamentar me shqetësim po e përcjellin situatën e jashtëzakonshme energjetike të Kosovës. Ne edhe kemi qenë, edhe jemi jashtëzakonisht të vetëdijshëm për krizën energjetike si dhe burimet e saj dhe menaxhimin e saj në këtë situatë. Kemi ngritur zërin brenda dhe jashtë këtij Kuvendi me kohë, duke dashur të sensibilizojmë Qeverinë, opinionin e gjerë dhe të gjitha institucionet e sektorit energjetik për situatën që po na vjen. Kemi shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojmë, të koordinojmë dhe për gjetjen e alternativave për të lehtësuar këtë krizë energjetike. Fatkeqësisht, Qeverisa si gjithherë, e ngurtë dhe jobashkëpunuese, po tregohet edhe në këtë rast, e ngurtë dhe jashtë çdo logjike të koordinimi dhe bashkëpunimi në menaxhimin e krizës energjetike. Pastaj, pasojat janë jashtëzakonisht të larta për ekonominë e vendit, bizneset, kategoritë sociale dhe gjithë shoqërinë tonë. Në kohën e pandemisë, në kohën e inflacionit të lartë dhe më të lartin në dy dekadat e fundit, në pikën e sezonit dimëror, ZRRE-ja, në koordinim në Qeverinë na afron raportin konsultativ të strukturës tarifore për të gjitha kategoritë e shoqërisë tonë. 6 Ky raport, i cili pasqyron ngritjen e tarifave në një shkallë të pamenduar, të paparashikuar dhe të padëgjuar deri më tani, na afron rritjen në mënyrë lineare nga 42% e deri 120, e në disa kategori rreth 200% të ngritjes së caktuar të tarifave, e cila është barrë për taksapaguesit e Kosovës. Ky është një shqetësim i madh social, ky është një shqetësim i madh ekonomik, shqetësim i madh politik, por që e prek edhe sigurinë nacionale. Kjo rritje e çmimeve të energjisë do të pasojë zinxhirin pothuajse në ngritjen në një shkallë të lartë të një inflacioni edhe ashtu jashtëzakonisht të lartë në këtë moment dhe ky zinxhir ndikues do të përcillet për vitin që po na pret me përmasa të paparapara në ngritjen e inflacionit. Fatkeqësisht kjo rënie e situatës, kur Qeveria në planet buxhetore të këtij nuk ka paraparë ngritjen e pagave për shërbyesit civilë, pra, në një anë kemi ngritje të inflacionit në shkallë të lartë dhe tash na vjen çështja e paketës së ngritjes së tarifave, e në anën tjetër, Qeveria në planin e saj buxhetor në këtë vit nuk parasheh ngritjen e pagave për shërbyesit civilë, nuk parasheh ngritjen e pagave për punëtorët e arsimit, nuk ka paraparë ngritjen e pagave për shërbyesit e sigurisë nacionale, si policia, ushtria, inteligjenca, zjarrfikësit dhe kategoritë e tjerja, nuk ka paraparë ngritjen e pagave për sektorin e shëndetësisë që tash e dy vjet po vepron në gjendje të jashtëzakonshme në kushte të pandemisë, nuk ka paraparë ngritjen e pagës minimale, përjashto këtu një lojë edhe ashtu denigruese në emër të ngritjes së pensioneve, thua se nuk kishte pension nga 90 në 100 euro. Dhe tani në gjithë këtë situatë të rëndë, raporti i ZRRE-së na vjen me një analizë jashtëzakonisht të keqe. Pra, pa dashur për shkak të kohës që ta analizojmë këtë raport, lirisht mund të themi që kjo është pasqyra më reale e Qeverisë Kurti që na afrohet sot. Pra, raporti del se një miks kalkulimesh, numrash, linjash buxhetore dhe shifrash, jashtë çdo parimi profesional, human, por edhe ligjor. Të nderuar qytetarë, Ky raport nuk pasqyron dhe nuk parasheh në asnjë rresht, me asnjë shifër zgjidhjen e tarifës së konsumatorëve për pjesën veriore të Kosovës. Pra, Qeveria nuk do të guxonte dhe nuk duhej të lejonte që tutje të rrjedhin paratë e pakontrolluara në pjesën veriore të Kosovës, e që janë me qindra milionë euro. Për më keq, ZRRE-ja na bënë një raport, të cilin heq dorë në heshtje dhe nga mënyra e menaxhimit të kësaj zone në mënyrën energjetike. Prandaj, si grup parlamentar, me sinqeritetin dhe mirëkuptimin më të madh kërkojmë nga Qeveria dhe nga ky Kuvend që ta kthejë në pikën zero këtë raport dhe ta kthejmë bashkërisht, të gjithë njëzëri, në interes të qytetarëve të vendit, në interes të taksapaguesve, në interes të ekonomisë...Nëse bashkërisht e rikthejmë të një debati të hapur, të një debati konstruktiv, të një debati mbi arsyen e gjendjes ekonomike dhe sociale të vendit, në mënyrë që ne të gjejmë alternativa dhe propozime të përbashkëta. Nëse veprojmë kështu, do të marrim një vendim të tillë, sot do të tregojmë edhe kulturë politike, edhe do të tregojmë kulturë para qytetarëve dhe vendit. Të nderuar kolegë deputetë, Ne si grup parlamentar do të kundërshtojmë në të kundërtën e asaj që propozojnë këtë raport dhe kërkojmë që nga sot të fillojë një debat i hapur për tarifat e energjisë, nëse këtë e kthejmë në pikën zero nga sot. Ne, në të kundërtën nuk do të pajtohemi dhe jemi kundër në gjithë aspektin dimensional, por nëse veprohet kështu me këtë këmbëngulje dhe këtë paqartësi qeveritare, ne pasojat do t’i bartim të gjithë, po veçanërisht Qeveria Kurti do të japë llogari edhe për milionat, edhe për problemet politike dhe sociale, që po e kaplon shoqërinë kjo situatë. Faleminderit! |
22/02/2022 | Energji |
I nderuar kryetar,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të kolegë deputetë,
Media,
Të nderuar qytetarë,
Gjendja e përgjithshme e vendit sa vjen e po rendohet. Çështja e inflacionit tashmë pothuajse
është e pakontrollueshme, por problem të veçantë mbetet
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, I nderuar Kabinet qeveritar, Të kolegë deputetë, Media, Të nderuar qytetarë, Gjendja e përgjithshme e vendit sa vjen e po rendohet. Çështja e inflacionit tashmë pothuajse është e pakontrollueshme, por problem të veçantë mbetet ende situata energjetike në vend. Shqetësimet tona dhe të qytetarëve nuk janë marrë dhe as nuk po merren parasysh. Prandaj, jemi të obliguar që në këtë situatë të jemi transparentë si deputetë dhe si subjekte politike para qytetarëve të vendit. Kur transparenca mungon nga institucionet ekzekutive, domosdoshmërisht që ne deputetët dhe subjektet politike duhet të ndjekim rrugë alternative të tjera ligjore që e vërteta të dalë ashtu siç është para qytetarëve të vendit. Pas që kryeministri nuk është, megjithatë po i drejtohem, I nderuar kryeministër, Në sektorin e energjisë në nivel vendi ju dhe kabineti juaj, Zyra Rregullatore e Energjisë keni krijuar një mjegull dhe paqartësi si asnjëherë më parë. Krejt këtë për të mbuluar dështimet ose për të pasur më pak të dukshme gabimet që po bëhen në këtë sektor. Andaj, të nderuar qytetarë, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Më lejoni që t’i jap disa sqarime për keqmenaxhimin dhe koston e lartë financiare në sektorin e energjisë që kjo Qeveri po i krijon vendit. 1. Operatori i transmisionit të tregut q.a. KOSTT është në krizë të thellë financiare, pothuajse para falimentimit. Gjatë këtij viti rrezikojmë shumë largimin nga ENSO-i, ku kemi një marrëveshje dyvjeçare dhe duhet të këtë vit të vazhdojmë anëtarësimin në ENSO-i. KOSTT-i është një ndërmarrje stabile, me parametra financiarë dhe stabil konstante në vitet e shkuara, por vitin 2021 e ka përmbyllur me rreth 26 milionë euro humbje. Kostoja e humbjeve në pjesën veriore gjatë këtij viti ka qenë 41 milionë euro, e nga kjo 33 milionë euro janë mbuluar nga buxheti vetjak i KOSTT-it. Për gjendjen e vërtetë të KOSTT-it shihni kërkesën e KOSTT-it drejtuar me datën 18. 2. 2022 kryeministrit të vendit, i cili nuk i ka dhënë asnjë koment dhe përgjigje ndërmarrjes KOSTT për gjendjen në të cilën është. Përkundër paralajmërimeve të hershme tona për situatën e KOSTT-it në sektorin energjetik, kjo Qeveri dhe ky kryeministër ende nuk ka asnjë përgjigje. 2. Kërkesa e KEC-it dhe KESCO-s më 28. 12. 2021, aplikimi për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të hyrave të lejuara maksimale për operatorin e sistemit të shpërndarjes dhe furnizuesin për shërbim universal, në shumën prej 479,45 milionë euro, jo vetëm që është plotësuar, por është tejkaluar kjo shumë dhe kjo kërkesë. Me një proces aspak transparent, të mjegullt e manipulues në shifra dhe fakte, Qeveria dhe ZRRE-ja ia plotësuan këtë kërkesë KESCO-s dhe KEC-it. Gjithë këtë shumë të faturuar konsumatorëve dhe taksapaguesve të vendit. Me një tendencë të hapur që kjo të vazhdojë edhe në vitet e tjera. Pse kaq dorëlirë e zemërgjerë është Qeveria dhe ZRRE-ja në raport me këto dy kërkesa? 3. KEK është ndërmarrje tjetër publike energjetike e vendit para kolapsit, pikërisht pse KESCO i ka borxh rreth 75 milionë euro KEK-ut. Asnjë veprim nga Qeveria, përkundrazi subvencionon KESCO-n me dhjetëra milionë euro tjera, shih procesin e përgjithshëm. 4. Qeveria i ndan 20 milionë euro KEK-ut që të importojë energji KEK-u, e autorizon KESCOnë që të blejë energji me para të takspaguesve tonë dhe me para të Qeverisë. Përkundër kësaj që është krejtësisht e paligjshme, e ndaluara me të gjitha ligjet e tjera financiare dhe të prokurimit, shih marrëveshjen e KEK-ut me KESCO-n dhe vendimin e qeverisë për ndarjet e mjeteve buxhetore. 5. Ka filluar faturimi me strukturë të re tarifore. Të nderuar qytetarë, Me tarifa të reja, sipas ZRRE-së, duhet të zbatohet prej 9 shkurtit. E leximi është bërë në fund të janarit. Pse kështu? Tash po rritet konsumi mesatar ditor dhe praktikisht po merret mesatarja 9-ditore për konsumatorë që kanë njësorë të mençur dhe pastaj po shumëzohet për ditët me 18 shkurt. Kur ka filluar faturimi, çka po ndodh me konsumatorët që nuk kanë njehsor të mençur, si po u faturohet atyre fatura, në mënyrë paushalle apo si. (Ndërprerje nga regjia) 6. KESCO më 14 shkurt i ka dërguar një kërkesë ZRRE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturimi i muajit mars dhe përsëri kjo kërkesë refuzohet, sepse Qeveria edhe ZRRE-ja nuk donë që ta lirojnë edhe për një muaj qytetarin tonë nga pagesat. 7. Të gjitha shqyrtimet e Qeverisë për ngritjen e tarifave kanë qenë në shkallë të lartë, veçanërisht për shkak të importit dhe konsumit, kështu në është thanë në kontinuitet. E sot që kemi rënie edhe të konsumit, edhe përmirësim të kushteve, pse qytetarët duhet të paguajnë përsëri me të njëjtën tarifë. 8. Çka po ndodh me studimin e fizibilitetit dhe vendimmarrjen për gazin e lëngët amerikan, që është pjesë e sektorit energjetik. A kemi përgjigje sot, çka po ndodh me 200 milionë euro që pritej të investoheshin si donacion nga MCC. Të nderuar kolegë, Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u kërkojmë që të ngremë një Komision Hetimor Parlamentar për sektorin energjetik të vendit, ku bashkërisht pozitë dhe opozitë do të shpalosim të vërtetën dhe keqmenaxhimin e kësaj qeverie në sektorin energjetik të vendit. Faleminderit! |
07/04/2022 | Energji |
I nderuar kryetar i Kuvendit, Anëtarë të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuara media, Të nderuar qytetarë, Pas më shumë se një viti të Qeverisë Kurti ne kemi pritur rezultatet e para në sektorin energjetik. Fatkeqësisht rezultate
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit, Anëtarë të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuara media, Të nderuar qytetarë, Pas më shumë se një viti të Qeverisë Kurti ne kemi pritur rezultatet e para në sektorin energjetik. Fatkeqësisht rezultatet e vetme janë ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura dhe në ndërmarrje publike, shembull ZRRE, KOST, KEK e kështu me radhë. Ndërhyrjet e fundit në ndërmarrjen më strategjike të vendit, KEK-unë, duke vendosur menaxhment tipik të dëgjueshëm politik dhe joprofesional e duke vazhduar me rekrutime dhe punëtorë mbi 100% mbi baza partiake dhe familjare, jashtëzakonisht shqetësuese është kjo për institucionet e shtetit dhe për shoqërinë tonë. Kjo është e papranueshme, kjo është e paligjshme, kjo është e dëmshme për sektorin e prodhimit vendor të energjisë, kjo është lëndë për drejtësinë. Sot kryeministri do të duhej ta vizitonte KEK-në dhe t’u kërkonte falje punëtorëve për premtimet që u kishte dhënë. Sot kryeministri do të duhej të kërkonte falje për të gjitha shkeljet që po ndodhin në menaxhimin e KEK-ut. Për anashkalimin e ekspertëve vendorë dhe angazhimin e ekspertëve të huaj duke i paguar shtrenjtë ata. Sot kryeministri do të duhej të vizitonte KEK-u dhe të informonte punëtorët se ku shkuan 20 milionë euro të ndara nga Qeveria për KEK-un. Se si u menaxhua kriza energjetike, kryeministri do të duhej ta informonte KEK-në sot për KEDS që nuk po ia kthen edhe 60 milionë euro mjete financiare që i ka KEK-ut. Këto dhe shumë të tjera që po bllokohen një ditë do të jenë pjesë e hetimit parlamentar, të cilin kryeministri dhe mazhoranca po e bllokon. 5Është krijuar një praktikë të ankohemi për qeveritë e kaluara, po ju informoj që projektet e Qeverisë Thaçi gjatë kohës sa ishte në pushtet që ka bërë në sektorin energjetik në pikat të shkurtra. I hoqi gjeneratorët nga ekonomia e familjeve tona, e hoqi errësirën dhe ktheu dritën në çdo shtëpi tonën. Qeveria e Hashim Thaçit rreshtoi projekte në rivitalizimin e KEK-ut në infrastrukturë, në hapjen e minierave të reja dhe në shumë pjesë dytësore të energjisë. Krijoi stabilitet energjetik me çmimin më të lirë në Evropë, në rajon, për qytetarin. Vetëm në Termocentralin Kosova B nga viti 2010 janë realizuar 15 projekte kapitale në vlerë mbi 50 milionë euro. Ndërsa në miniera nga viti 2009 janë realizuar projekte të mëdha kapitale, shembull hapja e minierës së Sibovcit në jugperëndim dhe projekte të tilla që kapin vlerën qindra milionëshe. Janë rritur pagat e punëtorëve në KEK në vitin 2014 në 30% nga kryeministri Thaçi dhe nga ajo kohë asnjëherë nuk kemi pasur rritje të pagave më për punëtorët. Nga viti 2010 KEK-u nuk merr asnjë cent nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, mirëpo të gjitha këto projekte ishin realizuar me mjete vetjake, duke bërë shumë investime kapitale. Të gjitha këto investime nga ky menaxhim i asaj periudhe ka bërë që KEK-u të sigurojë prodhim të qetë, stabil dhe fitimprurës nga viti 2018/19 duke pasur mbi 20 milionë euro fitime vjetore. Çka bëtë ju, i nderuar Kabinet qeveritar, i nderuar kryeministër? E futët në obligime dhe keqmenaxhim KEK-un, e sollët para falimentimit KOSTT-në me 10 milionë euro borxhe, ndërhytë paligjshëm në Zyrën e Rregullatorit, subvencionuat në qindra milionë KEDC-in, shtrenjtuat në mënyrë të paligjshme çmimin e energjisë dhe kategorizuat qytetarët, duke bërë shkelje të mëdha ligjore dhe njerëzore. Sot askush s’e di sa paguan, për kë paguan në faturat e energjisë elektrike, sot ju po mburreni duke punësuar militantë partiakë në sektorin energjetik. Kohëve të fundit po mburreni edhe me projektet e qeverive të kaluara, të cilat ju nuk keni asnjë meritë, shembull tipik projekti në Shalë të Bajgorës, ku pamë një pjesë të Kabinetit qeveritar duke e inauguruar këtë projekt dhe sinqerisht ne si opozitë mund të them kemi merita qendrore, ndërsa ju e shatë edhe atë projekt dhe nuk dhatë asgjë për atë projekt në Shalë të Bajgorës. Ne megjithatë e përgëzojmë projektin, i përgëzojmë institucionet e vendit, të cilat i duartrokasim, veçanërisht donatorët gjermanë, po na vjen keq që vetëm atë ditë nuk patët shanse të shani, të fyeni qeveritë e kaluara, sepse atë ditë heshtët, heshtët para investimit më të madh kapital, 6heshtët në Shalë të Bajgorës dhe praktikisht u treguat shumë skandinavë edhe në atë temperaturë të lartë në Shalë të Bajgorës, duke heshtur dhe mos pranuar të vërtetën dhe realitetin. Ju përgëzoj për projektin dhe sinqerisht do të shihemi në pjesë të tjera, ju ftoj ta formoni Komisionin Hetimor Parlamentar dhe të gjitha këto që i thashë t’i verifikojmë bashkërisht. Nuk mund t’i iket të vërtetës, mund të vonohemi. Faleminderit! |